ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skadon afati pėr dosjet – a do dalė presidenti kundėr firmės sė Bamir Topit

Shko poshtė

14012009

Mesazh 

Skadon afati pėr dosjet – a do dalė presidenti kundėr firmės sė Bamir Topit Empty Skadon afati pėr dosjet – a do dalė presidenti kundėr firmės sė Bamir Topit




Skadon afati pėr dosjet – a do dalė presidenti kundėr firmės sė Bamir Topit 99279te%20perndjekurit
Sot ėshtė dita e fundit qė kushtetuta i ka dhėnė presidentit tė republikės pėr t’u shprehur lidhur me Ligjin pėr Dosjet. I firmosur prej tij 3 vjet mė parė, ligji ka marrė mbėshtetjen e mazhorancės parlamentare, por edhe mallkimin e segmenteve tė Sigurimit, tė cilat mbijetojnė nė sistemin e drejtėsisė. Pritet qė kryetari i shtetit tė japė sot verdiktin pėr mbrojtjen e institucionit tė presidencės ose pėr shndėrrimin e tij nė njė godinė nėn palėt politike
Protesta e ish-tė pėrndjekurve tė Shkodrės: President, mos ki frikė nga hapja e dosjeve

TIRANE – Sot skadon afati pėr firmosjen nga Presidenti i dekretit pėr ligjin e dosjeve. Sot, pritet qė Presidenti i vendit tė jetė pro apo kundėr Bamir Topit, i dyzuar tashmė, mes autorėsisė sė kėtij ligji, dhe dyshimeve pėr hedhjen poshtė tė tij.
Pėrballė njė dyzimi tė tillė, Zėvendėskryeministri Genc Pollo, ka deklaruar ditėn e djeshme se Presidenti i Republikės, Bamir Topi ėshtė i vonuar nė dekretimit e ligjit tė dosjeve. Pollo ka deklaruar se, “Unė e quaj tė vonuar procesin e dekretimit, unė nuk shoh ndonjė arsye pėr tu menduar kaq shumė pėr njė ligj me 30 nene, mesazhi i tė cilit ėshtė i qartė, instrumentet e tė cilit janė lehtėsisht tė kuptueshme. Sepse Presidenti i Republikės sipas Kushtetutės sonė ėshtė njė njeri qė ka njė vizion tė caktuar, qė mund tė kundėrshtojė diēka, por duhet tė ketė argumente tė forta lidhur me pėrmbajtjen. Dhe e njėjta gjė vlen dhe pėr Kodin Zgjedhor. Presidenti i Republikės nuk ėshtė Gjykatė Kushtetuese qė tė shikojė germat dhe dispozitat e veēanta nė pėrputhje me dispozitat e tjera. Nuk ėshtė njė byro politike, Presidenti i Republikės ėshtė njė figurė e lartė e cila shprehet me pikėpamjet e veta dhe nuk ka asnjė arsye pse kjo duhet tė vonohet me tutje”, tha Pollo.
Duke kujtuar qėndrimin e presidentit pro ligjit tė dosjeve, qėndrim tė cilin presidenti aktual e ka shprehur edhe nė kohėn kur ai ishte ne krye te deputeteve demokratė, zėvendėskryeministri Pollo i kėrkoi Presidentit Topi qė te jete mė koherent, duke i kujtuar Kreut tė Shtetit se ligji aktual nuk ka asnjė ndryshim nga drafti i tre viteve me pare.
Ndėrkohė edhe Kryetari i Shoqatės Antikomuniste tė Shqipėrisė, Tomorr Aliko, ka bėrė tė ditur ditėn e djeshme, se gjatė takimit mė Presidentin e Republikės, i ka kėrkuar Kreut tė Shtetit dekretimin sa mė tė shpejtė tė ligjit tė dosjeve. Duke pasur parasysh edhe reagimet e shumta tė shoqatave tė ish tė pėrndjekurve politikė, tė cilat nė mėnyrė tė pafundme nėpėrmjet peticioneve i kanė kėrkuar Presidentit tė Republikės dekretimin sa mė tė shpejtė tė ligjit tė dosjeve, Aliko nėnvizoi se kjo “ėshtė dėshira e tė gjithė tė pėrndjekurve dhe e gjithė popullit shqiptar”.
Kryetari i Shoqatės Antikomuniste tė Shqipėrisė, Tomorr Aliko, kujtoi se, “Pėrse duhet tė presim akoma, kemi pritur 15 vjet dhe tani mė nė fund ligji u aprovua nga Parlamenti shqiptar, sepse krimi duhet patjetėr dėnuar”.
Dekretimin e ligjit tė dosjeve, nė mėnyrė tė pėrsėritur e kanė kėrkuar dje edhe ish-tė pėrndjekurit politik tė Shkodrės. Me sloganin “President mos ki frikė” dhe “President hiq dekoratat e persekutorėve tanė”, ish-tė burgosurit e Shkodrės dhe Instituti i tė Pėrndjekurve Politikė, kanė protestuar ditėn e djeshme pėrpara Presidencės, ku ushtron kompetencat e tij kushtetuese, Kreu i Shtetit, Bamir Topi. Protesta e tyre vjen nė vazhdėn e letrave dhe kėrkesave tė shumta qė ish tė burgosurit dhe tė persekutuari politikė tė Tiranės dhe tė rretheve tė tjera tė vendit, i kanė bėrė presidentit pėr dekretimin e ligjit “Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė”, ndėrkohė qė ligji i dosjeve prej disa javėsh ėshtė miratuar nga Parlamenti. Protestave tė ish-tė persekutuarve politikė nga tė gjitha rrethet e vendit i janė bashkuar edhe studentė tė Universitetit tė Tiranės, Kėshillit Studentor, Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodėr, si dhe studentė tė Universitetit Aleksandėr Xhuvani nė Elbasan, tė cilėt kanė hedhur firmat e tyre nė peticionin drejtuar Presidentit Topi, me kėrkesėn “President dekreto ligjin pėr dosjet”.
...
55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34326
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Skadon afati pėr dosjet – a do dalė presidenti kundėr firmės sė Bamir Topit :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jan 14, 2009 9:39 pm nga lidabica

Ky nuk e firmosi ,me qene ne rregull me te huajte, Question qe i bene verejtje ligjit,pa ēka se rendoi mbi vuajtjet dhe dhembjet e te persekutuarve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jan 14, 2009 9:42 pm nga bulqizaku

lene mor ket ki me ket rast deftoi se osht rob i maru......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jan 14, 2009 9:44 pm nga lidabica

Ky po mundohet t'ja hedhe fajin te tjereve,tamam po e tregon veten ,se s'po du ta them...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jan 14, 2009 9:49 pm nga bulqizaku

mos u mer me rob si kan vdek para se me le....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jan 14, 2009 9:52 pm nga lidabica

bulqizaku shkruajti:mos u mer me rob si kan vdek para se me le....
Po mir,po ne ē'kusur kemi pra,se kan le te vdek ata,po ne qe duam te jetojme mire, ē'te bejme apo s'na dolen 50 vjet te vdekur e te pa kallur...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jan 14, 2009 9:56 pm nga bulqizaku

di rrug ke nshqipni o tmarrsh rrugn si puna ime ene e ktine qerve o rrejni e mo bzani shejfni e boni si qert me 100 testa partie nxhept......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jan 14, 2009 10:02 pm nga lidabica

Po ē'a thu hej burre,ku te shkojme ne tani,as s'e 135o ne mend me ik.Po ate tjetre rruge qe thua ti duhet te jesh i lindur ,pa karakter qe te mund ta dredhesh si ngjala e te bohemi sa andej e ketej.Ti tani do me thuash ,po mir rri aty se je mire dhe duro...Kam shume shoke e shoqe ketu ,jemi te gjithe si popull qe po durojme dhe po punojme qe te ece mbare por ka veshtiresi shume rruges,do ZOTI t'i kalojme!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jan 14, 2009 10:07 pm nga bulqizaku

po tkuptoj moj motra ime po teshtej kshtu o kjo pune.. qe p.sh kur un folsha qitetarshe vujsha shum, teshtej si ja kam kthi katunarēe ka ndru puna.... boj se sdi e boj se sngjoj..... qe tu mlujt truni perzotin.. ato bo qef un vuj nshpejrt.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jan 14, 2009 11:21 pm nga lidabica

Shqiptari gjithnje i vujt ka qene Sad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Jan 15, 2009 2:27 am nga shqiptari

Mad Mad Mad Sad Sad Sad
po nje ze vengon nga lumi
me buēet me zgjon nga gjumi
...........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Thu Jan 15, 2009 3:22 am nga flutura

Mad Mad Mad Sad Sad Sad
po nje ze vengon nga lumi
me buēet me zgjon nga gjumi
Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Jan 15, 2009 4:58 pm nga lidabica

...............
...............
se pelcet,kercet furtuna
fryhet Vjosa,derdhet Buna
skuqet Semani dhe Drini
dridhet beu dhe zengjini
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo jehon trumbeta
Ngrehuni.....................
................................
katundare dhe punetore,
qe nga Shkodra gjer ne Vlore! Wink

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jan 15, 2009 5:38 pm nga ilda

e tani ēa u vendos se spo e mar vesh mire une ????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Jan 15, 2009 5:58 pm nga shqiptari

ligji hyri ne fuqi ne heshtje, pa firmen e presidentit....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jan 15, 2009 6:06 pm nga ilda

epo mire rendesi ka qe ka hyre ne fuqi si ligj apo jo ??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Jan 15, 2009 6:08 pm nga shqiptari

sigurisht

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:10 am nga shqiptari

Dokumentari qe dha sot TVSH per te denuarit e diktatures ishte shume emocionues.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:12 am nga lidabica

Te dridhet mishi....e pashe edhe une....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:18 am nga shqiptari

Se imagjonoj se si presidenti ka preferuar ta abstenoje ligjin e dosjeve.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:23 am nga lidabica

Duke pare nje debat ne TOP Channel,per punen e ketij ligji ,kuptova se Presidenti e ka bere kete levizje ,per te qene ne rregull me KUSHTETUTEN dhe ē'fare eshte e manget ne kete ligj,palet mund ta ēojne ,ne Gjykaten Kushtetuese dhe le t'i zgjidhin aty....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:26 am nga shqiptari

e kam te qart por ne kete rast duhet te ndiqet shembulli i vendeve te tjera se si e kan zgjidhur ēeshtjen me kushtetuten kto vende dhe po keshtu te veprohet edhe tek ne........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:43 am nga ilda

une se paskam pa kete dokumentarin .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:44 am nga shqiptari

ishte shume i dhimbshem.......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:45 am nga ilda

ishalla e shof neser ritransmetim....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 16, 2009 1:51 am nga shqiptari

vetem nje gje me beri pershtypje qe nuk e di se pse thon se Topi ka qene i persekutuar sepse une aty nuk degjova asnje mbiemer Topi nga emrat e te pushkatuarve dhe denuarve qe u permenden..........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 16, 2009 3:19 pm nga Iliriada Portal

Dokumentari ishte shume i dhimbshem. Per mua qe edhe me e dhimbshme sepse pashe dhe degjova emrat qe i perkasin familjes time. Ligji qe sapo ka hyre ne fuqi vetem sa tenton per te ven drejtesi sepse perderisa shume njerez qe kane qene direkt pergjegjes per keto krime nuk preken atehere nuk mund te themi se drejtesia u vu ne vend.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Fri Jan 16, 2009 3:50 pm nga bulqizaku

qe ku e gjete drejtsine

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Jan 16, 2009 5:31 pm nga lidabica

Po Topi ,ka pas persekutim te lehte,n.q.s. do ta marrim ne raport me ata te ndjere,qe ju hiku koka.ka pas te jatin 6 muaj burg ne Berat,per mosbindje me rregjimin(konkretisht nuk e di te sakte) dhe nje kusheri te tij,me mbiemer Karapici e futen ne burg ,sepse nuk pranoi te shkonte ne parakalimin e 1 Majit dhe tha qe :une s'kam buke te ha ,e jo te shkoj ne parakalim(ishte gjimnazist).Keto di une per presidentin,(me te lexuar i kam).Por kjo qe beri ...pehhhh.te jete ne rregull per vehten(sipas kushtetutes)dhe n.q.s kane palet ndonje problem le ta hedhin ne Gjykaten Kushtetuese....keshtu e mendoj une.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 16, 2009 10:32 pm nga shqiptari

ka pas te jatin 6 muaj burg ne Berat,per mosbindje me rregjimin
per akuzen qe ka pas shume shpejt paska dal Exclamation te tjerve u ka ik koka per te njejten akuze.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi