ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Ekstremistet, percarje myslimaneve"

Shko poshtė

18032009

Mesazh 

"Ekstremistet, percarje myslimaneve" Empty "Ekstremistet, percarje myslimaneve"




"Ekstremistet, percarje myslimaneve" 20090317185750_artikullKryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca ka leshuar dje alarmin se disa ekstremiste, kane ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, me qellim per te percare Komunitetin Mysliman Shqiptar, (KMSH). Duke perdorur shprehjen: "Keta qe kane ardhur nga jashte jane me te ashprit, sepse te fusin shpaten", kreu i KMSH-se ka lene te kuptohet se gjithcka behet jo pa qellim, por pikerisht per te sjelle nje percarje mes myslimaneve. Madje Muca, ka shkuar deri atje sa ka deklaruar se ky sulm, ne dukje behet kunder tij, porse objekti i sulmit eshte pikerisht institucioni qe ai drejton.

Rreziku

Situata parazgjedhore per zgjedhjen e kreut te Komunitetit Mysliman Shqiptar, duket mjaft e acaruar. Keshtu, per here te pare kreu aktual i ketij komuniteti, Haxhi Selim Muca, ka pranuar se ne vend ka grupe te ardhura nga jashte, qe kerkojne te percajne myslimanet shqiptare. "Se fundmi kane ardhur disa njerez nga Kosova dhe Maqedonia dhe thone se do te shtrojme Shqiperine. Nga kush do ta shtrojne Shqiperine tone te lire?", shtroi pyetjen Muca. Ai vijoi me tej se keta kundershtare qe kane ardhur nga jashte, jane me te ashprit dhe "te fusin shpaten", c'ka nenkupton pikerisht percarjen. "Eshte sulm qe behet kunder meje ne fasade, por ne fakt eshte nje sulm qe behet kunder Komunitetit Mysliman", ka reaguar dje kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca.

Zgjedhjet

Pas padise qe eshte bere ne gjykate ndaj tij, kryetari Muca eshte pergjigjur edhe per akuzat ne lidhje me manipulimin e zgjedhjeve te 21 marsit, nga ku do te dalin dhe organet e reja drejtuese te ketij institucioni. "Lajmerimin ne ua bejme myftinjve ne te gjithe Republiken, ne perputhje te plote me statutin. Une kam te drejten ligjore te shpall kandidaturen time, dyert jane te hapura edhe per kandidatet e tjere", sqaroi dje Muca. Disa nder punet me te rendesishme, gjate drejtimit te tij kane te bejne me pronat e Komunitetit, te cilat tashme jane ne proces. Ndersa data e mbajtjes se zgjedhjeve, aq shume e kundershtuar nga Xhamite nuk eshte ndryshuar, vazhdon te jete 21 mars. Nderkaq, nje mbledhje urgjente e Kryesise se Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, vendosi dje qe te kete dhe kandidature tjeter pervec kreut aktual te ketij komuniteti Selim Muces, ndersa data e zgjedhjeve do te vazhdoj te jete po ajo e vendosur me pare 21 mars. Nderkohe nje tjeter mbledhje eshte lene per sot. Kjo eshte vendosur pas debateve te shumta mes ketij komuniteti. Keshtu, gjate mbledhjes se perbashket te kryesive te Keshillit te Pergjithshem dhe kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise, u diskutua rreth procedures ne lidhje me zgjedhjet per kryetar te KMSH-se, ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem diten e shtune, dt. 21.03.2009. Pervec propozimeve te kryesise eshte lene e hapur dhe priten propozimet per kandidatura te tjera, ne baze te pikes 1 te nenit 27 te statutit nga nje grup prej jo me pak se 20 anetaresh te Keshillit te Pergjithshem.

Rusheku: Kriteret per t'u shpallur kandidat

Ndersa nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rusheku shpjegon se ka nisur nje debat mbi respektimin e dates se zgjedhjeve, por cdo pretendim lidhur me te dhe kandidaturat, do te shqyrtohen ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman. Gjithashtu ne kete mbledhje do te percaktohen modalitetet dhe propozimet e mberritura. Rusheku shpjegon se ka dy menyra zgjedhjesh per kandidatin. "Eshte kompetence e kryesise, qe te paraqese propozimet mbi kandidaturat. Kriteret jane, mosha mbi 40 vjec, duhet te kete pervoje ne drejtim, mbi 10 vjet aktivitet ne Komunitetin Mysliman, te kete arsim te larte teologjik dhe diplome universitare. Ndersa sipas menyres se dyte, zgjedhja e kandidaturave eshte e drejta e 20 anetareve, te cilet firmosin per kete kandidature. Sipas Rushekut, pervec kandidaturave, dites se zgjedhjeve, do te shqyrtohen dhe ankesat, raportet dhe problemi i shitjes se pronave te Komunitetit Mysliman.

Mblidhet Keshilli: Nuk kemi kryer shkelje

Pas debateve mbi procedurat e zgjedhjeve te 21 marsit, dje u zhvillua nje mbledhje e perbashket e kryesive te Keshillit te Pergjithshem dhe kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Gjate mbledhjes, te dyja kryesite, unanimisht arriten ne perfundimin se procedurat per propozimin e kryetarit te KMSH-se jane kryer dhe zbatuar ne baze te statutit te KMSH-se. Keshtu, Keshillit te Pergjithshem deri diten e mbledhjes do t'i paraqiten nga kryesia e KMSH-se, jo me pak se dy kandidatura per kryetar. Pervec propozimeve te kryesise eshte lene e hapur dhe priten propozimet per kandidatura te tjera ne baze te pikes 1 te nenit 27 te statutit, nga nje grup prej jo me pak se 20 anetaresh te Keshillit te Pergjithshem. "Sqarojme gjithashtu se njoftimi per mbledhje 10 dite para e jo 15 dite para dates se mbledhjes, ka qene per shkaqe objektive, per arsye se, te tre titullaret me te larte te KMSH-se, kane qene me sherbim jashte shtetit dhe menjehere me t'u kthyer kane shpallur daten e zgjedhjeve", thuhet ne njoftimin e mbledhjes se kryesive myslimane.

Imami Teqja: Muca po na percan

Sipas Imamit te Xhamise se Xhures ne Tirane, Gazmend Teqja, jane anetaret dhe keshillat e xhamive, Myftinive te cilat mblidhen dhe caktojne daten e zgjedhjeve. "Sipas nenit 21 te statusit, kryesia e Keshillit te Pergjithshem dhe kryesia e KMSH mblidhen dhe caktojne daten. Data e zgjedhjeve duhet te jete 15 dite pas kryerjes se mbledhjes dhe shpalljes se zgjedhjeve", shpjegon Teqja. "Nuk e kuptojme perse zgjedhjet behen ne kete menyre, te fshehta dhe duke shkelur statusin. Kryetari i KMSH, Selim Muca sjell percarje mes vet myslimaneve, kur ne duhet te jemi ne harmoni jo vetem me njeri-tjetrin, por dhe me fete e tjera", thote ai.

Avokati Shehu: E verteta e padise ne gjykate

Disa anetare te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, dorezuan dje ne gjykate, padine civile kunder KMSH, duke u kerkuar togave te zeza te shpallin te pavlefshme mbledhjen e myftinjve ne Kavaje, nga e cila do te dale edhe kryetari i ardhshem. "I jemi drejtuar gjykates per zgjidhjen e ketij konflikti. Kerkojme prej saj qe te pezulloje procedurat dhe te vendose anulimin e zgjedhjes se kryetarit te komunitetit", u shpreh avokati, Isuf Shehu. Avokati konsideron edhe shkelje te tjera, sic eshte mungesa e kandidateve, pervec kryetarit aktual, Selim Muca.
L.Ndoka, D.Xhoga
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Ekstremistet, percarje myslimaneve" :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Mar 18, 2009 6:48 pm nga Iliriada Portal

absurditete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi