ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shfuqizohet ligji "antimafie"

Shko poshtė

25022009

Mesazh 

Shfuqizohet ligji "antimafie" Empty Shfuqizohet ligji "antimafie"




Shfuqizohet ligji "antimafie"

Prokuroria reagon ashpėr: Skandal i madh! Nuk duhet tė hyjė nė fuqi

Sokol Ēobo

Njė vendim unifikues i Gjykatės sė Lartė, qė mban datėn 25 janar 2007, ka sjellė pėshtjellim nė drejtėsinė shqiptare. Sipas vendimit, kriminelėve dhe organizatave kriminale u sekuestrohet pasuria vetėm pasi ka filluar procedimi penal. Por, shpėtojnė organizatat kriminale qė janė nėn hetim. Kjo frazė interpretohet ndryshe nga gjykatėsit dhe ndryshe nga prokurorėt. Kėta tė fundit deklarojnė se Gjykata e Lartė ka pėrcaktuar me vendimin unifikues se personave nėn hetim nuk mund t‘i sekuestrohet pasuria. Pra vetėm nėse ka filluar procedimi penal. Ndryshe mendojnė gjyqtarėt, duke analizuar vendimin e Gjykatės sė Lartė. Sipas tyre, kjo frazė interpretohet se sekuestrimi i pasurisė fillon pasi tė jetė kryer identifikimi i personit konkret. Gjykatėsit deklarojnė njė shembull sipas tė cilit nuk mund tė sekuestrohet njė pallat pa identifikuar mė parė pronarin.


Vendimi

Nė fakt, vendimi i Gjykatės sė Lartė thotė se: "Kolegjet e Bashkuara vlerėsojnė se, masat parandaluese pasurore tė parashikuara nga ky ligj (ligji antimafie), nė parim, mund tė gjejnė zbatim pasi ka filluar njė procedim penal, ashtu edhe pas pėrfundimit tė tij. Zbatimi i tyre ėshtė i lidhur me ekzistencėn e tė dhėnave tė mjaftueshme, pra tė dyshimit tė arsyeshėm pėr kryerjen nga personi i dyshuar tė njėrės prej veprave penale tė treguara nė nenin 3 tė ligjit nr.9284, datė 30.09.2004, apo edhe me vėrtetimin e fajėsisė sė tij pėr kryerjen e kėtyre veprave penale". Pra, sipas gjykatės, kėto masa zbatohen ndaj pasurisė sė njė personi tė dyshuar, i cili, si rregull, i ėshtė nėnshtruar apo i nėnshtrohet hetimit a gjykimit pėr kryerjen e kėtyre veprave penale. Madje, nė kėto raste, kur ka tė dhėna tė bazuara pėr kryerjen e njė veprimtarie kriminale - tė veprave penale tė lartpėrmendura - masat parandaluese pasurore gjejnė zbatim jo vetėm ndaj personit tė dyshuar, por edhe ndaj familjarėve, tė afėrmve e personave tė tjerė tė tretė tė lidhur me tė, sipas kritereve dhe kushteve tė caktuara nė kėtė ligj tė posaēėm.

Nė fakt, dispozita e mėsipėrme e marrė nga vendimi unifikues i datės 25 shtator 2007, sipas prokurorisė shpėtojnė nga konfiskimi i pasurisė disa organizata kriminale. Prokuroria deklaron se vendimi ėshtė njė skandal nė drejtėsinė shqiptare, i cili ka shfuqizuar njė nga ligjet mė tė mira siē ėshtė ligji "antimafie" pėr shkatėrrimin e dhjetėra organizatave kriminale. Prokuroria deklaron se vendimi unifikues nuk duhet tė hyjė nė fuqi, pasi i jep tė drejtė shumė personave tė pėrfitojnė.


Person i dyshuar

Kolegjet e Bashkuara vijnė nė pėrfundimin se personi i dyshuar dhe personat e tjerė kanė barrėn e provės pėr tė justifikuar origjinėn e ligjshme tė pasurisė sė tyre, pėr tė provuar mungesėn e lidhjes sė pasurisė me cilėsimin si produkte tė veprave penale a investim tė tyre dhe, vetėm pėr "personat e tjerė" tė provojnė se, jo vetėm nga pikėpamja formale, por edhe nė fakt, nuk jemi pėrpara zotėrimit nė ēdo mėnyrė tė kėtyre pasurive prej personit tė dyshuar. "Por, pėr zbatimin e drejtė tė ligjit, mbėshtetur nė hetimet e kryera, edhe prokurori ka detyrime pėr tė parashtruar kėrkime tė motivuara dhe prova mbėshtetėse pėrpara gjykatės" thuhet nė vendim. Nga ana e saj, gjykata duhet tė sigurojė zhvillimin e njė procesi tė rregullt ligjor, tė kryejė njė hetim tė gjithanshėm dhe tė plotė, pėr dhėnien e njė vendimi tė mbėshtetur nė prova dhe nė ligj.



Sekuestro edhe kur personi

qė i zotėron ėshtė i pafajshėm

Nė zbatim tė normave materiale e procedurale penale, gjykata qė shqyrton njė ēėshtje penale, me dhėnien e vendimit tė dėnimit dhe, kur janė rrethanat, edhe nė rast tė njė vendimi pėr pushimin e ēėshtjes apo tė pafajėsisė, mund tė urdhėrojė konfiskimin e pasurive. Masa e konfiskimit jepet nėse vėrtetohet se ka njė lidhje shkakėsore, logjike e kronologjike, ndėrmjet pasurisė qė konfiskohet dhe veprės penale tė kryer.



Origjina e pasurisė

Pra, nė ndryshim nga procedimi penal, gjykimi parandalues mbėshtetet nė dyshime tė arsyeshme, prova tė mjaftueshme e prezumime, duke iu ngarkuar personit tė dyshuar dhe personave tė tjerė barra e provės pėr tė vėrtetuar ligjshmėrinė, pėr justifikimin e origjinės sė pasurisė.



Vlerėsimi i pasurisė

Nė interpretim dhe zbatim tė drejtė tė ligjit, nė rastin kur rezulton se personi i dyshuar zotėron njė numėr pasurish, masa preventive pasurore nuk vendoset vetvetiu mbi tė gjitha pasuritė e tij, por ēmohet e vendoset pėr secilėn prej tyre dhe vetėm pėr ato qė, nga hetimi dhe gjykimi, rezulton se nuk u justifikohet origjina, prejardhja e ligjshme.



Gjykata

Pėr gjykatėn nuk mund tė jetė i mjaftueshėm thjesht pėrfundimi se ekziston mospėrputhje ndėrmjet tė ardhurave tė personit tė dyshuar dhe pasurive tė fituara prej tij, pėr tė ēmuar se tė gjitha pasuritė duhet tė sekuestrohen dhe konfiskohen.


Gjyqtarėt

Kolegjet e Bashkuara arrijnė nė pėrfundimin unifikues se gjykimi i kėrkesave pėr vendosjen e masave parandaluese sipas ligjit nr.9284, datė 30.09.2004, realizohet nė Gjykatėn pėr Krimet e Rėnda nga gjyqtari i vetėm nė Shkallė tė Parė dhe trup gjykues tė pėrbėrė nga tre gjyqtarė nė Shkallė tė Dytė.


Jo gjykatė civile

Gjykata civile nuk mund tė ketė juridiksion dhe kompetencė pėr gjykimin e masave parandaluese sipas ligjit nr.9284, datė 30.09.2004. Ky ligj nuk ka pėr objekt ēėshtje tė sė drejtės civile, konflikte mbi marrėdhėniet pasurore e personale jopasurore mes subjekteve tė sė drejtės (civile), pra nuk trajton zgjidhjen e mosmarrėveshjeve civile, administrative, etj.


Autonomia

Kolegjet e Bashkuara arrijnė nė pėrfundimin se, procedimi parandalues ėshtė autonom nė raport me procedimin penal. Procedimi preventiv mund tė fillojė, vazhdojė e pėrfundojė, si gjatė ashtu edhe pas pėrfundimit tė njė procedimi penal.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29180
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi