ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrplasen grekėt, Panajot Barka padit Dulen dhe Bollanon

Shko poshtė

12052009

Mesazh 

Pėrplasen grekėt, Panajot Barka padit Dulen dhe Bollanon Empty Pėrplasen grekėt, Panajot Barka padit Dulen dhe Bollanon




Pėrplasen grekėt, Panajot Barka padit Dulen dhe Bollanon Bollano-duleNisi dje seanca gjyqėsore nė ngarkim tė kreut tė PBDNJ dhe kryebashkiakut tė Himarės
Kėrkohet dėshmia e kreut tė PBDNJ dhe kreut tė Bashkisė sė Himarės pėr tė vijuar procesin gjyqėsor nė ngarkim tė tyre, pėr shpifje ndaj Panajot Barkės. Pėr kėtė qėllim ėshtė shtyrė edhe seanca e parė gjyqėsore e zhvilluar ditėn e djeshme, e cila kishte pėr qėllim pajtimin e palėve akuzuese dhe tė akuzuara. Gjyqtari i ēėshtjes, Arqile Basho, pasi ka lexuar aktpadinė pėr shpifje nė ngarkim tė PBDNJ, OMONIA dhe gazetės nė gjuhėn greke “Zėri i Omonias”, ka kėrkuar nga paditėsi nėse donte qė kjo ēėshtje tė mbyllej. Pasi zoti Barka nuk ka rėnė dakord, duke kuptuar qė procesi t’i shkohet deri nė fund, seanca gjyqėsore ka vijuar normalisht pėrgjatė 45 minutave tė saj pa praninė e palės akuzuese. I ndodhur nė kėto kushte kryesuesi i seancės gjyqėsore Arqile Basho, ka marrė vendimin e shtyrjes sė seancės nė fillim tė muajit qershor, duke lėnė pėr detyrė nga ana e gjyqėsorit njoftimin e Vangjel Dules dhe Vasil Bollanos pėr t’iu pėrgjigjur akuzave tė formuluara pėr shpifje nė adresė tė Panajot Barkės, pėrgjegjės i Departamentit tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Qytetėrimit Grek nė Universitetin “Eqrem Cabej” nė Gjirokastėr.
Zanafilla e kėsaj ēėshtjeje qė pėrfundoi nė dyert e gjyqėsorit, buron nga 25 marsi i kėtij viti. Nė faqet e gazetės nė gjuhėn greke “Zėri i Omonias”, zoti Barka, ish deputet i OMONIA-s nė legjislaturėn e parė tė Kuvendit Popullor 1991-1992 njėkohėsisht njė prej publicistėve mė tė njohur nga radhėt e minoritetit etnik grek nė jug tė vendit, ėshtė akuzuar si tradhtar i interesave greke nė Shqipėri.
Jo vetėm kaq, por pėrfaqėsuesit e PBDNJ dhe OMONIA-s, Dule dhe Bollano kanė anatemuar dhe hedhur dyshime tė qarta pėr mėnyrėn se si e fitoi Barka postin qė aktualisht ka nė Universitetin e Gjirokastrės, nė krye tė departamentit tė gjuhės greke. Akuzat publike nė drejtim tė Barkės nga ana e krerėve politikė tė minoritetit etnik grek nė Shqipėri janė bėrė nė Greqi gjatė njė konference shtypi, duke mos kursyer edhe pėr diversion tė Barkės ndaj interesave greke nė Shqipėri kundėr Omonia-s nė veēanti e veēanėrisht ēėshtjen e varrezave tė ushtarėve grekė, pėr kundėrshtinė qė sipas krerėve tė PBDNJ, Barka ka me kryepeshkopin e Kishės Ortodokse Shqiptare, Anastasios Janullatos etj. Nė kėtė dalje publike bėhet e ditur se tė akuzuarit nga Barka, kanė kėrkuar nga rrjeti radioteleviziv publik grek ERT, qė tė shikojė qėndrimin e korrespodentit tė tyre nė Shqipėri nė kėtė rast Panajot Barka, pasi politika e tij ėshtė kundėr interesave helene.
Kaq ka mjaftuar qė Panajot Barka tė formulojė akuzėn pėr shpifje nė gjyqėsorin e Gjirokastrės, nė ngarkim tė drejtuesve mė tė lartė tė PBDNJ. Prej mė tepėr se dhjetė vitesh divergjencat mes pėrfaqėsuesve aktualė tė PBDNJ dhe pjesės tjetėr jo tė inkuadruar nė politike, kanė shkaktuar pėrēarje nė radhėt e kėtij komuniteti ku pasojat nuk kanė munguar me humbjen e terreneve nė zgjedhjet lokale apo parlamentare tė zonave ku banohet dėrrmueshėm nga shtetas shqiptarė me kombėsi greke.
SOT
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 29233
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi