ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė njė roje

Shko poshtė

28012009

Mesazh 

Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė njė roje Empty Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė njė roje




AURORA DAMINI
Tregon inxhinieri Vangjush Kokonozi: Ēfarė di unė rreth atyre ngjarjeve. Ende e pashpjegueshme barbaria e Enver Hoxhės ndaj kėtij sektori

Vitit 1975/ Grupi armiqėsor i naftės

FIER - Inxhinier i vjetėr, qė ka mbaruar studimet e larta pėr shfrytėzimin e vendburimeve tė naftės nė universitetin e Bukureshtit, i cili punoi pėr mė shumė se 50 vjet nė sektorin e naftės, qė nga inxhinier i thjeshtė deri nė postet mė tė larta drejtuese tė sektorit tė naftės, rrėfen gjithė atė dramė tė ndodhur nė vitin 1975. Pas mbarimit tė studimeve me nota tė larta, Vangjushi emėrohet nė Patos, mė pas nė Kuēovė nė laboratorin qendror, nė Institutin e Naftės nė Fier, mė vonė nėndrejtor i Institutit tė Naftės, pastaj, kur Instituti i Naftės erdhi nė Fier e Piro Gusho ishte sekretar i parė i rrethit tė Fierit, e ēuan nė kėtė qytet si sekretar i sektorit tė naftės. Ishte viti 1972, koha e “grupeve armiqėsore” nė sektorin e naftės. Mė pas ai do tė shikonte me sytė e tij dramėn e ndodhur nė vitin 1975, ku fill pas kėsaj do t’i vinte edhe atij radha. Pėr fat, ai vetėm sa dėrgohet nė sektorin e largėt tė Qafės sė Kashit, nėpėr puset e largėta tė Hekalit e Romsit. U pėrjashtua nga partia dhe u cilėsua anėtar i “grupit armiqėsor tė naftės”. Por jo i cilėsuar pėr krime aq tė rėnda. Si sekretar i pėrgjithshėm i naftės nė rrethin, nga ku dilnin armiqtė e pushtetit, Vangjushi edhe sot pranon se ai do tė merrte plumbin, por e shpėtoi Haki Toska, me tė cilin ai kishte njė miqėsi tė hershme familjare. Inxhinieri i gjysmėshekullit tė sektorit tė vėshtirė tė naftės thotė se e gjithė kjo rrėmujė politike mban ende edhe sot e kėsaj dite njė mister pėr barbarizmin qė tregoi Partia e Punės pėr inxhinierėt e talentuar dhe punėtorėt nė kėtė sektor tė vėshtirė, pėr denigrimin qė u bėri ajo bijve tė saj mė tė mirė, deri nė eliminimin fizik tė tyre.

Parė nga kėndvėshtrimi juaj, pse gjithė ajo egėrsi pėr atė plejadė inxhinierėsh dhe specialistėsh tė lartė dhe tė mirarsimuar nė universitetet e huaja?

Edhe pse kanė kaluar mbi 30 vjet dhe kemi kaluar sisteme tė ndryshme politike, ende pyes veten time: “Pse gjithė ajo egėrsi e Partisė sė Punės pėr njerėzit e saj?” Them kėshtu pasi mė shumė se 80% e punonjėsve nė sektorin e naftės ishte tėrėsisht e majtė, me teserė dhe bindje, pasi punonjėsit e kėtij sektori jetik pėr kohėn kalonin nė sitėn e Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Ushtria, inxhinierėt e naftės, agronomėt dhe mėsuesit kanė qenė ushtarėt e PP-sė dhe provėn e kishin kaluar nė biografinė e dokumentacionit pėr shkollėn e lartė. Mbase jam i gabuar, por unė kam nxjerrė njė pėrfundim: pėrveē natyrės sė egėr qė kishte qeveria dhe aparatēikėt e kohės, ishte njė periudhė mediokre, kur fati, qoftė edhe i njė specialisti tė talentuar, mbetej nė dorėn e njė aparati qė luante rolin e shtrigave tė Salemit. Atje ku kishte kundėrshti mendimesh dhe oponencash, atje ku nuk realizohej plani i prodhimit, duhej tė kishte patjetėr sabotatorė. Kishte njerėz qė influenconin tepėr nė KQ vetėm nga letrat anonime qė bėnin, ku pėrshkruanin “sabotimet” nė fushėn e naftės ose tė gazit. I afti dhe punėtori nuk kishte vlerė. Jo rastėsisht drama e 1975-s lindi nė qytetin e naftės, nė atė tė Patosit, i cili nė atė kohė ishte qyteti i intelektualėve. Mirėpo ajo ishte njė shportė karavidhesh. Nė atė kohė nė sektorin e naftės ishin dy rryma tė kundėrta, tė cilat u pėrplasėn nė pikėpamje teknike dhe qė ēuditėrisht mori edhe ngjyrimin e pėrplasjes politike. KQ i PPSH-sė eliminoi njėrin krah dhe pas 3 vjetėsh eliminoi edhe krahun kundėrshtar, atė tė Kadri Ramės, qė ishte kundėrshtar i grupit “armiqėsor” tė naftės mė 1975-n, i kryesuar nga Lipe Nashi. Ky ishte edhe paradoksi. Nė atė kohė tė turbullt nuk kuptohej kurrė se cili ishte njeri i mirė dhe cili i keq, shkaktari i shumė tragjedive. Sepse qė kishte njerėz tė kėqij dhe nė atė kohė nuk diskutohej. Nė ambientin punėtor ishte shumė mė ndryshe. Kur dikush pėrfaqėsues i Komitetit Qendror i PPSH-sė sillte mes tyre “pėr edukim” ndonjė inxhinier tė dėnuar, ata ditėt e para e shihnin me egėrsi, por kur tė njihnin mirė nė frontin e punės, atėherė linin kokėn pėr filan inxhinier dhe i bėnin kushedi sa herė pyetje vetes: “Pse partia e ka dėnuar kėtė shpirt njeriu? Edhe unė atėherė pas 1975 shkova nė Qafėn e Kashit mes gjirit tė klasės punėtore si njė inxhinier i dėnuar. Pasi jo tė gjithė u burgosėn, u internuan apo edhe mė keq u pushkatuan.” Kishte dhe shumė tė tjerė qė patėn mė shumė fat, si puna ime. Mua nga sekretar i ekonomisė nė KQ tė rrethit Fier, mė dėrguan si inxhinier i thjeshtė nė Kash, rreth 3 km larg Ballshit, pasi mė mbajtėn mė shumė se 2 javė rresht nė hetuesi. Nuk pranova fajėsinė time. Nuk e kuptoj as vetė si shpėtova. Ēudirat ishin shumė tė mėdha. Kashi 20 vjet rresht ishte “lule”, pas tmerrit dhe shokut traumatik qė pėsova unė dhe tė tjerėt. Pas ēdo mėngjesi pyesje veten: “A do tė mė thėrrasin sėrish nė hetuesi dhe tė pranoj njė faj qė se kam bėrė?” “Sabotim”, “armik i Partisė dhe popullit”, “tradhtar” ishin fjalėt qė lėshoheshin pa dorashka nė atė kohė nga aparatēikėt e KQ-sė
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė njė roje :: Komentet

ILIRI

Mesazh Wed Jan 28, 2009 6:10 pm nga ILIRI

Cilat ishin kėto ēudira?

Ēudira kishte shumė. E para, kishte filluar analiza e parė, u bė mbledhja e Byrosė Politike. Unė rastėsisht, kur mbaroi mbledhja e Byrosė Politike, isha nė Tiranė nė Komitetin Qendror. Ishte njė instruktor shumė i mirė dhe i ndershėm. Dhe unė po prisja pėrfundimin e mbledhjes. Kur mbaroi mbledhja, qė zgjati me orė tė tėra, pėr veprimtarinė nė sektorin e naftės, instruktori erdhi dhe mė puthi e mė tha: “Mbaroi kjo punė, shpėtuam tė gjithė.” Deri atėherė ishin bėrė 3-4 aktive, nė Patos, Fier, e Tiranė. Sipas instruktorit, Enver Hoxha i kishte thėnė nė mbledhje Koēo Theodhosit: “Pėr kėto qė kanė ndodhur, ata qė punojnė nė KP tė rrethit, minimalisht duhet tė pėrjashtohen nga partia, por tė mos i krijojmė partisė njė traumė tė re, pasi boll na krijuan kėta tė ushtrisė. (Bėhej fjalė pėr grupin armiqėsor tė ushtrisė.) Prandaj unė them ta mbyllim kėtė punė me njė vėrejtje tė rėndė gjithė juve pėrgjegjėsve tė sektorit tė naftės. Ti Koēo shlyeja Partisė kėtej e tutje me punėn tėnde.” Kėshtu menduam se u mbyll mbledhja e Byrosė, pas shumė analizave qė ishin bėrė deri atėherė. Ishte dhjetori i vitit 1974. Ndėrkohė nė Institutin e Naftės nė Patos ishin bėrė disa mbledhje tė pėrgjithshme dhe pėrfundimet e kėtyre mbledhjeve kishin vajtur nė Komitetin Qendror tė PPSH-sė. Madje, Avdyl Kėllezi kishte bėrė njė raport shumė negativ, ku shkruante se gjendja nė naftė ishte shumė e vėshtirė, bėhej punė armiqėsore, nė Institut punonin vetėm armiq, ndaj duhej bėrė njė analizė e pėrgjithshme. Por fatmirėsisht edhe mbledhja e Byrosė Politike u mbyll mirė. Por kėtu nis ēudia. Njė mediokėr, njė i ēmendur nga Patosi, me origjinė himariote, teknik i mesėm, qė nuk bėnte asgjė veē shkruante letra nė KQ, i shkruan njė letėr Enver Hoxhės. Ai ishte dezhurn, dispeēer dhe si profesion dispeēerėt mbajnė shėnim. Ngaqė nuk kishte punė ai, rrinte pranė sobės dhe i shkruante letra Komitetit Qendror. Nga 10 letra dėrgonte nė javė dhe i bėnte nė 3 kopje. Njė KQ, njė Ministrisė sė Brendshme dhe njė kryeministrit. Ai shkruante nė letėr se nė naftė nė Patos kishte njė ēorganizim tė organizuar dhe mbaj mend atėherė se u kap pas njė elementi qė nė atė periudhė tė pavolitshme i shėrbeu atij. Lipe Nashi, drejtor i pėrgjithshme i naftės, qė ishte njė njeri i zoti, tepėr korrekt dhe punėtor, vendosi nė relacionin qė i dėrgonte KQ tė PPSH-sė pėr realizimin e planit 200 000 tonė, qė nė tė vėrtetė nuk mund tė realizohej, edhe nėse tė gjitha puset ishin prodhimtarė. Kjo pėr puset e naftės nė Sarandė. Saranda doli keq, sepse puset jepnin vetėm gaz dhe jo naftė, dhe kjo u cilėsua sabotim shumė i madh. E vėrteta ishte qė kjo i shėrbeu ngatėrrestarit tė letrės dhe nuk e kuptoj ende pse Enveri e cilėsoi sabotim shumė tė madh. Enveri rihapi “dosjen” e sektorit tė naftės. I pamoralshmi i letrės, bėnte garė me njė kolegun e tij nė Vlorė kush do t’i dėrgonte me shumė letra KQ tė PPSH-sė. Ta mallkoj atė njeri tashmė, nuk ia vlen, por ai mori mė qafė dhjetėra e dhjetėra njerėz tė shkėlqyer. Enveri mblodhi sėrish Byronė Politike dhe e cilėsoi si njė veprim armiqėsor tepėr tė sofistikuar, prej nga ku do tė merreshin masa nė mbledhjen e qeverisė. Mbledhja e pėrgjithshme me pėrfaqėsues tė qeverisė u bė mė 6 shkurt 1975. Unė isha vetėm, Piro Gushoja kishte shkuar nė Pukė pėr njė problem familjar. Instruktori i KQ tė PPSH-sė mė porositi qė t’u thosha inxhinierėve pėrgjegjės qė tė merrnin pėrsipėr gabimin, por me masė qė tė mos cilėsohej si faj apo sabotim. Unė vajta dhe i porosita, edhe Lipen, edhe Beqir Alinė dhe Myzafer Trebeshinėn. Nė pritje tė kėsaj mbledhjeje, ku kish ardhur Mehmet Shehu, mua mė informonte sekretari i Mehmetit, Kiēo Kasapi, ish-nėndrejtor i pėrgjithshėm i naftės nė Kuēovė, burrė shumė i mirė, sekretar i pėrgjithshme i Kryeministrisė. Deri nga dreka mbledhja shkoi mirė, me kritika tė ashpra, por gjithsesi mirė. Nga ora 12:00 mbledhja u ndėrpre dhe Mehmet Shehu shkoi te Enver Hoxha. Kur rifilloi mbledhja, mė marrin nė telefon dhe mė thonė se mbledhja ėshtė kthyer nė gjyq. Shkova me njė frymė. Mehmeti i tha shprehimisht Lipe Nashit: “Dėgjo kėtu Lipe, kur ke shkuar nė Kinė, ke bėrė njė udhėtim me tren nėpėrmjet Moskės, jo drejtpėrdrejt. Nė tren je takuar me njė shok tė shkollės sė partisė qė ishte ne nivelet e KQ tė BS-sė. Nuk them se ēfarė keni thėnė me njėri-tjetrin, por ky detaj tregon diēka, se ti ke tė bėsh me agjenturėn ruse.” Beqir Alisė i tha: “Pėr ty Beqir nuk kam ndonjė fakt konkret, por e vėrteta ėshtė qė ti ke pasur grua ruse, djemtė i ke nė Moskė dhe gruaja juaj ruse ėshtė agjente e KGB-sė, ajo mban ende mbiemrin tėnd edhe pas divorcit. Unė nuk kam kompetencė t’ju shkarkoj, por ju pezulloj nga detyra.” Myzaferit i tha diēka qė tani tingėllon qesharake: “Pėr ty Myzafer nuk kam ē’tė them, ti me fekalet merresh, nuk merresh me punėt e naftės.” (Myzaferi ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Fierit). Unė jam befasuar kur kam dėgjuar kėto fjalė. Nga Fieri (mbledhja bėhej nė Patos). I dėrgoj njė radiogram Pirro Gushos dhe i them tė vinte urgjent nė Fier. Ai ishte nisur nga Puka me gjithė Mihal Bishėn (drejtor i Drejtorisė sė Kuadrit nė KQ). Ai e nuhati qė situata ishte shumė e rėndė, ndėrsa Mihali na kėshilloi qė tė qetėsoheshim dhe ta merrnim qetėsisht. Duhej tė lidhesha unė me KQ tė PPSH-sė dhe konkretisht Haki Toskėn (sekretar i KQ-sė, qė mbulonte ekonominė, nga i cili varesha unė), ndėrsa Pirro Gusho tė lidhje me Hysni Kapon. Pirroja e provoi tel. e shtėpisė, por Hysni Kapo e ngriti tel. dhe ia mbylli menjėherė. Vjen Pirroja tek unė i verdhė dyllė, nga ku kuptova saktėsisht se gjendja ishte shumė e rėndė. Pastaj pas vendimit qė mori Mehmet Shehu pėr pezullimin e tyre nga puna, u zhvillua aktivi nė Patos. Ne u pėrgatitėm pėr kėtė aktiv. U dyndėn instruktorėt e KQ tė PPSH-sė. Nė krye ishte Nimet Cani. Ai mė kėrkoi mua njė listė tė “atyre qė do tė jepnin llogari”. Tė them tė drejtėn, nuk e vlerėsova, ose nuk e konceptoja dot se do tė vinte puna nė arrestim, por si gjithnjė nė mbledhje tė stėrzgjatura, me kritika tė ashpra dhe me vendime pėr vėrejtje tė rėndė. I porosita ata tė tre, Lipen, Myzaferin dhe Beqirin, qė tė mendoheshin dhe tė sillnin emrat e inxhinierėt pėrgjegjės pėr mos realizim tė planit tė naftės. Tė nesėrmen mė thonė nga KQ i PPSH-sė se ata listėn e kishin gati dhe kjo listė do tė paraqitej nė aktiv. Shikoj unė listėn: nė krye Lipja dhe 50-60 veta, tė gjithė inxhinierė. Pyes njėrin prej instruktorėve tė KQ-sė: “Me kė biseduat qė bėtė gati kėtė listė?” Mė tha:”Ashtu janė punėt, kemi biseduar dhe me sigurimin e naftės nė Fier.” Atė ēast e kuptova se ata ēdo gjė e kishin pėrgatitur “lart” dhe mendimi ynė as qė merrej parasysh. Kishte vėnė dorė sigurimsat. Erdhi 3-4 ditė para aktivit Adil Ēarēani. E vura nė dijeni pėr listėn dhe ia tregova. Mė tha shprehimisht kėshtu: “Ore, keni shkalluar ju tė gjithė?! Pse, ore, gjithė naftėn do tė fusim nė burg ne?!” Ngriva. Atėherė e mora vesh: ajo fjala qė mė gėnjyen duke mė thėnė se “do tė jepnin llogari”, ishte ekuivalente me burgun. Mbaj mend se mė tha shprehimisht kėshtu: “Pirroja nuk ėshtė mirė me shėndet dhe ti do tė merresh me organizmin e kėtij aktivi. Ėshtė shumė i rėndėsishėm. Atje do tė ketė arrestime. Arrestime do tė ketė edhe nė sallė. Por ne kemi eksperiencė nga ai aktivi i Durrėsit dhe atje u binte tė fikėt njerėzve nė sallė. Thirrjet e forta: tradhtarė, sabotatorė, ndikonin negativisht nė shėndetin e atyre qė akuzoheshin. Kėshtu, - mė tha Adili, - do tė sjellėsh dhe mjekė, pėrveē kėsaj do tė incizohen. Adil Ēarēani dhe Haki Toska ishin ngarkuar nga Byroja Politike qė tė organizonin aktivin e naftės nė Patos. U morėn masat, u pėrgatit salla. Filloi aktivi dhe absolutisht asnjė nga ne tė bazės, nuk e dinte se do tė shpallej publikisht “grupi armiqėsor”, apo ē’kishte ndodhur nė KQ tė PPSH-sė. Menduam se do tė lexohej letra e shokut Enver pėr problemet ne naftė dhe pastaj do tė kalohej nė diskutime ku do tė jepej llogari nga pėrgjegjėsit sipas listės. Unė u befasova kur dėgjova fjalėt e Enver Hoxhės qė citohej nga Adili: “Ėshtė grup armiqėsor i drejtuar nga Lipe Nashi.” Ata qė do tė jepnin llogari ishin ulur jo bashkė, por njė kėtu e njė atje nė sallė, ku gjithsecili prej tyre ishte i ulur me 2 komunistė “tė ndershėm”, tė pacenuar, d.m.th. Nuk mungonin edhe oficerėt e Sigurimit. Pas kėsaj filluan tė japin llogari inxhinierėt e listės. Nė pėrgjithėsi pranonin se kishin bėrė gabime gjatė punės. Lipja jo se bėri ndonjė gabim, por ai thoshte se tė gjitha ēka thuheshin nė letrėn e Enverit ishin tė vėrteta (pėr pjesėn e mosrealizimit tė planit), por nuk pranonte qė gjėrat ishin bėrė fshehurazi, nėn rrogoz. “Kemi vėnė nė dijeni Ministrinė, - tha Lipja, - dhe kemi vėnė nė dijeni edhe Partinė.” Erdhi radha e Protoko Muratit, i cili ishte shef i sektorit nė Institutin e Naftės. Por organizata e Partisė sė Institutit nuk e pėrjashtoi nga Partia, por i bėri njė relacion KQ tė PPSH-sė, ku thuhej se ata e veēonin Protokon nga tė tjerėt. Protokoja ishte njeri i komunikueshėm, ndėrsa kishte dhe njė lloj arrogance. Milto Gjikopulli nė fjalėn e tij tha njė fjalė qė e rėndoi veēanėrisht atė. “Nėse ėshtė bėrė punė armiqėsore dhe Partia e vėrteton kėtė gjė, atėherė ju nuk keni punė me tė tjerėt t’i merrni mė qafė, se atė punė e kam bėrė punė, pasi pėrgjegjėsia ėshtė imja. Tė tjerėt kanė zbatuar ato qė u kam thėnė unė.” Miltoja ishte shef i projektimit tė puseve tė shpimit. Kjo frazė e fundosi atė, se kėtė deklaratė e bėri edhe nė gjyq, ku unė merrja pjesė si dėshmitar. Protokoja kishte njė avantazh pėr tė shpėtuar dhe kėtė e kishte Haki Toska. Hakiu i tha nė aktiv: “Dėgjo Protoko, ne e dimė qė ti nuk je shok me ta, ti je njeriu ynė, por kėtu ke rastin qė ti ta vėrtetosh kėtė duke i stigmatizuar shokėt.” Mbaj mend qė Protokoja tha nė aktiv: “Pse ti marr mė qafė njerėzit? Si kam punuar unė, ashtu kanė punuar dhe tė tjerėt. Unė nuk kam ndryshim nga ata.” - “Paē veten nė qafė, unė tė dola borxhit”, - i tha Hakiu. Ndėrkohė unė isha nė sallė dhe nuk i pashė, por mėsova se jashtė kishte ardhur urdhri dhe forcat pėr t’i arrestuar tė gjithė inxhinierėt. Kishte ardhur djali i Hysni Kapos. Nė sallė erdhi njė biletė. Bileta iu dha Paskal Sinanit, qė drejtonte seancėn e aktivit. Ai, pasi lexoi kėtė biletė, na u drejtua tė gjithėve ne nė sallė: “Kam njė propozim: pse ti mbajmė kėtu brenda tė gjithė kėta armiq dhe tė diskutojmė mė tej pėr problemet e naftės nė prezencė tė tyre? Unė them ti nxjerrim jashtė.” Haki Toska pranoi. U ngritėn tė gjithė ata qė dėgjuan emrat jashtė. Koēo Plaku (njėri prej inxhinierėve tė pushkatuar), tė cilin unė e kisha fqinj, vuante atėherė nga njė hernie diskale. Ishte i kėrrusur dhe ashtu i sėmurė e kishin detyruar tė vinte nė aktiv, koka i takonte te gjunjėt. Kėshtu e mbaj mend portretin e tij. Sa dolėn (mė saktė i pėrzunė pėr t’i arrestuar), tė gjithė, drejtuesi i aktivit, shėrbėtori i tyre Paskal Sinani, nuk vazhdoi mė mbledhjen, siē na tha, por propozoi 10 min. pushim. Dola i dėrrmuar me pak vonesė. Njė shok imi, qė pėsoi edhe ai mė pas fatin e keq vjen me njė frymė dhe mė tha: “Vangjush, i morėn ata, i futėn brenda!” Sapo dilte njėri, sigurimsat e fusnin nė makinė. Po kėshtu edhe tė tjerėt nėpėr makinat “Gaz-59” tė Sigurimit. Kėshtu mbaroi seanca e parė. Nė pushim drejtuesi i aktivit tha se ata qė do tė diskutojnė tė japin emrat. Unė isha nė mėdyshje. Kisha dhe vėllanė, drejtor nė Gorisht dhe qė tė gjithė e trajtonin si shokun e ngushtė tė Lipe Nashit. Shkrova edhe unė emrin, pasi e dija qė do tė mė thėrrisnin qė tė jepja llogari, se isha sekretar i ekonomisė nė KP tė Fierit. Njė dashamirės qė ishte sekretar imi, por qė nė aktiv ishte mbajtės protokolli, kishte parė nė listė emrin tim dhe vjen e mė kap nė seancėn e pushimit. Nė atė kohė po debatoja ashpėr me njė rektor tė Universitetit, qė dikur ishte nė pozicionin tim nė Fier. Ai kėrkonte tė mė faturonte mua njė pjesė tė fajit pėr zbulimin e grupit armiqėsor tė naftės. Vjen ky sekretari dhe mė thotė shprehimisht: “Po ti gomar, veten tėnde ke shkruar?! Do tė tė hanė tė gjallė, po diskutove. Do ta shikosh ēdo tė ndodhė!” Isha nė mėdyshje. Ē’tė bėja?! “Ik, - mė kėshilloi miku im. - Gjej njė shkak.” Dhe vėrtet kėshtu kam shpėtuar, se me atė egėrsi qė mori drejtim mbledhja, unė do ta haja edhe mė keq. Thirrjet “nė litar, tė pushkatohet” ishin terma tė zakonshme, por qė bėheshin realitet. Po tė kishe pak pozitė drejtor, nėndrejtor, shef ose si unė, cilėsoheshe menjėherė armik, pasi e kishe ti fajin pėr grupin armiqėsor. Haki Toska mė nisi nė Komitetin e Partisė nė Fier qė t’u merrja teserat e partisė gjithė tė arrestuarve, sepse ishte puna ime. (Nė fakt, vetėm 2 prej tyre nuk i kishin dorėzuar, se tė tjerėve ua kishin marrė teserat me kohė). Isha nė ankth, por mė vonė mėsova se pati arrestime tė tjera, si Jani Konomi, Dhimitėr Stefa etj. Duhej shpartalluar i gjithė grupi armiqėsor. Madje, ai qė e ndiqte ēėshtjen nga hetuesia e pėrgjithshme ishte njė gjeneral, “Hasnedari” e kishte mbiemrin. Ai mė kishte piketuar edhe mua, por fati mė shpėtoi. Hakiu mė hoqi nga lista qė ishte ēuar nė hetuesi. Ka qenė edhe njė fakt tjetėr, pasi unė kisha dėrguar mė parė njė letėr, ku nė njėfarė mėnyre e kisha parapėrgatitur Hakiun pėr disa probleme nė sektorin e naftės, pra Hakiu nuk ishte fare pa dijeni. Por mė pas do tė pasoja edhe unė. Sigurisht, shumė mė lehtė se kolegėt e mi, me njė “edukim nė gjirin e klasės punėtore”, duke mė syrgjynosur nė puset mė tė largėta tė zonės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jan 28, 2009 6:11 pm nga ILIRI

Si mendoni pas kaq e kaq vjetėsh, ka qenė vetėm mosrealizimi i planit shkaku?

Jo, kanė qenė edhe ligėsitė brenda nesh, kryesisht edhe brenda intelektualėve. Sebepi ishte plani. Por vijmė te plani. Ēfarė ishte plani? Ėshtė njė fat qė nafta shkėlqeu pas viteve ’67-68, nafta filloi tė ngjitet me shpejtėsi. Mirėpo ngjitja me shpejtėsi solli edhe atė euforinė e madhe dhe njė pjesė e kuadrove, sidomos ata nė Komisionin e Planit tė Shtetit, dhanė njė shifėr plani tė tmerrshėm. Na vunė ne qė duhej tė realizonim 4 milionė tonė naftė nė vit. Ne arritėm deri nė 2.4 milionė tonė naftė nė vit. Bėhet fjalė pėr vitin 1973-1974. Njė plan edhe ky i paparė, qė flet pėr punė tė mirė tonėn. Nė fakt, nuk morėm falėnderime, por u cilėsua si punė e zezė, armiqėsore. Plani 4 milionė tonė ishte krejt i parealizueshėm. Madje, nė Vlorė, Sarandė Urė-Vajgurore dolėm shumė keq. Vetėm puseve tė Gorishtit u kėrkuan njė shifėr plani krejt qesharake.

Kėto shifra nuk i jepnin specialistėt?

Kėtu qėndronte edhe e keqja mes konfliktit tė specialistėve lart tė KQ tė PPSH-sė dhe atyre tė bazės. Ka qenė njė luftė e hapur. Ata lart thoshin se “ne kemi harta, kemi studime dhe plani mund tė realizohet”. Nė tė vėrtetė, specialistėt e bazės nuk i pranonin dot kėto shifra qesharake. Vetė unė, nė vend qė tė gjeja cilat ishin mundėsitė reale tonat, merresha si tė gjeja argumente teknikė qė tė rrėzoja poshtė shifrat e dhėna me orientim nga lart. Dhe me kėtė merresha gjithė vitin. Nė tė vėrtetė, u krijua njė eufori, ku tė gjithė ne jemi fajtorė pėr kėtė, sepse e vėrteta ėshtė qė nafta mori ritme tė papara dhe ishte fat qė vendburimet filluan tė zbuloheshin njėri pas tjetrit, por do tė vinte njė fund. Toka nuk kishte vetėm naftė. Aq ishte. Dhe nė Amerikė dalin ēdo vit rreth 50000 puse shterpė, ndėrsa ne pėr disa puse shterpė na u quajt sabotim. Ky ėshtė karakteri i punės sonė.

Ēfarė dini rreth fatit tė mėtejshėm tė Milto Gjikopullit dhe Koēo Plakut?

Miltoja bėri njė gabim pėr veten e tij. Po kėshtu edhe Koēo Plaku. Sipas tė dhėnave tė disa dėshmitarėve, shokė tė tij tė burgut, kur mėsoi se vėllai i tij kishte vdekur nė hetuesi kishte thėnė se nė moment qė mėsoi pėr vdekjen e vėllait, kishte vendosur tė sabotonte. Sigurisht kėto ishin pėrēartje. Edhe tė donte tė sabotonte nuk kishte ēfarė tė sabotonte. Ēfarė kishte nė dorė? Ndėrsa me veshėt e mi dėgjova nė gjyq qė Miltoja tha tė njėjtėn gjė qė tha edhe nė aktiv, pra qėndroi burrėrisht nė fjalėn e tij qė ishte e vėrteta: “Nėse partia e konsideron se puset, projektimi dhe kėrkimet janė sabotuar, atėherė sabotimin e kam bėrė unė.” Tė dy kishin njė defekt tė madh, sepse e kanė pohuar me gojėn e tyre fjalėn sabotim, pavarėsisht se kjo nuk ishte e vėrtetė.

Gjyqi ėshtė bėrė nė Tiranė?

Po, brenda nė burg nė Tiranė. Gjyqi i dėnoi me vdekje, ndėrsa Presidiumi i Kuvendit Popullor ua fali duke i dėnuar me 25 vjet burg, me pėrjashtim tė Koēo Plakut dhe Milto Gjikopullit, pra gjyqi i naftės hėngri 4 koka: dy shokėt tanė, Milton dhe Koēon dhe ministrin Avdyl Kėllezin zv.kryeministėr dhe Koēo Theodhosin ministri ynė.

Po rreth pushkatimit tė inxhinierėve Milto dhe Koēos, ēfarė mėsuat?

Njė i dėnuar, pasi doli nga burgu na ka thėnė tepėr me emocion pėr njė foto makabre, ku duken qartė pamje nga ekzekutimi i Koēos dhe Miltos. Ata janė ekzekutuar nė Malin me Gropa nė Tiranė dhe nė 2 lisa afėr njėri-tjetrit, me duart e lidhura prapa dhe nė ballė currili i gjakut, pasi i kanė qėlluar nga afėr me pistoletė nė ballė. Hetuesi qė urdhėroi ekzekutimin dhe qė ishte atje, duhej edhe tė fotografonte qė tė vėrtetonte provėn e vdekjes sė tyre. Fotoja i tregon tė rėnė mė gjunjė tė dy, me duar tė lidhura pas lisit dhe me currilin e gjakut qė u lante fytyrėn. Ky ka qenė fundi makabėr i tyre.

Nė ēfarė date ėshtė bėrė ekzekutimi i tyre?

Ka qenė maji i vitit 1976. Kjo sepse ndenjėn gati 1 vit nė hetuesi pas aktivit dhe gjyqi ėshtė bėrė 1976. Dy muaj pas gjyqit janė ekzekutuar. Mė pas do tė dilnin grupe tė tjera armiqėsore, ēuditėrisht oponentėt e grupit tė parė, pra kundėrshtarėt e tyre do tė kishin tė njėjtin fat, mė pas edhe grupi tjetėr, ku grupet armiqėsore do tė jepnin shpirt vetėm pas vitit 1981 me grupin e fundit, atė tė Petraq Xhaēkės. Ishin kohė tė ēmendura
Metropol

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Feb 03, 2009 3:07 pm nga lidabica

Kohe te ēmendura ,po por qe i bene perbindeshat e sistemit me te zi,qe ka njohur njerezimi.E TMERRSHME!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Feb 03, 2009 6:56 pm nga shqiptari

fatkeqsisht fara e tyre akoma gjallon......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi