ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Unė, majori qė u dėnova se do sillja nėndetėset serbe nga Drini i Zi

Shko poshtė

18032009

Mesazh 

Unė, majori qė u dėnova se do sillja nėndetėset serbe nga Drini i Zi Empty Unė, majori qė u dėnova se do sillja nėndetėset serbe nga Drini i Zi




AFRIM IMAJ

“Nėndetėset do tė vinin nga Jugosllavia. Do tė lundronin fshehtas nė Drinin e Zi dhe do zbarkonin nė Vaun e Dejės. Aty do vėrshonte armata serbe. Nė fillim mbi Shkodėr e Dibėr, pastaj nė Tiranė. Do sulmohej Komitetit Qendror dhe…”I njohur nga njė rreth i ngushtė njerėzish, rrėfimi i ēuditshėm me profilin e njė anekdote, i konsumuar si dėshmi nė njė proces tė vitit '71, rreket tė zbulojė planin e njė kryengritje tė armatosur tė mbetur nė tentativė. Bajram Bitri, burri nga Kastrioti, dėshmitari special nė gjyqin e majorit dhe shkrimtarit Bajram Kovaēi kėmbėnguli deri nė fund se i pandehuri e kishte njohur nga afėr me planin e sulmit tė ushtrisė jugosllave, qė do tė mėsynte pėr tė rrėzuar me forcėn e armėve regjimin e Enver Hoxhės. Mandej, denoncuesi misterioz, me njė qetėsi tė shtirur shtjelloi mėnyrėn dhe mjetet me tė cilat do tė realizohej goditja katastrofike. Kryefjala e dėshmisė sė tij fund e krye i referohej zbarkimit tė nėndetėseve jugosllave nga lumi nė Veri tė vendit(!) I kryqėzuari pėr sipėrmarrjen e tmerrshme bėri tė pamundurėn pėr ta kundėrshtuar, por ishte e kotė. Askush nuk ia vuri veshin fjalėve tė tij. As atėherė kur argumentoi me qetėsi se ishte marrėzi tė besoje lundrimin e mjeteve detare luftarake nga Drini i Zi. As mė pak e as mė shumė e gjithė kjo "lojė" Bajram Kovaēit do t'i kushtonte 25 vite burg.
Ka pak muaj qė ka ndėrruar jetė dėshmitari kyē i akuzės absurde. Jetojnė gjyqtarėt dhe hetuesit e procesit tė bujshėm, tė cilėt refuzojnė prerazi t'i kthehen kėsaj historie. Fatmirėsisht jeton viktima e kryqėzatės sė ēmendur. Trokitėm kėto ditė nė portėn e strehės sė tij diku nė periferi tė "21 Dhjetorit" dhe folėm shtruar pėr pėrjetimet e atyre ditėve...
Zoti Bajram! Nė rastin e dėnimit tuaj bėhet fjalė pėr njė kryengritje tė armatosur pėr tė cilėn ėshtė folur fare pak nė kohėn e diktaturės. Me se ka tė bėjė heshtja ndaj saj, ndėrkohė qė nė atė periudhė trumbetohej me tė madhe qoftė edhe njė goditje e rėndomtė e Sigurimit tė Shtetit?
Akuza ka qenė vėrtetė e rėndė. Unė njė major i ushtrisė shqiptare, sipas denoncimit qė kishte pėrpunuar Sigurimi i Shtetit, kisha vendosur lidhje me zbulimin jugosllav dhe do tė realizoja njė mėsymje tė ushtrisė serbe nė fillim nga veriu i Shqipėrisė pėr tė goditur nė finale Tiranėn dhe Komitetin Qendror. Me kėtė akuzė u degdisa nė ferrin e Burrelit pėr 25 vite. Aty, i izoluar tėrėsisht nuk kisha si ta mėsoja se ē'flitej jashtė. Kur dola nė fillimin e viteve '90 jam befasuar qė njė pjesė e madhe e tė njohurve nuk e dinin pse mė kishin dėnuar...
A keni menduar ndonjėherė ēfarė e ka detyruar politikėn e asaj periudhe ta kalojė nė heshtje dėnimin tuaj?
E kam vrarė mendjen gjatė dhe tė them tė drejtėn akoma nuk kam ndonjė gjykim pėrfundimtar. Herė-herė mendoj se kjo ndoshta ka tė bėjė me absurdin e argumenteve mbi tė cilat ishte ndėrtuar akuza. Pėrndryshe, me mėnyrėn vulgare sipas tė cilės unė do tė sillja armatėn jugosllave pėr tė mėsyrė nė Shqipėri. Me sa duket skenari i ngritur pėr tė vėnė para drejtėsisė duzinėn e armiqve tė radhės, "mori ujė" qė gjatė procesit dhe gjėrat u mbyllėn me kyējen tonė nė shtatė penxheret e Burrelit. "Anija" e propagandės kėtė radhė nuk mund tė dilte nė breg, por gjysmėn e punės kapitenėt e saj e kishin bėrė…
Ēfarė keni parasysh kur thoni qė Sigurimi kishte ngritur njė skenar tė pabesueshėm pėr mėnyrėn si do ta sillnit armatėn jugosllave nė Shqipėri?
Akuza, qė nė krye tė herės shfaqej e pabesueshme. Goditi ca mė vonė diktatura gjeneralėt e lartė tė ushtrisė pėr puē e grusht shtetit, po nga mėnyra si u manipulua edhe mund tė besohej. Se ka ndodhur gjetkė qė pėrmbysje tė tilla ushtarake kjo kategori ka mundėsi t'i bėjė. Nė rastin tim, kjo ishte e pamundur pėr t'u realizuar dhe qesharake pėr t'u besuar...
Megjithatė njė major mund tė bėhet pjesė e njė grushti shteti, apo bashkėpunėtor i njė zbulimi tė huaj…
Patjetėr qė njė major, madje edhe njė kapter mund tė bėhet pjesė e njė organizimi ushtarak pėr pėrmbysjen e sistemit me dhunė. Nė rastin tim fjala nuk ishte pėr njė pjesėmarrje tė zakonshme nė njė sipėrmarrje antikushtetuese. Nė gjyqin qė u mbyll pasditen e 27 nėntor 1971 nė kinemanė e Peshkopisė mė akuzuan si figurėn kryesore tė njė kryengritjeje tė armatosur qė kishte mbetur nė tentativė. Ishte njė skenar i ccuditshwm. Legjenda e tij bėnte me dije se Bajram Kovaēi delte ilegalisht nė Jugosllavi, merrte kontakt me zbulues serb dhe tė arratisur shqiptarė dhe bashkėrisht hartonin plane pėr njė kryengritje tė armatosur nė rrethin e Dibrės.
Gjithsesi, deri kėtu akuza mbetet nė njė kontekst tė pėrgjithshėm…
Nuk e linte kush akuzėn nė planin e pėrgjithshėm. Gjėrat pėrpunoheshin me detaje. Denoncimi ndaj meje nuk mbetej nė hipotezėn e njė pėrpjekje jashtė kufirit shtetėror pėr njė kryengritje nė Dibėr. Skenari e "tokėzonte" veprimin nė terrenin shqiptar. Mė shkurt, ajo qė organizohej jashtė, sipas tij, ishte parashikuar me masa tė detajuara pėr t'u konkretizuar brenda. Ideja e ngritur nė Jugosllavi me bekimin e Panajot Plakut, do tė "materializohej" me veprime konkrete deri nė momentin final qė parakuptonte ofensivėn ushtarake. Sidoqoftė gjėrat nuk shkuan kreshento deri nė fund. Si ēdo mashtrim edhe kjo marrėzi diku do ta zbulonte vetveten. Argumentet e pėrdorur pėr mėnyrėn dhe mjetet me tė cilat do tė realizonim vėrshimin e ushtarakėve serbė nė Shqipėri tingėlluan tė pabesueshme qysh ditėt e procesit. Gjithsesi, ata pėr asnjė moment nuk deshėn t'ia dinin…
Ju thoni se sigurimi pėrdori dėshmi tė pabesueshme pėr tė provuar ofensivėn e armatės jugosllave nė territorin shqiptar…
Tė gjitha provat e dėshmitė ishin tė trilluara. Mjafton t'ju pėrmend njė nga denoncimet e ēuditshme qė ishte zgjedhur si pika mė e fortė pėr akuzėn. Fantazia e sigurimit kishte vėnė nė gojėn e njė bashkėfshatari ligjėrimin e ēmendur sipas tė cilit, unė majori i thjeshtė i ushtrisė, do tė sillja nėndetėset jugosllave nga Drini i Zi pėr tė zbarkuar nė Vaun e Dejės. Ushtarakėt serb qė do dilnin prej tyre, do tė bashkoheshin me forcat e reaksionit dhe do tė mėsynin mbi Shkodėr e Dibėr pėr t'u pėrqendruar nė Tiranė…
Pra, Sigurimi qė kishte zbuluar kėtė kishte gjetur edhe dėshmitarin pėr ta deponuar nė proces...
E kishte zbuluar "syri dhe veshi" i Partisė, siē i thoshim atėherė, por nė hetuesi kuptohet nuk do shfaqej as syri dhe as veshi, por njė gjymtyrė tjetėr. Njė mostėr e pėrpunuar prej tij. Njerėzit e policisė sekrete punonin natėn, ilegalisht, artikulonin aktakuzat, linjat kryesore tė tyre dhe thėrrisnin pastaj njerėzit e tyre, ata "2000 lekėshit" pėr t'u thėnė pjesėn, qė duhej ta interpretonin para hetuesve dhe gjykatėsve. Kėshtu ndodhi edhe nė rastin tim. Ideja se unė kisha dalė fshehtas nė Jugosllavi dhe isha takuar me zbuluesit e Titos dhe Panajot Plakun me tė cilėt kisha organizuar njė kryengritje tė armatosur, u pohua nė gjyq nga tre katėr bashkėfshatarė. Ndėr ta ishin edhe tė afėrm tė familjes tonė. Ata tregonin sikur kishim udhėtuar bashkė matanė kufirit, sikur kishim bėrė plane tė pėrbashkėta etj., etj.
Kush ishte dėshmitari qė i kishin besuar episodin e nėndetėseve tė Vaut tė Dejės?
I gjori dėshmitar, thuaj mė mirė, ka pak muaj qė ka ndėrruar jetė. Kam dashur t'ia lė harresės si shumė shpifje tė tjera dėshminė e tij dhe tė them tė drejtėn e kam mėshiruar tė mjerin, bile me shpirt. Bajram Bitri e quanin. Ishim rritur bashkė nė tė njėjtin fshat dhe ishim ndarė diku pas luftės. Unė kisha filluar punė nė ushtri pas njė shkollimi disavjeēar nė Tiranė, ndėrkohė qė ai vazhdonte nė fshat nė bujqėsi. U desh tė na bashkonte Sigurimi nė bangėn e tė akuzuarve. Nuk e di pse zgjodhėn pikėrisht atė, por aq sa i ngarkuan, Bajrami i gjorė u pėrgjigj me zell bile. U paraqit sipas porosisė dhe dėshmoi serbes-serbes. Tha se e kisha lajmėruar unė nga Tirana pėr ta ēuar me pjesėn tjetėr tė komplotistėve pėr tė pritur ushtarėt jugosllavė qė do tė vinin me nėndetėset nė Vaun e Dejės…


Bajram Kovaēi, partizani i dėnuar pėr tradhti ndaj Atdheut

Falė pasionit tė shkrimtarit, Bajram Kovaēi, 80-vjeēari nga Laēej i Fushė-Ēidhnės, ėshtė munduar ta hedh jetėshkrimin e tij nė disa libra me kujtime. Sė fundi, madje ėshtė duke i pėrmbledhur nė serinė “Vepra tė zgjedhura”. Mjafton tė trokasėsh nė strehėn ku jeton nė periferi tė “21 Dhjetorit” dhe ke pėr t’u njohur me risinė e pazakontė. I ka kushtuar shumė kalvari i vuajtjeve nė burgjet e diktaturės, por nga kujtesa ka mbetur i freskėt. Ka pėrjetuar vėrtetė njė dramė tė tmerrshme, por asnjėherė nuk e ka zbehur krenarinė pėr pjesėmarrjen nė radhėt e partizanėve tė luftės nacionalēlirimtare. Nga plejada e antifashistėve tė atyre viteve, Baba Faja Martaneshi dhe Qamil Guranjaku kanė qenė dy nga miqtė mė tė afėrt tė tij nė shoqėrinė e tė cilėve ėshtė ndjerė i privilegjuar. Me Baba Fajėn ka marrė pjesė nė dhjetėra beteja dhe ėshtė burrėruar nga guximi dhe pjekuria e tij. Qamil Guranjaku ka qenė mėsuesi i parė, qė i ēmoi poezitė e fillimit dhe e integroi nė radhėt e lėvizjes kundėr okupatorit. “Kam qenė pjesė e batalionit partizan Dibėr-Martanesh qysh nė ditėt e para, shprehet Bajram Kovaēi dhe nuk jam shkėputur asnjė ditė nga radhėt e tij”. Nė kujtesėn e 80-vjeēarit Kovaēi, lufta pėr ēlirimin e Tiranės ėshtė fiksuar si njė nga betejat mė tė lavdishme tė batalionit tė tij. Mjaft nga pėrjetimet e saj i ka daltuar nė krijimtarinė e tij letrare. Mbyllja e kapitullit tė luftės e futi jetėn e partizanit 15-vjeēar nė tė tjera zhvillime. Nisi sė pari profesionin e oficerit tė ndėrlidhjes pėr tė vijuar mė tej me atė tė gazetarit ushtarak. Kėshtu deri sa njė ditė meritat do tė merrnin profilin e mėkateve dhe ai ish-partizani e komunisti i vitit ‘45 do tė bėhej banor i qelive tė tmerrshme tė burgjeve tė diktaturės…

Bajram Kovaēi

Datėlindja: 1929.
Vendlindja:
Kastriot, Dibėr.
Profesioni: Gazetar.
Dėnimi: 25 vjet pėr tradhti ndaj Atdheut.
Autor i disa librave me prozė e poezi.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Unė, majori qė u dėnova se do sillja nėndetėset serbe nga Drini i Zi :: Komentet

ILIRI

Mesazh Wed Mar 18, 2009 3:24 pm nga ILIRI

“Kryengritja u organizua nė Beograd”

“Tradhti ndaj atdheut dhe nxjerrje e sekretit shtetėror”. Epilogu i seancave gjyqėsore ndaj Bajram Kovaēit ishte befasues. Akuza e rėndė dhe dėnimi maksimal tronditėn tė pandehurin dhe tė pranishmit nė kinemanė e Peshkopisė, ku bėhej gjyqi i tij. Nė dosjen e procesit tė bujshėm ėshtė ruajtur pjesa mė e qenėsishme e odisesė sė pėrballjes sė Kovaēit me denoncuesit. I tėrė mali i akuzave bėn fjalė pėr organizimin e njė kryengritje tė armatosur nė zonėn e Dibrės nė fillimin e viteve ‘60. Bajram Kovaēi, sipas kėtij dokumenti, ka qenė protagonisti i organizimit tė kėsaj sipėrmarrjeje armiqėsore. Provat e konsumuara gjatė seancave gjyqėsore i referohen tė dhėnave tė policisė sekrete dhe disa dėshmitarėve sipas tė cilėve i pandehuri kishte marrė kontakte ilegale zbulimin jugosllav dhe disa nga tė arratisurit shqiptarė. Ai kishte kontaktuar Panajot Plakun dhe bashkė me tė kanė hartuar njė plan pėr tė bėrė njė kryengritje tė armatosur nė Shqipėri. Pavarėsisht se Bajram Kovaēi i shpėrfill tė gjitha kėto, platforma e ngritur pėr goditjen e tij nuk rresht tė materializojė mėnyrėn dhe mjetet sipas tė cilave, grupi i tij do tė finalizonte pėrmbysjen e pushtetit popullor me dhunė. Dėshmitė pėr kėtė arrijnė madje deri nė paradoks. Mjafton tė kujtojmė pohimin e ēuditshėm qė bėri nė seancė Bajram Bitri, sipas tė cilit Bajram Kovaēi kishte organizuar zbarkimin e armatės jugosllave me nėndetėse nėpėrmjet Drinit tė Zi(!). Mė poshtė po botojmė njė pjesė tė dokumentit gjyqėsor…

Dokumenti: Ja krimi i tradhtisė
Gjykata Popullore e rrethit Dibėr me kryetar tė seancės gjyqėsore Rifat Tola dhe me ndihmės gjyqtar Jolanda Shehun e Zyber Gjurėn, asistuar nga kryesekretari Haki Haxhiu me pjesėmarrje tė prokurorit Hulusi Topollaj nė Peshkopi mė datat 24,25,26 dhe 27.XI.1971 shqyrtoi ēėshtjen penale qė u pėrket tė pandehurve Bajram Kovaēi (Hyseni), Hakik Kuta, Isuf Kovaēi e Bajram Bitri tė akuzuar se kanė kryer krimin e tradhtisė ndaj atdheut dhe veēmas i pandehuri Bajram Kovaēi edhe krimin e pėrhapjes sė informative shtetėrore qė pėrbėjnė sekret shtetėror dhe tė agjitacionit e tė propagandės...Nga thėniet e vetė tė pandehurve dhe ato tė dėshmitarėve, si dhe nga provat e ndryshme qė ndodhen nė dosje duhet pranuar se tė pandehurit kanė konsumuar krimin e tradhtisė. I pandehuri Bajram Kovaēi, armik i betuar i partisė ėshtė vėnė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, me detyra spiunazhi qė nė vitin 1949… Tė pandehurit ngritėn dorėn kundra R.P. Socialiste tė Shqipėrisė kur ajo sapo kishte filluar tė merrte frymė, ndonėse e vogėl, ishte nė mes tė gjarpėrinjve imperialistė qė kėrkonin ta gllabėronin. Por ata i bėnė hesapet pa hanxhinė. Nuk menduan se foshnja qė po lindte ishte vigani Shqipėri, nėn udhėheqjen e Partisė me nė krye timonierin e saj trim Enver Hoxha do thyente njėri pas tjetrit tė gjithė ata qė do guxonin ta preknin sadopak… Tė katėr tė pandehurit nė kohė tė ndryshme veē e veē, por edhe bashkė kanė kapėrcyer disa herė kufirin shtetėror dhe kanė shkuar nė Jugosllavi, ku kanė marrė kontakte e detyra nga zbuluesit jugosllavė… Nė verėn e vitit 1962, i pandehuri Bajram Kovaēi mori njė porosi nga zbulimi jugosllav nėpėrmjet tė pandehurit Bajram Bitri pėr tė shkuar nė Jugosllavi, qė tė takohej aty me kuadro tė zbulimit jugosllav. Me ndihmėn e tė pandehurit Hakik Hutės ky shkon nė Jugosllavi dhe merr udhėzime pėr vazhdimin e veprimtarisė armiqėsore kundėr pushtetit tonė popullor. Nė Jugosllavi Bajram Kovaēi ka biseduar pėr intensifikimin e veprimtarisė armiqėsore dhe pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė armatosur nė Peshkopi me tradhtarin Panajot Plaku. Pėr udhėzimet e marra aty i pandehuri Bajram Kovaēi i ka folur tė vėllait Isuf Kovaēi. Tė pandehuri Bajram e Isuf kanė folur edhe nė mbledhjen e organizuar nė katundin Blliēe pėr kryengritjen e armatosur kundėr pushtetit popullor… Bajram Kovaēi, Hakik Kuta dhe Isuf Kovaēi edhe nė takimet e mėvonshme midis tyre si armiq tė tėrbuar tė pushtetit kanė vazhduar bisedat pėr ēėshtjen e organizimit tė kryengritjes sė armatosur. Faktet e mėsipėrme i pranuan tė pandehurit Hakik Kuta, Bajram Bitri dhe Isuf Kovaēi dhe i mohoi i Bajram Kovaēi. Tre tė parėt i kanė treguar ngjarjet ashtu siē janė thėnė mė sipėr dhe kanė shtuar se kanė qenė pjesėmarrės direkt nė veprimtarinė armiqėsore kundėr pushtetit popullor. Kėta tė pandehur hodhėn poshtė pretendimin e tė pandehurit Bajram Kovaēi se ky nuk ka marrė pjesė nė krim. I pandehuri Hakik Kuta ka dėshmuar se Bajram Kovaēi i ka pohuar se ka kaluar disa herė kufirin dhe ėshtė takuar me diversantėt nė Jugosllavi dhe nė vitin 1953, nė Peshkopi Bajram Kovaēi i kishte treguar pėr mbledhjen e bėrė nė katundin Blliēe pėr organizimin e kryengritjes qė do tė bėhej nė Peshkopi. Isuf Kovaēi ka shpjeguar se nė shtator tė vitit 1952 sė bashku me njė shokė tjetėr i ka dhėnė tė dhėna pėr shkollėn e bashkuar tė oficerėve “Enver Hoxha” Bajram Kovaēit dhe ky i fundit u ka folur pėr takimin me Panajot Plakun dhe pėr mbledhjen e organizuar nė Blliēe… Veē krimit tė mėsipėrm i pandehuri Bajram Kovaēi, nga viti 1963 deri nė vitin e arrestimit nė takime me dėshmitarėt Jorgo Bllaci, Pano Taēi, Eqerem Jaupi dhe Jovan Ziu etj., ka zhvilluar biseda me karakter armiqėsor. Megjithėse i pandehuri shikonte se si i gjithė vendi dhe Dibra jonė e vogėl po shkonte nė jubileun e 30-vjetorit tė themelimit tė Partisė dhe nė Kongresin e saj tė IV me ballin lart e duart plotė, ai ka thėnė se gjendja ekonomike e vendit ėshtė e keqe, se tek ne nuk ka liri shtypi e fjale, se kėtu ka vetėm diktaturė dhe mungesė tė lirive demokratike. Ai ka folur pėr ndryshimin e situatės me rrėzimin e pushtetit popullor. Ndėrkaq Bajram Kovaēi nė biseda me dėshmitarėt Beqir Zhuka e Jorgo Bllaci ka pėrhapur informata shtetėrore qė i dispononte pėr shkak tė detyrės…
Pėr kėto arsye, trupi gjykues duke pasur parasysh nenet e Kodit tė Procedurės Penale, vendosi ta deklarojė fajtor Bajram Kovaēin pėr tradhti ndaj atdheut dhe pėr pėrhapje tė informatave me karakter sekret dhe e dėnon me 25 vjet heqje lirie dhe me konfiskim tė pasurisė. Vuajtja e dėnimit i fillon nga data e arrestimit 10 qershor 1971.
U shpall nė kinemanė e Peshkopisė mė 27. XI.1971
Vijon nesėr...
panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Apr 19, 2011 11:26 pm nga danndreka

Bajram kovaēin e kam njohur nga afėr dhe e kam nga krahina.Si krahin quhet Ēidhna,ndėrsa katundi Laqesa.kam lexuaredhe librat e parė tė botuar prej tij.Kur u arrestua na than se ka tradhėtuar por nuk na than si e qysh.lexova matrialin e lartpėrmendur dhe jo vetėm mė habiti,por provova se po mė binte tavani mbi kokė.Jo se i kam ndonjė borē un atij burri,por tė thuash se do tė vinin nėndetset nėpėr Dri tė zi,ėsht njėlloj sikur tė thuash se do tė shkoj nė kėmbė tek hėna.Drini i zi nė gjithė gjatsin e tij ka reth 2 m lartėsi uj,pa then kėtu qė nė vende shumtė gjeri ka 1 meter uj lartėsi.nėndetsja ėsht 5 m e lart e mė shum,por edhe kur futet Drini nė zonėn e Reēit ėsht i ngusht dhe plot shkembej qė nuk mundė tė kaloj asgjė.Nė kete shkrim jo vetė u zhgėnjeva,por edhe u revoltova aq shum sa nuk mund ta shpreh injdinatėn time.Pallavra,pallavra qė kan marr nė qaf figura tė ndritura.nuk mė ngelet tjetėr veē ti uroj Baram kovaēit shum tė mira nė pjesėn e fundit tė jetės.Dr Danndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi