ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė ndahesh nga Bushi …zemėrthyer? Ky ėshtė mazokizėm publik

Shko poshtė

20012009

Mesazh 

Tė ndahesh nga Bushi …zemėrthyer? Ky ėshtė mazokizėm publik Empty Tė ndahesh nga Bushi …zemėrthyer? Ky ėshtė mazokizėm publik




Eda Derhemi, Ph.D.*
info@revistamapo.com
Ndarja nga presidenti George W. Bush, ėshtė paraqitur mė e vėshtirė sesa pritej jo vetėm nė ShBA por edhe nė botė. Presidenti amerikan me nivelin mė tė ulėt tė aprovimit publik qė nė muajin dhjetor matej nė 30% nė anketimet mė optimiste dhe 24% nė ato mė jo-miratueset (imagjinoni qė edhe presidenti aq jo-popullor Lyndon Johnson, nė periudhėn kur amerikanėt kafshonin nga tėrbimi qė u ngatėrruan aq keq nė Vietnam, kishte njė shkallė aprovimi publik mesatar 35%), paraqet disa sfida tashmė qė numėron ditėt e fundit nė Shtėpinė e Bardhė. Krijuesit e fuqishėm tė kulturės-pop qė drejton publikun (sidomos atė tė ri) mė shumė se organizmat politikė, civilė dhe mė shumė se mediet tradicionale, po krijojnė njė Bush “ndryshe” tani qė ai i ka ditėt tė numėruara. Por as mediat dhe as publiku nuk po i rezistojnė si e sa duhet kėtyre prirjeve tė paarsyeshme, dhe po lėnė tė kalojė lehtė finishin, njė garues qė duhej tė ndahej me protestė dhe turp nga termi i tij i fundit presidencial.
Nga njėra anė Amerika dhe bota presin Obamėn si ujėt e paktė nė ditė tė kėqija. Njerėzia, e entuziazmuar nga kabineti profesional dhe politikisht i hapur i pėrzgjedhur nga presidenti i ardhshėm, gati ka vėnė kujėn se do Obamėn tė nisė njė orė e mė parė me zbatimin e planit tė tij ekonomik, ndryshimin e politikave ndaj Iranit, kthimin e teposhtit qė ka marrė Afganistani, marrjen nė dorė tė situatės nė Gaza etj. Reagimet e shtypit dhe njerėzve qenė shumė negative kur Bushėt ende tė pranishėm nė Shtėpinė e Bardhė, i thanė “jo” kėrkesės sė ēiftit Obama qė tė vendosej nė njė aneks tė Shtėpisė sė Bardhė qė mė datėn katėr janar, pėrderisa vajzat e vogla nisnin shkollėn mė datėn pesė. Njerėzisė ndoshta i dukej se hyrja e Obamės brenda mureve tė ndėrtesės presidenciale, do ta bėnte vendimmarrjen politike amerikane tė influencohej mė shumė prej tij. Obama nga ana e vet, sido qė aktiv, vibrues e i shpejtė nė hapat qė po ndėrmerr, pėrpiqet tė bindė mediet dhe publikun se nuk mund tė veprojnė dy presidentė nė tė njėjtėn kohė. Por teoria “njė kėndez pėr qymez”, pak i kėnaq amerikanėt e drobitur nga tetė vjet zhgėnjimi rritės. Ndaj…numėrojnė ditėt deri mė 20 janar, sido qė e dinė mirė se mrekulli nuk ndodhin, dhe nėse Amerika rimėkėmbet, as njė e as dy terma presidencialė, sado gjenial presidenti, nuk mjaftojnė.
Por nga ana tjetėr, pa zhurmė veēse nė rritje, gati si nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, po ndėrtohet nga filmi nė Amerikė dhe nė botė, e po pėrkrahet nga mediet dhe publiku, edhe njė Bush i njė natyre tjetėr, idiotik por shpirtmirė, matuf por me humor, jo krejt i paedukuar por thjesht i paaftė tė shprehė kulturėn dhe mendėsinė e vet. Ky Bush dedé ose leshko, i thėnė nė shqip, ėshtė Bushi i lamtumirės. Nisi pėrcjellja drejt fundit me filmin zhgėnjyes tė njėrit prej krijuesve mė kritikė e tė patrembur tė kinemasė Hollywoodiane (tingėllon pak si kontradiktore kjo), Oliver Stone. Filmi i tij “W” me gjithė kthimet realiste dhe zhvillimin historik e disa-dimensional qė pėrpiqet t’i japė karakterit tė Bushit bir, prapė nė vėshtrim final, e shfajėson politikėn e tij absurde, dhe hedh pėr konsum kėtė qė thamė, Bushin e lamtumirės, qė do tė bėjė mirė po si pa dashje bėn keq. Edhe njė nga burrat e lagjes qė u bėrtet kalamajve qė duan tė luajnė nė rrugė kur ai do tė flerė, nuk duhet tė kalojė portėn e gjykimit tė fundit kaq lehtė, e jo mė njeriu qė bėri lėmsh botėn dhe shtetin mė tė fuqishėm tė saj.
Aktori i njohur i filmit komik hollywoodian, Will Ferrell, ka krijuar ndoshta Bushin mė qesharak, por edhe tė realizuar, nė komedinė e viteve tė fundit, sidomos i njohur nga publiku si Bush nė programin e shumėndjekur komik “E shtuna natėn-live”. Will Ferrell nis nė Broadway tamam mė datėn 20 janar, pra ditėn e pėrcjelljes sė madhe, shfaqjen e HBO-sė tė titulluar “S’ka pėrse, Amerikė! - Njė natė e fundit me presidentin George W. Bush”. Shfaqja nuk ka nisur, por pėrfoljet dhe komentet ēojnė nė tė njėjtėn figurė bushjane: qesharak, i trashė, injorant, por babaxhan e pa tė keq.
Ndoshta edhe mė interesant e familjar pėr shqiptarėt ėshtė dokumentari kaq i pėrfolur i Bollywoodit, ose Hollywoodit tė Indisė ose Bombay-it, “Presidenti po vjen!”, qė parodizon nė mėnyrė fiktive vizitėn e Bushit nė Indi mė 2006, dhe ėshtė i mbushur me filmime origjinale nga kjo vizitė. Ėshtė aq i ngjashėm dhe me tė njėjtat procese e reagime masive qė shoqėruan vizitėn e Bushit nė Shqipėri nė qershor 2007! Filmi sjell pėrpjekjet e gjashtė indianėve qė kalohen nėpėr filtra organizativė qesharakė dhe nė ato tė ambasadės amerikane nė Indi, qė tė zgjidhet mė i sakti pėr t’i shtrėnguar dorėn Bushit. Ky i fundit, kuptohet, ka linjėn e vet filmike qė mbretėron, mbushur me gafa e lėvizje politike tė pajustifikuara, kryesisht marrje goje e ngatėrresa verbale, paaftėsi pėr tė shqiptuar e formėsuar fjali. Regjisori 29-vjeēar i filmit, Roy Kapur, thotė se Bush ėshtė njė shėnjestėr shumė e lehtė pėr humoristėt se jep material pa fund. Tė gjithė do ta kemi tė vėshtirė, shton ai, me Obamėn qė nuk bėn kurrė gafa, nuk ngatėrrohet e s’lė vend pėr tallje. Kapur thotė se Bush ėshtė, nė fakt, njė metaforė pėr tė mirat dhe tė kėqijat qė bėn Amerika. Pra, edhe sipas tij, Bush e mbyll karrierėn e tij si ai qė bėn mirė aq sa keq, sido qė, qė tė dyja pa qėllim. Dhe e gjitha kjo papėrgjegjėsi shoqėrore e vazhdueshme e krijuesve ėshtė e pabesueshme, ashtu siē ishte e pabesueshme lehtėsia e analizave dhe interpretimeve qė iu bėnė numrit tė kėmbės sė kėpucėve qė u hodhėn drejt Bushit nė konferencėn e shtypit nė Baghdad. Gjithashtu me justifikimin se atij tani i paska ardhur fundi…pse ta rėndojmė mė?!
Si do donin tė ndaheshin shqiptarėt nga Bushi? Ndoshta krijuesit e filmit shqiptar vendosin tė bėjnė njė version tonin mbi vizitėn e Bushit nė Tiranė e Fushė-Krujė, duke ndjekur linjėn e filmit mbi vizitėn e tij nė Indi. (A nuk janė shumica e filmave tanė tė kohėve tė fundit, imitime tė dobėta temash, fabulash dhe forme artistike qė ka bėrė bujė diku tjetėr nė botė?). Filmi shqiptar do dilte edhe mė komik se ai indian besoj, dhe mė intrigues po tė tirrej si duhej detaji i orės sė humbur … e tė rigjetur tė Bushit, dhe ndonjė histori paralele fshatari tė mjerė e tė humbur nga Fushė-Kruja. Por ndoshta, ne nuk do guxonim as lehtazi tė talleshim me bamirėsin, si ballkanas qė jemi. Ndoshta do t’i mbeteshim besnikė deri nė fund e ndjekės pa kusht atij qė formalizoi pavarėsinė e Kosovės dhe mbėshteti sa mundi hyrjen tonė nė NATO. Ndoshta ashtu si edhe India, ne do themi se dashuria pėr Amerikėn nė pėrgjithėsi nuk na lejon tė tallemi fort me ēfarėdo prijėsi ai populli zgjedh. Ndoshta ėshtė edhe mė shumė se kaq, dhe unė nuk do ta kisha problem tė kuptoja kompleksitetin e situatės pėr Shqipėrinė, por nuk justifikoj dot atė pėr Amerikėn.
Ky prapa-flirt i vonuar i publikut amerikan me Bushin, mė kujton ato ēiftet patetike qė ia kanė bėrė jetėn skėterrė njėri-tjetrit pėr shumė vjet, por pastaj, mu para divorcit tė sigurt, nisin dhe ėmbėlsojnė imazhin e tjetrit, “tė urryer” deri dje. Kėto kategori tė papėrgjegjshme e joracionale meritojnė njė forcė madhore qė i rikthen pa kushte nė gjendjen e mėparshme. Herėn e ardhshme pa dyshim nuk do fluturonin kaq lehtė! (Mendoni njė Amerikė qė do udhėhiqej nga Bush edhe katėr vjet tė tjera…ky do ishte fundi i sigurt!).
Shenjat tregojnė se Bushit i pėlqen ky imazh i ndarjes (e vetmja shenjė zgjuarsie nė kėto tetė vjet), dhe ai dhe punėtorėt e imazhit nė administratėn e tij, e ushqejnė kėtė prirje. Ai shfaqet kudo krejt i relaksuar, buzagaz: as vetė ai s’e beson se ia doli tė bėjė lėmsh gjithēka pėr tetė vjet rresht e prapė t’a pėrkėdhelin nė ikje, ia doli t’ia kalojė tė atit (qė pėr tė gjithė ishte shumė mė i aftė se ai) e tė rizgjidhet nė termin e dytė, ia doli tė bėjė luftė me Irakun, pa arsye, pa pėrkrahės e pa plan e madje tė thotė edhe se po del fitimtar…Bushi qė nuk kupton asgjė e askėnd, ia doli ta pėrcjellin me “Hė, i shkreti, se s’ishte aq i keq”. Dhe kjo ėshtė pėr t’u dėshpėruar, jo thjesht pėr hir tė bindjeve e ideologjive tė mia personale, por sepse objektivisht shkon ndesh historizmit dhe ėshtė reagim i rrezikshėm pėr aq sa i hap rrugėn pėrsėritjes sė tė keqes nė tė ardhmen. Tė asaj sė keqeje qė vetė njerėzit, pa dallim ideologjie e partie, e kanė pėrcaktuar si tė tillė, dhe po e vuajnė.
Ky ėshtė tragji-komizmi qė ndjek veprimtarinė e masės sė dobėt qė vazhdimisht kalon nga turma, nė publik, dhe anasjelltas, pa pasur nė fakt njė formė a ideologji tė qėndrueshme. Tragji-komike, ashtu siē ėshtė realiteti qė duan t’i veshin Bushit tani qė po largohet: I thjeshtė e njerėzor si komshiu i kujtdo (s’e kam idenė cilėt janė ata idiotė qė do digjeshin qė komshiu i tyre banal tė udhėhiqte botėn?!), presidenti qė bėri turmat, televizionet, e burrat e shtetit tė gajasen, por qė s’pati kurrė qėllim tė keq.
Pėrveē realitetit tė qindramijėra tė vdekurve nė Irak, imazhit tejet tė keqėsuar tė Amerikės nė botė, politikave ekonomike e financiare absurde qė thuajse dėrrmuan ekonominė amerikane, dhe njė sistemi qeverisės jo efikas e tė fryrė kundėr ēdo premtimi e parashikimi, njė herė tjetėr ekzistenca e Bushit pėrforcon faktin se njė sistem demokratik ashtu siē ka forcėn tė sjellė nė krye yje tė mendimit politik si Obama qė pėrndryshe nuk do kishin shans tė prinin, ashtu pjell edhe idiotė plėngprishės, shkatėrrimtarė kokėfortė e tė paditur qė i rėndojnė pėr dekada demokracisė vetė. Dhe, nė kėsi rastesh, idiotėt prishin shumė mė tepėr punė sesa ndreqin gjenitė. Hedh njė budalla njė gur nė lumė e njėqind tė menēur s’e nxjerrin dot… Dhe ky pėsim amerikan, duhet tė bėhet mėsim pėr masat zgjedhore dhe pėr mediet qė pasqyrojnė, formėsojnė e drejtojnė mendimin e tyre, kudo nė botė, sidomos atje ku zgjedhjet janė nė prag tė derės e ku demokracia ėshtė fort e brishtė, dhe ku manipulimi garues politik sakaq ka nisur me marsh nergut tė lartė.
*Universiteti i Illinois
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29740
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tė ndahesh nga Bushi …zemėrthyer? Ky ėshtė mazokizėm publik :: Komentet

shqiptari

Mesazh Tue Jan 20, 2009 6:20 pm nga shqiptari

sa i perket asaj qe beri per shqiptaret un i heq kapelen.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi