ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te perndjekurit, votohet ligji ne parim

Shko poshtė

31032009

Mesazh 

Te perndjekurit, votohet ligji ne parim Empty Te perndjekurit, votohet ligji ne parim




Te perndjekurit, votohet ligji ne parim 20090330200100_artikullRozeta Rapushi
Demshperblim ne lek per te gjithe te ekzekutuarit pa gjyqe, apo niperit dhe mbesat e ish te denuarve politike qe nuk jetojne me. Keshtu vendosi dje Kuvendi, me 69 vota pro nga maxhoranca dhe 19 vota kunder. Votimi i ndryshimeve ne ligjin e ish te perndjekurve, u be vetem ne parim dhe ne mungese te opozites, e cila braktisi seancen ne momentin e votimit. Pavaresisht bojkotit, maxhoranca miratoi propozimet e deputetit demokrat Astrit Bushati dhe Ministrise se Drejtesise, per ligjin e demshperblimit te ish te perndjekurve politike ne parim. Per t'i shtyre ne teresi ne seancen e se enjtes. I pranishem ne salle, kryeministri Sali Berisha, falenderoi nismetaret, qe vene ne vend vlerat e martireve. "Ketu duhet te ishim te bashkuar. Une jam i vetedijshem qe fatura financiare nuk eshte e thjeshte, po eshte nje nisme qe duhet votuar", u shpreh kryeministri. Ai i quajti keqdashese dhe trillime, akuzat e opozites, se po demshperblehen kriminelet e luftes me keto ndryshime. "Nuk do te demshperblejme as edhe nje te vetem. Perkundrazi jemi pro demshperblimit vetem te viktimave te krimeve kunder njerezimit", vijoi kryeministri. Sipas tij, me te tilla qendrime kunder, ne krye te Partise Socialiste pas zgjedhjeve do te behet Hysni Milloshi, jo me Edi Rama. Teper te ashper, deputetet socialiste, akuzuan se ndryshime te tilla demshperblejne vetem kriminelet. Deputeti Pandeli Majko, tha se asnje vend ne bote nuk demshperblen kriminelet. Kete sipas tij, po e ben vetem parlamenti shqiptar. "Ju keni perfshire per kompensim, krimet e luftes. Me keto ndryshime, ata qe dhunuan, vrane e torturuan marrin demshperblim", akuzoi Majko. Po keshtu, ne emer te grupit socialist, kryetarja Valentina Leskaj, beri te qarte se selia roze nuk do te mund te votoje per nje ligj te tille. Sipas saj, vota pro do te ishte per te gjitha ndryshimet e tjera, si shtyrja e afatit te demshperblimit apo zgjerimi i rrethit, por jo qe para te marrin kriminelet. Perballe akuzave, qe degraduan dhe ne permendjen e emrave konkrete, Ministri i Financave Ritvan Bode, kerkoi disa rregullime ne projekt. Ai u shpreh se ka nisur ndarja e fondit te pare te parave, prej 1 miliarde lekesh dhe 2 miliarde te tjera do te ndahen brenda vitit 2009. "Po pritem t'i ndajme ne menyre te barabarte, do te thote, t'i stopojme ndarjet", u shpreh ministri, duke kerkuar nje skeme te sakte se si do te caktohen perfituesit. Pavaresisht sqarimeve, opozita u largua nga seanca, me argumentet se projekti eshte politik dhe behet vetem per fushate elektorale. Nga ana tjeter, Leskaj kritikoi proceduren e dorezimit te tij ne Kuvend, dhe beri thirrje per reflektim nga maxhoranca, por pa sukses. Debati i cili zgjati me shume se dy ore, vijoi me sqarimet e Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh se me keto ndryshime nuk perfiton asnje nga bashkepunetoret e fashizmit. "Ne asnje pjese te projektit, nuk flitet per bashkepunetoret e fashizmit, por vetem per te denuarit pa gjyqe", shpjegoi Ministri.



Ndryshimet e ligjit te perndjekurve

Ne kuptim te ketij ligji, me familjare nenkuptohen, pavaresisht nga rregullime te tjera ligjore, paraardhesit, bashkeshortja, pasardhesit

Ne kuptim te ketij ligji, per personat qe nuk kane familjare, familjare do te konsiderohen dhe vellezerit e motrat e tyre, si dhe femija/femijet e ketyre vellezerve dhe motrave.

Familjaret, ne shkalle me te pare, sipas Kodit Civil, perjashtojne familjaret e tjere

"Brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e ketij ligji", zevendesohet me fjaline:

"Brenda dates 01.07.2009".

Mos paraqitja e kerkeses brenda afatit te percaktuar, sjell humbjen e se drejtes se demshperblimit per ish te denuarin politik apo familjarin e viktimes me denim kapital.

Sipas ketij ligji, ish i denuari politik i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimes se pushkatuar, nuk mund te rivendosen ne afat, per paraqitjen e kerkeses, pas dates 01.07.2009.

Te perfshihen ne demshperblimin financiar dhe te ekzekutuarit pa gjyq.



Bojkoti

Opozita braktisi dje sallen ne momentin e votimit te ndryshimeve ne ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike. Te majtet e quajten nje nisme qe behet vetem per qellime elektorale.



Akuzat

Lum akuzash dje ne Kuvend ne diskutimin per ndryshimin e ligjit per te denuarit politike. Opozita e quajti projekt qe demshperblen ata qe kryen krimet e komunizmit, ndersa maxhoranca akuzoi te majten se nuk shkeputet dot nga komunizmi.
Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi