ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edmond Zhulali: Kėnga jonė nė Gjermani

Shko poshtė

03022009

Mesazh 

Edmond Zhulali: Kėnga jonė nė Gjermani Empty Edmond Zhulali: Kėnga jonė nė Gjermani




Kur nga Moska ka dy ditė qė Shqipėria u vendos tė konkurrojė nė natėn e dytė tė festivalit tė kėngės evropiane, Eurovizion, nė Tiranė ėshtė caktuar studioja qė do tė bėjė regjistrimin e kėngės.

Dje, kompozitori i kėngės fituese tė RTSH, Edmond Zhulali, qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurosong, ka treguar se tani nis puna konkrete dhe decizive pėr kėngėn. Zhulali ka konfirmuar se ėshtė pėrzgjedhur njė nga studiot mė tė mira nė Evropė pėr tė incizuar kėngėn shqiptare. E kėnduar nga Kejsi Tole, kėnga “Mė merr nė ėndėrr” do tė regjistrohet nė Gjermani. Kėshilli drejtues i Radio-Televizionit Shqiptar ka miratuar njė preventiv, me anė tė tė cilit parashikohet njė tjetėr pamje e kėngės “Mė merr nė ėndėrr”, kėnduar prej 16-vjeēares Kejsi Tola. Kompozitori i kėngės, Edmond Zhulali, ka bėrė tė ditur se regjistrimi dhe videoklipi i kėngės do tė kryhet nė studiot gjermane, aty ku do tė plotėsohet edhe me disa elementė tė rėndėsishėm. “Aktualisht jemi nė fazėn e realizmit tė audios dhe tani sapo ėshtė marrė vendimi qė kjo kėngė tė regjistrohet nė njė studio gjermane, e cila njihet me emrin “Dorian gray studios”. Me kėtė studio jam njohur nėpėrmjet internetit, pasi kam gjetur shumė elementė qė ne nuk i kemi nė studiot tona”, - ėshtė shprehur kompozitori, duke shtuar se “kam evidentuar se kjo ėshtė njė studio shumė e mirė dhe prestigjioze. Ėshtė profesionale dhe kam shumė besim se do tė pėrfitojmė shumė nga ky bashkėpunim. Ajo ēfarė dėshirojmė qė tė marrim nga kjo lloj studio ėshtė sond-i, pra tingulli i realizmit”. Kompozitori e arsyeton kėtė udhėtim drejt Gjermanisė pėr shkak tė arsyeve teknike, gjė qė nė studiot shqiptare kjo ēėshtje mbetet e pazgjidhshme. “Kėngėt shqiptare qė kanė shkruar nė Eurovision janė pėrplasur nė studio tė huaja pėr faktin teknik, dhe jo pėr faktin muzikor dhe artistik. Studiot shqiptare nuk janė nė nivelin e studiove tė Gjermanisė ose tė shumė shteteve tė tjera. Meqė niveli i konkurrentėve tė kėtij festivali ėshtė shumė i lartė nė tė gjitha pikėpamjet, nė aspektin teknik rėndėsia ėshtė kryesore, me qėllim qė kėnga tė dėgjohet si tė gjithė tė tjerat. Jemi tė detyruar qė tė jemi nė standardet evropiane, sepse aty konkurrojnė shtete tė fuqishme si Anglia, Franca, Gjermania, Spanja etj.”, - thotė kompozitori.

Ai tregon se modifikimi i kėngės fituese tė festivalit tė 47-tė tė RTSH-sė, pėrveē shkurtimit tė minutazhit tė saj, e cila nga katėr do tė jetė vetėm tri minuta nė bazė tė rregullores universale tė kėtij festivali, do tė pėrfshijė edhe pėrkthimin e tekstit nga shqip nė anglisht. “Teksti ėshtė pėrkthyer nė anglisht, nga Xhuli Teilor (Myftari), e cila na ka pėrkthyer edhe kėngėn e parė kur unė kam marrė pjesė me Anjeza Shahinin. Ka bėrė njė punė shumė tė mirė, sepse ajo jo vetėm e ka pėrkthyer, por edhe ka krijuar vetė nė tė”, - thotė Zhulali. Ndėrkohė qė kėnga do tė ndjekė tė njėjtėn strukturė zhvillimi, performanca mbetet ende njė ēėshtje e pazgjidhur, tė paktėn deri nė pėrfundim tė fazės sė parė tė regjistrimit tė kėngės nė studion gjermane “Dorian gray studios”. “Performanca e kėngės akoma nuk ėshtė zgjidhur, pasi unė do tė pėrcaktoj se sa persona do tė pėrshihen nė “back vocal”. Nė bazė tė rregullores sė kėtij evenimenti, nė skenė nuk mund tė dalin mė tepėr se gjashtė vetė. Kjo ėshtė njė fazė qė do tė trajtohet pas pėrfundimit tė kėngės”, - thotė Edmond Zhulali. Ai shton po ashtu se “Kejsi dhe kėnga kanė nevojė pėr realizmin e njė performancė tė mirė nė skenė dhe pėr kėtė ėshtė rezervuar njė surprizė shumė e kėndshme”. Zhulati na bėn me dije se nė bazė tė punės paraprake nė studion e tij, Kejsi ėshtė gati qė tani pėr nė Eurosong. “Kejsi ėshtė shumė mirė si nė vokal, ashtu edhe nė pėrshtatjen e kėngės nė gjuhėn angleze. Besoj qė do tė tingėllojė bukur nė kėtė gjuhė, sepse kam shumė besim tek Kejsi, meqenėse ajo mbart vlera tė larta vokale”, - pėrfundon kompozitori Zhulali.
Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Edmond Zhulali: Kėnga jonė nė Gjermani :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Feb 03, 2009 2:47 pm nga lidabica

Kejsi Tola eshte nje kengetare shume e re dhed me goxha vokal.Por duhet qe te perēoje edhe me emocione tek publiku.M.gj.a.shpresoj te na e perfaqesoje denjesisht Shqiperine dhe I uroj shume suksese Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Feb 03, 2009 4:51 pm nga ilda

ishalla na fut ne finale ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Feb 03, 2009 5:52 pm nga shqiptari

megjithe deshiren e mire nuk e besoj dhe nese ndodh kjo do te ndodhe per aresye politike siē ka ndodhur deri tani qe nga 90 e ketej...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi