ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miratohet vendimi. Libra falas pėr fėmijėt e prindėrve tė varfėr

Shko poshtė

14052009

Mesazh 

Miratohet vendimi. Libra falas pėr fėmijėt e prindėrve tė varfėr Empty Miratohet vendimi. Libra falas pėr fėmijėt e prindėrve tė varfėr




.Fjala e plotė e shefit tė ekzekutivit nė mbledhjen e sotme tė qeverisė

Sot nė kėtė mbledhje janė 2 ēėshtje kryesore qė dua tė sjell nė vėmendjen e qeverisė dhe tė publikut.

Sė pari, rezulton se kėtė vit ėshtė disafishuar numri ļ fermerėve qė kanė aplikuar pėr mbėshtetje nga granti i qeverisė pėr fermerėt. Kjo ėshtė njė gjė shumė pozitive. Ky aplikim bėhet me projekte tė qarta, tė studiuara dhe tė pėrcaktuara mirė. Ata qė po merren me vlerėsimin e projekteve konstatojnė se numri i projekteve fituese ėshtė shumė i madh. Nė kėtė drejtim, veēanėrisht ėshtė ndezur dhe po ndizet ēdo ditė e mė shumė ajo qė mund ta quajmė “ethja” e ullirit. Pėr hir tė sė vėrtetės, pėrmes subvencionimit, janė mbjellė mbi 2 milionė rrėnjė ullinj nė 4 muaj, pra mė shumė se asnjėherė. Pra, pėr rreth gjysmė viti, janė mbjellė pothuajse sa gjysma e numrit tė rrėnjėve tė ullinjve qė ekzistojnė nė Shqipėri, ku janė rreth 5 milionė rrėnjė.

Mendoj se tė gjithė ata qė meritojnė tė jenė fitues nė grantin e qeverisė, granti le t’u lėvrohet, sipas sezonit dhe specifikave pėrkatėse, por natyrisht, projekti i ullirit ėshtė i pari. Lėvrimi i grantit sipas sezonit, i bėn tė mundur qeverisė qė tė japė shtesėn e nevojshme pėr tė mbuluar kėrkesat e tė gjithė fermerėve qė kanė aplikuar.

Zoti ministėr i Bujqėsisė, nė kėto aplikime, projekti i ullirit duhet tė jetė i pari, ndėrkohė qė tė gjitha projektet e tjera do tė programohen sipas sezonit, pasi ne e kemi zgjeruar edhe spektrin e projekteve ku mund tė aplikohet.

Sė dyti, pėr zonėn verilindore dhe juglindore, pėr zonėn nga Delvina deri nė Dukagjin, do tė pėrpunohen kritere tė reja. Sigurisht qė do tė synohet fusha e prodhimeve, por pėr kėtė zonė, nuk mund tė jenė tė vlefshme kriteret e Myzeqesė, tė Lezhės, Shkodrės apo Korēės, pėr kėtė zonė ne duhet tė pėrshtatim kritere tė tjera, rigorozisht tė bazuara nė projekte.

Nė 3 vjet, pothuajse ėshtė dyfishuar prodhimi i frutave nė vend. Veēanėrisht prodhimi i mollės ka njohur njė zhvillim shumė tė madh, nė rrethin e Korēės, Pogradecit, Kolonjės e Dibrės. Ka rėnė ndjeshėm importi i frutave, por akoma edhe mė shumė duhet tė bjerė. Nuk ka prodhime mė tė shijshme se prodhimet e kėsaj toke, nuk ka prodhime qė tė jenė sintezė e tė gjitha pėrbėrjeve dhe shijeve mė tė mira. Ashtu siē ka rritje tė prodhimit tė frutave, ka rritje edhe pėr zarzavatet, pėr mishin, bulmetin.

Krahas nxitjes sė tyre, ministria e Bujqėsisė do tė ketė programe informative pėr fermerėt, pėrmes mediave lokale, sipas profileve dhe fushave. Kėto programe duhet tė informojnė intensivisht fermerėt pėr ēmimet e bursės dhe ēmimet e tregut. Duhet t’u kėrkohet fermerėve tė mos u referohen ēmimeve tė doganave. Ky ėshtė njė gabim k madh, sepse nė jo pak raste ēmimet e doganave kanė synim mbrojtjen e tyre. Ai duhet tė njihet me ēmimin e bursės dhe ēmimin e tregut dhe mė pas, i bėn llogaritė vet. E vetmja gjė qė nuk duhet tė bėjė fermeri shqiptarė ėshtė qė t’i referohet ēmimit tė doganės. Konkretisht, pėr t’i ndihmuar ata, ne pėrcaktuam njė ēmim tė lartė pėr grurin, ndėrkohė qė gruri nė bursė ishte shumė mė ulėt dhe shumė prej fermerėve, nė kėtė logjikė, nuk e shitėn grurin por e mbajtėn magazine. Ne duhet tė kemi njė informacion intensive pėr fermerėt.

Ne do tė vazhdojmė me kėtė program, sepse ky program po jep efekte tė shkėlqyera, krahasuar me akcizėn e famshme. E dėgjuat ju sėrish kryetarin e opozitės kur foli pėr akcizėn (“ujku qimen e ndėrron, zanatin nuk e harron”). Pra, politika e re e ēoi sėrish tek akciza, sepse akciza pėrfundon nė xhepat e pushtetarėve. Ndėrsa investimi nė prodhime, agrobiznesi, ulliri, vreshta, bleta, pėrpunimi i prodhimeve, kapacitetet ftohėse, janė realitete qė zhvillohen ēdo ditė dhe nuk avullojnė si nafta. Ne do tė ndjekim kėtė praktikė, por kjo kėrkon qė zonat juglindore dhe verilindore tė Shqipėrisė, pra nga Delvina deri nė Dukagjin, tė kenė skemėn e tyre tė veēantė, tė bazuar mbi sipėrfaqen. Jo ēdo rreth mund tė trajtohet njėsoj, mund tė pėrcaktohen kriteret mbi bazė komunash, sepse njė pjesė e Dibrės, Lugina e Tropojės, etj, janė ndryshe nga komunat e Lurės, Lekbibajt, apo komuna tė tjera.

Problem i dytė shumė i rėndėsishėm ka tė bėjė me qėndrimin tonė ndaj varfėrisė. Studimi serioz i Bankės Botėrore, UNDP-sė dhe Instituti i Statistikave, dėshmon se nė njė hark kohor 3 vjeēar, 200 mijė shqiptarė dolėn qartėsisht nga varfėria. Nė muajin maj tė kėtij viti, 170 mijė qytetarė tė kėtij vendi qė kishin tė ardhura mujore nėn 2 dollarė, kaluan pėrtej kufirit tė varfėrisė dhe kanė ardhura mbi 2 dollarė, 2.2 ose 2.3 dollarė. Kjo ėshtė njė gjė shumė pozitive.

Por shifrat janė shifra, statistikat janė statistika, dhimbjet dhe vuajtjet janė individuale. Ndaj ne jemi tė detyruar tė rendim pas kėtyre vuajtjeve.

Sot ne vendosim dhėnien totalisht falas tė teksteve shkollore pėr arsimin parauniversitar, pėr tė gjitha familjet nė ndihmė ekonomike. Shteti qėndron nė anėn e fėmijėve. Nuk mundet qė ai qytetar qė ka vėshtirėsi tė paguajė shumėn e rimbursimit, ta lėrė fėmijėn e tij pa tekste dhe pa shkollė. Ndaj dhe fėmijėt e tė gjitha familjeve shqiptare qė janė nė skemėn e ndihmės ekonomike, do tė kenė tekstet e paguara nga qeveria. Ky hap ėshtė shumė i rėndėsishėm nė rrafshin njerėzor, por ėshtė shumė i rėndėsishėm edhe pėr arsimin. Nuk do tė ketė mė nxėnės qė t’u mungojnė librat nė shkollė. Ky ėshtė njė hap i parė i madh nė kėtė drejtim.

Njė problem tjetėr madhor mbetet njė kontingjent i kufizuar njerėzish, tė cilėt nė tėrėsi janė nėna me fėmijė jetim, ose dhe burra tė tillė, ose tė divorcuar apo nė fatkeqėsi. Nėse lexoni me vėmendje studimin e BB-sė, vihet re se gjėnė mė pozitive qė ka ai, ėshtė fakti se tregon njė rėnie tė ndjeshme tė varfėrisė sė skajshme. Njė rėnie prej rreth 60 pėr qind. Por sėrish ka varfėri. Nė mėnyrė absolute nuk duhet tė ketė varfėri tė skajshme. Ky duhet tė jetė vendimi ynė. Me shpejtėsi, ne duhet tė zhdukim varfėrinė e skajshme.

Prefektėt kanė filluar ėt bėjnė njė punė shumė tė mirė, qeveritė vendore gjithashtu. Dora dorės ato po identifikojnė kėto familje qė nuk janė kaq tė shumta, por qė ekzistojnė. Ndaj kėtyre familjeve, skema e ndihmės ekonomike do tė jetė tjetėr. Njė qytetar i njė fshati tė Lezhės mė drejtohet nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe me tregon se ka 9 fėmijė pėr tė rritur. Edhe unė interesohem pėr tė nė mėnyrė tė pėrsėritur, por nuk ėshtė kjo zgjidhja. Zgjidhja duhet tė jetė ligjore, ne duhet tė kemi tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr ta ndihmuar atė. Ky ėshtė rasti mė i avancuar, pro ka edhe tė tjerė me 3 fėmijė, me njė pension, apo me njė rrogė, ose njė familje qė pėr njė arsye apo njė tjetėr, kryefamiljari ka rėnė nė burg, ka vdekur, apo ėshtė sėmurė rėndė.

Duhet tė detajohet sa mė shpejtė skema e familjeve nė nevojė ekstreme. Ne japim 150 milionė euro ndihmė sociale. Ne e kemi mbi dyfishuar kėtė fond, ka qenė 7 miliardė, e kemi bėrė 15 miliardė, pa llogaritur aspekte tė tjera tė ndihmės pėr kėtė kategori. Por absolutisht ka defekte shumė serioze nė skemėn e shpėrndarjes. Nė rast se ky fond nuk mjafton, kjo qeveri ėshtė e gatshme tė vendosė tė tjera. Por kjo qeveri nuk mund tė bėjė asnjė hap pėrpara, pa njė rishqyrtim tė transparencės dhe ndershmėrisė sė aplikimit tė kėsaj skeme. Unė kam tė dhėna shumė tė qarta se kjo ndihmė shpėrndahet nga kėshillat komunal e bashkiak, sepse ato janė pėrgjegjėse pėr kėtė gjė, me njė farė barazitizmi, qė vjen tėrėsisht nga koncepti dhe mentaliteti socialist, sepse nė atė periudhė kur shqiptarėt ndanin varfėrinė, mendohej se pothuajse tė gjithė ishin njėlloj dhe meritonin njėsoj. Ky koncept duhet tė zhduket. Nuk mund tė jetė njėsoj ai qytetar qė merr 400 apo 500 dollarė nė muaj me atė qė merr 180-200 dollarė nė muaj. Nuk ėshtė njėsoj ekonomia e atij qytetari qė ka 1 apo 2 fėmijė me atė qė ka 5 - 6 a 9 fėmijė. Duhet t’i lėmė mėnjanė kėto barazi qė nuk bėjnė gjė tjetėr veēse thellojnė varfėrinė.

Detyra jonė ėshtė njė shpėrndarje dhe njė pėrkujdesje e veēantė e tė ardhurave. Asnjė qeveri nuk ka rritur, me 3 pėr qind tė GDP-sė, shpenzimet sociale. Ato kanė qenė 6 pėr qind dhe ne i bėmė 9 pėr qind. Kjo nuk do tė thotė tė pėrdorim kėtė koncept tė vjetėr.

Sot janė njė seri marrėveshjesh shumė tė rėndėsishme. Sot miratohet lista e re e rimbursimit tė barnave. Kjo listė ėshtė mė e gjera qė ėshtė miratuar ndonjėherė nga ndonjė qeveri tjetėr, por edhe nga kjo qeveri qė ėshtė sot. Kjo listė ėshtė produkt i njė konsulte tė gjerė dhe i respektimit tė ndjeshmėrive dhe kėrkesave tė ndryshme. Kjo listė u bė e mundur tė zgjerohet nė mėnyrė tė ndjeshme, me rreth 70 artikuj tė rinj, nė sajė tė performancės sė mirė financiare, nė sajė tė menaxhimit shumė mė tė mirė tė fondeve tė pėrcaktuara pėr rimbursimin e barnave, tė njė transparence tė pėrgjithshme mė tė madhe nė tregun farmaceutik. Unė e konsideroj kėtė njė zhvillim shumė pozitiv. Instituti i Sigurimeve Shėndetėsore, jo vetėm qė pėrballoi plotėsisht me fondet, skemėn e zgjeruar tashmė tė listės sė rimbursimit, por dora dorės po bėhet blerės kryesor i tė gjitha shėrbimeve shėndetėsore, gjė e cila pėrbėn bazėn e njė reforme tė thellė shėndetėsore qė ne do tė ndėrmarrim qė vitet e para tė mandatit tė dytė.

Njė tjetėr vendim i rėndėsishėm i mbledhjes sė sotme ėshtė vendimi pėr pagėn minimale nė shkallė vendi, e cila pėson njė rritje nga 170 nė 180 mijė lekė. kjo ėshtė paga minimale nė shkallė vendi, pasi paga nė sektorin publik ėshtė mė e lartė. Pėr shkak tė sektorit privat, ne ndjekim njė politikė tė butė nė rritjen e kėsaj page, nė mėnyrė qė tė mos jemi agresivė nė rritjen e pagave tė sektorit publik. Megjithatė, njė raport i Bankės sė Shqipėrisė, jashtėzakonisht pozitiv, dėshmon se rroga nė sektorin privat janė rritur mė shumė se nė sektorin publik, i cili i ka rritur rrogat me njė mesatare 68 pėr qind, gjatė kėtyre 4 viteve. Banka e Shqipėrisė dėshmon se kjo rritje ėshtė mė e madhe nė sektorin privat. Ky ėshtė njė zhvillim shumė pozitiv.

Sot gjithashtu miratohet vendimi pėr parqe eolike. Ky ėshtė njė interes shumė i madh, qė i bashkėngjitet synimit “Shqipėria, superfuqi e vogėl energjetik nė rajon”.

Pra, siē ju e shihni, kjo qeveri ėshtė nė kapacitet tė plotė qeverisjeje dhe nė kapacitet tė plotė elektoral”.

55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi