ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korridori 8, pesė vendet nisin lobimin nė BE

Shko poshtė

07022009

Mesazh 

Korridori 8, pesė vendet nisin lobimin nė BE Empty Korridori 8, pesė vendet nisin lobimin nė BE




[b]Komisioni Evropian ka dhėnė 225 miliardė euro pėr projekte infrastrukture, por pa pėrfshirė kėtė korridor

Sipas studimeve tė ekspertėve, Italia, Shqipėria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria, humbasin ēdo vit 1 miliardė euro[/b]

TIRANĖ - Korridori i 8 vazhdon tė mbetet prioritet i qeverive tė Ballkanit Jugperėndimor dhe Italisė. Megjithėse ka disa vite qė projekti diskutohet nė qarqet evropiane, pėr arsye tė lobeve tė ndryshme dhe drojės sė shpenzimeve tė tė mėdha, projekti, i konsideruar si njėri nga mė tė mėdhenjtė e infrastrukturės, mbetet ende nė letėr.

Prej vitesh, pėrfaqėsuesit e qeverive tė vendeve nga ku parashikohet tė kalojė ky korridor lobojnė nė Komisionin Evropian, pėr tė marrė fonde, por pa ia arritur qėllimit. KE-ja, para disa vitesh miratoi financimin e 30 mega-projekteve infrastrukturore, me njė kosto prej 225 miliardė eurosh, por Korridori 8 nuk bėnte pjesė, me gjithė pėrpjekjet e zyrtarėve italianė, tė cilėt mbeten mė tė interesuarit pėr ndėrtimin e tij.

Gjatė kėtyre viteve, qeveritė kanė nėnshkruar marrėveshje dhe memorandume pėr ndėrtimin e tij. Ky korridor nuk pėrfaqėson vetėm njė rrugė transporti automobilistik, por hekurudha dhe rrjet energjetik. Madje, nė Itali ėshtė ngritur edhe njė sekretariat pėr kėtė vepėr madhore dhe, sipas tij, ēdo vit, vendet e pėrfshira nė projekt, nga mosrealizimi i tij humbasin 1 miliard euro.

Nė pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr tė pėrfituar financime, kryetarėt e Komisioneve Parlametare tė Transportit tė Italisė, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Bullgarisė, u mblodhėn dje nė Tiranė pėr tė bėrė tė mundur koordinimin e hapave tė mėtejshėm, deri nė realizimin e tij.

Nė pamundėsi pėr ta realizuar me financimet e veta, kryetarėt e parlamenteve tė vendeve ku kalon gjurma e projektit, do tė pėrpilojnė njė letėr tė pėrbashkėt drejtuar kryetarėve tė parlamenteve te vendeve tė Bashkimit Evropian, me qėllim marrjen e mbėshtetjes sė tyre pėr kėtė projekt.


Ky hap do tė jetė njė nismė konkrete e tė katėr vendeve pėr ecurinė e mėtejshme tė ndėrtimit tė kėtij korridori. Korridori lidh Italinė nėpėrmjet portit tė Durrėsit me Detin e Zi, nė portet e Varnės dhe Burgės, pika kyēe nė tregtinė me Lindjen. Sipas pėrllogaritjeve tė bėra nga ekspertėt e transportit, korridori prej rreth 1 mijė kilometrash do tė shkurtonte me dhjetėra orė dhe me qindra kilometra rrugėtimin e kamionėve qė vijnė nga Perėndimi drejt Lindjes.


Pjesėmarrėsit nė takim theksuan dhe idenė se ndėrtimi i tij nuk duhet trajtuar vetėm si ēėshtje infrastrukturore, por dhe si komunikim mė i gjerė transporti, i kushtėzuar nga politikat doganore, sistemit tė taksave dhe ēėshtjeve tė konkurrencės ekonomike mes vendeve tė rajonit.

Duke vėne theksin nė rėndėsinė qė paraqet ky projekt pėr vendet e rajonit, gjatė fjalimit pėrshėndetės, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, tha se ky takim ėshtė njė hap konkret qė vendet tona po ndėrmarrin, pėr t'u bėrė apel vendeve tė Bashkimit Evropian, tė na mbėshtesin pėr t'i dhėnė pėrparėsi kėtij projekti paneuropian. "Pėrshpejtimi i ndėrtimit tė kėtij korridori merr rėndėsi parėsore pėr disa arsye.

Tė tilla janė: rėndėsia e komunikimit dhe e furnizimit nga burimet e energjisė nga rajoni i Detit tė Zi, deri nė rajonin e Detit Adriatik dhe Mesdheut, dhe nevoja urgjente pėr ndėrtimin e njė autostrade moderne, qė lidh vendet e Europės Juglindore", - tha Topalli. Nė qoftė se pėr Shqipėrinė projekti mbart rėndėsi ekonomike, me zhvillimet mė tė fundit politike midis Greqisė dhe Maqedonisė, Korridori i Tetė, pėr kėtė tė fundit, ka rėndėsi jetike. Kėtė gjė e ka theksuar edhe kreu i delegacionit parlamentar maqedonas, Jovan Lazarov. "Ky takim qė po mbahet sot ėshtė njė mbėshtetje e fuqishme pėr tė ecur drejt realizimit tė plotė tė kėtij projekti jetik pėr vendin tonė, por edhe mė gjerė pėr gjithė rajonin", - tha ai.
-----------------------------------------------------------
[b]Pėrfitimi, 400 euro pėr ēdo kamion[/b]
Numri i kamionėve dhe trailerėve qė vijnė ēdo vit nga Bari dhe Brindizi drejt porteve shqiptare dhe greke, ėshtė nė rritje.

Kėshtu, pėr vitin 2005, nė vendin tonė numri i tyre ishte 48 mijė, ndėrsa pėr vitin e kaluar ai arriti nė 55 mijė.

Kamionėt dhe trailerėt drejt porteve greke, pėr vitin 2007 arritėn nė 267 mijė, ose 67 mijė mė shumė se nė vitin 2005. rritja e numrit tė tyre tregon pėr pėrfitimet e mėdha ekonomike tė ndėrtimit tė kėsaj rruge. Sipas studimeve tė ekspertėve, nė rast se kamionėt do tė kalonin nga Bari nė Durrės drejt Shkupit, do tė kursenin plot 300 kilometra, dhjetė orė kohė dhe 400 euro pėr ēdo kamion, krahasuar me variantin ekzistues Bari-Igumenicė-Shkup.
Korridori VIII-tė, krahasuar me itineraret e tjera
Mėnyra transportit Rruga Km Kosto/kamion Udhėtimi/orė
Det + Rrugė Bari-Igumenicė-Shkup 635 1600 euro 64
Det + Rrugė Bari-Durrės-Shkup 330 1200 euro 54

Shekulli
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Korridori 8, pesė vendet nisin lobimin nė BE :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat Feb 07, 2009 10:54 pm nga shqiptari

ste le kollaj greku jo
greku sla pune pa bere per te mos e lejuar ndertimin e rruges Durres-Kukes me socialistet e jo me gjithe koridorin tete sepse porti i Durresit do te behet porti me i rendesishem ne Ballkan.
mereni me mend ēfar te ardhurash ekonomike do te kishte Shqiperia nge kjo veper.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi