ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dyfishimi i taksave vendore ēon nė falimentimin e qindra bizneseve nė kryeqytet

Shko poshtė

04052009

Mesazh 

Dyfishimi i taksave vendore ēon nė falimentimin e qindra bizneseve nė kryeqytet Empty Dyfishimi i taksave vendore ēon nė falimentimin e qindra bizneseve nė kryeqytet




Dyfishimi i taksave vendore ēon nė falimentimin e qindra bizneseve nė kryeqytet Biznes-vogel1Dyfishimi i taksave vendore brenda njė viti si pėr biznesin e vogėl, tė mesėm dhe atė tė madh, i ka dhėnė efektet negative ashtu siē parashikohej. Si rrjedhojė, qindra biznese tė vegjėl e tė mėdhenj kanė falimentuar e sa e sa tė tjerė po shkojnė drejt mbylljes ēdo ditė. Ndonėse u kundėrshtua me ashpėrsi nga biznesmenėt, qeveria dhe qytetarėt, Kėshilli Bashkiak i Tiranės prej disa kohėsh vendosi rritjen arbitrare tė taksave vendore. Edhe pėr shkak tė krizės sė pėrgjithshme ekonomike, rritja e taksa i dhe njė goditje tepėr tė fortė biznesit tė vogėl. Pjesa mė e madhe e biznesmenėve, tė cilėt pėr shkak tė taksave kanė mbyllur biznesin, janė ata persona qė aktivitetin tregtar tė tyre e kanė zhvilluar nė ambiente me qira. Janė ta panumėrt biznesmenėt e biznesit tė madh dhe tė vogėl qė deklarojnė se sė shpejti aktiviteti i tyre do tė mbyllet. Ata shprehen se nėse nė virin 2008 kanė pagur 115 000 lekė pėr taksat vendore, kėtė vit paguan 230 000 lekė, ēka do tė thotė dyfishin e shumės sė 1 viti mė parė, pa pėrfshirė kėtu taksėn mbi fitimin nga qeveria. Veē kėsaj, biznesmenėt shprehen se edhe dinamika e aktivitetit tregtarė ka rėnė ndjeshėm nė krahasim me vitin e kaluar dhe pėr kėtė arsye, kostoja e kėtyre taksave, plus shpenzimet e tjera, nuk mbulohet nga ajo ēka fitohet. Pėrkundrazi, sipas tyre, nė 4 mujorin e parė tė 2009-s, ėshtė shėnuar mė shumė humbje sesa fitim.
“Biznesi im pėrvishet nė kategorinė e biznesit tė madh meqė kam magazinė me sipėrfaqe tė madhe dhe shes materiale hidraulike me shumicė. Nėse vjet kam pagur rreth 1 milion lekė pėr taksat vendore, kėtė vit ka dhėnė 230 000 lekė, pra mė shumė se dyfishi. Natyrisht kjo ėshtė njė goditje e rėndė si pėr mua, ashtu edhe pėr tė gjithė qytetarėt. Jemi tė bindur se nuk po arsyeton kush pėr kėto veprime dhe pėr pasoja qė do tė sjellin. Nė qoftė se sasia e mallit do tė vazhdojė tė shitet nė kėtė nivel kaq tė ulėt, brenda njė kohe fare tė shkurtėr mė duhet ta mbyll aktivitetin. Shteti me tė vėrtetė mbahet me taksat tona, por kjo rritja absurde do tė ketė pasoja tragjike pėr popullin”, u shpreh i shqetėsuar pėr gazetėn “SOT”, biznesmeni Agim Hysenllari. Gjithashtu edhe pronarėt e lokaleve, biznesmenėt e shitjeve me pakicė, e shitjeve me shumicė, profesionet e lira, tregtarėt e veshmbathjeve, njėsitė e ndėrtimit etj., qė pėr tė gjithė janė dyfishuar taksat vendore nė krahasim me vitin e kaluar, ndajnė tė njėjtin mendim, qė bizneset e tyre po shkojnė drejt degradimit. Njė fenomen tjetėr qė i shqetėson biznesmenėt ėshtė mėnyra e menaxhimit tė kėtyre taksave dhe konkurrenca e pandershme nė treg. Sipas tyre njė pjesė e taksave tė velura tani do tė shkojnė nė fushatė.
Megjithatė, rritja arbitrare e taksave nė kundėrshtim me nivelin e zhvillimit, pėrveē paralizimit tė kategorive tė biznesit ka edhe njė sėrė pasojash tė tjera. Sipas specialistėve, si rrjedhojė do tė rritet numri i tė papunėve, do tė rriten ēmimet, gjithashtu do tė shtohet niveli i varfėrisė. “ Kisha njė lokal me qira, pėr tė cilin paguaja 70 mijė lekė nė muaj, pa llogaritur ujė dhe drita, ndėrsa taksa vendore 60 mijė lekė nė vit. Gjithashtu kisha tė punėsuar 3 persona. Kėtė vit duhet tė paguaja 120 mijė lekė nė vit taksa vendore. Nėse nuk do ta mbyllja lokalin, mė duhej tė merrja borxh pėr tė mbyllur shpenzimet. Tani jam pa punė”, shprehet qytetari, Pajtim Ruka. Kėshtu tė gjithė biznesmenėt e tė gjitha niveleve, tė pyetur pėr rritjen e taksave vendore, i bėjnė thirrje bashkisė dhe qeverisė tė marrin masa sa mė parė pėr uljen e taksave, para pasoja tė mėvonshme qė do tė jenė tė pariparueshme.
Roli i taksave nė rritjen e varfėrisė dhe papunėsisė
Biznesi i vogėl dhe i mesėm cilėsohet si sektori mė i rėndėsishėm nė vend, jo vetėm pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, por edhe pėr numrin e tė punėsuarve. Ndėrkaq, si pasojė e rritjes mė 115 % tė taksave vendore brenda njė viti, ēdo biznes i falimentuar nxjerr dhjetėra tė papunė. Gjithashtu edhe varfėria rritet nė proporcion tė drejtė me numrin e bizneseve tė mbyllura. Kuptohet se kjo ėshtė njė katastrofė e ardhur me vetėdije tė plotė nga Kėshilli Bashkiak i Tiranės. Ndėrsa vazhdon telenovela e pėrpjekjeve pėr ta ndaluar rritjen e taksave, ēdo ditė po falimentojnė me 10 biznese. Deri kur kėta taksa tė kthehen nė shėrbime pėr qytetarėt, sipas filozofisė sė shtetit ligjor, dėmet nė krahun tjetėr do tė jenė tė pa llogaritura.

*************************************************************
Fasonėt nė krizė, Bashkia e Tiranės dyfishoi taksėn e gjelbėr
Dhoma Kombėtare e Prodhuesve tė Veshjeve, e cila grupon Shoqatėn e Prodhuesve Eksportues tė Konfeksioneve prej Tekstili dhe Shoqatėn Kombėtare tė Prodhuesve tė Kėpucėve, vlerėson qėndrimin e Qeverisė Shqiptare pėr tė mos lejuar rritjen abuzive tė taksave ndaj biznesit tė vogėl. Ligji i miratuar sė fundmi nė Kuvend, shkon nė drejtimin e duhur, por ai nuk ka efekt prapaveprues dhe ka dėmtuar financiarisht tė gjitha subjektet tona. Dhoma Kombėtare e Prodhuesve tė Veshjeve, mė shumė se njėherė kishte bėrė me dije opinionin publik dhe autoritetet vendore se rritja e taksave lokale me mė shumė se 1/3 e tarifės brenda vitit, (apo me rreth 400 % krahasuar me vitin 2007) nė kushtet kur subjektet qė prodhojnė me material porositėsi, po pėrballen me krizėn globale si rezultat i mungesės sė kontratave tė punės me partnerėt evropianė, ishte e palogjikshme, e dėmshme dhe e pamenduar. Dhoma Kombėtare e Prodhuesve tė Veshjeve, nėpėrmjet ndėrgjegjėsimit mediatik, i kėrkoi pushteteve vendore, nė Tiranė dhe nė rrethe, tė mos rrisnin nė mėnyrė abuzive tarifat e njė sėrė taksash lokale. Kėsaj kėrkesė tė logjikshme tė biznesit fasonist, sidomos nė Tiranė, nuk iu pėrgjigj asnjė prej autoriteteve pėrgjegjėse, duke penalizuar subjektet e biznesit tė vogėl, qė janė duke reduktuar nė masė numrin e tė punėsuarve tė tyre dhe nė kushtet e paaftėsisė sė dukshme pagues ndaj shtetit.
Dhoma Kombėtare e Prodhuesve tė Veshjeve shpreh shqetėsimin se pavarėsisht ligjit tė fundit qė kushtėzon rritjen e taksave dhe tarifave vendore, pushtetet lokale rritėn me 200% taksėn e pėrkohshme tė gjelbėr.

*************************************************************
Rritja e taksės sė pastrim-gjelbėrimit pėr biznesin e madh
Nė listėn e taksave tė rritura pėr biznesin e madh pėrfshihet edhe ajo e pastrimit. Kjo taksė u ngrit nė tė gjitha aktivitetet prodhuese tė biznesit tė madh. Nė vitin 2007, taksa e pastrimit ishte 70 mijė lekė tė rinj nė njėsitė prodhim dhe pėrpunim, duralumin, metalesh, druri, tapicerie, letre, kartoni, plastmasė etj., tė ngjashme me to. Nė vitin 2008, kjo taksė u bė 75 mijė lekė, nė vitin 2009 ajo shkoi nė 80 mijė lekė ndėrsa nė vitin 2010, ajo arrit nė shifrėn e 85 mijė lekėve tė rinj. Po ashtu edhe nė prodhimet ushqimore, bukė, ėmbėlsira, mishi, peshku, bulmeti, pije etj., tė ngjashme me to, taksa e pastrimit pėr biznesin e madh ishte 70 mijė lekė tė rinj nė vitin 2007. Nė vitin 2008 ajo nuk ndryshoi, por nė vitin 2009, u rrit nė 80 mijė lekė, ndėrsa pėr vitin 2010 shkoi nė 85 mijė lekė tė rinj. Ndėrkaq, nė prodhimin e konfeksioneve, etj., tė ngjashme me to, kategoria e biznesit tė madh paguante 20 mijė lekė tė rinj nė vitin 2007 si taksė pėr pastrimin. Nė vitin 2008, kjo taksė arriti gati nė 4 fishin e saj pėr kėtė biznes, duke kapur shifrėn e 75 mijė lekėve tė rinj. Por nuk mjafton me kaq, pasi nė vitin 2008 taksa pėr kėto njėsi prodhimi shkon nė 80 mijė lekė tė rinj, ndėrsa pėr vitin 2009 ajo bėhet 85 mijė lekė.
Ndėrsa institucionet arsimore, kulturore, sportive etj., nė vitin 2007 paguanin si taksė pastrimi 1500 lekė/dhomė nė vit. Por nė vitin 2008, kjo taksė u standardizua nė 20 mijė lekė tė rinj nė vit. nė vitin 2009 taksa e pastrimit vijoi tė rritje duke u bėrė 22 mijė lekė, ndėrsa nė vitin 2010 ajo arriti nė 25 mijė lekė tė rinj nė vit. Ndėrsa pėr sa i pėrket taksės sė gjelbėrimit, veprimtaritė ekonomike tė veēanta si njėsitė e prodhimit ku bėjnė pjesė prodhim pėrpunim ėmbėlsirash dhe produktesh ushqimore; prodhim pėrpunimi pijesh; prodhim pėrpunim druri, mobilieri, tapiceri; impiante, prodhim dhe pėrpunim metalesh; prodhim, pėrpunim tregtim materialesh inerte; prodhim, pėrpunim qumėshti dhe nėnproduktesh etj., taksoheshin me 9 mijė lekė tė rinj.
Nė vitin 2008 nė kėto njėsi prodhimi taksa e gjelbėr u dyfishua duke arritur nė 18 mijė lekė tė rinj. Nė vitin 2009 u bė 36 mijė lekė tė rinj, ndėrsa pėr vitin 2010 ajo ėshtė “vulosur” nė 45 mijė lekė tė rinj. Qė nga viti 2007, taksa e gjelbėrimit do tė katėrfishohej edhe nė njėsitė e ndėrtimit (pėr ēdo kantier ndėrtimi, rrugė, shkolla, kopshte, objekte banimi e tregtare dhe tė tjera tė ngjashme me to, tė cilat taksoheshin me 100 mijė lekė tė rinj nė vitin 2007. Nė vitin 2008 kjo taksė u rrit me 50% pėr kėtė kategori biznesi, duke kapur shifrėn e 150 mijė lekėve tė rinj. Njė vit mė pas, pra nė vitin 2009, taksa u rrit me 100%, ēka detyroi kėto biznese qė tė paguanin 300 mijė lekė tė rinj. Ndėrsa pėr vitin 2010, Rama ka vendosur taksa e gjelbėr pėr kėtė biznes katėrfishohet nė krahasim me vitin 2007. Pra nė vitin 2010, biznesi i madh do tė paguajė 400 mijė lekė taksė gjelbėrimi.

*********************************************
Dyfishohen taksat vendore pėr familjarėt
Rritja absurde e taksave vendore nuk ka goditur vetėm kategoritė e biznesit, por edhe tė gjithė familjet e kryeqytetit. Kėshtu, taksa e gjelbėrimit, nga 900 mijė lekė qė ishte nė vitin 2007 pėr familjarėt, nė vitn 2009 ėshtė bėrė 4 000 lekė. Ndėrsa nė vitin 2010, sipas politikave tė ndjekura nga Bashkia e Tiranės, taksa e gjelbėrimit parashikohet tė bėhet 5 000 lekė. Me tė njėjtėn shifėr progresive ėshtė rritur edhe taksa e pastrimit. Kėshtu, nė vitin 2007 qytetarėt paguanin si taksė pastrimi, pėr tė mbushur buxhetin e bashkisė sė Ramės, 2 100 lekė, nė vitin 2008 kjo taksė u bė 3.600 lekė, nė vitin 20009 kjo taksė u rrit nė 4. 500 lekė tė rinj, ndėrsa nė vitin 2010 ajo u bė 5. 000 lekė. Por Rama, sigurisht qė nuk mund tė mjaftohej vetėm me ngritjen e kėsaj takse nė kurriz tė familjarėve. E njėjta taktikė u ndoq edhe pėr biznesin nė tė gjitha kategoritė e tij.
Gjatė mandatit tė tretė tė qeverisjes vendore, Rama ka luajtur njė politikė tejet tė rėndė me tė gjitha taksat qė kryeqytetasit duhet tė paguajnė ndaj institucionit tė tij, bashkisė. Pėrveē se ka aplikuar njė sėrė taksash, ai ka preferuar qė ti rrisė ato nga viti nė vit, pavarėsisht gjendjes qė qytetarėve pėr ti paguar dhe gjendjes qė tij pėr tė ofruar shėrbimin e caktuar. Nė taksat e Ramės pėrfshihen taksa e banesės, gjelbėrimit, ajo e pastrimit, tabelės, hyrjes nė qytet etj. Nga tė gjitha kėto taksa, Rama vjel miliona e miliona lekė nga qytetarėt, me pretendimin se kėta tė fundit do tė marrin me anė tė shėrbimeve.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dyfishimi i taksave vendore ēon nė falimentimin e qindra bizneseve nė kryeqytet :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon May 04, 2009 12:30 pm nga lidabica

C'fare sherbimi do te na beje ky hajdut neve,qytetareve kur plerat rrine neper kazane dhe kur fasadat e pallateve i lyen me vizatime te ēuditeshme e deri ne te brendeshme grash?Ky psikopat ,qe do te mbjelle degjenerim edhe tek muret e shtepise se tjetrit?
po ike ore ishalla te te kete ardhur fundi ,more demagog,qe flet shume dhe s'thua asgje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon May 04, 2009 3:50 pm nga Iliriada Portal

Qytetaret e Tiranes duhet te tregohen te kujdesshem perpara kutise se votimit. Ky eshte momenti kur ato ne rradhe te pare kane shancin te shpetojne veten nga pasojat e ēmendurive te Rames pastaj dhe gjithe shqiperine. Qytetaret e Tiranes ndoshta e kane duruar por neqoftese ai aksidentalisht vjen ne krye te qeverise qytetaret e Shqiperise nga jugu ne veri dhe anasjelltas nuk do te arrijne ti keperdijne dot ēmendurite e tij. Kjo do te thote qe perveē kaosit ai nuk eshte i afte ti sjelle asgje tjeter vendit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi