ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luksemburgu: OK me liberalizimin e vizave

Shko poshtė

15012009

Mesazh 

Luksemburgu: OK me liberalizimin e vizave Empty Luksemburgu: OK me liberalizimin e vizave




Luksemburgu i bėn thirrje vendeve tė Bashkimit Evropian tė hapin kufijtė pėr qytetarėt e vendeve jo anėtare tė Unionit. Deklaratėn e bėri dje nė Tiranė Ministri i Jashtėm i Luksemburgut Jean Asselborn, gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun e tij Basha. Sipas tij, "si Ministėr i Jashtėm kam marrė pjesė nė shumė tryeza tė rrumbullakėta ku ka diskutime dhe ide tė shumta e tė ndryshme dhe shpesh aty duhet tė luftojmė ndėrmjet nesh. Ēėshtja e liberalizimit tė vizave ėshtė mjaft e rėndėsishme dhe siē e theksova edhe mė sipėr, vendet tona duhet tė hapin jo vetėm zemrat por edhe kufijtė e vendeve tona. Ju e dini se kriminelėt futen nė vendet tona me dhe pa vizė, me dhe pa pasaporta; ky nuk pėrbėn argument pėr liberalizimin e vizave. Unė siē ju thashė sapo erdha nga Sarajeva dhe edhe aty u ngrit kjo ēėshtje". Nga ana e tij, ministri Basha u shpreh optimist pėr raportin qė do tė hartojė Komisioni Evropian pėr Shqipėrinė dhe qė do tė paraprihet nga katėr vizita tė pėrfaqėsuesve tė komisionit nga shkurti deri nė prill. Sipas kreut tė diplomacisė shqiptare, ky vit do tė jetė i rėndėsishėm nė drejtim tė liberalizimit tė vizave. "Ne do tė shkojmė para BE-sė dhe vendeve anėtare me informacionin e duhur qė ilustron arritjet e Shqipėrisė nė tė katėr fushat dhe po presim me optimizėm vendimin e Kėshillit Evropian, i cili, pa dyshim, do tė merret pėr Shqipėrinė dhe pėr vendet e tjera tė rajonit. Dhe duke dėgjuar sot mikun tim Asselborn, ashtu siē kam dėgjuar dhe miq tė tjerė si, z. Fratini, z. Shvarcenberg, i cili sot ka presidencėn e BE-sė, unė mbetem optimist se viti 2009, do tė jetė vendimtar pėr njė hap tjetėr historik, lėvizjen e lirė tė shqiptarėve nė hapėsirėn Shengen", theksoi Basha. Ministri i Jashtėm i Luksembugut u takua dje me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha. Kreu i shtetit i cilėsoi marrėdhėniet dypalėshe si shumė tė mira, duke i ilustruar edhe me nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve politike. Sipas kreut tė qeverisė, nga ana politike, viti 2008 ishte viti i reformave tė mėdha. Me konsensusin e opozitės u miratuan reforma elektorale, reforma kushtetuese, ligji pėr prokurorinė dhe ligji pėr gjyqėsorin.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Luksemburgu: OK me liberalizimin e vizave :: Komentet

shqiptari

Mesazh Thu Jan 15, 2009 4:51 pm nga shqiptari

Nuk liberalizohen vizat pa u pranuar aplikimi per kandidat. Hiqeni nga mendja ate pune. Kjo eshte me marr popullin me te mire.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi