ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqimi ėshtė ilaēi mė i mirė

Shko poshtė

28042009

Mesazh 

Ushqimi ėshtė ilaēi mė i mirė Empty Ushqimi ėshtė ilaēi mė i mirė




Nė tė vėrtetė, sipas studimeve, sėmundjet nuk shkaktohen vetėm nga viruset dhe bakteret. Ato nisin brenda trupit dhe mendjes sonė dhe shkaktohen nga mendimet e gabuara, jetesa e gabuar dhe ngrėnia e gabuar. Nė qoftė se do tė jetojmė nė mėnyrė natyrale, duke respektuar ligjet harmonike tė universit, ne nuk do tė sėmuremi, as fizikisht dhe as mendėrisht. Ushqimet duhet tė jenė ilaēet tuaja, thoshte dikur Hipokrati, dhe kishte plotėsisht tė drejtė. Sipas specialistėve, ushqimet ndahen nė dy grupe tė mėdha: ushqimet acide dhe ushqimet alkaline. Tė parat shkaktojnė shumė patologji dhe sėmundje, ndėrsa tė dytat preferohen pėr njė jetė tė shėndetshme.

Alkaliniteti dhe aciditeti

Nė gjendjen e tij natyrale, trupi ėshtė paksa alkalin, me njė PH 7.4. Nė kėtė gjendje, proceset kimike tė trupit mund tė funksionojnė me mė shumė rendiment dhe tė gjitha produktet, mbeturinė tė kėtyre proceseve, pėrpunohen shpejt. Megjithatė, nė qoftė se konsumohen ushqime shumė acide, trupi dhe gjaku acidifikohen. Shpretka, mėlēia, zemra dhe veshkat, tė cilat janė organet gjak-pastruese, mbingarkohen dhe si rrjedhojė dobėsohen dhe bėhen tė prekshme ndaj sėmundjeve. Pastaj, duke qenė se helmet mbeturinė nuk mund tė eliminohen siē duhet, ato mblidhen nė kyēe, duke shkaktuar reumatizėm, ose pėrpiqen tė dalin nga lėkura, ku shkaktojnė ekzemė, puērra dhe pezmatim tė lėkurės. Prania e aciditetit mund tė jetė njė faktor qė favorizon shumė sėmundje, duke pėrfshirė majasėllin, kancerin, lebrėn, paralizėn, shqetėsime nė veshkat dhe mėlēi, infeksione dhe gurė nė fshikėzėn e urinės, tuberkulozin, impotencėn, tensionin e lartė tė gjakut dhe sėmundje tė zemrės, atak dhe goditje nė zemėr, astmė, alergji, etj. Trajtimi i gjendjes acide tė trupit dhe si rrjedhim ilaēi i shumė sėmundjeve, ėshtė qė tė minimizohet sasia e ushqimeve me pėrmbajtje acidi qė pėrdoren, si dhe tė rritet sasia e ushqimeve alkaline.

Ushqimet acide

Ushqimet qė prodhojnė acide, tė cilat duhet tė shmangen nė raste se keni probleme mostretjeje, vuani nga gastriti, ulcera, refleksi i gasto-ezofagut, janė veēanėrisht mishi, peshku dhe vezėt.

Ēaji, kafeja dhe alkooli, erėzat, turshitė, salcat dhe uthulla. Niseshteja dhe drithėrat, orizi, buka, petėt, biskotat, cerealet. Disa drithėra mund tė bėhen mė pak acide duke i gatuar ose duke i pėrgatitur siē duhet. Pėr shembull, nė qoftė se buka theket, niseshteja e saj shndėrrohet nė fruktozė ose "sheqer tė ėmbėl", i njėjti karbohidrat i cili gjendet te frutat dhe qė tretet lehtėsisht. Buka e thekur ėshtė mė alkaline dhe mė e tretshme sesa buka e zakonshme dhe mė e kėshillueshme nė rast sėmundjesh. Nė mėnyrė tė ngjashme, nėse orizi i bardhė njomet nė ujė pėr rreth 30 sekonda pėrpara se tė hahet, shumica e niseshtesė acidike shpėlahet dhe ai nuk ėshtė mė aq i dėmshėm pėr trupin. Shumė drithėra tė zeza (orizi i kaftė, buka e zezė, cipa e kokrrave tė grurit, etj.) janė mė pak acide sesa drithėrat e bardha dhe tė rafinuara, dhe duhet tė zėvendėsohen kurdoherė qė tė jetė e mundur. Mjekėt rekomandojnė qė tė shmangim edhe ēokollatėn, sepse ajo pėrmban yndyrė kakaoje, qė ėshtė e rėndė dhe e vėshtirė pėr t‘u tretur, duke shkaktuar kapsllėk dhe irritim tė lėkurės. Lista vazhdon me qepėt, hudhrat, kėrpudhat, shumica e bathėve (duke pėrfshirė fasulet, bizelet dhe thjerrėzat), kikirikėt dhe arrat. Pastaj vajrat dhe tė gjitha ushqimet me yndyrė dhe tė skuqura, si dhe

ushqimet e sheqerosura, veēanėrisht sheqeri i bardhė e produktet e tij: reēeli, xhelatina, shurupi, sheqerkat, karamelet, pastat, akulloret, frutat e konservuara dhe pijet e buta.

Ushqimet alkaline

Ushqimet alkaline, tė cilat duhet tė merren nė sasi mė tė madhe nė dietė janė pothuajse tė gjitha perimet, veēanėrisht ato me gjethe tė gjelbra dhe supat e gatuara me to. Lakra e Brukselit, nė mėnyrė tė veēantė, ėshtė pastrues i shkėlqyer pėr trupin dhe e pasur me vitamina dhe minerale. Ndėrmjet bishtajoreve, kokrrat e sojės janė mė shumė alkaline - njė trajtim i shkėlqyer pėr mbi-aciditetin. Po ashtu qumėshti, gjalpi dhe veēanėrisht dhalla, mjalti dhe melasa. Shumica e familjes sė arrave si bajamet, gėshtenjat, lajthitė, frutat dhe lėngjet e frutave, veēanėrisht ato tė lėngshmet. Ekspertėt e tė ushqyerit i quajnė frutat "alkalinizatorėt mė tė mirė dhe pastruesit e brendshėm mė tė njohur" dhe "ilaēin mė natyral".

Papaja pėrmban njė ferment qė quhet papainė, qė ndihmon tretjen dhe si rrjedhojė ėshtė shumė e mirė pėr stomakun.

Mollėt janė tė pasura nė kalium, i cili ndihmon nė neutralizimin e toksinave nė gojė dhe si rrjedhojė, ato janė pastrues tė shkėlqyer pėr dhėmbėt dhe pėr mishin e dhėmbėve.

Fiqtė kanė njė ferment tė veēantė qė quhet ficinė, e cila tret helmet nė sistemin e qarkullimit tė gjakut. Ato pėrmbajnė edhe seratoninė, i cili mendohet se forcon dhe pėrmirėson mendjen. Studiuesit dhe tė menēurit e hershėm nga Lindja e Mesme agjėronin pėr shumė ditė, duke ngrėnė vetėm fiq dhe pinin ujė pėr tė arritur fuqi mendore superiore.

Ananasi pėrmban bromelin, e cila pastron pankreasin.

Domatet janė shumė alkaline dhe neutralizuese tė aciditetit.

Bananet pėrmbajnė njė sasi tė mirė kaliumi, i cili ėshtė i mirė pėr nervat. Ato janė njė gjallėrues i shkėlqyer i depresionit nervor kur kemi mungesė kaliumi. Bananet janė veēanėrisht ushqyese kur merren sė bashku me qumėshtin.

Arrat e kokosit janė ushqime shumė alkaline; uji ose qumėshti i tyre ėshtė njė trajtim i shkėlqyer pėr ēdo lloj sėmundjeje qė shkaktohet nga aciditeti. Ato tė copėtuara, tė pėrziera me farat e glikanxos, janė njė tjetėr ushqim i mirė.

Kajsitė janė njė burim i vitaminės A dhe tė hekurit.

Limonėt janė shumė alkalinė. Pėr kėtė arsye, lėngu i limonit kėshillohet nga jogit si njė ilaē i mrekullueshėm pėr pothuajse tė gjitha sėmundjet. Pini ujė me limon ēdo ditė, nė sasi tė vogla, herė pas here. Ėshtė shumė mirė nėse ju i shtoni pak kripė ose mjaltė (megjithėse limonėt dhe frutat e tjera tė agrumeve janė vetė acidė, ata prodhojnė njė reaksion alkalin gjatė tretjes). Portokallet janė gjithashtu shumė pastruese dhe kanė nė pėrmbajtje tė lartė vitaminėn C.

Manaferrat, manat, luleshtrydhet, mjedra, stafidhet, janė alkaline nėse hahen kur janė tė pjekura, pėrndryshe ato janė acide.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi