ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gaxhai, zbardhen vrasjet dhe pėrplasjet me Zani Ēaushin nė ‘97

Shko poshtė

10032009

Mesazh 

Gaxhai, zbardhen vrasjet dhe pėrplasjet me Zani Ēaushin nė ‘97 Empty Gaxhai, zbardhen vrasjet dhe pėrplasjet me Zani Ēaushin nė ‘97




Armand Bajrami
Pesė vrasje, dy grabitje tė dhunshme me armė dhe njė sėrė veprimesh tė tjera kriminale nė formėn e njė grupi tė mirėorganizuar e me plane tė qarta, iu faturuan dje bandės sė drejtuar nga Gazmend Brraka. Mė poshtė gazeta “Panorama” boton pretencėn e Prokurorisė nė formėn e paraqitur dje nė gjyq ku theksohet se shumica e krimeve, madje fillesa e tyre erdhėn si pasojė e rivalitetit dhe pėrplasjeve mes bandės sė drejtuar nga “Gaxhai” dhe grupit tė personave nė krye tė tė cilit qėndronte Zani Ēaushi. Pretenca
I pandehuri Gazmir Brakaj sė bashku me njė grup shokėsh, nga qyteti i Vlorės, por dhe nga qytete tė tjera, ndėr ta edhe disa persona tashmė tė vrarė, krijuan bandėn qė mė pas do tė njihej si banda e Gaxhajit (pseudonimi i tė pandehurit Gazmir Brakaj). Tė pandehurit pasi krijuan dhe morėn pjesė nė kėtė bandė e deri nė shpėrndarjen e saj, aktivitetin kryesor kriminal e kanė kryer nė Cerkovinė e nė zonat aty pranė. Aktiviteti i tė pandehurve qė bashkėpunonin nė kuadrin e njė bande tė armatosur filloi tė bėhej mė i konsoliduar e mė i planifikuar pas konfliktit qė banda e Gaxhait pati me bandėn e Zanit (Myrteza Caushi). Tė pandehurit nė kuadrin e bandės sė armatosur, pėrveē qėndrueshmėrisė nė bashkėpunimin pėr kryerjen e veprave penale, kishin dhe njė organizim tė planifikuar mirė. Kėshtu ata jetonin nė atė periudhė sė bashku nė fshatin Cerkovinė. Gjatė ditės lėviznin tė organizuar mirė me njė grup makinash, frekuentonin gjithnjė tė njėjtin lokal nė atė fshat. Gaxhai gjithnjė lėvizte me persona tė armatosur qė e ruanin. Edhe mjetet me tė cilat ata lėviznin nė shumicėn e veprave penale qė ata kanė kryer ishin tė njėjta, duke treguar njė qėndrueshmėri nė aktivitetin e tyre. Duke qenė nė konflikt tė hapur me bandat e tjera qė vepronin nė atė kohė nė Vlorė, anėtarėt e bandės sė Gaxhait detyroheshin tė kishin njė organizim tė planifikuar mirė pėr tė ruajtur influencėn nė zonat ku vepronin. Banda e Gaxhait shkoi e organizuar mirė nė Komisariatin e Policisė Vlorė, pėr tė marrė blindat dhe pėr t’u mbrojtur nga banda rivale, duke treguar qėndrueshmėri, organizim dhe mjaft rrezikshmėri pėr rendin kushtetues nė veprimet e tyre kriminale. Po t’i referohemi tė gjitha vrasjeve dhe veprave tė tjera penale tė kryera nga tė pandehurit nė kuadrin e aktivitetit tė tyre kriminal si bandė e armatosur, rezulton se pothuajse tė gjitha kėto krime janė kryer nė funksion tė konfliktit qė ata kishin me bandėn e Zanit, kryesisht pas vrasjes sė Bernard Duckės, i njohur me pseudonimin “Kuqo” qė ishte bashkėpunėtor i Gazmir Brakės. Tė gjithė tė pandehurit kishin nofka apo pseudonime dhe kjo indice u bė prezente para jush tė nderuar z. Gjyqtarė nga dėshmitė e dhėna ku tė gjithė shtetasit qė dėshmuan pėrmendnin emrat e tė pandehurve tė shoqėruar me nofkat, me tė cilat ata thirreshin e njiheshin. Gjatė kėtij gjykimi, ne arritėm tė sjellim para gjykatės dhe njė tablo tė rėndėsisė dhe pozicionit tė gjithėsejcilit tė pandehur nė kėtė bandė tė armatosur. Siē edhe del nga ky gjykim, krijuesi dhe personi qė organizonte gjithēka nė kėtė bandė ishte i pandehuri Gazmir Brakaj. Nė tė njėjtin rol rezulton tė kėtė qenė pozicionuar dhe shtetasi Alfred Nebiu (Kakami). Ndėrsa tė pandehurit Edmond Leskaj, Armando Suljemani, Sokol Sinomati dhe Gazmend Nebiu kanė qenė pjesėmarrės nė kėtė organizatė kriminale.
Vrasja e Sadik Kurtit
Mė 24 prill 1997 ėshtė vrarė shtetasi Sadik Kurti. Nga provat e paraqitura rezulton se nė datė 24.04.1997, rreth orės 21:40, disa persona tė armatosur kanė shkuar nė banesėn e viktimės, ku kanė kėrkuar tė takohen me Mond Fshatarin (Edmond Leska). Pasi nuk e kanė gjetur nė banesė, ata kanė marrė me forcė viktimėn Sadikun dhe vajzėn e tij M.Kurtin, e cila ka qenė mė parė e martuar me tė pandehurin Edmond Leska. Pasi kanė shkuar nė afėrsi tė pallatit ku banonte Edmondi, personat e armatosur e kanė lėnė tė lirė vajzėn dhe ajo rrugės duke shkuar pėr nė banesėn e saj ka dėgjuar tė shtėna armėsh. Mė pas ajo sė bashku me D. Leskėn kanė dalė pėr tė kėrkuar Sadikun, tė cilin e kanė gjetur tė vrarė me dy plagė arme zjarri te cepi i pallatit pranė banesės sė tij. M. Leskaj (Kurti), e bija e viktimės e cila ka qenė sė bashku me tė atin kur e morėn nga banesa pėr ta vrarė, shpjegon se nga personat e armatosur ka mundur tė njohė Gaxhain, pasi e kishte parė nė njė lokal nė Radhimė kur ishte sė bashku me Mondin, dhe ia kishte prezantuar i pandehuri Edmond.
Nė deklarimin e saj tė datės 03.11.1997, ajo ka pohuar se “Kam qenė e martuar me Edmond Leskaj. Me datėn 24.04.1997 rreth orės 09:40 vijnė e trokasin te dera, hap derėn mamaja ime dhe u futėn brenda dy persona, njė person i gjatė me armė zjarri qė nuk e kisha parė ndonjėherė dhe njė person tjetėr me trup mesatar, dhe ky i armatosur, me flokė tė kuqe me njė mjekėr normale, i veshur me rroba si ushtarake nga ato me lara, u futėn brenda pyetėn pėr Edmond Leskajn, ne u thamė qė nuk ėshtė kėtu, ata thanė qė do tė vish me ne ti dhe babai yt. Ne nga frika e armėve u detyruam tė iknim pas tyre. Nė kohėn qė vajtėm te pallati, pashė shumė njerėz tė armatosur dhe unė i them babait qė ky ėshtė kurth, nė kėtė kohė unė i ika atij personit qė mė mbante dhe futem te pallati jonė. Nė kohėn qė unė ika me vrap, njėri deshi tė mė qėllonte me armė por e kapėn, unė u futa te shtėpia e Dhimitėr Qirjakos, por ata erdhėn dhe mė morėn pėrsėri e mė shpunė prapė poshtė. Nė kohėn qė unė dola nga shtėpia e Dhimitrit vjen Drita Leskaj dhe u thotė qė ēkini me vajzėn. Nė kėtė kohė babai i thotė Dritės qė erdhėn pėr Mondin. Drita thotė qė Mondin e kam nė shtėpi, ne na morėn, vazhduan rrugėn nė drejtim tė rrugės kryesore tė qytetit, kur dolėm te cepi i pallatit tė Edmond Leskaj, unė pashė njė ‘benz 240’ D me ngjyrė tė bardhė, nė tė cilin kishte persona tė armatosur. Nė kohėn qė ishim te rruga qė tė ēon te Gjallica, ai qė mbante babin, mjekroshi, i thotė atij qė mė mbante mua shtyje pėrpara atė dhe foli fort qė tė ikė nė shtėpi i tha babit. Mua mė ēuan te cepi i pallatit nga ana perėndimore e pallatit nė formė L, pas pesė minutash qė po rrija aty dėgjova njė tė shtėnė arme, mbas tė shtimės sė armės u ndez makina qė ishte te pallati i Mondit dhe erdhi nė drejtimin tim, makina ngeci para meje rreth 30 metra, e morėn makinėn e erdhėn atje ku rrija unė, nė makinė ishin rreth 5 persona, njėri ishte tek unė e dy ishin nė kėmbė. Mua mė thanė qė ik nė shtėpi se babi ėshtė mirė. Unė erdha nė shtėpi ku gjeta mamin, dola te dritarja dhe i fola Dritės nėse ishte babi aty dhe ajo me tha jo, ndėrkohė del dhe Mondi dhe i them, hajde tė kėrkojmė babin, dolėm tė dy sė bashku me mamin dhe kur vajtėm te pallati 591 pamė tė shtrirė babin, i cili ishte vrarė me armė zjarri, e morėm e dėrguam nė shtėpi ku pamė se e kishte marrė njė plumb nė ballė e njė nė nofull. Dua tė theksoj qė personi me mjekėr qė erdhi nė shtėpi e kam parė 20 ditė mė parė se tė vritej babi, nė buzė tė detit afėr Radhimės nė njė lokal, i cili u pėrshėndet me Mondin, kur ka ardh Mondi nė shtėpi dhe e kam pyetur se kush ėshtė Gaxhai dhe ai mu pėrgjigj se Gaxhai ėshtė ai personi qė kam pėrshėndetur unė kur ishim bashkė nė Radhimė nė lokal, ky personi qė unė pashė nė Radhimė erdhi te shtėpia e jonė…”. Konflikti midis Bandės sė Gaxhait dhe asaj tė Zanit ka arritur tė pėrkeqėsohet nga fundi i muajit prill 1997 dhe kulmin e ka arritur kur nga ana e Bandės sė Zanit u vra dhe mė pas u dogj Bernard Ducka (Kuqo) i njohur si pjesėtar i grupimit ku bėnin pjesė tė pandehurit qė po gjykohen.
Vrasja e Avdyl Bajramit
Mė 9 maj 1997 banda e Gaxhait ka rrėmbyer Bejo Bajramin, vėllain e Avdyl Bajramit, qė njihej si pėrkrahės i bandės rivale tė Zanit. Rrėmbimi ėshtė bėrė pėr hakmarrje ndaj vrasjes sė Bernard Duckės. Nė fillim nė spitalin civil tė Vlorės ėshtė marrė peng vėllai tjetėr i Avdylit, Mithati i cili ėshtė mbajtur peng deri nė orėn 01 tė dt 10.05.1997. Mė pas ėshtė lėnė i lirė ai dhe ėshtė marrė peng Bejo Bajrami. Avdyl Bajrami pasi ka mėsuar pėr marrjen peng tė vėllait ka shkuar te rrethi i skelės Vlorė, pėr tė liruar vėllain e tij. Gaxhai me bashkėpunėtorėt e tij morėn peng Avdylin nė datė 10.05.1997 dhe e ēuan te vendi i quajtur Kaminat e gėlqeres nė Fshatin Kaninė, rreth 2 km larg qytetit tė Vlorės. Aty Avdyl Bajrami ėshtė vrarė dhe djegur, pasi i kishin lidhur duar e kėmbė me tela. Vrasja ka ndodhur pasi Pėllumbi kishte qenė anėtar i Bandės sė Zanit dhe Gaxhai dyshonte se dhe ai kishte marrė pjesė nė vrasjen dhe djegien e “Kuqos”.
P.Bajrami nė datėn 20.04.2004 ka shpjeguar se: “…nuk mė kujtohet data por ka qenė muaji mars 1997, pas shpėrthimit tė depove tė armėve, unė kam marrė pjesė nė bandėn e Myrteza Caushit, i njohur me emrin “Zani”. Nuk mė kujtohet saktė, por duhet tė ketė qenė nga data 08-09.03.1997 rreth orės 13.30, kur unė jam nisur nga shtėpia me automjetin tim tip benz 240, me ngjyrė tė bardhė e kam shkuar tek dajua im Petrit Kaci, nė lagjen e “ujit tė ftohtė”, nė vendin e quajtur gabinat e plazhit tė ujit tė ftohtė, ku u takova me shtetasin Afrim Rama i njohur me emrin “Luciano”, ndėrsa 50 metra mė tej ishte duke qėndruar Myrteza Caushi me Arben Latifin dhe shumė persona tė tjerė, tė cilėt ishin tė armatosur. Nė kėtė kohė nė xhaden kryesore nė drejtim tė ujit tė ftohtė, kaloi Leonardi, mbiemrin e tė cilit nuk e di, i njohur me emrin “Kuqo” me njė automjet tip “Golf” me ngjyrė tė kuqe, i cili pasi mė pėrshėndeti mua dhe “Lucianon” vazhdoi rrugėn. Pasi bėri rreth 50 metra rrugė i dolėn pėrpara Myrteza Caushi bashkė me Arben Latifin, tė cilėt qėlluan me breshėri automatiku nė drejtim tė Leonardit “Kuqos”, i cili mbeti i vrarė nė vend. Mė pas pashė qė shpėrtheu makina dhe mori flakė. Pas kėsaj unė i thashė Lucianos se ēfarė pati Zani ai mė tha ska ē’tė duhet ty dhe mori makinėn e iku tek ata, ndėrsa unė shkova te shtėpia e dajos tim e qėndrova deri tė nesėrmen. Rreth orės 11.00 kur shkova nė shtėpi, nėna mė thotė se Avdyli nuk ka ardhur nė shtėpi, pasi ka ikur njė ditė mė pėrpara pėr tė shkuar tek dajua nė ujin e ftohtė, pasi u interesova mėsova nga njerėz tė ndryshėm se Avdylin e kishte vrarė banda e Gazmend Brakes (Gaxhai). Unė sė bashku me nėnėn time, vjehrrin e Avdylit jemi vėnė nė kėrkim tė vėllait tonė, pasi kishim dėgjuar se vėllain e kishte transportuar nė bagazh tė makinės Gazmend Braka, duke kėrkuar nė tė gjitha vendet ku vepronte banda e “Gaxhait”. Pasi kemi kėrkuar nė disa vende, nėna e ka njohur trupin e Avdylit nė spitalin e Vlorės, tė cilin e dėrguam nė banesė pas dy orėsh me ambulancė. Kur kemi sjellė trupin e Avdylit nė shtėpi, nė oborr ka ardhur Zani me njė grup dhe ai mė ka kėrkuar qė tė shkonim pėr tė marrė hakun e Avdylit, por nuk i pranova dhe ata u larguan. Pas kėtij momenti jemi larguar pėr nė Tiranė …. Pas njė viti takova Gaxhain nė sallėn e gjyqit nė Tiranė, i cili sa mė pa mė tha qė vrasjen e vėllait tėnd e ka bėrė Rrahim Mici, tė cilin po dola nga burgu do ta vras, pasi ai ėshtė shkaktari qė na ngatėrroi me ju. Pjesėtarė tė bandės sė Gaxhait kanė qenė Kreshnik Abili, Krenar Grabova, Edmond Leskaj, Ilir Kokosi, Armando Sulejmani e Sokol Sinomati, Elton Tato, tė cilėt kanė marrė pjesė nė vrasjen e vėllait tonė Avdyl. Theksoj se kur takova Gazmend Brakėn nė Gjykatėn e Tiranės mė tha se vėllain ta kam vrarė unė, por mė detyroi Rahim Mici. Pra vėllain tim e ka vrarė Gazmend Braka, i detyruar nga Rahim Mici, dhe kjo ėshtė arsyeja qė Rahim Mici ėshtė penduar mė pas dhe e merr pėrsipėr kėtė vrasje se gjoja e ka kryer ai…”. Nga kėto shpjegime duket qartė konflikti i hapur mes Bandės sė Zanit dhe asaj tė Gaxhait, por ritheksohet dhe mėnyra e ashpėr e ē’njerėzore e veprimeve tė kryera prej tė pandehurve gjatė organizimit tė tyre nė kėto grupime kriminale.
Vrasja e Viron Rrapajt
Mė 11 maj 1997 tė pandehurit nė mėnyrė tė organizuar kanė shkuar nė Komisariatin e Policisė Vlorė, pėr tė marrė njė mjet tė blinduar dhe para se tė largoheshin kanė vrarė oficerin e Policisė shtetasin Viron Rrapaj. Lidhur me kėtė ngjarje, gjatė kėtij hetimi gjyqėsor arritėm tė provojmė se: Policia kishte tė dhėna se bandat qė vepronin nė qytet do tė sulmonin Komisariatin, pėr tė marrė prej aty mjetet e blinduara. Nė fillim rreth orės 11:00 tė datės 11.05.1997, nė Komisariat kanė shkuar tre-katėr persona tė armatosur dhe kanė hyrė nė fillim tek oficeri i rojės. Aty njėri prej tyre ėshtė prezantuar si “Gaxhai” dhe ka kėrkuar qė tė merrte kontakt me drejtuesit e policisė dhe ka kėrkuar tė merrte blindat pėr t’u mbrojtur nga Zani. Pas disa minutash, para Komisariatit tė Policisė erdhėn mjaft makina dhe prej tyre zbritėn rreth 30-40 persona tė armatosur, tė cilėt u futėn nė oborrin e Komisariatit. Pjesėtarėt e organizatės kriminale kontaktuan me Oficerin e Policisė Haxhi Demiri, i cili u shpjegoi se nuk mund tė merrnin mjetet e policisė. Pasi u sqaruan, personat e armatosur u tėrhoqėn nga Komisariati. Duke dalė nga oborri i Komisariatit, Alfred Nebiu (Kakami), ka parė policin Viron Rrapaj nė derėn e brendshme tė Komisariatit dhe ka qėlluar nė drejtim tė tij duke e vrarė. Pėrveē Alfredit, deklaruesi Ilirjan Beqiri por dhe persona tė tjerė qė kanė qenė aty tė pranishėm kanė mundur tė njohin nga anėtarėt e bandės, tė pandehurin Gazmir Braka (Gaxhain), Sokol Sinomatin dhe Armando Sulejmanin, i cili kur u zhvillua ngjarja ka pasur njė debat me policin Andrea Kanani (vdekur) pėr t’i marrė antiplumbin.
Vrasja e Dhimitraq Mishkės
Mė 13 qershor 1997 nė fshatin Armen, Vlorė, Robert Boraku i ka dalė pėrpara automjetit ku po udhėtonin Ligor Koreta, Dhame Koreta, Dhimitraq Mishka, Panajot Qirjo dhe Tako Mishka tė cilėt janė plagosur. Ai ka hapur zjarr duke tentuar tė vriste kėta persona. Nga shkėmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe vetė Robert Boraku. Lidhur me kėtė konflikt pas disa ditėsh nė datė 19.06.1997 Robert e Niko Boraku tė dy tė vrarė, sė bashku me tė pandehurin Gazmend Brakaj kanė vrarė dhe mė pas djegur shtetasin Dhimitraq Mishka, kufoma e tė cilit u gjend nė vendin e quajtur Shamogjin. Gjatė kėtij hetimi gjyqėsor ėshtė provuar se po atė ditė banda e Gaxhait ka shkuar dhe e ka marrė viktimėn nė fshatin Mėkat tek klubi i vėllait tė tij Andrea Mishka. Mė pas e kanė ēuar nė Cerkovinė nė qendėr tė fshatit ku dhe e kanė torturuar, mė pas e kanė ekzekutuar nė bazėn eksperimentale nė Shamogjin dhe mė pas e kanė djegur kufomėn. Lidhur me kėtė krim janė pyetur disa persona tė cilėt konfirmuan dhe para gjykatės konfliktin mes viktimės dhe anėtarėve tė bandės sė Gaxhait, si dhe deklarojnė se anėtarėt e bandės kanė vrarė shtetasin e mėsipėrm.
vijon me poshte
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gaxhai, zbardhen vrasjet dhe pėrplasjet me Zani Ēaushin nė ‘97 :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Mar 10, 2009 1:28 pm nga ILIRI

Vrasja e Zini Harunit
Mė 19 qershor 1997 nė vendin e quajtur Shamogjin, pranė njė karburanti, anėtarėt e bandės kanė rrėmbyer dy shtetasit Zini Haruni dhe Ardian Tase, tė cilėt ishin duke udhėtuar nga Fieri pėr nė Vlorė. Ata i kanė marrė tė dy me njė fugon tė bardhė dhe pasi kanė lėshuar Ardianin kanė marrė Ziniun e kanė ēuar nė Cerkovinė dhe mė pas e kanė vrarė nė datė 20.06.1997 te punishtja e mermerit pranė kėtij fshati. Pėrpara kėsaj gjykate, nė lidhje me kėtė ngjarje ka dėshmuar shtetasi Ardian Tase, i cili ka qenė i pranishėm kur kanė marrė viktimėn anėtarėt e bandės sė Gaxhait. Ardian Tase nė seancėn e datės 04.04.2006 ka deklaruar se: “…Ka qenė verė e vitit 1997 kur unė sė bashku me Zini Harunin e Ilir Sakon jemi nisur nga Fieri pėr nė Vlorė pėr tė marrė vėllain e Ilirit i cili ishte plagosur, gjatė rrugės te karburanti ullishtja nė Cerkovinė na ndaluan ishin 10-15 veta, njohėn Ziniun i thirrėn hajde Zini, shoferin e lanė tė iktė ndėrsa ne tė dy, mua e Ziniun na morėn e na futėn nė fugon i cili ishte i bardhė. Mė pyetėn nga je, unė u thashė jam nga Fieri, ata thanė lėreni se nuk kemi punė me tė. Mua mė lanė dhe Ziniun e mbajtėn. Kur na morėn nė fillim na rrahėn pastaj na futėn nė fugon, personat nė fugon ishin me maska, kur na futėn nė fugon ata thanė se Ziniun do ta vrasim tė parin”. Ndėrsa nė deklarimet e dhėna pėrpara oficerit tė policisė gjyqėsore gjyqėsore, me datėn 21.01.2004 ka pohuar se “Pasi na hipėn nė fugon ata personat filluan t’i thoshin Ziniut ‘o Zini do japėsh llogari pėr ato qė ke bėrė…’. Kam dėgjuar qė Ziniu u ėshtė pėrgjigjur duke thėnė ‘o Gaxha unė nuk kam bėrė gjė…’. G.Begaj para gjykatės ka shpjeguar: “…Ngjarja ka ndodhur nė vitin 1997 kur kanė qenė bandat, kam qenė nė shtėpi i kam dėgjuar muhabet qė ėshtė vrarė njėri te mermeri. Gaxhain e kam parė vetėm njė herė nė kėtė ditė ishte me shokėt e tij….Pengu ėshtė vrarė te mermeri, marrjen peng e dėgjova nga njerėzit e fshatit. Dėgjova se Gaxhai kishte kapur njė peng dhe kishte ardhur nė fshat me makinė, Gaxhain aty e kam parė pėr herė tė parė…kam qenė duke lozur bilardo, pengun nuk e pashė direkt, pashė Gaxhain qė zbriti nga njė makinė benz i bardhė i mbyllur bashkė me disa shokė tė tij…. Kam qenė larg makinės rreth 20 metra. Ishin tė armatosur me automatik, nuk dėgjova biseda, pasi zbritėn nga makina shkuan tek lokali i Ilmi Demajt, ndenjėn aty rreth 10 minuta dhe ikėn me makinė, pasi i ndoqi fshati sepse kishin kapur ne peng, sepse nuk e dinin ēdo bėnin me pengun. Ikėn me tė njėjtėn makinė qė erdhėn dhe u kthyen pėrsėri pas 30 minutash me tė njėjtėn makinė dhe ndaluan pėrsėri tek i njėjti lokal. Dėgjova qė kishin vrarė pengun. Gjatė kohės qė u larguan ata dėgjuam njė breshėri armėsh. Drejtimi i breshėrisė vinte nga mermeri. Kryeplaku i fshatit qė e kam kushėri ishte prezent kur erdhėn herėn e pare. Bujari(kryeplaku) u ka thėnė atyre tė mos vinin aty, kur ndodhėn kėto kam qenė me vėllain. Karakteristikat e Gaxhait nuk i kam fiksuar. Gaxhai ka pasur xhaxhain nė fshatin tonė Guri Braka. Zini Harunin nuk e kam njohur. Gazmend Brakėn njėherė e kam parė. Banda e Gaxhait e Gaxhai nuk ka pasur ndonjė konflikt me fisin tonė …”
Si konkluzion tė atyre ēfarė shpjeguam mė lart nė lidhje me kėtė episod ne arritėm tė provojmė se Gazmir Braka sė bashku me pjesėtarėt e tjerė tė organizatės sė tij kriminale pėr rivalitet me grupin e Zanit e pėr hakmarrje ndaj kėtij grupi ka marrė e mė pas ka vrarė shtetasin Zini Haruni.
Vrasja e Robert Myftarit
Mė 8 gusht 1997 nė vendin e quajtur Skelė pranė lokalit “Miami” Vlorė, i pandehuri Sokol Sinomati, ka qėlluar me armė zjarri shtetasin Robert Myftari, i cili ishte duke udhėtuar me makinė me gruan e tij Amarilda Halili. Rreth orės 20:30, makinėn me tė cilėn po udhėtonin viktima dhe bashkėshortja e tij, e ndaluan disa persona. Pasi e ndaluan, ajo, pra Amarilda dėgjoi qė njėri prej personave tė armatosur po thoshte qė qenka Berti i Shaveres, ata tė Ēoles lagje nė Vlorė ku kishte qendrėn Banda e Zanit. Nė spital burri para se tė vdiste i kishte thėnė “personit qė qėlloi se ishte Sokol Buzderri i Bandės sė Gaxhait. Nė lidhje me kėtė episod, bashkėshortja e viktimės, shtetasja A. Halili, menjėherė pas vdekjes sė bashkėshortit tė saj (Robert Myftari vdiq nė spital nė datė 18.08.1997) ka bėrė kallėzim nė Policinė e Vlorės, ku dhe ka shpjeguar ngjarjen dhe autorėt e saj.
Grabitjet me armė
Pjesėtarėt e bandės sė Gaxhait kanė vjedhur me dhunė shtetasin Ardian Skėnderi. Duke iu referuar deklarimeve tė kėtij shtetasi, dhėnė nė gjykatė provohet se: “Nė qershor tė vitit 1997 kam qenė me grupin e gatshėm tė Drejtorisė sė Policisė Vlorė, me banim kam qenė nė Vlorė pastaj nė fshatin Kashisht Levan Fier, data nuk mė kujtohet por ka qenė fillim i qershorit tė vitit 1997, kam qenė udhėtar nė njė fugon nė tė cilin ndodheshin dhe tre veta tė tjerė dy gra e njė burrė, ku po udhėtoja nga Vlora pėr nė Fier, pa arritur nė fshatin Shamogjin pranė Institutit na kanė dalė pėrpara tre persona tė armatosur me maska, u afrua njėri mė kėrkoi armėn por nuk e kisha me vehte, njėri nga ata tha na falni shef por situatėn e kemi ne nėn kontroll, me vehte kisha 168000 lekė tė rrogės, tė cilat mi mori personi qė komunikoi me mua ndėrsa dy tė tjerėt ishin nė distancė me automatik nė dorė, njėkohėsisht dhe dy personave tė tjerė qė ishin nė fugon u kanė marrė nga 5000 e 6000 lekė secilit, personat kishin njė trup normal…. gjatė bisedės njėri nga prapa mė ka qėlluar me qytėn e armės nė nofull ku pėsova hemoragji…”. Pėrpara policisė gjyqėsore ai ka pohuar se “Njė nga personat armatosur mė vendosi armėn nė ballė ndėrsa tjetri mė mori lekėt qė i kisha nė xhep….nė atė zonė vepronte ose e kontrollonte vetėm banda kriminale e Gazmend Brakes “Gaxhait”. Gjatė momentit tė vjedhjes kam fiksuar njė nga tre personat qė i dolėn pėrpara fugonit, i cili ishte njė trup shkurtėr dhe nė fytyrė kishte disa pika tė kuqe, pasi maskėn e kishte pak tė hapur nė fytyrė…”
Nė fund tė muajit prill tė vitit 1997, pranė Bashkisė Vlorė disa persona tė armatosur i kanė marrė me forcė Benzin me trg. Vl 8503A shtetasit Artur Pashai. Ai ka arritur qė tė njohė nga personat e armatosur tė pandehurin Edmond Leskaj. Nė lidhje me kėtė vjedhje me armė qė ėshtė kryer nga hetimi gjyqėsor ka rezultuar se ky mjet ėshtė marrė nėn kėrcėnimin e armėve nga ana e tė pandehurve Edmond Leskaj, Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani, Mjeti nė momentin qė ėshtė marrė nga tre tė pandehurit ka qenė duke u drejtuar nga shtetasi Enver Gjoni edhe ky punonjės i firmės rentierė VEFA si dhe pronari i mjetit shtetasi Artur Pashaj. Nė fakt nė lidhje me kėtė vjedhje i pandehuri Edmond Leskaj ka dhėnė shpjegime tė hollėsishme mbi mėnyrėn e vjedhjes dhe bashkėpunėtorėt e tij nė kėtė vjedhje. Ėshtė provuar se nėn dhunėn e armėve por pa i pėrdorur ato, tė pandehurit nė kuadrin e veprimtarisė sė tyre kriminale kanė kryer tre vjedhje me dhune. Kanė vjedhur me dhunė njė sasi tė hollash shtetasit Ardian Skėnderi, kanė vjedhur gjithashtu dhe automjetet e shtetasve Vladimir Mema dhe Artur Pashaj pėrkatėsisht njė veturė tip “Rover” dhe njė veturė tip Benz.


Mė 11 maj 1997 tė pandehurit nė mėnyrė tė organizuar kanė shkuar nė Komisariatin e Policisė Vlorė, pėr tė marrė njė mjet tė blinduar dhe para se tė largoheshin kanė vrarė oficerin e Policisė shtetasin Viron Rrapaj. Lidhur me kėtė ngjarje, gjatė kėtij hetimi gjyqėsor arritėm tė provojmė se...


Krimet e Rėnda: Pesė burgime tė pėrjetshme pėr bandėn e “Gaxhait”

TIRANE – Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kėrkoi dje burgim tė pėrjetshėm pėr Gazmir Brakėn, i njohur si “Gaxhai”. Nė pretencėn e Prokurorisė, dėnime me burgim tė pėrjetshėm u kėrkuan edhe pėr katėr persona tė akuzuar si anėtarė tė bandės sė drejtuar prej “Gaxhait”. Nė seancėn e djeshme nė ngarkim tė Gazmir Brakės, Armando Sulejmanit, Sokol Sinematit, Edmond Leskajt dhe Gazmend Nebiut, Prokurori i Krimeve tė Rėnda, Eugen Beēi, paraqiti para gjykatės konkluzionet pėrfundimtare. Duke i akuzuar tė pandehurit pėr gjashtė vrasje nė vitin 1997, mes tė cilave edhe eliminimin e njė punonjėsi tė policisė, si edhe pėr disa grabitje me dhunė, prokuroria kėrkoi pėr tė pesė tė pandehurit deklarimin fajtor dhe dėnimin e tyre mė burgim tė pėrjetshėm. “Siē edhe del nga ky gjykim, krijuesi dhe personi qė organizonte gjithēka nė kėtė bandė ishte i pandehuri Gazmir Brakaj. Nė tė njėjtin rol rezulton tė kėtė qenė pozicionuar dhe shtetasi Alfred Nebiu (Kakami). Ndėrsa tė pandehurit Edmond Leskaj, Armando Suljemani, Sokol Sinomati dhe Gazmend Nebiu kanė qenė pjesėmarrės nė kėtė organizatė kriminale”, thuhet nė konkluzionet e prokurorisė. Sipas pėrfaqėsuesit tė akuzės, “baza” e bandės ishte fshati Cerkovinė i Vlorės, ndėrsa veprat kriminale janė kryer nė zona tė tjera. Kėrkesėn pėr dėnime tė ashpra prokurori e argumentoi se veprimtaria e kėsaj bande “njė nga format mė tė ashpra tė shfaqjes sė kriminalitetit nė shoqėrinė tonė”. Pesė tė pandehurit e kėsaj ēėshtjeje akuzohen pėr vrasjet me paramendim tė shtetasve Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zihni Haruni, Robert Myftari, vrasjes pėr shkak tė cilėsive tė veēanta tė punonjėsit tė policisė Viron Rrapaj dhe vjedhjes me dhunė nė dėm tė shtetasve Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj. Fillesat e “bandės sė Gaxhait” kanė qenė menjėherė pas trazirave tė vitit 1997, ndėrsa nė vijim tė veprimtarisė sė tij ky grupim u armiqėsua me bandat e tjera qė vepronin nė Vlorė nė atė kohė. Aktualisht Gazmend Braka ėshtė duke vuajtur njė dėnim me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa Armando Sulejmani po vuan njė dėnim prej 20 vjetėsh burg, i dhėnė nė vitin 2003 nga Apeli i Vlorės. ar.ba
Panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Tue Mar 10, 2009 10:55 pm nga nardlushnja

Po po po po po
shume emra te degjuar keta,bile kete kakamin degjova qe e kapen ketu ne greqi dhe policia greke deklaroiu qe ishte kriminel qe ne paraqitje te jashtme.

meritojne vdekje dhe jo burgim te perjetshem sepse buka qe do te hane atje brenda do te jete nga taksat e popullit shqiptar.
Vdekje ,vdekje qe te qajne edhe nenat e tyre ashtu sic qane edhe nenat e viktimave (ndoshta edhe jo te pafajshem)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Mar 10, 2009 11:03 pm nga emigranti

amen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi