ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjurme te forta ne SHBA

Shko poshtė

22022009

Mesazh 

Gjurme te forta ne SHBA Empty Gjurme te forta ne SHBA




Ramadan Rexhmataj, nje jete e vene ne sherbim te zbulimit te asaj kohe apo nje ikje e ndergjegjshme me baze politike? Perdet e misterit fshehin largimin e tij! Histori Spiunazhi na zgjohen ne mendje, me publikimin e ketij rasti.

C'fare ka ndodhur? Skartiera e shahut te spiunazhit ndjell hamendesime te cfaredo soji. Nje ushtar fantazme, pret komanden e radhes se nje lojtari te sprovuar ne duele. Kush eshte Ramadan Rexhmataj dhe cila do te ishte rrjedha e jetes se tij e veshur me hijen e dyshimit?

Ramadan Rexhmataj i datelindjes 10 gusht 1934, i lindur ne Bicaj te Kukesit, humb kontaktet ne nentor 1960 nga Hajmale, Shkoder. Para se te humbiste lidhjet me familjen, Ramadani ka qene rreshter ne forcat e ndjekjes prane repartit 7543 ne Puke. Vitet 1960, vite te cilat preken pjesen me te madhe te shqiptareve, qe mundoheshin te plotesonin vetveten, ndonjehere duke i kaluar fare prane asaj qe u quajt "persekutimi". Por, dy ishin gjerat qe te prisnin ne ate kohe, nese kishe aftesi te caktuara: ose zhdukeshe me pretekste te kota, ose perdoreshe si "vegel" e dikujt tjeter. Zhdukja e ketij ushtari ngeli shume mister ne vitin 1960, derisa harresa ndali gjithcka. Asnje pergjigje nuk u dha mbi fatin e ketij djali nga institucionet perkatese. Por te cudit fakti qe familja e tij nuk u persekutua asnjehere.

Nga kerkimet qe ka bere stafi i emisionit "Njerez te Humbur", ka arritur te gjeje nje kartele personale te tij ku jepen te dhena per punen qe ka kryer, duke na demonstruar ne nje fare menyre dhe nje pjese te karakterit te tij. Duke shkeputur nje fragment nga pershkrimi i punes se tij, thuhej: "Eshte element i ri, me besnikeri te mire politike. Ndoshta ne jeten civile, ashtu sic e permend dhe Dega e Puneve te Brendshme, mund te kete qene capken, ndoshta ne moshe te vogel, por ne detyre nuk na influencon kjo gje. Ne detyre sic e dini influencon pergatitja, por eshte i ri dhe duhet ndihmuar. Jemi dakord te qendroje ne pune". Por konflikte fillojne me vone, dhe pikerisht me date 30 shtator 1959 pushohet nga puna me arsyetimin "Liruar si i pavlefshem per organin tone per disa abuzime qe ka bere". Lind pyetja, mbase vete shteti i atyre viteve mund ta kete nxjerre nje deklarate te tille, per arsye ende te panjohura apo mund ta kete ndihmuar per ta kaluar ne nje shtet tjeter? Informacionet qe kane ardhur ne drejtim te emisionit per Ramadan Rexhmataj vinin nga nje person i cili ishte arratisur se bashku me te, duke pohuar se kane qendruar ne nje kamp, por pa lene adrese se ku ndodhej.

Nje nder drejtimet qe mendohet te jete arratisur Ramadani eshte Italia, pasi familjareve u vjen nje leter e cuditshme, "Jam ne Itali, ika gabimisht".

shkruhej ne leter!". Kjo te ben te mendosh qe mbase eshte marre disi me pahir nga sigurimi i shtetit per t'u perdorur per misione te posacme. Gjate trajtimit ne "Njerez te humbur", dolen shenja jete nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, aty ku eshte menduar qe ne fillim se mund te jete hedhur per sherbim. Por, dyshimet nuk mungojne dhe imagjinata ka hapesire qe te zhvillohet, ne pritje te zbardhjes se rastit te Ramadan Rexhmataj.

Misteri i zhdukjes se dy djemve, ne brigjet e Sarandes

Dy te rinj, dy bashkudhetare te nje rruge pa kthim, Nexhip Stari dhe Valter Brinja, te cilet rezultojne te humbur per 18 vjet. Por kush jane Nexhip Stari dhe Valter Brinja? Perpara se jeta e tij te merrte tjeter drejtim, Nexhip Stari, 42 vjecari nga Durresi, ne fund te shtatorit te 1990 niset ne drejtim te Sarandes me qellimin per te kembyer valute, pasi kishte marre me vete te gjitha leket e grumbulluara. Qendrimi i tij para se te mberrinte ne Sarande ka qene ne Vlore ku ka qendruar dy dite e dy net. Por rrugetimi vazhdon, ai largohet nga Vlora per tu drejtuar serish ne Sarande, ku njihet me Bujar Zoton, person i cili kthehet ne deshmitarin kryesor te ngjarjes. Nexhipi njihet me Bujarin ne nje bilardo, pasi dhe punonte ne kete vend. Por, me ta bashkohet dhe Valter Brinja, bashkudhetari i Nexhipit ne deshiren e tyre per tu larguar nga Shqiperia e atyre viteve, e varfer dhe e izoluar. Se bashku me kete te fundit dhe me Bujar Zoton te tre djemte vendosin te arratisen jashte Shqiperise. 44 vjecari nga Saranda, Valter Brinja pak para se te ndodhte historia e zhdukjes se tij ai punonte tek ish-kampi i punetoreve ne Sarande. Te tre djemte, Nexhipi, Valteri dhe Bujari thurin planin qe te kalonin per ne Korfuz e me pas ne Greqi, duke perdorur dyshek noti. Mesnaten e dates 25 shtator 1990 ne afersi te ish-kampit te Punetoreve ne Sarande, Nexhip Stari e Valter Brinja jane futur ne det dhe kane filluar te notojne ne drejtim te Korfuzit. Te nesermen e arratisjes, babai i Valter Brinjes thirret ne polici dhe atje e pyesin: "Ku e ke djalin?". Nderkohe gjithe qyteti i Sarandes peshperiste ne ato dite se te djemte tashme mund te cilesoheshin te arratisur. Pak kohe me mbrapa babai i Nexhip Starit nga Durresi shkon per te kerkuar djalin e tij ne Sarande, por e vetmja pergjigje qe merr eshte "Djalin mos e kerko me!". Serish ne qytetin e Sarandes qarkullojne fjale per arratisjen e dy djemve, madje eshte pohuar se tek ish-Cirku i qytetit ishin gjetur disa rroba te gjakosura. Interesant eshte fakti se shtepia e Bujar Zotos eshte pikerisht afer ketij vendi ku jane gjetur rrobat e gjakosura, nje detaj me shume per te cilen shtrohen shume pikepyetje. Pas disa kohesh, policia hapi nje dosje kerkimi per dy djemte e zhdukur, megjithese nuk deri me sot, nuk eshte nxjerre asnje gje e re ne drite. Deshmitari kyc ne historine e zhdukjes se dy djemve, Bujar Zoto nuk pranon te flase me per historine dhe gjithmone largohet. Por me publikimin e ketij rasti ne emisionin "Njerez te Humbur" informacione te ndryshme pohojne se Bujar Zoto fshihet ne vende te ndryshme te Evropes me identitet te rreme, duke fshehur dhe te verteten e largimit per dy djemte.

Dy pista kane mbajtur gjalle kerkimet per Valter Brinjen dhe Nexhip Starit, ishulli i Korfuzit dhe nje telefonate misterioze nga Gjermania.

Gjate investigimit per historine e dy djemve eshte zbuluar edhe nje tjeter detaj interesant. Naten e ikjes, mendohet te kete qene prezent edhe nje person i katert, nje ish shok ushtrie i njerit prej djemve. Emri i tij mesohet se eshte Sherif Hoxha, me origjine nga Orikumi i Vlores. Me e cuditshmja eshte se gjithnje eshte tentuar qe emri i Bujar Zotos dhe Sherif Hoxhes te mbeten ne erresire. "Fatin e keq" qe te ishte deshmitar e kishte vetem Bujar Zoto i cili tregoi variantin e vetem sesi kishte ndodhur ngjarja. Por a preken endrren Valteri dhe Nexhipi? Sa veta ishin prezent ne bregun e detit ate nate? A u nisen te dy djemte, apo ndoshta ai qe nuk mundi kurre te arratisej ishte vetem Nexhip Stari? Misteri vazhdon akoma...

Nje enderr e mbetur peng, rrugeve te Selanikut

Gjon Toni i zhdukur ne rrethana misterioze ne Selanik me 30 qershor te 2008, do te humbiste lidhjet me bashkeshorten dhe me tre vajzat. Pikerisht per te rene ne gjurmet e fundit te tij, familjaret e Gjonit trokasin ne dyert e emisionit "Njerez te Humbur". I lindur me 24 qershor te vitit 1972 ne Rrenc te Shkodres, merr rrugen e kurbetit i detyruar nga skamja qe kishte pllakosur ne familjen e tij, si dhe per te realizuar endrren e tij, ndertimin e nje banese ku te jetonte se bashku me familjen. Largohet me shtator 2007 per ne Selanik te Greqise, punon te Jorgo Kullufisi ne Jonias. Gjoni bisedonte shpesh me te shoqen, 2-3 here ne dite dhe ne nje nga bisedat e zakonshme qe ai zhvillon me te, i thote se sapo te merrte pagesen nga pronari do te kthehej ne shtepi. Por ne fakt nuk ndodh keshtu, ai humbet ne menyre misterioze kontaktet me 30 qershor te 2008 ne Selanik.

Gjate trajtimit te rastit te Gjon Tonit ne studion e emisionit "Njerez te Humbur" naten e se premtes, erdhen informacionet e para per te. Pohime nga emigrantet shqiptare te vendosur ne Selanik te Greqise te cilet deklaronin se e kishin pare ne shtator te vitit 2008, rriten shpresat te familjaret e tij, se mbase shume shpejt ata mund te takohen serish me te dashurin e tyre.



Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: 355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com
Koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gjurme te forta ne SHBA :: Komentet

flutura

Mesazh Sun Feb 22, 2009 2:35 pm nga flutura

duhet ta dije ish sigurimi i shtetit ku ka perfunduar ky njeri......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi