ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėtu ėshtė Greqia ore!...

Shko poshtė

22052009

Mesazh 

Kėtu ėshtė Greqia ore!... Empty Kėtu ėshtė Greqia ore!...




Shpėtim Zinxhirija
Edhe njė provokim tjetėr nga policia vendase. Njė provokim qė nuk i shkon pėr shtat njė vendi demokratik. Njė vendi qė po kthehet disa dekada prapa pėrsa i pėrket lirisė sė njeriut. Greqia mbetet larg vendeve tė tjera tė bashkimit evropian. Ėshtė i vetmi vend qė kėrkon pėr tė drejtat e diasporės dhe e fundit nė Europė nė plotėsim e tė drejtave pėr tė huajt. Veprimi i sotėm e kthen kėtė vend tė djepit demokratik disa dekada prapa...

Me kėto fjalė njė polic vendas i ka grisur Kuranin njė emigrantit nga Afganistani. Kjo gjė ka ndodhur ditėn e mėrkurė pasdite nė zonėn Agio Nikolaos, nė oborin e Kishės njė grup patrulle prej dhjetė policisė gjatė kontrollit kanė ndaluar 4 emigrantė afganė, ku njėrit prej tyre i kanė grisur Kuranin. Provokimi i policisė nuk ėshtė mjaftuar me kaq, por mė pas duke e grisur dhe e shkelur me kėmbė i ka thėnė emigrantėve se kėtu ėshtė Greqia ore. Xhevahiret e policisė greke vazhdojnė nga gabimi nė gabim, pasi Karamanlisi ka vendosur nė krye drejtues me pikėpamje ekstremiste tė djathta. Masat e Berluskonit kohėt e fundit kundra emigrantėve u ka dhėnė krahė policėve greke qė tė veprojnė si tė duan dhe kur tė duan duke mos llogaritur mė dinjitetin njerėzor. Dihet qė emigrantėt nga Afganistani apo Iraku nuk janė emigrantė ekonomik, por tė azilit politik, tė cilėt duhet tė pėrfitojnė ndihma sociale nga shteti. Por nė vend tė ndihmės sociale, ata fyhen dhe keqtrajtohen edhe nė ambientet e kultit fetar.

Grisja e Kuranit menjėherė ka mbledhur emigrantėt e vendeve tė ndryshme myslimanė tė cilėt mė pas janė hakmarrė duke bėrė dėme serioze duke thyer xhama dyqanesh dhe makinash. Mė pas turma i ėshtė drejtuar rajonit tė policisė, por janė ndalur nga forcat e ruajtjes sė rendit disa metra mė larg. Banorėt vendas, tė frikėsuar nga turma, janė distancuar duke mos u besuar syve pėr dėmet qė i solli protesta e djeshme dhe e sotmja. Policia vendase menjėherė ka rrethuar turmėn duke mbikėqyrur nga larg hap pas hapi.

Ditėn e enjte pasdite nė orėn 6, rreth 5.000 emigrantė myslimanė tė veshur me kostumet kombėtare kanė protestuar fuqishėm nė qendėr tė Omonias. Nė mbėshtetje tė tyre kanė edhe disa organizata rinore tė majta. Pėr dy orė rresht emigrantėt e komunitetit mysliman kanė bashkuar fuqishėm zėrin e tyre pėr tė dėnuar aktin banal tė policisė greke. Nuk ėshtė hera e parė qė policia greke provokon komunitetin mysliman duke mos respektuar as edhe rregullat mė elementare tė kultit fetar.

Protestat do tė vazhdojnė edhe ditėt e tjera.

Siē dihet, Greqia ėshtė i vetmi vend nė Bashkimin Evropian qė ka kufizuar nė maksimum lirinė e kultit fetar pėr komunitetin mysliman. Myslimanėt nė Greqi pėrbėjnė shtresėn mė tė pėrbuzur tė qeverisė Karamanli. Athina mbetet i vetmi vend qe nuk ka njė Xhami si dhe njė varrezė pėr komunitetin mysliman. Pėr tė varrosur tė afėrmit e tyre duhet tė udhėtojnė rreth 700 kilometra pėr ne Veri tė vendit, nė Komotini.

Ka mė se njė muaj qė dy tre kanale vendase po trajtojnė nga java nė javė emigracionin si njė bombė me sahat. Nė epiqendėr janė emigrantėt e komunitetit mysliman. Kanali televiziv “Alter” dhe “Mega” janė mė tipikėt qė po rrisin ksenofobinė nė vend, duke theksuar se myslimanėt lindin disa herė mė shumė fėmijė nė krahasim me vendasit. Kėshtu nė dhjetė vitet e ardhshme analistėt grekė shprehin shqetėsimin se myslimanėt do tė pėrbėjnė 50 pėr qind tė popullsisė sė vendit.
Start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kėtu ėshtė Greqia ore!... :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri May 22, 2009 10:10 am nga ILIRI

Kėtu ėshtė Greqia ore!... A0protesta%20athineAthinė-Athina pėrfshihet sėrish nga protesta tė dhunshme. Kėsaj here, jo nga grupet vendase, por nga myslimanėt, tė cilėt janė hedhur nė protestė kundėr policisė. Vendimi erdhi pasi policia greke i grisi librin e shenjtė, Kur’anin njė besimtari tė fesė Islame.

Pėr myslimanėt, Kurani ėshtė i shenjtė dhe prekja e tij, si nė rastin e policisė greke ėshtė fyerje e rėndė. Mijėra myslimanė i janė drejtuar sheshit tė Athinės, nė Omonia, pėr tė kėrkuar mė shumė tė drejta. Sipas informacioneve tė fundit, myslimanėt kanė qėlluar me gurė dhe sende tė forta.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri May 22, 2009 2:14 pm nga ADMIN

Jo jo ,Greket te ballafaqohen me kete tani ,sa te poshter jane keta edhe e quajn veten EU

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri May 22, 2009 4:42 pm nga Iliriada Portal

gjith bota shkon perpara kto akoma i bejn llogarit me kohen e noes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Fri May 22, 2009 9:40 pm nga gerrard

Nje vend i Bashkimit Europian nuk mund te kete paragjykime te ketije lloji, sepse bie ndesh me rregullat e demokracise dhe lirine e besimit. Greqia eshte nje vend ksenofob ndaj emigranteve dhe i vetmi vend i BE-se qe prokupohet per pakicat greke jashte Greqise, qe me bindjen me te plote trajtohen shume me mire ne shtetin perkates ku jetojne se sa Greqia trajton emigrantet.
Deri ketu jane fajet e Greqise.
Emigranti qe ju shkye libri i Kuranit, thuhet se ishte nga Afganistani, dhe kjo me kujton pak kohe me pare nje emigrant po nga Afganistani qe jetonte ne Gjermani, dhe nderkohe gjate ndenjes ne Gjermani kishte perqafuar krishterimin. Dhe lind pyetja ku eshte problemi?? Problemi eshte se, kur ky emigrant u kthye ne Afganistan pra ne shtepine e tije, vendosi nje dite qe te dilte ne rruge me nje Bibel ne dore. Dhe ēfare ndolli thoni ju??
Jo vetem qe Bibla ju shkye, por u arrestua dhe u denua me vdekje, bile nga qeveria Karzai, nga i ashtuquajuaturi mik i prendimoreve.
Denimi i ketije personi u shendrrua ne nje rast nderkombetare, dhe me presionin qe beren prendimoret, qeveria Karzai beri nje hap prapa, dhe u lejua qe ky person te dilte jashte Afganistanit.
Dhe qeveria italiane per te shpetuar kyte njeri, dergoi posaēerisht ne Kabul nje avion duke e sjellur ne Itali, ku sot jeton ne nje vend te fshehte.
Prandaj nese duam te jem demokrat, dhe te respektojme te drejtat e njeriut dhe te drejtat e besimit, duhet te shtrojme pyetjen, nje grek kishte guxuar te shetiste ne rruget e Kabulit me nje Bibel ne dore, duke pare se emigranti ne fjale ishte afgan??
Demokracia eshte nje gje shume e rendesishme, por qe duhet te vleje gjithandej ne te njejten menyre, dhe jo ne shtepine time ti nuk mund te mbash Biblen, kurse une ne shepine tende mund te mbaje Kuranin. Apo jo??
Me behet qefi qu nuk ka shqiptar ne radhet e protestueseve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Sat May 23, 2009 5:56 pm nga nardlushnja

dihet shume mire qe shqiptaret jane demokrat ne fe dhe shumica ateiste.

Nuk jam dakort me ju gerard.
Nuk mund te krahasojme afganistanin me greqine.Ne afganistan ato ligje egzistojne,ndersa greku ka ligje te tjera dhe sjellja e policit eshte denuar nga pjesa derrmuese e popullit grek.Kjo eshte e verteta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Sat May 23, 2009 6:27 pm nga gerrard

Nje njeri qe vjen prej nje shteti si Afganistani nuk mund te pretendoje ne te drejtat e tije kur ne vendin e tije nje shtetas i huaj per nje xhest te ngjashem denohet me vdekje. Kjo nuk vlen vetem per Afganistanin por per te gjitha vendet islamike, ku mungojne te drejtat elementare te njeriut, dhe ne veēanti e drejta e besimit.
Dhe aq me pak duhet te dalin te protestojne, nuk mund te konsiderojme shkyerjen e Kuranit nje skandal dhe shkyerjen Bibles nje gje normale.
Pastaj xhesti i policit ne fjale eshte per t'u denuar, sepse behet fjale per nje vend demokratik ku e drejta e besimit eshte e barabarte per te gjithe. Te gjithe e dime se Greqia eshte nje shtet ksenofob, bile nese pyesim qytetaret grek ne lidhje me kyte rast jane te gjithe pro policit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat May 23, 2009 6:31 pm nga ILIRI

Athinė-Tensioni dhe dhuna nė Athinė, duket se nuk ka tė mbaruar. Ekstremistėt e djathtė grekė, kanė ndėrmarrė vendime tė rėndė, duke djegur njė xhami nė Athinė. Pėr pasojė, pesė emigrantė pėsuan djegie tė shkallės sė dytė, duke pėrfunduar nė spital.

Vetėm pasi dhuna dhe protestat e fuqishme pėrfshinė kryeqytetin helen, pasi dy ditėsh, policia greke ėshtė kujtuar pėr tė nisur hetimet pėr policin, qė ēelin si parin e dhunės, duke grisur Kur’anin e shenjtė tė muslimanėve, njė emigranti aziatik.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e klasės politike dhe shoqatave tė tė drejtave ndėrkombėtare, tė cilėt kanė denuar aktin. Njė ditė mė parė, mė shumė se njė mijė muslimanė protestuan kundėr akteve tė policisė.

Por sot, situata ka marrė njė dimension tjetėr, atė fetarė, e cila pritet tė shkatojė reaksione tė shumta. Nga pėrleshjet e djeshme, janė dėmtuar 5 dyqane dhe 75 vetura.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Sat May 23, 2009 6:44 pm nga nardlushnja

bile nese pyesim qytetaret grek ne lidhje me kyte rast jane te gjithe pro policit.
jo kjo nuk eshte e vertete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi