ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE-ja nuk deshiron t'i importoje problemet ballkanike

Shko poshtė

03052009

Mesazh 

BE-ja nuk deshiron t'i importoje problemet ballkanike Empty BE-ja nuk deshiron t'i importoje problemet ballkanike




BE-ja nuk deshiron t'i importoje problemet ballkanike Augustini Nga Agustin Palokaj



Shikim nga Brukseli

Bllokada qė ia ka bėrė Sllovenia Kroacisė nė negociatat pėr anėtarėsim nė BE mund tė hiqet shumė shpejt. Por, kjo ia ka dhėnė njė mėsim tė mirė BE-sė, e cila tash si kusht pėr nisjen e negociatave pėr vendin kandidat dėshiron tė vėrė edhe zgjidhjen e tė gjitha problemeve kufitare me fqinjėt. Diplomatėt pohojnė se njė ditė kjo mund tė vlejė edhe pėr Serbinė e Kosovėn, tė cilat pa i normalizuar raportet nuk do tė mund tė llogarisin nė integrim konkret nė BE

Kredibiliteti i Bashkimit Evropian ndaj vendeve kandidate pėr anėtarėsim ėshtė rrezikuar dukshėm ditėve tė fundit kur dėgjohen gjithnjė e mė shumė zėra kundėr procesit tė zgjerimit e madje edhe vėrejtje se, edhe nėse njė kandidat do t’i pėrmbushte tė gjitha kriteret pėr anėtarėsim, ai vend nuk do ta kishte tė garantuar mundėsinė e anėtarėsimit nė fund tė kėsaj rruge. Porosi tė tilla dėgjohen sidomos nga Gjermania e cila, mė pėrjashtim tė Kroacisė, nuk dėshiron tė shohė vende tė tjera tė hynė nė BE nė sė paku dhjetė vitet e ardhshme. Por diplomatėt pohojnė se kjo retorikė ndoshta ėshtė ashpėrsuar edhe pėr shkak tė zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian qė zhvillohen nė qershor dhe zgjedhjeve nacionale nė disa vende qė janė skeptike ndaj zgjerimit. Prandaj, komisionari i BE-sė pėr zgjerim, Olli Rehn, nuk lė vend pa pėrmendur arritjet e zgjerimit nė Evropėn Lindore dhe paqen dhe stabilitetin qė perspektiva e anėtarėsimit nė BE po e sjell edhe nė vendet e Ballkanit Perėndimor. Ai e thotė kėtė pėr ta mbrojtur portofolin e tij, zgjerimin e BE-sė, duke tėrhequr vėrejtjen se vėnia nė dyshim e perspektivės sė anėtarėsimit tė vendeve tė Ballkanit nė BE do tė mund tė kthejė prapa procesin e reformave dhe tė rrezikojė arritjet nė Ballkan. Me kėtė mendim tė tij pajtohen edhe shumė diplomatė tė vendeve anėtare pėrfshirė ministrat e jashtėm tė Britanisė sė Madhe dhe tė Italisė.

Ballkani Perėndimor vėrtet varet nga perspektiva evropiane. Kjo perspektivė vėrtet ka ndihmuar nė reformat, tė cilat shpesh bėhen pėr shkak tė presionit nga ana e BE-sė. Tash ky rajon i Ballkanit Perėndimor, siē ėshtė pagėzuar hapėsira me shtetet e krijuara nė territorin e ish-Jugosllavisė pa Slloveninė me Shqipėrinė, ėshtė bėrė sikur enklavė e rrethuar nga vendet e BE-sė. Ky ėshtė nja fat gjeografik, i cili ka hequr dilemat nėse duhet pėrfshirė Ballkanin nė BE apo jo. Tė gjithė pajtohen se duhet, por disa dėshirojnė qė nė kėtė rrugė tė mos nxitohet. Si shkaqe pėrmenden problemet e brendshme institucionale qė ka Bashkimi Evropian, pėrvoja jo e kėnaqshme e anėtarėsimit tė Bullgarisė dhe Rumanisė, kundėrshtimi gjithnjė e mė i madh i opinionit nė BE ndaj anėtarėsimit tė Turqisė. Por problem shtesė pėr vendet e Ballkanit Perėndimor ėshtė edhe trashėgimia e historisė sė re tė kėtij rajoni. Raportet ndėrmjet vendeve tė rajonit, nė shikim tė parė, duken tė mira, por nėn sipėrfaqe ka shumė probleme. Pėr kėtė arsye, edhe ishte dizajnuar Procesi i stabilizim asocimit, i cili vendeve tė Ballkanit pėr ecje tė suksesshme drejt BE-sė, pos pėrmbushjes sė kritereve tė Kopenhagės, ua vė si kusht edhe bashkėpunimin rajonal.

Bllokada qė Sllovenia, e izoluar nė kėtė ēėshtje nga tė gjitha vendet e tjera tė BE-sė, i ka bėrė procesit tė negociatave tė Kroacisė, duke tentuar nė kėtė mėnyrė tė pėrfitojė nė zgjidhjen e problemeve bilaterale, ka irrituar shumė vende tė BE-sė dhe deputetėt e Parlamentit Evropian. Probleme tė ngjashme kanė ekzistuar mė parė, dhe vazhdojnė tė ekzistojnė, nė negociatat e BE-sė me Turqinė qė bllokohen nga Qiproja, sikur edhe rasti i Maqedonisė qė e bllokon Greqia. Secili nga kėto probleme ka karakteristikat e veta, por metoda ėshtė e njėjtė: shteti qė ėshtė nė BE keqpėrdor kėtė pėr ta presin ndaj shtetit kandidat pa pasur nevojė tė ketė arsye tė pranueshme edhe pėr vendet e tjera.

Bllokada qė i ka bėrė Sllovenia Kroacisė nė negociatat pėr anėtarėsim nė BE mund tė hiqet shumė shpejt. Por, kjo i ka dhėnė njė mėsim tė mirė BE-sė e cila tash si kusht pėr nisjen e negociatave pėr vendin kandidat dėshiron tė vėrė edhe zgjidhjen e tė gjitha problemeve kufitare me fqinjėt. Diplomatėt pohojnė se njė ditė kjo mund tė vlejė edhe pėr Serbinė e Kosovėn, tė cilat pa i normalizuar raportet nuk do tė mund tė llogarisin nė integrim konkret nė BE. BE-ja thjesht nuk dėshiron qė duke pranuar nė anėtarėsi vende qė kanė probleme tė hapura me fqinjėt t’i importojnė kėto probleme nė BE. Problemi i Qipros nga ana e vet ėshtė njė kokėēarje e madhe pėr BE-sė dhe nuk dėshirojnė Qipro tė reja.

E problemet tė natyrės qė kanė mes vete sot Kroacia dhe Sllovenia, mospajtime rreth demarkacionit tė kufijve, ekzistojnė pothuajse mes tė gjitha shteteve tė krijuara nė territorin e ish-Jugosllavisė. Pos kėsaj, Serbia nuk e njeh fare ekzistencėn e shtetit tė Kosovės dhe, nėse ėshtė pėr t’u besuar zyrtarėve tė Serbisė, nuk e ka ndėr mend ta bėjė kėtė.

Nuk do tė ketė menjėherė presin ndaj Serbisė pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės. Pėr kėtė BE-ja nuk sheh arsye e as nevojė nė kėtė moment. Serbia ėshtė aq larg nga BE-ja saqė do tė ishte jokonstroktive t’i vihet si kush tani njohja e Kosovės pėr tė avancuar nė kėtė proces. Nė anėn tjetėr, do tė ishte jo e sinqertė sikur nga Serbia tė kėrkohet diēka qė nuk e bėjnė as 5 vende tė vetė BE-sė. Por, nga Serbia tashmė kėrkohet “tė normalizojė“ raportet me Kosovėn. Kjo mendohet si proces nė tė cilin gradualisht do tė normalizoheshin raportet tregtare (nė Bruksel thuhet se mes biznesmenėve tė Kosovės dhe Serbisė janė tė shkėlqyeshme), pastaj lėvizja e njerėzve dhe mallrave, mospengimi i integrimit tė Kosovės nė strukturat rajonale dhe ndėrkombėtare e mė vonė edhe ēėshtjet e tjera qė do tė ēonin deri tek njė situatė nė tė cilėn Serbia nuk do tė mund tė mohonte ekzistimin e shtetit tė Kosovės.

Mė parė mendohej se Serbisė do tė mund t’i vihej kushti i njohjes sė Kosovės, apo marrjes sė obligimit se nuk do ta pengojė anėtarėsimin e saj nė BE, diku nė prag tė anėtarėsimit tė Serbisė nė kėtė organizatė. Mendohej se Serbia do tė mund tė bėjė aplikimin nė BE, tė nis negociatat, dhe t’i pėrfundojė ato dhe vetėm atėherė do t’i vihej si kusht Kosova. Por, tash paralajmėrohet se kjo mund tė ndodhė nė njė fazė mė tė hershme, pra si kusht pėr tė nisur negociatat.

BE-ja si tėrėsi nuk do tė vėrė ndoshta kushte, por vendet anėtare tė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn mund tė paraqesin edhe kushte tė tilla. Nė anėn tjetėr, Kosova duhet ta dijė se i takon asaj t’i kryejė detyrat e shtėpisė prej tė cilave lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar ėshtė kryesore. Nė kėtė moment Kosova ėshtė duke shkuar nė rrugė tė gabuar, duke rritur korrupsionin dhe lidhjen e politikės me krimin e organizuar, ndoshta edhe pėr shkak se mendohet se Kosova ėshtė aq larg integrimit nė BE saqė nuk ka nevojė tė ketė rezultate nė kėtė drejtim. Sa pėr thėnien se „korrupsioni duhet tė luftohet pėr shkak tė vetė qytetarėve tė Kosovės“ kėsaj thėnieje pakkush i beson, sepse nė asnjė vend tė rajonit nuk ka pasur rezultate konkrete nė kėtė luftė pa presion direkt tė BE-sė. Prandaj, perspektiva e dukshme evropiane edhe pėr Kosovėn ėshtė e domosdoshme qė tash.
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28160
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

BE-ja nuk deshiron t'i importoje problemet ballkanike :: Komentet

gerrard

Mesazh Sun May 03, 2009 10:36 pm nga gerrard

Une do te doja te theksoja se Agustin Palokaj eshte gazetari me i mire dhe profesional ne boten shqiptare. Eshte korrispondent i Gazetes Koha Ditore dhe i kanalit Koha Vizion si dhe i nje Kanali televiziv kroat ne Bruksel, per mua eshte nje shembull per t'u ndjekur per te gjithe ata qe duan te behen gazetar dhe per te gjithe gazetaret e tjere.

Per t'u kthyer tek tema, me kyte shkrim eshte i vetmi gazetar qe ka paraqitur se si qendrojne gjerat me te vertete. Dhe ndoshta do te ishte me mire them une qe t'i leme triumfalizmat dhe te shikojme ralitetin ne sy. Sa me lart qe te fluturojme aq me shume do te vritemi nese neser per nje motiv apo nje tjeter do te rrezohemi me kembe ne toke.

Jane disa pjese te shkrimit me lart qe me kane bere shume pershtypje, si psh:

Kredibiliteti i Bashkimit Evropian ndaj vendeve kandidate pėr anėtarėsim ėshtė rrezikuar dukshėm ditėve tė fundit kur dėgjohen gjithnjė e mė shumė zėra kundėr procesit tė zgjerimit e madje edhe vėrejtje se, edhe nėse njė kandidat do t’i pėrmbushte tė gjitha kriteret pėr anėtarėsim, ai vend nuk do ta kishte tė garantuar mundėsinė e anėtarėsimit nė fund tė kėsaj rruge. Porosi tė tilla dėgjohen sidomos nga Gjermania e cila, mė pėrjashtim tė Kroacisė, nuk dėshiron tė shohė vende tė tjera tė hynė nė BE nė sė paku dhjetė vitet e ardhshme. Por diplomatėt pohojnė se kjo retorikė ndoshta ėshtė ashpėrsuar edhe pėr shkak tė zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian qė zhvillohen nė qershor dhe zgjedhjeve nacionale nė disa vende qė janė skeptike ndaj zgjerimit.

Pak per fajin tone se jemi zgjuar pak me vonese dhe pak per fajin e Europes qe ka nje mije e nje probleme, rrezikojme qe rruga jone drejt aspiratave shekullore te jete shume me e gjate se triumfalizmat aktuale te fushates elektorale.

Pastaj ne lidhje me Kosoven, thote nje te vertete fatkeqsisht historike, nje plage qe e kane kaluar te gjitha vendet e rajonit tone:
BE-ja si tėrėsi nuk do tė vėrė ndoshta kushte, por vendet anėtare tė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn mund tė paraqesin edhe kushte tė tilla. Nė anėn tjetėr, Kosova duhet ta dijė se i takon asaj t’i kryejė detyrat e shtėpisė prej tė cilave lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar ėshtė kryesore. Nė kėtė moment Kosova ėshtė duke shkuar nė rrugė tė gabuar, duke rritur korrupsionin dhe lidhjen e politikės me krimin e organizuar, ndoshta edhe pėr shkak se mendohet se Kosova ėshtė aq larg integrimit nė BE saqė nuk ka nevojė tė ketė rezultate nė kėtė drejtim. Sa pėr thėnien se „korrupsioni duhet tė luftohet pėr shkak tė vetė qytetarėve tė Kosovės“ kėsaj thėnieje pakkush i beson, sepse nė asnjė vend tė rajonit nuk ka pasur rezultate konkrete nė kėtė luftė pa presion direkt tė BE-sė. Prandaj, perspektiva e dukshme evropiane edhe pėr Kosovėn ėshtė e domosdoshme qė tash.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Mon May 04, 2009 4:32 pm nga emigranti

mua me duket se kto analistet shpesh here kopjojne te tjeret

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi