ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pakti, pėrcaktohen kufijtė detarė me Greqinė 4 ditė para vizitės sė Karamanlis

Shko poshtė

24042009

Mesazh 

Pakti, pėrcaktohen kufijtė detarė me Greqinė 4 ditė para vizitės sė Karamanlis Empty Pakti, pėrcaktohen kufijtė detarė me Greqinė 4 ditė para vizitės sė Karamanlis




ADI SHKEMBI

Nė prag tė vizitės sė Kryeministrit grek Kosta Karamanlis nė Tiranė, qeveria shqiptare miraton marrėveshjen pėr pėrcaktimin e kufirit ujor me vendin fqinj. Nė tė njėjtėn mėnyrė siē u miratua marrėveshja pėr varrezat, e cila i parapriu ardhjes sė ministres sė Jashtme Dora Bakojanis, marrėveshja e miratuar dje nė qeveri do tė nėnshkruhet nga dy kryeministrat nė Tiranė nė fillim tė javės sė ardhshme. Burimet diplomatike bėjnė tė ditur se pėr tė konkretizuar termat e kėsaj marrėveshje ėshtė negociuar mbi njė vit dhe nė dy kryeqytetet janė zhvilluar pesė raunde bisedimesh. Bėhet e ditur gjithashtu se pėrkundrejt ēdo hamendėsimi, kufiri ujor ėshtė ndarė nė masė tė barabartė pėr tė dyja shtetet me rreth 150 pika ndarėse (nga Korfuzi deri nė Vlorė) dhe e vetmja pikė, e cila nuk ėshtė pėrcaktuar akoma, por qė pritet tė marrė njė pėrgjigje tė shpejtė ėshtė ajo ku ujėrat detare bashkojnė tė tria vendet, Shqipėrinė, Greqinė dhe Italinė. Kryenegociator i palės shqiptare ka qenė sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Ferid Hoxha, ndėrsa pėr palėn greke ka qenė kėshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.
Marrėveshja
Nė hyrje tė marrėveshjes konfirmohet dėshira e mirė e dy vendeve pėr tė formuar lidhjet e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit mes tyre si dhe vetėdija pėr nevojėn pėr tė delimituar me saktėsi hapėsirat detare mbi tė cilat dy vendet ushtrojnė apo do tė ushtrojnė sovranitetin, tė drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. “Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vetėdija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare”, thuhet nė nenin 1 tė marrėveshjes ‘ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe tė zonave tė tjera detare, qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare’. Gjithashtu, nė marrėveshje dy palėt angazhohen tė marrin pėrsipėr pėr tė zgjidhur nė rrugė diplomatike, ēdo mosmarrėveshje qė mund tė lindė nė lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. “Nėse njė mosmarrėveshje e tillė nuk zgjidhet brenda katėr muajve nga dita nė tė cilėn njė nga palėt bėn tė ditur synimin e saj pėr tė filluar procedurėn e parashikuar nė paragrafin e mėsipėrm, ajo do t’i dėrgohet me kėrkesėn e secilės prej palėve, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ose ndonjė organi tjetėr ndėrkombėtar”, thuhet nė marrėveshje.


Milo: Kufijtė u diskutuan nė vitet ‘70
Ish-ministri i Jashtėm shqiptar, sot kryetar i PDS-sė, Paskal Milo, tha dje pėr “Panorama”, se ēėshtja e kufijve detarė me Greqinė nuk ėshtė diskutuar asnjėherė mes dy shteteve gjatė kohės qė ai ka qenė nė detyrėn e kryediplomatit. Sipas tij, ēėshtja e kufijve detarė me Italinė dhe Greqinė ėshtė ngritur qė gjatė periudhės sė komunizmit. “Nė fund tė viteve ’70 ėshtė diskutuar kjo ēėshtje, por nuk u arrit tė konkludohej nė pėrcaktimin e kufijve shtetėrore detarė. Vetėm nga mesi i viteve ’80 ėshtė bėrė e mundur tė pėrfundohej njė marrėveshje me Italinė, ndėrsa me Greqinė nuk ėshtė diskutuar mė”, tha Milo. Sipas tij, tė vetmet ēėshtje kufijsh me Greqinė kanė qenė ai i lumit Vjosė dhe e piramidave tė kufirit tokėsor.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi