ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftėn kundėr krimit

Shko poshtė

28022009

Mesazh 

SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftėn kundėr krimit Empty SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftėn kundėr krimit




Departamenti Amerikan i Shtetit vlerėson nė raportin vjetor se policia shqiptare ka bėrė progres kundėr narkotikėve
SHBA: Qeveria shqiptare, prioritet madhor luftėn kundėr krimit Sh_b
Qeveria shqiptare po lufton nė mėnyrė mė agresive elementėt kriminalė. Kėshtu vlerėson Departamenti Amerikan i Shtetit nė raportin vjetor pėr trafikimin e narkotikėve. Duke iu referuar nismave tė qeverisė nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike, raporti vlerėson se nė vitin 2005 qeveria shqiptare ndaloi qarkullimin e tė gjitha llojeve tė skafeve dhe disa mjeteve tė tjera motorike ujore nė ujėrat territoriale tė vendit pėr njė periudhė 3-vjeēare, njė nismė qė siē vlerėson raporti ka reduktuar ndjeshėm trafikun e drogės veēanėrisht nė drejtim tė Italisė. Raporti vlerėson se, qeveria shqiptare ka bashkėpunuar me vendet fqinje dhe ka marrė pjesė nė iniciativat rajonale pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut, dhe ėshtė pjesėmarrėse nė Paktin e Stabilitetit dhe Iniciativėn Bashkėpunuese tė Evropės Juglindore. Raporti gjithashtu evidenton faktin, qė nė maj tė 2008 qeveria shqiptare miratoi njė ligj pėr parandalimin e pastrimit tė parave. "Policia shqiptare vazhdon tė bėjė progres nė luftėn kundėr narkotikėve nėpėrmjet rritjes sė pėrdorimit tė teknologjisė, pėrmirėsimit tė teknikave dhe rritjes sė kapacitetit tė pėrgjithshėm", thuhet nė raport. Sasia e drogave tė kapura nė Greqi dhe Itali, vijon mė tej dokumenti i Departamentit Amerikan tė Shtetit, shėnon njė rėnie tė ndjeshme tė drogave tė ardhura nga Shqipėria, gjė qė dėshmon suksesin e pėrpjekjeve tė Shqipėrisė.
Bashkėpunimi ndėrkombėtar pėsoi njė rritje tė ndjeshme
Raporti thekson se, autoritetet shqiptare organizuan aksione tė mėdha policore nė tė gjithė vendin pėr sekuestrimin e drogės nė Fier nė Tiranė nė Portin e Vlorės dhe tė Durrėsit. Gjithashtu sipas raportit, bashkėpunimi ndėrkombėtar pėsoi njė rritje tė ndjeshme, duke shėnuar mė shumė operacione tė pėrbashkėta me Policinė italiane, maqedonase, greke dhe turke. Sipas raportit, autoritetet shqiptare raportojnė se nga janari deri nė shtator tė 2008, Policia ka arrestuar 354 persona pėr trafik droge dhe 32 tė tjerė janė nė kėrkim. "Policia shqiptare sekuestroi 59 kg heroinė, 2092 kg marihuanė 1 kg kokainė gjatė kėsaj periudhe", thekson raporti, i cili shton mė tej se, Policia gjithashtu shkatėrroi 143.655 rrėnjė kanabis dhe 61 rrėnjė opium. Kjo, vijon mė tej raporti, koincidon me rėnien e sasisė sė drogės tė kapur nga autoritetet italiane, tė cilat pėr nėntė muajt e parė tė 2008 sekuestruan vetėm 10 kg heroinė dhe 4 kg marihuanė qė vinte nga Shqipėria.
Imuniteti i zyrtarėve tė lartė pengon hetimet e pėrgjithshme
Duke u ndalur nė luftėn kundėr korrupsionit, raporti vlerėson se si pjesė e angazhimit tė qeverisė shqiptare kundėr korrupsionit nė maj tė 2006 u ratifikua Konventa e Kombeve tė Bashkuara kundėr Korrupsionit. "Gjatė 2007 dhe gjashtė mujorin e parė tė 2008, Policia dhe drejtėsia ishin mė aktivė nė hetimin e zyrtarėve tė administratės pėr korrupsion. Numri i zyrtarėve publikė tė akuzuar pėr korrupsion u rrit me 27% nė 2007 krahasuar me vitin e mėparshėm. Nė 2007, u regjistruan 663 procedime pėr korrupsion kundėr 385 tė akuzuarve. Nė fund tė 2007, 172 ēėshtje u dėrguan nė gjykatė dhe 62 prej tyre u dėnuan", shkruan raporti. Sipas dokumentit rritja e rasteve kundėr korrupsionit dėshmon angazhimin e autoriteteve pėr luftėn ndaj korrupsionit. Megjithatė shprehet raporti, pavarėsisht se numri i ēėshtjeve pėr korrupsion ėshtė i lartė, Shqipėria vazhdon tė vuajė nga mungesa e pavarėsisė sė gjyqėsorit dhe shumica e ēėshtjeve mbeten pezull. "Fakti qė zyrtarėt e lartė gėzojnė imunitet, pengon hetimet e pėrgjithshme. Megjithatė, krijimi i Njėsisė pėr Luftėn Kundėr Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik ka pasur njė rol domethėnės nė luftėn kundėr korrupsionit nė Shqipėri", thuhet mė tej nė raport.
Shqipėria nuk renditet nė vendet prodhuese tė drogave
Mė tej, dokumenti vlerėson se Shqipėria nuk renditet nė vendet prodhuese tė drogave, pėrveē kanabisit, i cili sipas autoriteteve policore shqiptare po luftohet me vendosmėri. Gjithashtu raportoi thekson, se nuk ėshtė zbuluar asnjė laborator pėr pėrpunimin e drogės nė Shqipėri gjatė 2008, ndėrsa tregtimi i drogave sintetike ėshtė pothuajse inekzistent. Raporti thekson mė tej se, Njėsia e Pėrbashkėt pėr Luftėn Kundėr Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik e kryesuar nga kryeministri filloi funksionimin nė shtator tė 2007 dhe ka dėshmuar rezultate premtuese, duke hapur 222 ēėshtje nė vitin e parė tė saj tė funksionimit dhe dėrgoi pėr ndjekje penale dhe mė pas dėnim me burg zėvendėsministrin e Transporteve dhe Sekretarin e pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punės tė akuzuar pėr korrupsion. "Qeveria e Shqipėrisė e ka shpallur luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut, si njė nga prioritetet e saj kryesore", thekson raporti i DASH. Dokumenti nėnvizon se, policia po merr njė rol gjithnjė e nė rritje nė operacionin kundėr narkotikėve. Sipas raportit, dėshira e Shqipėrisė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO dhe BE e nxiti qeverinė shqiptare tė ndėrmarrė reforma, por natyra fraksionale e politikės shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltė i shoqėrisė civile nė Shqipėri e penguan kėtė progres. "Shtetet e Bashkuara sė bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerėt e tjerė ndėrkombėtarė, do tė vazhdojnė tė punojnė me qeverinė e Shqipėrisė nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike, pėrdorimin efektiv tė zbatimit tė ligjit dhe mbėshtetje pėr reformat ligjore", thuhet mė tej nė raportin vjetor tė Departamentit Amerikan tė Shtetit.
Bota Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi