ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Delijorgji, i pandehuri serish pronar

Shko poshtė

08042009

Mesazh 

Delijorgji, i pandehuri serish pronar Empty Delijorgji, i pandehuri serish pronar




Delijorgji, i pandehuri serish pronar
07/04/2009 20:35

Nje vit me pare, pasi biznesmeni Mihal Delijorgji u arrestua dhe u vu nen akuze per tragjedine e Gerdecit, gjykata vuri nen sekuestro te gjitha pronat dhe llogarite bankare te tij, deri ne perfundim te procesit gjyqesor.
Ne listen e pasurive te sekuestruara jane shume siperfaqe trojesh dhe toke ne qytete te ndryshme te vendit, kompani qe menaxhoheshin prej tij, si dhe tete llogari ne banka te ndryshme.

Por ne disa dokumente qe se fundi kane mberritur ne Prokurorine e Pergjithshme, te cilat rezultojne se fundmi edhe ne listen e Qendres Kombetare te Regjistrimit, figuron edhe nje tjeter kompani, ku Mihal Delijorgji eshte aksioner, e cila nuk eshte sekuestruar.

Behet fjale per shoqerine “Trans Digging Construction”, ne te cilen Delijorgji, sipas aktit te themelit te saj ne gjykate, eshte bashkepronar me 20 per qind te aksioneve.

Kjo kompani e ushtron aktivitetin ne fushen e germimeve te tokes me qellim ndertimin e objekteve te banimit dhe veprave te ndryshme, si dhe transportin e dherave te germimeve te tokes dhe materialeve inerte.

Kjo shoqeri eshte themeluar me 15 shkurt te vitit 2006 nga pese bashkeortake. Burime nga prokuroria konfirmuan se kjo kompani, ose se paku aksionet e saj te zoteruara nga Mihal Delijorgji, nuk rezultojne te sekuestruara.

Nje kopje e ketyre dokumenteve ka mberritur edhe ne zyrat e prokurorise pak kohe me pare dhe burime prane saj thane se jane duke verifikuar orgjinalitetin e tyre.

Ne Qendren Kombetare te Regjistrimit te bizneseve ka mberritur pak dite me pare nje leter kerkese nga Prokuroria e Pergjithshme, e cila ka kerkuar verifikimin e ketyre dokumenteve, si dhe zoterimin e orgjinalit te tyre.

Mihal Delijorgji eshte aktualisht ne burg, ne pritje te fillimit te procesit gjyqesor. Ai akuzohet nga prokuroria per shkelje te rregullave te menaxhimit te lendeve plasese me pasoje vrasjen masive te me shume se dy personave.

Por lenia jashte sekuestros e kesaj prone te tij, me siguri qe do te pasohet me hetime te tjera se perse dhe nga kush ajo eshte lene jashte zbatimit te vendimit te gjykates te prillit 2008, per sekuestrimin e te gjitha pronave te te pandehurit.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29075
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Delijorgji, i pandehuri serish pronar :: Komentet

Anonymous

Mesazh Wed Apr 08, 2009 10:55 am nga blu

Skenari per denigrimin e Fahri Balliut e ke origjinen te prokuroria INA RAMA. Para disa javesh GAZETA 55 zbuloi se INA RAMA banonte ne shtepine e nje ish te burgosuri te cilit ne shkembim te lirimit i ishte mare shtepia, e vetmja pasuri qe kishte. Zonja prokurore nuk mund te rrinte pa u hakmare ndaj ketij zbulimi , dhe sot nisi sulmin nepermjet gazetave te gazetave te EDVINIT , sulm tipik i stilit MERO BRACE.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi