ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Mandatin e dytė, Shqipėria si Evropa

Shko poshtė

02062009

Mesazh 

Berisha: Mandatin e dytė, Shqipėria si Evropa Empty Berisha: Mandatin e dytė, Shqipėria si Evropa




Berisha: Mandatin e dytė, Shqipėria si Evropa A0berisha-tiraneTiranė-Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatėn elektorale. Nė njė miting madhėshtor nė sheshin “Skėnderbej”, partia qė qeveris vendin prej katėr vitesh, me nė krye Sali Berishėn, ka kėrkuar edhe njėherė votėn e qytetarėve shqiptarė pėr tė vijuar reformat e ndėrmarra nė mandatin e parė.

“Sot, ne nisim startin e madh pėr fitoren e dytė. Fitoren, e cila do tė ketė si motėr 22 marsin e vitit ’92. Fitoren, e cila do tė ketė pėr mision ėndrrėn e madhe europiane tė tirananasve, tė mbarė shqiptarėve. Tirana europiane do tė ndėrtojė Shqipėrinė europiane, si tė jetė Tirana, do tė jetė Shqipėria”-deklaroi kryeministri Berisha.

Berisha shtoi se “katėr vitet qė vijnė janė vitet e projektit tonė tė madh, projekt, me tė cilin qytetarėt shqiptarė, qytetarėt e Tiranės, njėlloj si ata tė vendeve europiane, do tė kenė rrugėt, autostradat, transportin e standardeve mė tė mira”. Kryeministri i vendit ka premtuar se katėr vitet e ardhshme, shqiptarėt do tė kenė 24 orė ujė tė pijshėm, shkolla evropiane si dhe njė sistem shėndetėsor dinjitoz.

“Nė Tiranė dhe nė mbarė Shqipėrinė, nė katėr vitet qė vijnė do tė krijojmė sė bashku 160 mijė vende pune tė reja. Tirana do tė jetė nė katėr vite kryeqyteti me unazėn mė moderne dhe mė tė re nė Evropė, i unazės sė madhe dhe korridoreve tė saj”-vijoi kreu i Partisė Demokratike. Nė fund, Berisha ka premtuar se Tirana evropiane, Shqipėria evropiane do tė jetė kryeqyteti i vendit, qytetarėt e pensionistėt tė cilėt do tė paguhen edhe mė mirė se ata tė 6 vendeve anėtare tė BE-sė.
start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Mandatin e dytė, Shqipėria si Evropa :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Jun 02, 2009 2:38 pm nga ILIRI

VALENTINA MADANI

Ne mundemi ta fitojmė garėn... Mė shumė se tingujt e njė kėnge hit tė grupit tė njohur gjerman “Modern Talking”, e pėrzgjedhur nga PD-ja si kolona zanore e fushatės elektorale, ėshtė njė bindje e plotė dhe mesazh i qartė qė shkon tek ēdo demokrat i Shqipėrisė. Mė 28 qershor fitorja u pėrket vetėm atyre. Mijėra kryeqytetas sfiduan mbrėmė shiun dhe iu bashkėngjitėn “Shqipėria po ndryshon”, slogan i cili hapi zyrtarisht fushatėn elektorale tė PD-sė. Nėn tingujt e kėngės “We can win the race” dhe nėn pikat e shiut, PD-ja zhvilloi nė sheshin “Skėnderbej” njė miting madhėshtor. Mes thirrjeve entuziaste pėr fitore, lideri demokrat, Sali Berisha, ftoi shqiptarėt qė mė 28 qershor pėrmes votės sė tyre, tė rikthejnė me votė lavdinė e 22 marsit tė ‘92-shit. “Sot nisim startin e madh pėr fitoren e dytė”, - deklaroi z. Berisha, i cili nė atė moment refuzoi ēadrėn nė tribunėn e “Shqipėria po ndryshon”. Kryeqytetasve, tė cilėt mbanin nė duar flamuj kombėtarė, tė PD-sė, tė BE-sė, SHBA-sė, NATO-s etj., Berisha u premtoi njė tė ardhme evropiane, teksa i ftoi tė votojnė ndryshimin e madh. Pranė bustit tė heroit kombėtar, Skėnderbeut, ku ishte vendosur njė skenė gjigante, Kryeministri Berisha bėri tė qartė se Shqipėria evropiane do tė jetė e qytetarėve shqiptarė. Me nė krah tė gjithė kandidatėt pėr deputetė tė Tiranės, Kryeministri Sali Berisha kishte si refren tė fjalės sė tij Tiranėn dhe Shqipėrinė evropiane, objektivi kryesor i demokratėve pėr ta realizuar brenda mandatit tė radhės qeverisės. Si nė ēdo qytet tė vendit, edhe nė Tiranė Kryeministri i shprehu mirėnjohjen e thellė qytetarėve pėr anėtarėsimin e vendit nė NATO, aplikimin pėr statusin e vendit kandidat nė BE. Katėr vitet qė vijnė, theksoi Kryeministri, do tė jenė vitet e njė projekti madhor pėr vendin. Berisha foli pėr vende tė reja pune, 160 mijė ėshtė synimi i demokratėve pėr mandatin e ardhshėm. Programi parashikon rritje tė pensioneve e pagave, duke e shndėrruar Tiranėn, siē tha Kryeministri, nė kryeqytetin e punės, biznesit, projekteve tė mėdha dhe zhvillimit. Nga sheshi “Skėnderbej”, Kryeministri ftoi kryeqytetasit, por dhe gjithė shqiptarėt tė votojnė Partinė Demokratike.

Duke folur pėrpara njerėzve tė shumtė, qė iu bashkuan PD-sė nė sheshin “Skėnderbej”, Berisha pohoi se Tirana ėshtė drejt rrugės evropiane. Ai pėrmendi faktin se Tirana sot ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė, qė ka aplikuar pėr njė vend me tė drejta tė plota nė BE, kryeqyteti i vendit me rritjen mė tė lartė ekonomike nė Evropė, kryeqyteti i vendit me rezultatet ndėr mė tė shkėlqyerat pėr klimėn e biznesit. Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė evropiane, - tha mė tej kreu i qeverisė, - duke shtuar se "sot ne nisim startin e madh pėr fitoren e dytė, e cila do tė ketė si bazė ėndrrėn e madhe evropiane tė qytetarėve shqiptarė". Kryeministri premtoi se "4 vitet qė vijnė janė vitet e projektit tonė tė madh, ku qytetarėt shqiptarė njėlloj si ata tė vendeve tė tjera evropiane do tė kenė rrugėt dhe autostradat tė standardeve mė tė mira". "Shqipėria evropiane do tė ketė 24 orė ujė nė mbarė vendin, me shkollat mė tė mira, me shėrbimin shėndetėsor tė denjė pėr qytetarėt evropianė. Tirana evropiane do tė jetė Tirana e punės, biznesit, progresit, zhvillimit, pasurimit dhe begatisė", - tha Kryeministri Berisha. Ai premtoi se "nė 4 vitet qė vijnė, do tė krijojė nė mbarė Shqipėrinė 160 mijė vende tė reja pune, ndėrsa Tirana do tė jetė kryeqyteti i unazės sė madhe dhe i korridoreve tė saj evropiane". "Nė 4 vitet qė vijnė, pensionistėt shqiptarė do tė paguhen edhe mė mirė se ata nė 6 vendet anėtare tė BE-sė. Tirana evropiane do tė jetė Tirana e lirive dhe e dinjitetit tė kėtij kombi. Nė Tiranė, ku ne e nisėm udhėtimin tonė tė lirisė, ne do tė shndėrrojmė nė realitet ėndrrėn e saj tė bukur, Tirana dhe Shqipėria gati pėr anėtare nė BE", - tha Kryeministri Berisha. Mitingu i organizuar nė sheshin "Skėnderbej" vijoi mė tej me njė koncert madhėshtor, ku merrnin pjesė kėngėtarė dhe grupet mė tė njohura artistike. Mes tyre dhe grupi i famshėm nga Maqedonia, “Elita 5”, qė prezantoi dhe kėngėn e re tė PD-sė, “Shqipėria po ndryshon”, e pritur mjaft mirė nga numri i madh i njerėzve tė mbledhur nė sheshin qendror tė Tiranės. “Shqipėria po ndryshon” ėshtė logo qė udhėheq nė kėtė fushatė pėr zgjedhjet e 28 qershorit Partinė Demokratike. Logo qė shėrbeu dhe si lajtmotiv kryesor i kėngės, qė kjo forcė politike do tė pėrcjellė tė gjitha takimet e saj elektorale dhe qė u bė publike mbrėmė me hapjen e fushatės nė Tiranė.





Bumēi: Ne, jo parti e fasadave, por e ndryshimit



Kryetari i PD-sė sė Tiranė, Aldo Bumēi, ftoi mbrėmė kryeqytetasit qė t’i bashkėngjiten PD-sė pėr njė Shqipėri evropiane. Gjatė mitingut madhėshtor tė hapjes sė fushatės elektorale tė PD-sė, Bumēi u bėri atyre tė ditur: “Ne jemi forca mė e madhe qė ndryshon pėrditė jetėn e shqiptarėve”. Kreu i PD-sė sė Tiranės vuri nė dukje: "Ne me reformat e 4 viteve anėtarėsuam Shqipėrinė nė NATO dhe do tė bėjmė tė mundur qė nė gjashtėmujorin e parė tė mandatit tė dytė qeverisės tė liberalizojmė vizat pėr lėvizje tė lirė tė shqiptarėve nė Bashkimin Evropian". Duke u ndalur mė tej nė sukseset e qeverisjes sė djathtė, Bumēi theksoi: "Ne bėmė tė mundur qė tė ndėrtojmė nė njė kohė rekord korridorin e bashkimit tė shqiptarėve, rrugėn Durrės-Kukės, dyfishuam pagat dhe pensionet, siguruam energjinė dhe sollėm 5 miliardė euro investime''. ''Ky ekip theksoi, - Bumēi, - e ka emrin PD, qė do ta udhėheqė Shqipėrinė pėr katėr vitet e ardhshme''. “Ne vijmė sot kėtu njė ditė pas hapjes sė tunelit, korridorit tė shqiptarėve rrugėn Durrės-Kukės-Kosovė. Vijmė sot kėtu pasi ndryshuam cilėsinė e jetės pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė, pasi rritėm pagat dhe pensionet, ndėrtuam rrugė, ujėsjellės dhe shkolla, hapėm vende pune. Vijmė sot kėtu si forca mė e madhe politike e Shqipėrisė, si forca mė shpresėdhėnėse pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė. Partia Demokratike nuk ėshtė partia e fasadave, por ėshtė forca qė ndryshon pėrditė jetėn tonė”, - u shpreh z. Bumēi.





Bulku: Berisha, njeriu mė vizionar i Shqipėrisė



Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku, ndihet mirė qė kryeqytetasve nuk u drejton mė thirrjen pėr rrėzimin e bustit tė diktatorit komunist, por pėr t’iu bashkuar Shqipėrisė qė po ndryshon. Gjatė mitingut tė mbrėmshėm tė PD-sė, kandidatja pėr deputete nė Tiranė, znj. Bulku, e quajti dje Kryeministrin Sali Berisha si njeriun mė vizionar tė historisė sė Shqipėrisė. Ndaj ajo kėrkoi nga qytetarėt shqiptar qė nėn drejtimin e tij tė ecim pėrpara pėr ta bėrė Shqipėrinė, pjesė tė familjes evropiane. “Pas kaq vitesh, pas 18 vitesh, sot jam e lumtur sepse sot nuk jam kėtu pėr tė rrėzuar monumentin mė tė madh tė komunizmit, por jam kėtu pėr tė mbėshtetur PD-nė, pėr tė mbėshtetur njeriun mė vizionar tė historisė sė Shqipėrisė, Sali Berishėn, i cili e ka bėrė Shqipėrinė tė zhvilluar si asnjėherė, ta mbėshtesim tė gjithė bashkė pėr ta bėrė Tiranėn, pėr ta bėrė Shqipėrinė si ajo rrugė madhėshtore, moderne mė e mira nė Ballkan. Ta bėjmė Shqipėrinė moderne tė bashkuar me Evropėn”, - tha znj. Rajmonda Bulku.







Teksti i kėngės “Shqipėria po ndryshon”

(Kėnduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Ēiljeta, Stine dhe Bojken Lako)



Ėshtė njė thirrje qė na zgjon

Ėshtė njė dorė qė na drejton

Ėshtė njė ritėm qė na kėrkon,

Shqipėria po ndryshon!



Rruga jonė s'ka kthim,

preke botėn i lirė

me ne tė gjithė fitojnė,

jehona le te vazhdojė

1-2-3- ooooeeeooo



Njė motiv qė frymėzon,

Fėmijė e tė rritur afron,

Dashuri nga shpirti qė buron

Pėr njė Shqipėri qė po ndryshon



Ref. Tė gjithė bashkė



Ėshtė njė rrugė qė na bashkon,

Ėshtė njė ėndėrr qė na fton,

Ėshtė e ardhmja qė premton,

Ėshtė njė komb qė sot beson

Shqipėria po ndryshon!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Jun 02, 2009 4:14 pm nga lidabica

ESHTE NJE KOMB QE SOT BESON
SHQIPERIA PO NDRYSHON
cheers cheers cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jun 02, 2009 4:16 pm nga Iliriada Portal

shum e bukur kenga sepse pasqyron realitetin e sotem shqiptar kurse kenga e PS me ngjau si keng lufte nga teksti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi