ILIRIADA PORTAL

KQZ hap 458 vende tė reja pune pėr zgjedhjet, ja pozicionet ku mund tė aplikohet

Shko poshtė

26022009

Mesazh 

KQZ hap 458 vende tė reja pune pėr zgjedhjet, ja pozicionet ku mund tė aplikohet




BLEDAR HOTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap fronte pune pėr 458 punonjės me kontrata tė pėrkohshme pune, deri nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. Nė mbledhjen e sotme, shtatė anėtarėt e KQZ-sė do tė marrin vendim pėr shtimin e numrit tė punonjėsve pėr tė pėrballuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kontrata e punės sė pėrkohshme varion nga 15 ditė deri nė 6 muaj gjithsej, pėr kategoritė e ndryshme tė punonjėsve. Tė gjitha drejtoritė qė janė nė varėsi tė KQZ-sė kanė kėrkuar shtim tė numrit tė personelit, pėr tė pėrballuar fluksin e madh tė punės deri mė datėn 28 qershor. Shtatė anėtarėt e KQZ-sė do tė ketė si mbėshtetės njė ndihmės ligjor, pėr njė kontratė punėsimi pėr njė periudhė kohore 5 mujore. Nė relacionin e KQZ-sė theksohet se “struktura e pagave ėshtė bazuar nė Vendimin e KM-sė nr.1231, “Pėr pagat e punonjėsve mbėshtetės nė institucionet buxhetore dhe tė nėpunėsve nė disa institucione buxhetore”. Relacioni thekson se vendet e punės pėr pozicionin e punės ‘Ndihmės ligjor” pėr anėtarėt e KQZ-sė, ėshtė bazuar nė Vendimin e KM-sė nr. 1003, “Pėr disa ndryshime nė vendimin nr. 475, tė KM-sė, “Pėr miratimin e strukturat dhe nivelet e pagave tė nėpunėsve civil zėvendėsministrit dhe nėpunėsve tė Kabineteve nė Kryeministri, Aparatit tė ministrive tė Linjės, Administratės sė Presidentit, Kuvendit dhe KQZ’”. Nė Drejtorinė e Logjistikės, do tė ketė gjithsej 218 persona, ku 132 prej tyre do tė punėsohen pėr 15 ditė. Pjesa tjetėr e punonjėsve do tė punėsohen me njė afat nga pesė deri nė gjashtė muaj. Pas kėsaj, numrin mė tė madh tė punonjėsve do ta ketė Drejtoria e Teknologjisė dhe e Informacionit me mbi 150 punonjės. Pėr tė gjitha kategoritė e tjera, mėsohet se paga qė do tė pėrfitojnė ėshtė ajo e statusit b) kategoria e shtatė, duke pėrfituar nė rrogė maksimale deri nė 25 mijė lekė. Kjo “armatė” e re punonjėsish parashikohet tė punojė me orare tė gjata, madje njė pjesė e tyre do tė punojė me turne. Kėtu pėrfshihen edhe pastrueset, elektricistėt, punonjėsit me pirun shkarkues, magazinierė, postierė, monistė.
Kriteret e punėsimit
Tė gjitha drejtoritė kanė pėrcaktuar kriteret e punėsimit, sipas njė pėrcaktimi profesional dhe tė eksperiencės sė punės pėr kategoritė e ndryshme. Nė Drejtorinė e Financės kėrkohen dy ekonomistė, tė cilėt do tė merren me pagesat e anėtarėve tė KZAZ-ve, KQV-ve dhe tė GNV-ve. Kandidatėt sipas relacionit, duhet tė jenė “profesion ekonomist, financier; Tė ketė pėrgatitje tė mirė nė fushėn financiare dhe tė ketė eksperiencė pune”. Kriteret e tjera pėr detyra tė tjera tė specifikuara lidhen dhe me nivelin e arsimit, shkollimi nė shkollėn e lartė universitare, jurist apo financiar si pozicionet e specialistit tė prokurimeve, financierė dhe nė disa pozicione tė tjera. Tė gjitha kėrkesat do tė paraqiten pranė KQZ-sė, tė cilat do tė shqyrtohen nga ana e drejtorisė pėrkatėse. Kėto drejtori do tė realizojnė pėrzgjedhjen e punonjėsve mbi bazėn e eksperiencės qė kanė ndėr vite. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta shqyrtojė kėtė si njė akt tė tillė, duke vendosur dhe mbi numrin e nevojshėm tė punonjėsve tė cilėt do tė punojnė nė kohė tė pjesshme. Shtatė anėtarėt e KQZ-sė do tė vendosin pėr ndryshim ose jo tė numrit tė paraqitur prej 458 punonjėsish.


vendet e punes

Ndihmės Ligjor, sekretar pėr Anėtarėt e KQZ-sė 7 5 muaj
Specialist pėr marrėdhėniet e punės 1 3 muaj
Specialist jurist pėr prokurimet 2 4 muaj
Specialist Arkivi 2 4 muaj
Specialist Protokolli 6 4 muaj
Specialist pėr Sekretarinė Teknike 12 4 muaj
Specialist Shėrbimesh 7 5 muaj
Specialist Teknik Salle 2 4 muaj
Redaktor 2 4 muaj
Operator nė protokoll 4 8 muaj
Punėtor shumėfishimi 2 3 muaj
Punėtor magazine 5 4 muaj
Fonist 2 4 muaj
Elektricist 2 4 muaj
Postier 3 4 muaj
Shofer drejtues me mjetin vetėshkarkues-pirun 1 3 muaj
Punonjės sanitar 4 4 muaj
Specialist Jurist 4 4 muaj
Specialist Jurist 3 6 muaj
Specialist IT 3 5 muaj
Specialist pėr kontrollin
e tė dhėnave elektronike 2 2 muaj
Specialist ndihmės teknik pėr VNV-tė 100 20 ditė
Specialist pwr faqosje 3 2 muaj
Specialist per hartat 2 4 muaj
Operator pėr qendrėn e informimit 6 3 muaj
Operator pėr hedhjen e tė dhėnave 6 1 muaj
Operator pėr kontrollin e tabelave
tė rezultateve 3 15 ditė
Operator pėr hedhjen e tė dhėnave 15 1 muaj
Operatore pėr hartat 10 4 muaj
Specialist Inspektor 4 5 muaj
Specialist Trajnimesh 3 5 muaj
Operator 1 5 muaj
Specialist 1 5 muaj
Specialist pėrkthyes 2 5 muaj
Specialist Finance 2 4 muaj
Specialist 2 6 muaj
Specialist 14 5 muaj
Punėtor 70 5 muaj
Punėtor nė dispozicion 132 15 ditė
Specialist marr. Publikun 2 5 muaj
Specialist grafist 1 5 muaj
Specialist zyra e shtypit 1 5 muaj
Specialist zyra e shtypit 1 2 muaj

Gjithsej 458



Shtyhet vendimi pėr kutitė e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mori vendim nė mbledhjen e djeshme pėr tė miratuar modelin e kutive tė votimit, si dhe pėr mėnyrėn e vulave sigurese qė do tė pėrdoren nė tė ardhmen. Shkak pėr kėtė shtyrje ėshtė bėrė pėrfaqėsuesi i PS-sė nė KQZ, Genc Gjonēaj, i cili kėrkoi kohė pėr tė shqyrtuar projektvendimin e paraqitur nga ana e KQZ-sė. Nė kėtė rast parashikohet blerja e kodeve tė reja me elementė tė tjera sigurie nė sasinė 90 mijė copė. Ndėrsa mėsohet se kutitė e votimit do tė jenė tė njėjta si ato qė u pėrdorėn nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 dhe ato vendore tė vitit 2007. Vulat e sigurisė pritet tė prodhohen nga njė firmė kanadeze, ato janė prej ēeliku. Nė kėto zgjedhje do tė ketė vetėm njė kuti votimi.


Zyrat Rajonale me 24 punonjės

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet tė ndėrmarrė vendimin pėr ngritjen e 12 zyrave rajonale tė KZAZ-ve, me 12 inspektorė. Ndėrsa mėsohet se do tė ketė edhe 12 ndihmės inspektorė. Tė 24 punonjėsit do tė pėrzgjidhen me anėn e njė testimi qė do tė realizohet nga ana e KQZ-sė. Kriteret e pėrcaktuara nga ana e KQZ-sė pėr kėto poste janė “tė mos jenė kandidat nė listėn shumėemėrore tė partive politike apo i zgjedhur nė organet e qeverisjes vendore; tė mos jenė ushtarakė, punonjės tė policisė sė shtetit dhe Shėrbimin Informativ Shtetėror; tė jenė me vendbanim nė qytetin qendėr Qarku”. Punonjėsit e zyrave rajonale janė pėrfaqėsuesit zyrtar tė KQZ-sė nė 12 qarqet qė ka vendi.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 23628
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi