ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milionat qė kushton njė aksion policor

Shko poshtė

24032009

Mesazh 

Milionat qė kushton njė aksion policor Empty Milionat qė kushton njė aksion policor




Milionat qė kushton njė aksion policor

Shpenzimet pėr ēdo lloj operacioni, mbrojtjen e dėshmitarėve, apo ekzaminimin e provave

Bledi Gilaj

Kryhen ēdo ditė. Ndoshta edhe dhjetėra nė 24 orė nė tė gjithė vendin. Por kushtojnė. Bėhet fjalė pėr operacionet e Policisė sė Shtetit. Duhen para pėr ēdo lėvizje, pėr ēdo hetim, pėr ēdo "spiun"...
Departamenti i hetimit tė krimeve ėshtė njė ndėr strukturat mė tė rėndėsishme tė Policisė sė Shtetit. Ai merret me punėn pėr rritjen e kapaciteteve investiguese, orientimin e strukturave tė saj drejt inteligjencės dhe rritjen e bashkėpunimit me strukturat e tjera dhe partnerėt ndėrkombėtarė. Megjithatė, tė gjitha kėto kushtojnė para. Por sa kushton njė punė e kryer nga departamenti i hetimit tė krimeve nė Policinė e Shtetit? Sa kushton njė hetim i kryer, njė operacion i realizuar, apo mbrojtja e njė dėshmitari. Pėr tė gjitha kėto, policia ka nxjerrė kosto tė veēantė, ku edhe ka parashikuar sesa tė tilla mund tė pėrballojė brenda njė viti. Kėto parashikohen nė programin e buxhetit pėr vitet 2009-2010.
Informatorėt dhe dėshmitarėt
Kėshtu, analizimi i njė dosjeje tė vetme nga hetimi i krimeve kushton 13 mijė lekė, ndėrkohė qė pėr vitin 2009 janė parashikuar tė analizohen 11 mijė e 400 dosje. Ndėrkaq, njė tjetėr shpenzim pėr policinė dhe konkretisht pėr kėtė departament ėshtė informacioni. Pėr tė siguruar kėtė shėrbim nga informatorėt, policia duhet tė shpenzojė 31 mijė lekė pėr ēdo rast, qė vetėm brenda njė viti pritet tė ofrohen 1600 produkte tė tilla. Ndėrkohė, nuk duhet harruar se njė kosto tė madhe merr mbrojtja e dėshmitarėve tė drejtėsisė. Nga tė dhėnat zyrtare pritet qė nė vitin 2009, por edhe nė dy vitet e tjera tė programit. Nė vitin 2009, pritet qė tė ofrohet shėrbim pėr 70 dėshmitarė dhe persona tė afėrm tė trajtuar nė programet e mbrojtjes. Ndėrkaq, nė vitet e tjera pritet qė kjo shifėr tė rritet me rreth 10 tė tillė. Megjithatė, policia thotė se mbrojtja e njė dėshmitari kushton shumė. Sipas pėrllogaritjeve tė kryera nga specialistėt, kosto pėr njė dėshmitar ėshtė 2.4 milionė lekė, duke pėrfshirė gjithė shėrbimet ndaj tij, pėrveē mbrojtjes sė pjesėtarėve tė tjerė tė familjes.
Operacionet e ndryshme
Kosto tė tjera janė pėr operacionet qė zhvillohen nga hetimi i krimeve. Kėshtu, realizimi i njė operacioni antidrogė dhe antitrafik kushton 497 mijė lekė. Policia deklaron se 60 operacione tė tilla pritet tė realizohen gjatė vitit 2009, ndėrkohė qė kjo kosto nuk ėshtė e njėjtė me operacionet e llojeve tė tjera. Kėshtu, gjatė vitit 2009 do tė ofrohen edhe 200 operacione kundėr kultivimit tė bimėve narkotike, ku kostoja pėr njėsi ėshtė 464 mijė lekė. Gjithashtu, te departamenti i hetimit tė krimeve hyjnė edhe operacionet e vėzhgimit nė terren, ku priten rreth 300 tė tilla nė njė vit dhe ka kosto rreth 456 mijė lekė njė i tillė. Por, veē operacioneve, kosto kanė edhe provat e gjurmėve tė gishtave, provat balistike, testimi dhe biologjike. Sipas tė dhėnave tė policisė, gjatė njė viti ofrohen 2 500 prova tė gjurmėve tė gishtave, ku kosto pėr njėsi ėshtė 5 850 mijė lekė. Ndėrkaq, do ofrohen njėmijė prova balistike me kosto 12 mijė lekė pėr njėsi, 1100 prova testimi tė lėndėve narkotike me tė njėjtėn vlerė dhe 1500 prova biologjike me kosto 7.43 mijė lekė pėr njėsi. Ndėrkaq, nuk lihen mėnjanė edhe trajnimi i specialistėve, ku pėr njė vit do tė ofrohen 700 tė tillė tė trajnuar, ku kostoja pėr njė specialist ėshtė 5.26 mijė lekė. Ndėrsa operacionet kundėr korrupsionit janė ato qė kushtojnė bashkė me operacionet pėr pastrimin e parave dhe kundėr krimit ekonomik. Sipas tė dhėnave policore, 1 operacion kundėr korrupsionit kushton 1.4 milionė lekė, 1 operacion kundėr pastrimit tė parave kushton 1.8 milionė lekė dhe njė operacion kundėr krimit ekonomik kushton 1.9 milionė lekė. Ndėrsa njė operacion pėr kapjen e personave tė kėrkuar nga drejtėsia kushton 427 mijė lekė. Me kėto kosto pėr ēdo lloj operacioni pritet qė policia tė pėrballet gjatė tre viteve tė planifikuara nė buxhetin e saj.


Defektet

Sugjerohen disa ndryshime pėr kėrkesat e viteve tė ardhshme. Policia, mė shembullorja

Kėrkesa e buxhetit pėr Ministrinė
e Brendshme, me shumė probleme

Kėrkesa e buxhetit tė Ministrisė sė Brendshme ka pasur gjithmonė probleme, sidomos nė mėnyrėn e detajimit tė produkteve. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me buxhetin e vitit 2009-2011, qė ėshtė vėnė nė dukje edhe nė pėrfundim tė miratimit tė tij. Por, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr policinė, e cila ėshtė treguar mė konkrete nė detajimin e nevojave tė saj. Sipas informacioneve zyrtare, nga analiza e kėrkesave buxhetore 2009-2011 tė paraqitura nga ana e Ministrisė sė Brendshme, vėrehet njė pėrmirėsim i ndjeshėm i kėtyre kėrkesave nga ana e tė gjithė programeve tė kėsaj ministrie, ku kryesisht pėr t‘u pėrgėzuar ėshtė puna e kryer nga programi "Policia e Shtetit". Megjithatė vazhdojnė tė evidentohen probleme nė hartimin e njė deklarate misioni tė qartė pėr ministrinė, pasi deklarata e paraqitur nuk i plotėson aspak kriteret e kėrkuara pėr kėtė qėllim, pra qė tė jepet pėrshkrimi i arsyes themelore tė ekzistencės sė Ministrisė sė Brendshme. Probleme vėrehen edhe nė pėrcaktimin e qartė tė qėllimeve dhe objektivave si nė terma sasiorė, ashtu edhe kohorė pėr disa nga programet. Gjithashtu, produktet vazhdojnė tė shfaqin probleme pėr sa i pėrket specifikimit tė tyre, si dhe kostove tė tyre pėr njėsi, qė nė disa raste ėshtė joreale dhe nė raste tė tjera luhatet sė tepėrmi pėrgjatė kohės. Pėr kėtė, qeveria i ka bėrė disa rekomandime Ministrisė sė Brendshme. Nė kėto rekomandime deklarohet se pavarėsisht se pėrgjithėsisht evidentohet njė pėrmirėsim i kėrkesave buxhetore pėr Ministrinė e Brendshme, krahasuar me vitin e kaluar, ende mbetet shumė punė pėr t‘u bėrė nga tė gjitha programet e kėsaj ministrie, nė mėnyrė qė kėrkesat buxhetore tė jenė brenda standardeve tė kėrkuara. Sugjerohet qė gjatė pėrgatitjes sė kėrkesave buxhetore 2010-2012, tė merren nė konsideratė disa sugjerime tė tjera, me shpresėn qė nė qėllimet e politikės tė programeve tė jepen qartė se ēfarė synohet mė konkretisht nė periudhėn afatgjatė. Gjithashtu, sugjerohet tė rishikohen objektivat e programit, duke qenė mė specifik, realist, i matshėm dhe i pėrkufizuar nė terma kohorė pėr atė ēka synohet nga programi nė periudhėn e PBA-sė dhe qė do tė kontribuojė direkt nė arritjen e qėllimeve tė politikės. Veē kėtyre, sugjerohet qė tė rishikohen edhe produktet pėr tė gjitha programet, si nga pikėpamja e identifikimit dhe zgjerimit tė tyre, ashtu dhe nga pikėpamja e sasisė qė duhet tė ofrohet pėr to gjatė periudhės sė PBA-sė dhe e kostos reale tė tyre.


Paratė pėr aksionet
nė vitin 2009

11400 dosje tė analizuara nė mbėshtetje tė hetimit tė krimit; kosto pėr njėsi: 13 mijė lekė

1600 informacione tė grumbulluara nga informatorė pėr kryerjen e operacioneve tė veēanta policore;
kosto pėr njėsi: 31 mijė lekė

70 dėshmitarė dhe persona tė afėrm tė trajtuar; kosto pėr njėsi: 2.4 milionė lekė

60 operacione antidrogė dhe antitrafik; kosto pėr njėsi: 497 mijė lekė

200 operacione kundėr kultivimit tė bimėve narkotike; kosto pėr njėsi: 464 mijė lekė

300 operacione vėzhgimi; kosto pėr njėsi: 456 mijė lekė
2500 prova tė gjurmėve tė gishtave; kosto pėr njėsi: 5850 mijė lekė

1000 prova balistike tė kryera; kosto pėr njėsi: 12 mijė lekė
1100 prova testimi tė lėndėve narkotike; kosto pėr njėsi: 12 mijė lekė

1500 prova biologjike; kosto pėr njėsi: 7.43 mijė lekė
700 specialistė tė trajnuar; kosto pėr njėsi: 5.26 mijė lekė
30 operacione kundėr korrupsionit; kosto pėr njėsi: 1.4 milionė lekė

10 operacione kundėr pastrimit tė parave; kosto pėr njėsi: 1.8 milionė lekė

30 operacione kundėr krimit ekonomik; kosto pėr njėsi: 1.9 milionė lekė

1200 operacione pėr kapjen e personave tė kėrkuar; kosto pėr njėsi: 427 mijė lekė

30 operacione sekuestrimi tė kryera; kosto pėr njėsi: 1.9 milionė lekė

1000 operacione tė alternuara mbikėqyrėse; kosto pėr njėsi: 545 mijė lekė

1400 prova shkencore me ndihmėn e interceptimeve telefonike FIX; kosto pėr njėsi: 191 mijė lekė


Buxheti, objektivat
e hetimit tė krimeve


Viti 2009
Sigurimi i njė analize tė mirė tė informacionit nė njė formė/mėnyrė qė do tė kontribuojė nė hetime/policime tė udhėhequra nga inteligjenca/informacioni, duke shfrytėzuar edhe sistemet TIMS dhe MEMEX
Sigurimi sistematik i eficensės pėr mbrojtjen e dėshmitareve dhe bashkėpunėtorėve tė drejtėsisė
Ruajtja e treguesve dhe tė numrit tė operacioneve policore kundėr grupeve kriminale me aktivitet nė trafikimin e drogės, trafikimit e kontrabandimit tė njerėzve, apo trafiqeve tė tjera tė paligjshme
Ulja e rasteve tė kultivimit tė bimėve narkotike
Rritja e treguesve pėr luftėn kundėr krimeve ekonomike dhe financiare, pastrimit tė parave dhe korrupsionit
Parandalimi nė minimum i veprave penale tė vlerėsuara si akte terroriste
Parandalimi dhe zbulimi i krimeve tė rėnda nė masėn 95%
Zgjerimi i sferės sė pėrdorimit tė teknologjive ekzistuese nė zbulimin dhe identifikimin me anėn e provave ligjore tė autorėve tė veprave penale dhe rritja e aplikimit tė mjeteve tė reja tekniko-shkencore nė pėrmirėsimin e kapaciteteve tė Policisė Shkencore
Viti 2010
Ruajtja e treguesve tė vitit 2009 lidhur me numrin e operacioneve policore kundėr grupeve kriminale
Rritja e mėtejshme e treguesve pėr luftėn kundėr krimeve ekonomike dhe financiare, pastrimit tė parave dhe korrupsionit
Konsolidimi i treguesve 2009 pėr drejtimin antiterror. Parandalimi dhe zbulimi i krimeve tė rėnda nė masėn 96%
Aplikimi i teknikės tė identifikimit tė njeriut me anėn e AND-sė
Zgjerimi i sferės sė pėrdorimit tė teknologjive ekzistuese nė zbulimin dhe identifikimin e provave ligjore
Rritja e aplikimit tė mjeteve tė reja tekniko-shkencore nė Policinė Shkencore
Viti 2011
Pėrmirėsimi sasior dhe cilėsor i treguesve lidhur me numrin e operacioneve policore kundėr grupeve kriminale me aktivitet nė trafikimin e drogės, trafikimit e kontrabandimit tė njerėzve, apo trafiqeve tė tjera tė paligjshme
Reduktimi i mėtejshėm i zonave tė kultivimit tė bimėve narkotike
Rritja e kapaciteteve tė vėzhgimit dhe pėrgjimit me 15%
Rritja e mėtejshme e treguesve pėr luftėn kundėr krimeve ekonomike dhe financiare pastrimit tė parave dhe korrupsionit
Ruajtja e koeficientit tė vitit 2010 pėr aktet terroriste Parandalimi dhe zbulimi i krimeve tė rėnda nė masėn 97%
Futja e teknologjive tė reja nė identifikim biometrik tė njeriut
Zgjerimi i sferės sė pėrdorimit tė teknikave ekzistuese nė zbulim
Identifikimi i provave ligjore
Rritja e aplikimit tė mjeteve tė reja tekniko-shkencore nė pėrmirėsimin e kapaciteteve tė Policisė
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29180
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Milionat qė kushton njė aksion policor :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Mar 24, 2009 9:47 pm nga i persekutuari

ja vlen kur jane te suksesshme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Mar 25, 2009 11:33 am nga nardlushnja

njė tjetėr shpenzim pėr policinė dhe konkretisht pėr kėtė departament ėshtė informacioni. Pėr tė siguruar kėtė shėrbim nga informatorėt, policia duhet tė shpenzojė 31 mijė lekė pėr ēdo rast


Ha ha ha ha ha .Kete gje nuk e kisha menduar.Sec me kujtohen disa shpreheje te moshes time feminore ...fuks 1200....Ha ha ha gha
Ne kohen e xhaxhit rrufjanet(fuksat )merrnin 120 leke te reja ne muaj kurse sot marrin 31000 ....ha ha ha h...... edhe per cdo rast ....hajde hajde ketij i thone bisnes.

RRoga e tyre paska ndryshuar shume,por nje gje nuk ka ndryshuar.Nuk ka ndryshuar emri i tyre (fuks).Jam i bindur gjithashtu qe edhe njerzit nuk kane ndryshuar.Jane te njejtit njerez sepse e kane ne gjak spiunllikun

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Mar 25, 2009 11:41 am nga nardlushnja

2500 prova tė gjurmėve tė gishtave; kosto pėr njėsi: 5850 mijė lekė

1000 prova balistike tė kryera; kosto pėr njėsi: 12 mijė lekė
1100 prova testimi tė lėndėve narkotike; kosto pėr njėsi: 12 mijė lekė

1500 prova biologjike; kosto pėr njėsi: 7.43 mijė lekė
Or njerez keto prova ne laboratore private behen???
Nuk ka policia apo hetuesia laboratoret e saj dhe me njerz specialiste qe marrin rrogen nga shteti.Pse u dashka cmimi per njesi????
Apo jane dritare per hajdutet qe kane bere vila madheshtore ne shqiperi ku edhe biznesmenet e medhenj evropiane ua kane ziline.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi