ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur shpif Mero

Shko poshtė

22052009

Mesazh 

Kur shpif Mero Empty Kur shpif Mero




Natyrisht ky shkrim do te ishte botuar pak me vone sikur Mero Baze te mos me kishte nxitur me shkrimin e tij te pardjeshem botuar ne gazeten Tema ku mes te tjerash kishte botuar edhe nja dy shpifje kunder meje. Madje as per shpifjet nuk do isha vene ne dijeni po te mos me lajmeronin ca miq te mi ne telefon, pasi gazeten Tema une nuk e lexoj prej kohesh. Te them te verteten edhe kur e lexoja, e lexoja shume rralle. E kam quajtur nje gazete qe eshte shume me pak e informuar se vete lexuesi keshtu qe nuk ke c'te mesosh prej saj. E kam analizuar dukurine Tema dhe kam menduar se ajo si dhe disa gazeta te tjera periferike nuk ekzistojne per te informuar, por per te keqinformuar. Madje edhe me keq: per te shpifur. Keshtu qe prej kohesh as nuk ia hidhja syte fare. "Te ka share Mero", - me thonin ne telefon miqte e mi, lexoje, lexoje, gazeten Tema". E lexova gazeten Tema. Pas kaq vitesh. Ne fakt Mero nuk me kishte share. Kishte sajuar thjesht nje shpifje sipas se ciles une, ne vitin 2007 kisha qene anetar i shtabit elektoral te zotit Rama dhe kishte botuar nje shkrim timin ku une kritikoja PD-ne per zgjedhjet e vitit 2007. Natyrisht une nuk kam ndermend t'i shpjegoj Mero Bazes se nuk kam qene anetar i shtabit te zotit Rama pasi nje gje qe s'ka ndodhur nuk ka si te shpjegohet. Sa per shkrimin e ribotuar do ta falenderoj se me dha edhe njehere mundesine ta lexoja shkrimin tim te dikurshem, te cilit edhe pas nje leximi kaq te distancuar ne kohe mund t'i ndryshoja pak gjera . Pra ketu nuk do te merrem me shpjegimin e ndonje gjeje qe lidhet me shpifjet e Mero Bazes, pasi nuk kam c'te shpjegoj, por meqe m'u dha rasti do te trajtoj dukurine e shpifjes dhe shpifesit ne shtypin shqiptar, dukuri qe e ka demtuar mjaft shtypin tone.

Ekzistojne ende disa shpifes ne gazetarine shqiptare. Vegjetojne periferive mediatike, kryejne sherbime, paguhen s'dihet nga kush, e ngaterrojne profesionin e gazetarit me ate te denigruesit, te informatorit te sherbimeve sekrete, i sherbejne dikujt duke denigruar dhe prodhuar shpifje pa fund kunder gjithe kundershtareve te tij, pastaj e bejne te njejten gje kunder vete padronit duke e sulmuar ate per shkak te nje padroni te ri. Nuk kane moral, as parime, nuk kane dije, nuk kane miq, por gjithsesi mbijetojne ne media edhe pse media vete eshte zhvilluar shume duke i lene ata shume prapa. Jane nenkategori profesionale e komunitetit te gazetareve, ose me e uleta shtrese e tij, ashtu sic jane p.sh kategoria e vjedhesve te varreve mes kategorise se hajduteve, apo kategoria e perdhunuesve te lypesve mes kategorise se perdhunuesve.

Mendoj se eshte pikerisht kjo kategori qe e kompromenton komunitetin e gazetareve, qe ia ul besueshmerine, qe ia dobeson autoritetin moral e profesional para publikut. Sepse publiku, edhe pse shpeshhere i dallon shpifesit nga gazetaret, nuk e kupton pse komuniteti i gazetareve i pranon shpifesit ne mesin e tyre. Ata e shperdorojne investimin kohor dhe financiar te publikut per te marre informacion duke e dezinformuar ate. Madje publiku ndjehet i rrezikuar prej tyre. Se kush e mbron individin nga shpifjet dhe shpifesit? Ligji? Po ata fshihen ne mesin e gazetareve dhe ligji para gazetareve nuk ka shume fuqi. Nganjehere kurba e tyre eshte aq e sperdredhur sa njeriu e ka te veshtire t'i dalloje gazetaret e rreme nga gazetaret profesioniste.

Gazetaret e rreme e perturbojne mesazhin e mediave, madje e vene ne krize marredhenien e tyre me shoqerine dhe vete pozicionin e gazetarit si aktor shoqeror. Le te marrim rastin e Mero Bazes. Erdhi ne shtypin shqiptar nga minierat e Batres duke e filluar profesionin si gazetar shteteror ne ATSH (flitej atehere se disa prej tyre kishin ardhur ne shtyp nga Sherbimi Informativ Kombetar). Pikerisht kete periudhe e kam njohur. Punoja si kryeredaktor ne gazeten Zeri i Rinise, dhe nje dite ndersa po dilja nga zyra me afrohet nje njeri i drobitur, i veshur keq, i dobet, aq i dobet sa pantallonat me penca i vareshin si citjane, me nje kemishe ndihmash ku spikasnin nja dy njolla, me nje pale kepuce qe ishin aq te medha sa dukeshin se i kishte nja dy-tre numra me te medhenj se numri i kembes se vet, me corape te bardha, pa floke, (atehere i kishte dhembet se nuk ia kishin thyer ende) dhe ne momentin qe po behesha gati t'i falja ndonje monedhe, me zgjat disa poezi duke me kerkuar qe t'i shihja per t'i botuar ne gazete pasi atehere gazeta botonte nje suplement kulturor. Nga ky akt kuptova qe ishte poet e jo lypes. I mora poezite, i lexova, te dobeta sa me s'ka, dhe natyrisht nuk i botova. E harrova dhe vete personin, por nje dite teksa rrija me nje mikun tim, nje tjeter miku i perbashket i yni u shfaq me Mero Bazen, duke i kerkuar mikut tim, i cili e kishte vellane pedagog ne Institutin e Arteve, qe ta ndihmonte Meron per te permiresuar te foluren pasi kishte filluar pune tek Zeri i Amerikes dhe natyrisht duhej te kishte nje shqiptim te mire. Mero jo te mire qe se kishte, por e kishte ibret fare, aq ibret sa edhe gjate bisedes se zakonshme nuk i kuptoheshin me shume se gjysma e fjaleve. Mendova me vete se si mund te punesohej gazetar radiofonik nje njeri qe s'fliste dot, ia thashe mikut tim, qeshem, teksa gazetari zhdukej bashke me mikun e tij. Po keto vite kur me fonde misterioze u hap gazeta Albania ai u punesua ne kete gazete. Vite me vone kam lexuar nje shkrim te vete drejtorit dhe pronarit te Albanias zotit Rakipi i cili tregon se si Mero (te cilin edhe sot e kesaj dite nuk e kuptoj pse ai e quante Corape) hynte ne redaksi, kryesisht ne oret e vona, shkruante shkrimin e tij te porositur, shante, denigronte, shpifte, dhe ikte. Jam habitur me faktin se si vete drejtori dhe pronari i gazetes ishte aq i pafuqishem ndaj nje gazetari ne gazeten e vet aq sa nuk guxonte t'i kerkonte llogari per vertetesine e informacioneve qe botonte. Ne nje shkrim tjeter te mevonshem vete zoti Rakipi ne nje moment sinqeriteti dhe refleksioni autokritik e sqaron pak kete enigme kur pohon "se une (Rakipi) dhe Mero Baze nuk ishim autore shkrimesh por pseudonime". Pseudonimet me vone mesuan te shkruanin vete, gjithnje duke e marre temen dhe nxitjen nga te tjeret, u shkrine me pjesen tjeter te komunitetit te profesionisteve, duke i perdorur ata si maske per sherbimet qe kryenin, duke sulmuar, denigruar, keqinformuar, manipuluar.

Nga Mark Marku
Sot jane pak, por gjithsesi jane aq sa per te demtuar gazetaret e vertete. Do te duhej qe komuniteti i gazetareve te ishte me i ndjeshem ndaj tyre. Por ja qe ky komunitet ashtu sic eshte, pak i pavemendshem, pak aventuresk, pak i coroditur, shume tolerant, i mban ata. Por, megjithate, ate qe nuk ua ben komuniteti ata ia bejne vetes. Domethene vetediskreditohen. Le t'i kthehemi Meros. A mund ta besoje njeri Meron, sot, kur sulmon Sali Berishen duke i shpifur atij njemije e nje te zeza, kur vete Mero per vite me radhe ka sulmuar dhe share gjithe ata qe e kritikonin sadopak Berishen? A mund ta besoje njeri Meron ne luften e tij mediatike anti-Berisha kur te gjithe e dine se kjo lufte nisi pasi Mero nuk mori nje tender per shtypshkronjen e tij? A mund te besohet ai kur shfaqet sot si aleat i Edi Rames, kur ndaj tij ka artikuluar shpifje nga me te uletat duke e akuzuar deri edhe per incest familjar?

Tipa te tilla natyrisht qe e c'orientojne publikun dhe e bejne ate mosbesues ndaj gjithe komunitetit. Dhe derisa te mos jene ndare shpifesit nga gazetaret, shpifjet nga faktet, mitet urbane nga lajmet, media shqiptare do ta kete te veshtire komunikimin e vet me publikun. Ja pra per keto gjera desha te shkruaja e jo per shpifjet e Mero Bazes. Me Mero Bazen do te merrem njehere tjeter. Vetem se per arsye etike, dhe per respekt ndaj qenies njerezore shkrimi do te jete i karakterit zvogelues e jo hiperbolizues.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34326
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi