ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Energji diellore nė Shqipėri, lajm i madh

Shko poshtė

01122008

Mesazh 

Energji diellore nė Shqipėri, lajm i madh Empty Energji diellore nė Shqipėri, lajm i madh




Lavdosh Ferruni

Ndėrsa po vėrtitet hija e rėndė e territ mbi Shqipėri mbėrrin njė lajm i madh. Kryeministri Berisha priti nė njė takim pėrfaqėsuesit e konsorciumeve elektro-industriale IC dhe CRL, tė cilat kėrkojnė tė ndėrtojnė impiante tė prodhimit tė energjisė diellore. Ata prezantuan projekt-idenė pėr ndėrtimin e 6 impianteve tė energjisė nė zona tė ndryshme tė vendit, duke u angazhuar edhe pėr ndėrtimin e linjave tė transmetimit. Kryeministri Berisha mirėpriti projektet e tyre pėr prodhimin e energjisė nga burime tė rinovueshme dhe i siguroi se do tė kenė mbėshtetjen e autoriteteve shqiptare.
Ky ėshtė vėrtet njė lajm i madh pėr Shqipėrinė. Mė shumė energji e pastėr pėr Shqipėrinė, mė shumė punėsim dhe mbi tė gjitha financimi jo prej taksapaguesve shqiptarė, investim i huaj. Pėr mė shumė ndėrtimi i impianteve diellore bėhet nė njė kohė rekord. Nėse ka njė investim, ku edhe ka sens Shqipėria 1 euro ėshtė investimi nė energjinė diellore.
Manjatėt e industrive tė zeza dhe institucionet apo ithtarėt dritėshkurtėr e tė paskrupullt kėtu nė Shqipėri, nė marrjen e statusit tė privilegjuar nė industrinė e tyre fosile kanė sjellė gjithnjė si argument “tė pakundėrshtueshėm” koston e lartė tė energjisė diellore. Me propozimin e bėrė Kryeministrit shqiptar prej konsorciumeve tė mėsipėrme italiane bie ky argument. Konsorciumet i kanė tė qėruara llogaritė e tyre. Situatė e pastėr win-win. Shqipėria nuk merr asnjė risk nė kėtė partneritet. Tokat qė mund tė pėrdoret pėr instalimin e impianteve diellore mund tė jenė kudo, mund (duhet) tė jenė joproduktive, jo nė bregdet, mjafton tė ketė diell me shumicė, pasuri qė Shqipėria e ka. Por ēka iu kėrkua Berishės pėr instalim tė energjisė diellore nuk ėshtė ndonjė rast i shkėputur, pėrkundrazi ėshtė njė trend i fortė sot nė botė.
Kėrkesa pėr energji diellore ėshtė rritur me 30% nė vit nė 15 vitet e fundit, krahasuar me 0-2% pėr energjinė nga hidrokarburet. Tregu amerikan pėr energjinė diellore u rrit me 57% nė vitin 2007. Ndėrsa Spanja, si vend mesdhetar pati njė rritje eksponenciale prej 48%. Nė muajin shkurt tė kėtij viti qeveria italiane miratoi njė plan pėr tė instaluar 3000 MW kapacitet (sa dyfishi i kapacitetit total tė Shqipėrisė) deri nė vitin 2016. Gjermania, megjithėse me rrezatim mesatar diellor 3-3.8 Kwh/m2/ditė, kundrejt rreth 4.5 Kwh/m2/ditė qė ka Shqipėria, Italia Jugut e Spanja mbeten liderė nė botė pėr kėtė lloj energjie, duke prodhuar prej kėsaj energjie sa i gjithė prodhimi i energjisė elektrike aktualisht i Shqipėrisė.
Industria fotovoltaike (impiante diellore) arriti nė 10 miliardė USD nė vitin 2007.
Ēmimet e energjisė diellore kanė rėnė me 4% nė vit nė 15 vitet e fundit.
Spanja ka vendosur qė ta bėjė tė detyrueshme instalimin e paneleve diellore nė ndėrtesat e reja dhe tė rinovuara. Vetėm nė 10 vitet e fundit numri i kompanive me biznesin e energjisė diellore ėshtė rritur nga njė duzinė nė disa qindra.
Ditėn qė Berisha ofroi mbėshtetje konsorciumeve italiane pėr energjinė diellore, “Associated Press” botonte artikullin: “Panelet diellore mbi varre i japin energji qytetit spanjoll”. Nė Santa Coloma de Gramenent, njė qytet pranė Barcelonės janė instaluar pikėrisht mbi varret nė varrezat e qytetit 462 panele diellore qė prodhojnė energji e lidhen me rrjetin e qytetit. Koncepti lindi si njė mėnyrė pėr tė pėrdorur njė mundėsi ideale zgjerimi tė tokės nė njė qytet qė do energji diellore, por ėshtė me dendėsi tė madhe, duke pasur 124,000 banorė nė 4 km2, dhe nuk ka asnjė mundėsi pėr tė siguruar vendin pėr gjenerimin e energjisė. Natyrisht njė ndėrmarrje e tillė nuk mund tė bėhej mė parė pa fushatėn e ndėrgjegjėsimit tė komunitetit. Por ēėshtja e energjisė diellore dhe energjive tė tjera tė rinovueshme tashmė ėshtė njė politikė globale.
Barak Obama dhe Bashkimi Evropian kanė deklaruar se do t’i qėndrojnė angazhimeve pėr reduktimin e dioksidit tė karbonit dhe investimit nė teknologjitė e reja tė gjelbra, duke argumentuar se veprimi i qeverisė mund tė stimulojė ekonominė dhe tė krijojė vende tė reja pune, duke prodhuar energji tė qėndrueshme.
Z. Obama, z. De Boer (sekretar ekzekutiv pėr Konventėn e OKB-sė pėr Ndryshimin e Klimės) dhe Stavro Dimas (komisioneri pėr mjedisin i BE-sė) tė gjithė argumentojnė se duke mbėshtetur vendet e reja tė punės me industri tė gjelbėr, madje edhe me subvencionime tė mėdha nga qeveritė, ato do tė krijonin njė motor tė rritjes ekonomike, qė do tė ndihmonte vendet pėr ta nxjerrė veten prej recesioni ekonomik. Z. Obama i bėri thirrje vendit tė tij pėr tė ndėrtuar “ferma ere dhe panele diellore, vetura me karburant efecient dhe teknologji alternative energjie, qė mund tė na lirojnė ne nga varėsia e naftės sė huaj dhe ta mbajmė ekonominė tonė kompetitive ndėr vite” Z. De Boer do shprehej se: “Nėse pėr shkak tė skenarit ekonomik aktual, ju zgjidhni (energjinė) tė lirėn dhe tė pistėn, ne do tė jemi nė shqetėsime tė mėdha”. Javės tjetėr vjen nė Shqipėri Berluskoni, lideri i njė prej 7 vendeve mė tė zhvilluara tė Botės. Por a do jetė Berluskoni mbėshtetės i konsorciumeve tė energjisė diellore e energjive tė rinovueshme nė Shqipėri, a do jetė ai kompatibėl me trendet botėrore? Mbetet pėr t’u dėgjuar.
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Energji diellore nė Shqipėri, lajm i madh :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Dec 01, 2008 4:08 pm nga ilda

inshalla do e nxjerrin drite keto impiantet diellore shqiperine se perndryshe keq eshte pune .........kur flasim me njerezit tane andej thone gjithe diten pa drita katastrofe..................

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Mon Dec 01, 2008 4:12 pm nga toni

Kte po them ne un. Ishalla se deri teshti kan menu veē mrapsht. A kena er ne a ska kush.A kena uj ne a ska ven nevrop. A kena djell ne a ska kush po kena met anes ujtit tpala, anes drites tpapa.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Mon Dec 01, 2008 6:13 pm nga shqiptari

anes djellit te pangrof
anes ujit te paftof Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Mon Dec 01, 2008 9:27 pm nga flutura

Do ishte nje sukses shum i madh. Tani qe dhe rezervat e naftes ne bote po shterojne investimi ne kete fushe te energjise eshte baze e mire per te ardhmen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Mon Dec 01, 2008 9:58 pm nga Drini

Javės tjetėr vjen nė Shqipėri Berluskoni, lideri i njė prej 7 vendeve mė tė zhvilluara tė Botės. Por a do jetė Berluskoni mbėshtetės i konsorciumeve tė energjisė diellore e energjive tė rinovueshme nė Shqipėri, a do jetė ai kompatibėl me trendet botėrore? Mbetet pėr t’u dėgjuar.
Nuk e besoj se do ta mbeshtese. Ai do te jete per energjine berthamore.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue Dec 02, 2008 11:49 am nga bulqizaku

Hecni mor e nBulqiz se keni er sa tprodhoje elektrik per krejt shqipnin. Veē qafn e bullit me llogarit si snal era as dimer e as ver nuk llogaritet fitimi elenktrikut.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Dec 02, 2008 11:58 am nga emigranti

Manjatėt e industrive tė zeza dhe institucionet apo ithtarėt dritėshkurtėr e tė paskrupullt kėtu nė Shqipėri, nė marrjen e statusit tė privilegjuar nė industrinė e tyre fosile kanė sjellė gjithnjė si argument “tė pakundėrshtueshėm” koston e lartė tė energjisė diellore.
Nuk besoj se e kan fajin vetem kto per vonesen ne fillimin e investimeve ne kte fushe po edhe qeverite dritshkurtra.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Tue Dec 02, 2008 3:23 pm nga ADMIN

11 lumenje nga lindja ne perendim kemi ,e nuk kemi drita

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Dec 02, 2008 5:40 pm nga Iliriada Portal

Besar Likmeta/Gjergj Erebara
Qeveria shqiptare po kėrcėnon shkatėrrimin e njė prej pjesėve tė fundit tė pastra tė Evropės, si dhe po shkel ligjet e veta, duke lejuar njė kompani italiane, qė vepron pėrmes njė dege nė Shqipėri, tė ndėrtojė njė park pėr energjinė e erės nė njė zonė natyrore tė rezervuar, pėrfshirė edhe parkun kombėtar tė Llogarasė.

Njė vendin i qeverisė i ka kaluar mė shumė se 97 hektarė tokė kompanisė italiane, Moncada Energy Group, e cila pėrmes filialit tė saj nė Shqipėri, Enpower Albania, dėshiron tė ndėrtojė njė park eolik 500 megavat, ndėrsa leja pėrkatėse mjedisore mund tė jetė ilegale nė bazė tė ligjit shqiptar “Pėr mbrojtjen e zonave tė mbrojtura”. Balkan Insight mund te vėrtetojė.
Projekti madhėshtor energjetik, qė ėshtė shpallur si parku i energjisė sė erės mė i madhi nė Evropė, pritet tė jetė gati pėr firmosje sot, kur Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do tė vizitojė Shqipėrinė. Balkan Insight mėsoi, gjithashtu, se qeveria ka ndryshuar ligjin mbi transferimin e pronės publike, disa javė para miratimit tė projektit tė kėsaj kompanie, megjithėse autoritetet mohojnė qė ndryshimi i ligjit tė jetė kryer pėr llogari tė Moncada-s.
Protestat
Shoqatat ambientaliste protestojnė pėr faktin qė Ministria e Mjedisit lėshoi njė leje pėr park tė energjisė sė erės, ndėrkohė qė Gadishulli i Karaburunit ėshtė njė rezervat natyror i mbrojtur, si njė nga zonat mė tė pastra tė Mesdheut. Megjithėse Enti Rregullator i Energjisė ka dhėnė leje pėr ndėrtimin e parkut energjetik nė shtator 2008, pasi Ministria e Mjedisit dha lejen mjedisore, kompania Enpower ende nuk ka plotėsuar njė studim leverdishmėrie, dhe nuk ka vėrtetuar ende se atje ka erė tė mjaftueshme pėr tė justifikuar ndėrtimin e parkut.
Megjithatė, disa ekspertė kanė vėnė nė dukje se, edhe nėse ndėrtohet, Shqipėria nuk do tė pėrfitojė asnjė kilovat, pėr shkak se energjia e prodhuar do tė dėrgohet menjėherė nė Itali. Moncada e ka pranuar kėtė fakt edhe para shoqatave ambientaliste shqiptare. Pėrfaqėsuesi ligjor i Enpower nė Shqipėri, Andi Memi, nuk pranoi tė intervistohet mbi projektin. Ai i transferoi pyetjet te njė grup inxhinierėsh tė punėsuar nga kompania.
Inxhinierėt refuzuan gjithashtu tė pėrgjigjen, ndėrsa shumė e-maile dėrguar te kompania nė Itali, mbetėn pa pėrgjigje. Enpower Albania ėshtė pjesė e Moncada Energy Group. Me njė kapacitet tė instaluar prej 500 megavatėsh, projekti mund tė jetė mė i madhi park energjetik tokėsor nė Evropė. Projekti pėrfshin ndėrtimin e njė linje transmetimi nga Vlora nė Brindizi. Njė kabull 400 kV, 145 kilometra i gjatė nėn Adriatik, do tė lejojė transmetimin e energjisė sė prodhuar nė Llogara. Projekti ka njė kosto prej 1.25 miliardė eurosh dhe pritet tė nisė nė vitin 2010.
Shqipėria nuk do tė pėrfitojė energji nga projekti Zgjidhje pėr krizėn energjetike?
Askush nuk dyshon se Shqipėria ka nevojė tė madhe pėr mė shumė energji dhe se energjia e pastėr ėshtė mė e mira nga tė gjitha.
Por, ekspertėt nė Entin Rregullator tė Energjisė, thanė se Shqipėria nuk do tė pėrfitojė energji nga parku energjetik Llogara-Karaburun. E gjithė energjia do tė eksportohet. “Ata pranuan se asnjė kilovat nuk do tė qėndrojė nė Shqipėri,” - tha Mato. Por, edhe nėse Shqipėria do tė dojė ta blejė energjinė e prodhuar nė Llogara, nuk do ta ketė tė mundur. Arsyeja qėndron nė atė qė ekspertėt e pėrshkruajnė si mosvijueshmėria. Pra, nėse prodhon energji me erė, duhet qė nė tė njėjtėn kohė tė mbash nė punė njė aset tjetėr prodhues pėr ta futur nė rrjet, nėse era pushon.
“Pėrdorimi i energjisė sė prodhuar nga era, nėnkupton se njė burim tjetėr energjie, duhet tė mbahet nė punė pėr tė siguruar furnizim konstant,” - thotė Agim Nesho, drejtor i Licencave nė ERE. “Shqipėria pėrdor njė hidrocentral tė vogėl, prej 25 MW pėr kėtė qėllim dhe rrjeti ynė nuk mund tė pėrballojė njė aset kaq tė madh sa projekti i Moncada”.
Pavarėsisht tė gjitha kėtyre problemeve, kompania italiane duhet qė, gjithashtu, tė provojė se nė Karaburun ka erė tė mjaftueshme pėr tė prodhuar energji. Pėr ta bėrė kėtė, duhet tė masė shpejtėsinė e erės nė kushte reale, nė njė lartėsi prej 50 metrash, pėr njė kohė tė gjatė. Megjithatė, para se tė vėrtetohet nėse ka apo jo erė, qeveria i ka transferuar 970 mijė metra tokė.
Qė tė prodhohet energji, ėshtė e nevojshme qė tė fryjė erė me shpejtėsi mė tė madhe se 22 kilometra nė orė Sipas z. Mato, Shqipėria nuk ka asgjė pėr tė fituar nga projekti dhe ka shumė pėr tė humbur. “Nuk e kuptoj se pse na shėrben ne ky projekt”, - thotė ai.
*Besar Likmeta ėshtė redaktor i BIRN pėr Shqipėrinė. Gjergj Erebara, redaktor pėrAlbaniaEconomy.com. Balkan Insight ėshtė publikim i BIRN nė internet.
Gazeta Shekulli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Tue Dec 02, 2008 5:57 pm nga ADMIN

Jam kurjoz ta di se kush do ta marre pergjigjesine ne kete rast ,ndoshta kjo tregon se perse Berloskoni eshte miku i shqiperi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 03, 2010 2:11 pm nga Lel Doda

Kerkojme informacion te dime se cfar ligjesh egzistojne dhe jane miratuar per prodhimin e energjise me panela diellore. N.q.s ka ligje cfare kushtesh kerkohen per nderimin e ketyre impjanteve diellore ,si lloj i tokes (koder apo fushe) largrsia nga bregu i detit ,sepse lexuam se nuk do te ndertohen ne zonat bregdetare , cfar dokumentacioni duhet per miratimin e sheshit ndertimit kush institucion e jep lejen per ndertimin e ketyre impjanteve.
Pres pergjigje!
Faleminderit .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi