ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha vizitė nė Elbasan pėr "Ditėn e Verės"

Shko poshtė

14032009

Mesazh 

Berisha vizitė nė Elbasan pėr "Ditėn e Verės" Empty Berisha vizitė nė Elbasan pėr "Ditėn e Verės"




Berisha vizitė nė Elbasan pėr "Ditėn e Verės" 61379ELBASAN

Kryeministri Berisha vizitoi sot qytetin e Elbasanit, me rastin e Ditėn e Verės, festė tradicionale kombėtare e simbolizmit tė ardhjes sė pranverės. Fillimisht, Kryeministri vizitoi panairin e Ditės sė Verės, njė aktivitet i pėrvitshėm nė kėtė ditė, duke u ndalur nė tė gjitha stendat ku kompani dhe firma tė ndryshme nga Qarku i Elbasanit kanė ekspozuar produktet e tyre. Nė stendėn e Qarkut tė Elbasanit, Kryeministri Berisha u njoh nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve z. Ardian Turku me planit urbanistik tė kėtij qyteti. Mė pas, Kryeministri Berisha bėri njė shėtitje nė shėtitoren kryesore tė qytetit, ku u takua me qytetarė tė shumtė dhe i uroi atyre Ditėn e Verės, njė festė tradicionale qė qyteti i Elbasanit ia ka dhuruar tashmė gjithė Shqipėrisė. Nė kėtė vizitė, Kryeministri shoqėrohej dhe nga ministri i Jashtėm z. Lulzim Basha, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve z. Ardian Turku, drejtues tė pushtetit vendor, etj.

Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh

“Sė pari dėshiroj tė pėrshėndes tė gjithė biznesmenėt e qytetit tė Elbasanit, por edhe tė rretheve dhe qarqeve tė tjera qė sot ekspozojnė prodhimet e tyre nė kėtė panair, i cili gjithnjė e mė shumė po bėhet panair i njė rėndėsie kombėtare. Pėrshėndes tė gjithė qytetarėt e Elbasanit dhe i uroj atyre gėzuar Ditėn e Verės. Siguroj biznesmenėt e Elbasanit dhe mbarė Shqipėrisė, se qeveria do tė mbėshtesė fuqishėm pėrpjekjet e tyre pėr suksesin e bizneseve tė tyre, se qeveria do tė vazhdojė krijimin e lehtėsirave tė tjera pėr biznesin dhe se do marrė ēdo masė nė mėnyrė qė kriza e rėndė ekonomike botėrore tė ketė pasojė sa mė tė vogla nė ekonominė shqiptare.

Zoti ministėr dhe kryetar i Qarkut,

Dėshiroj t’ju pėrgėzoj pėr punėn e shkėlqyer qė keni bėrė nė hartimin e planit urbanistik pėr zhvillimin e Qarkut tuaj, dėshmi kjo e pėrkushtimit, e konceptit tė drejtė, e vendosmėrisė pėr tė zhvilluar dhe shfrytėzuar tė gjithė burimet e mundshme tė kėtij qarku tė pasur pėr zhvillimin e tij. Qeveria ėshtė dhe do tė mbetet e pėrqendruar nė Elbasan. Qeveria ka punuar dhe do tė punojė pėr parkun industrial tė qytetit. Ne inaugurojmė sot impiantin e pastrimit tė ajrit nė furrnaltėn e shkritores, njė kusht i domosdoshėm pėr ndėrtimin e parkut dhe njė kusht i domosdoshėm pėr pastėrtinė e kėtij qyteti shumė tė rėndėsishėm pėr vendin. Ju paraqisni kėtu njė plan zhvillimi pėr kodrėn e Krastės. Unė dua t’ju garantoj se kjo qeveri do t’ju mbėshtesė dhe do tė fillojė menjėherė ndėrtimin nė rrugėn, e cila duhet tė jetė njė shėtitore e bukur, me ndriēim dhe me tė gjitha aspektet e njė shėtitoreje moderne pėr tė gjithė qytetarėt e Elbasanit.

Ne do tė planifikojmė dhe njė herė ndėrtimin e kampusit tė Universitetit qė ju keni pėrzgjedhur. Qeveria do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet qė brenda kėtij viti tė pėrcaktojė rrugėn tjetėr tė lidhjes sė Elbasanit dhe Tiranėn. Janė disa projekte dhe kompani private qė kanė dėshmuar interes pėr ndėrtimin e kėsaj rruge dhe ne i mbėshtesim kėto projekte. Dua t’i jap fjalėn qytetarėve tė Elbasanit se rruga do tė ndėrtohet mė fonde private apo tė buxhetit. Rruga do tė ndėrtohet dhe Elbasanit do tė ketė rrugėn tjetėr, tė sheshtė dhe fushore, me tė cilėn do tė komunikojė me Tiranėn. Kjo rrugė ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, jo vetėm pėr Elbasanin, por shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė Shqipėrinė juglindore, pėr Korēėn, Pogradecin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, etj. Pra, ky vit do tė jetė njė vit shumė i rėndėsishėm pėr kėtė qytet, vit nė tė cilin nis zbatimi i projekteve tė mėdha pėr qytetin. Njė vit nė tė cilin projektet do tė nisin tė shndėrrohen nė realitet.

Zoti ministėr dhe kryetar i Qarkut,

Studimet urbanistike janė njė kusht vendimtar si pėr zhvillimin e qendrave urbanistike, ashtu dhe pėr luftėn pa kompromis kundėr korrupsionit. Ata qė bllokojnė studimet urbanistike, ata vetėm dėshmojnė se territorin e qytetit tė tyre, siē ėshtė rasti i Tiranės, e duan pėr ta mjelė dhe pėr vjelė. Ndaj, dua t’u bėj thirrje sot pėr ditė feste kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, si dhe tė kryetarėve tė gjitha qyteteve tė mėdha, por nė mėnyrė tė veēantė atij tė Tiranės sepse ai pėrfunduar dhe e ka ndryrė nė sirtar, tė dorėzojė planin urbanistik sepse nuk ėshtė pronė as e EDIL-it dhe as e Edvinit, por ėshtė pronė dhe pasuri e qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė.Ėshtė njė herė, gėzuar kėtė ditė tė bardhė, siē ėshtė vetė Elbasani, dhe kėtė festė qė Elbasani, duhet ta pranojmė, ua dhuroji tė gjithė Shqiptarėve”.

55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha vizitė nė Elbasan pėr "Ditėn e Verės" :: Komentet

emigranti

Mesazh Sat Mar 14, 2009 2:11 pm nga emigranti

Shqiptar kudo qe jeni; Gezuar diten e veres! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi