ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ylli i Berishės

Shko poshtė

05032009

Mesazh 

Ylli i Berishės Empty Ylli i Berishės




Kryeministri Sali Berisha, shkarkoi mbrėmė nga detyra ministrin e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, vetėm 60 minuta pasi nė televizion u shfaq videoja skandaloze, ku ministri kėrkonte favore seksuale ndaj njė vajze - aplikante pėr njė vend pune nė ministrinė qė ai drejtonte prej mė se dy vitesh.

Vendimi i Berishės ishte i pritshėm, pasi skandali ėshtė i pamasė pėr njė zyrtar tė lartė shtetėror dhe kėtu nuk ka asnjė habi. E kundėrta do tė vinte nė dyshim serioz edhe atė pikė tė vetme, ku Kryeministri i qeverisė mė abuzuese me shqiptarėt, vijon ende tė mbėshtetet: besnikėrinė e bashkėshortit dhe shenjtėrinė e familjes.


Sepse kreu i qeverisė, nuk mund tė hidhte edhe kėtė hap tė gabuar, nė rrugėn ku vijon ta ēojė profilin e vet politik, partinė qė ai pėrfaqėson dhe fatet e vendit: humnerės.
Qė Ylli Pango ishte njėri prej yjeve pa shkėlqim, apo me shkėlqim tė rremė nė mesin e radhės sė qeveritarėve qė ishin marrė nga partitė e tjera pėr t'u veshur anėtarė tė Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, anėtarė tė KOP-it dhe mė pas ministra, kjo dukej sheshit.

Qė ai ishte njė "profesor" pėr femrat, qė kur bėnte detyrėn e dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Sociale, apo mė pas, si ministėr, kėtė e dinė mirė ato ish-studente tė tij, qė kanė mbushur Tiranėn me bėmat e tij, ndoshta edhe duke u kacavjerrė pas statusit tė tij si njė burrė i divorcuar prej kohėsh.

Qė Pango nuk ėshtė i vetmi Yll qeveritar qė kėrkon gjithfarėlloj favoresh, pėrfshirė edhe ato seksuale, nė kėmbim tė njė shėrbimi pune qė ofron punėsimi nė shtet, kjo dihet dhe nuk po na ndodh vetėm nė qeverinė e Berishės. Fatkeqėsisht, kėshtu kanė qenė historikisht yjet qė kanė ndritur nė pushtet, dhe qė pastaj janė shuar, pasi janė larguar me apo pa video skandali nga pushteti.

Ajo qė duhet tė shqetėsojė sot shqiptarėt, pas zvenitjes sė yllit Pango, njėrit prej atyre qė erdhėn nga KOP-i apo partitė aleate, ėshtė se ata nuk duhet tė ndjehen tė lehtėsuar, por po aq tė shqetėsuar sa njė vit mė parė.


Nuk ishte kjo lehtėsi 60-minutėshe, me tė cilėn Kryeministri Berisha shkarkoi mbrėmė ministrin e kapur me "mbėrthecka ndėr duar", ajo qė njė vit mė parė, (hiq 13 ditė), tė vendoste shkarkimin e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu.


Vetėm pas 72 orėve, zyrtari i lartė i dikasterit qė vrau 26 njerėz tė pafajshėm, sakatoi mbi 300 tė tjerė, shkatėrroi mijėra shtėpi e biznese dhe tronditi iluzionin pėr tė ardhmen, u detyrua tė japė dorėheqjen verbale, por jo atė morale dhe politike.


Sot, 10 ditė pa arritur pėrvjetori i parė i masakrės sė Gėrdecit, ylli i Mbrojtjes (jo Pinari), ėshtė me po atė shkėlqim qė kishte kur bėnte pazaret e miliardave me fatet e jetėve njerėzore, pak javė mė parė shėtiste edhe Berishėn korridoreve tė Washingtonit, duke u fokusuar mes senatorėve dhe zyrtarėve tė lartė tė kryeqytetit politik tė botės.

Nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ėshtė betuar se do tė shkojė nė koalicion me PD-nė e Berishės dhe nuk ia ndjen as pėr akuzat dhe as pėr hetimet e mbyllura tė Prokurorisė, sepse ai ėshtė ylli qė ende i duhet Berishės dhe pėr ta mbrojtur atė, nuk pyetet as pėr familjet e shuara dhe as pėr ato tė sakatuara nė Gėrdec.

Nuk ishte kjo lehtėsi dhe as ka pėr tė qenė sa tė jetė Berisha nė pushtet, pėr tė lėnė tė lirė para drejtėsisė yllin qė po ndėrton rrugėn mė tė shtrenjtė nė vendin mė tė varfėr tė Europės.

U deshėn shumė muaj dhe shumė presione qė ish-ministri Lulzim Basha tė mbetej pa imunitet nga votat e deputetėve tė Berishės qė janė shumica, janė dashur dhjetėra fletėthirrje dhe apelime prokurorėsh qė ish-ministri tė denjonte tė paraqitej nė Prokurori.

Ėshtė ky ylli i Berishės qė shėtit korridoreve tė kancelarive tė huaja pėr tė bėrė diplomacinė e Shqipėrisė lypsare, ndėrsa mbi shpatulla i rėndon akuza e zhdukjes tė, mė sė paku, 230 milionė eurove, ėshtė ky qė kėrkon liberalizimin e vizave, hyrjen nė NATO dhe me ēdo kusht aplikimin e vendit pėr anėtar tė BE-sė, para zgjedhjeve tė 28 qershorit, si njė karamele europiane pėr votuesit shqiptarė.

Kėta dy yje do tė ndrisin nė qeverinė politike apo ekzekutive tė Berishės, jo se nuk kėrkuan shėrbime seksuale nė kėmbim tė vendeve tė punės, apo lehtėsirave pėr tė fituar padrejtėsisht nė shtet.

Ylli qė u shua dje, pėr fatin e vet tė keq, e bėri kėtė gabim, por zvenitja e tij erdhi se ai nuk ishte pjesė e "universit kryeministor", familjes-shtet qė drejton kėtė vend. Yjet qė ende nuk janė shuar janė pjesė e kėtij dhe ata do tė zveniten vetėm kur tė shuhet ylli i Berishės, sepse ai i mban nė jetė.
Shekulli
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ylli i Berishės :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Thu Mar 05, 2009 12:28 pm nga bulqizaku

illi i berishs turpi i berishs

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Mar 05, 2009 1:28 pm nga lidabica

Po kjo gazeta "shekulli",nuk po them qe eshte e majte dhe ēdo Pune te mire,qe ka bere berisha me qeverine e tij te djathte ka per borxh ta nxije e ta beje sketerre,pasi kete e dime te gjithe.Por me ēudit fakti qe pse nuk na thote njeēike per Sabit Brokajn doktorin qe e kapen neper tavolinat e zyres kur ishte ne qeverine e majte ne pushtet.Ku eshte ai qefliu i jargavitur qe i lengezoheshin syte kur shikonte femrat ne dikasterin e tij?
Mua me neveriti ky Ylli Pango dhe mire ju be se i dime bemat e tij qe kur ishte dekan...por keto medija te majta ...bobobobo se ē'jane ....
Dhe s'ka qene vetem Ky doktor Sabiti por edhe te tjere qe s'dua tani t'i permend ketu qe ja kalojne edhe ketij perversi,Ylli pango.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Mar 05, 2009 1:31 pm nga lidabica

Dhe sa per ata fatmira dhe Lulzima te mos jete kaq shtatanike,kjo gazeta e Koēos,"SHEKULLI",por te kete nderin dhe miresine te prese vendimet e DREJTESISE shqiptare dhe pastaj te prononcohen,se na jane bere edhe gazetaret si hetuesa apo gjykates.LIgji duhet te flase me tere forcen e tij per te gjithe njesoj dhe pastaj dil ti e na fol si gazete e majte apo e djathte qofsh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Mar 05, 2009 2:15 pm nga shqiptari

kjo eshte gazete e majte dhe natyrshem qe do te flase me kete gjuh gjithsesi gjithkush e di se per Mediun mban pergjegjesi morale partia e tij dhe se ai eshte ne hetim, kurse per Bashen drejtesia e tha fjalen e vet(filmi mbaroi)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Mar 05, 2009 2:22 pm nga neni 55

per Mediun mban pergjegjesi morale partia e tij dhe se ai eshte ne hetim, kurse per Bashen drejtesia e tha fjalen e vet(filmi mbaroi)
fiks fare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Thu Mar 05, 2009 3:41 pm nga interesanti

po yjet e PS mos jan me te mir????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Thu Mar 05, 2009 4:33 pm nga blu

po per edvinin e kocos a ka gje te shekulli ?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Mar 06, 2009 12:40 am nga ilda

titull godites ... me ven mduket ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Sat Mar 07, 2009 11:53 pm nga lidabica

Koco eshte njesoj si edvini

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi