ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASH: Klinton nuk i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė rishikojė ligjin e dosjeve

Shko poshtė

09022009

Mesazh 

DASH: Klinton nuk i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė rishikojė ligjin e dosjeve Empty DASH: Klinton nuk i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė rishikojė ligjin e dosjeve





DASH: Klinton nuk i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė rishikojė ligjin e dosjeve Dash
NDeklarata komprometon qėndrimin kundėr ligjit nga ambasadorit Uidhersjė tjetėr deklaratė bombė del nga DASH, “sekretarja e shtetit Hilary Clinton nuk i ka kėrkuar kryeministrit shqiptar pėr tė rishikuar ligjin e dosjeve”. Ndėrkohė qė i kundėrt ėshtė reagimi i ambasadorit Uidhers pėr kėtė ēėshtje. Ai gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė nė njė linjė vale me kėrkesat e kryeopozitarit Rama nė kėrkesėn e tij pėr rishikimin e ligjit tė dosjeve. Deklarata e djeshme e vė nė pozitė komprometuese ambasadorin amerikan, pėr arsye se qėndrimi i tij gjatė kėtyre kohėve ka qenė diametralisht i kundėrt me atė tė shefave tė ti nė Departamentin e Shtetit. Deklarata e djeshme e zyrtarit amerikan vjen si njė kundėrpėrgjigje ndaj intervistės sė fundit tė zotit Uidhers. Tashmė qėndrimi i ambasadorit amerikan ėshtė diametralisht i kundėrt me atė tė qeverisė sė tij. Ėshtė fakt siē e thamė mė sipėr qė ky ambasador gjatė gjithė kėtyre muajve tė fundit ka mbajtur qėndrim tė sinkronizuar me Edi Ramėn. Ky ambasador ka kohė qė e ka kompromentuar qėndrimin e tij me deklaratat e tij kontradiktore. Tashmė para qytetarėve shqiptarė dhe politikės shqiptare e cila sinjalet e ambasadorit i shikon si sinjale tė shtetit amerikan ėshtė dyzuese nė qėndrimin diametralisht tė kundėrt me atė tė shtetit amerikan tė bėrė publik dje nga zyrtari i DASH.
Deklarata e zyrtarit tė DASH
Sipas njė zyrtari tė lartė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, sekretarja amerikane e shtetit, Clinton pas takimit me kryeministrin Berisha ėshtė shprehur e gėzuar pėr faktin qė Shqipėria do tė bėhet anėtare e NATO-s. Ndėr tė tjera, zyrtari i lartė i DASH ka bėrė tė ditur se nė kėtė takim ėshtė diskutuar rreth planeve amerikane pėr tė mbyllur objektin e paraburgimit nė bazėn Guantanamo si dhe pėr statusin e ardhshėm tė personave qė mbahen atje. Por zyrtari nuk tha nėse zonja Clinton i kishte kėrkuar Shqipėrisė qė tė pranojė mė shumė ujgurė ose persona tė tjerė qė mbahen nė Guantanamo, duke e quajtur kėtė njė ēėshtje tepėr sensitive. Sipas zyrtarit, zoti Berisha falėnderoi Shtetet e Bashkuara lidhur me pėrpjekjet qė bėnė pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, duke thėnė se kėto pėrpjekje ishin “jetike”. Zoti Berisha i tha Sekretares sė Shtetit se qeveria e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar pėr tė luftuar krimin e organizuar qė ėshtė njė problem i madh nė Shqipėri por se ka bėrė “pėrparim tė madh” nė kėtė aspekt. Zyrtari tha se zonja Klinton kishte ngritur ēėshtjen e zgjedhjeve tė ardhshme nė Shqipėri “duke shprehur preokupim pėr sa i pėrket ndershmėrisė nė fushėn e lojės”. Zoti Berisha, tha ai, e siguroi Sekretaren e Shtetit se do tė bėnte gjithēka tė mundur qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė drejta, duke ftuar vėzhgues dhe se do tė “respektojė plotėsisht vullnetin e popullit shqiptar”. Zyrtari tha se zoti Berisha diskutoi nė hollėsi tė konsiderueshme me zonjėn Klinton mbi ligjin e dosjeve nė Shqipėri. Sekretarja e Shtetit, sipas zyrtarit, tha se i vlerėsonte sigurimet e dhėna nga zoti Berisha pėr kėtė ēėshtje dhe ajo falėnderoi kryeministrin e Shqipėrisė pėr kontributin qė vendi i tij ka dhėnė nė Afganistan. Ndėrsa, sipas deklaratės sė zevendėsndihmės Sekretari tė Shtetit Stjuart Xhons pas takimit tė kryeministrit Sali Berisha me Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton, Uashingtoni nuk ka bėrė asnjė sugjerim ndaj qeverisė shqiptare pėr sa i pėrket ligjit tė shumėdebatuar tė lustracionit.
“Ne nuk i bėmė ndonjė sugjerim kryeministrit nė lidhje me kėtė ligj, por ai vetė na dha sugjerimet, tė cilat ne i mirėpresim,”qartėsoi zv/ndihmės Sekretari Xhons, pėr mediat. Nė deklaratėn e tij Xhons, tha se Kryeministri Berisha e siguroi Sekretaren e Shtetit se nė lidhje me ligjin e dosjeve, nuk do tė ketė gjueti shtrigash, por do tė ndiqen tė gjitha proceset kushtetuese, e se qeveria nuk do tė ndėrhyjė nė kėtė proces.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

DASH: Klinton nuk i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė rishikojė ligjin e dosjeve :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Feb 09, 2009 2:44 pm nga Iliriada Portal

Deklarata komprometon qėndrimin kundėr ligjit nga ambasadori Uidher
Qekurse figura e ambasadorit amerikan u kompromentua me ngjarjet e Gerdecit duket se qendrimi i Uidhers ndaj qeverise ka marre me teper permasat e nje beteje personale se sa ate te perfaqsimit te qendrimit zyrtar te SHBA.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Mon Feb 09, 2009 6:33 pm nga shqiptari

e lexoi ate letren ky qe ia ēonte limprehti nga varri?????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Mon Feb 09, 2009 7:39 pm nga lidabica

shqiptari shkruajti:e lexoi ate letren ky qe ia ēonte limprehti nga varri?????????
Very Happy Very Happy Very Happy ,i ziu ky... Very Happy Very Happy Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Mon Feb 09, 2009 10:44 pm nga emigranti

e i zi eshte i zi Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi