ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Pas anetaresimit, cilat jane te drejtat dhe detyrimet"

Shko poshtė

03042009

Mesazh 

"Pas anetaresimit, cilat jane te drejtat dhe detyrimet" Empty "Pas anetaresimit, cilat jane te drejtat dhe detyrimet"




Denis Dedej
"Pas anetaresimit, cilat jane te drejtat dhe detyrimet" 20090402210122_artikullKolonel Xhankarlo Fortuna, Shefi i Marredhenieve me Publikun dhe i Protokollit Zyrtar, ne Kolegjin e Mbrojtjes se NATO-s, ne nje interviste per "Koha Jone", flet mbi avantazhet qe ka Shqiperia me hyrjen neser zyrtarisht ne NATO dhe detyrimet qe duhet te plotesoje ajo.

Sic jeni ne dijeni, Shqiperia dhe Kroacia jane vendet me te reja te cilat do te ulen perkrah vendeve anetare te NATO-s. Cfare do te thote ky zgjerim per kete aleance te madhe me dy vende me te drejta te plota?

Do te thote qe keto shtete kane per t'u bere pjese e aleances me te suksesshme te koherave moderne si shtete te lira dhe te pavarura. Gjithashtu ato do te kuptojne se puna nuk mbaron pasi dokumentet e pranimit jane firmosur. Suksesi i NATO eshte i bazuar ne pershtatje te vazhdueshme pas cdo pengese qe mund te dali para. Kjo vendos nje pergjegjesi te madhe mbi cdo shtet anetar, qofte i madh a i vogel, duke ndare barren e pergjegjesise per te siguruar mbrojtje per cdo anetar te aleances.

Cfare rendesie ka per Shqiperine anetaresimi ne Aleancen Atlantike te Veriut, pasi vendi yne e ka mirepritur kete arritje...?

Duke qene se jam italian, nuk mund te kem te drejte te flas mbi rendesine qe ka anetaresimi ne NATO per Shqiperine. Eshte e vlefshme te veme re se Shqiperia ka qene nje nga shtetet e para aplikuese ne NATO, pas mbarimit te konfliktit midis Lindjes dhe Perendimit. Qe nga ajo kohe, Shqiperia ka vijuar nje proces themelor transformimi dhe adaptimi per te arritur dhe permbushur kerkesat e nje aleance mbrojtjeje demokratike.

Cilat jane perfitimet qe Shqiperia do te kete nga ky anetaresim?

NATO eshte nje aleance politike dhe ushtarake. Nga ana ushtarake, Shqiperia do te shijoje sigurim dhe mbrojtje te garantuara nga neni 5 i Traktatit te Uashingtonit. Nga ana politike, Shqiperia do te jete e perfshire ne nje seri te gjere konsultimesh mbi veshtiresite e sigurimit.

Qe te jesh vend anetar me te drejta te plota vendi kandidat duhet te permbushe disa kritere. Sa merite ka mazhoranca qeverisese per plotesimin e standardeve te kerkuara?

S'mund te komentoj mbi gjendjen e brendshme ne Shqiperi dhe mbi rolin e partive.

Pas hyrjes ne Aleance, cilat jane reformat apo standardet qe vendi anetar duhet te reformoje dhe cilat jane detyrimet qe vendi anetar ka drejt kesaj organizate?

Si shume prej anetareve "te rinj", pas luftes se ftohte, Shqiperia ka ende nje rruge te gjate per te arritur detyrimet dhe te drejtat qe vijne me anetaresimin ne NATO. Nje kerkese eshte gatishmeria e trupave ushtarake. Kurse pervetesimi i gjuheve te NATO-s, mbi te gjitha anglishtja, eshte nje nevoje tjeter. Eshte e rendesishme te themi se suksesi i NATO do te jete rezultat i performances ushtarake momentale dhe pasuese. Gjithashtu, influenca dhe pesha e anetareve te NATO-s, do te jete e krahasueshme me nivelin e angazhimit te tyre ne arritjet ushtarake dhe politike
Koha Jone.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Pas anetaresimit, cilat jane te drejtat dhe detyrimet" :: Komentet

ADMIN

Mesazh Fri Apr 03, 2009 1:32 pm nga ADMIN

Neni 5 mrojtja dhe siguria e TOKAVE ILIRE nga cdo agresion ,pra ne qofte se serbia psh ka plan te sulmoje shqiperine NATO e ka per obligim te detyrueshem ,jo vetem te nderhyjne por ti shkatrrojne automatikisht dhe mos ti lejojne askend qe te prekin popullun dhe tokat Ilire ,por duhet te kemi parasyshe qe ne qofte se partite politike ne vend krijojne rromuje dhe populli brenda e humbet stabilitetit ,NATO ka per te drejte te votoje qe cdo shtet te perjashtohet nga aleanca,kjo eshte e veshtire te ndodhe ,por duke pare qendrimin e partise socialiste per prenimin te shqiperise ne NATO cdo gje duhet shikuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi