ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht

Shko poshtė

06062009

Mesazh 

KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht Empty KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht




KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht 20090605224924_artikullPas Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mberrin apeli i dyte brenda nje dite, per "shfrytezimin politik" te procesit te pajisjes se shtetasve me kartat e identitetit. Keshilli i Evropes, nepermjet vezhguesve te cilet dy ditet e fundit zhvilluan takime ne Tirane, ne nje deklarate zyrtare shprehet se partite e opozites nuk duhet ta perdorin politikisht ceshtjen e kartave. "Opozita nuk duhet te shfrytezoje politikisht procesin e kartave te identitetit, por duhet te kontribuoje qe ky proces te perfundoje brenda afateve". Keshtu deklaroi Korien Jonker, kryetare e delegacionit parazgjedhor te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Delegacioni ka ardhur ne Tirane me ftese te qeverise shqiptare per te vezhguar zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi. Po keshtu, zonja Jonker, i kerkoi qeverise te jete transparente per te gjithe informacionin qe kerkohet mbi procesin zgjedhor.

"Ne shpresojme qe partite politike, sidomos ato te opozites, te mos bejne thjesht loje politike, por te jene edhe ato, pozitive ne mbarevajtjen dhe t'i inkurajojne njerezit ne menyre qe te kemi nje proces te rregullt dhe demokratik. Ne kerkojme qe qeveria te jete transparente per te gjithe informacionet qe kerkohen dhe listat", - ka shtuar Jonker.

Nga ana tjeter, delegacioni thote se qeveria duhet te marre te gjitha masat e nevojshme per t'i siguruar cdo votuesi, nje karte identiteti ne menyre qe te gjithe votuesit do te jene ne gjendje te permbushin te drejten e tyre Kushtetuese me 28 qershor. Jonker paralajmeroi se nese procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime deshton, nuk mund te kete zgjedhje, cka nuk i sherben aspak Shqiperise.

Sipas vezhguesve, ceshtjet lidhur me karten e identitetit duhet te zgjidhen ne nje menyre plotesisht transparente per te siguruar besimin publik, si dhe besimin e te gjitha partive politike, ne procesin elektoral demokratik ne Shqiperi. Delegacioni thekson se autoritetet kane pergjegjesine te marrin te gjitha masat e nevojshme per t'i siguruar cdo votuesi nje karte te re identiteti, ne menyre qe te sigurohet se te gjithe votuesit do te jene ne gjendje te permbushin te drejten e tyre Kushtetuese, me 28 qershor. Ceshtjet lidhur me karten e identitetit duhet te zgjidhen ne nje menyre plotesisht transparente, per te siguruar besimin publik, si dhe besimin e te gjitha partive politike, ne procesin elektoral demokratik ne Shqiperi. Delegacioni verejti se Kodi i permiresuar ne menyre domethenese, mund te kete nje impakt pozitiv ne zhvillimin e procesit elektoral demokratik. Megjithate, implementimi i Kodit ne besim te plote, kerkon gjithashtu angazhim nga partite kryesore politike per te respektuar Kodin. Asambleja Parlamentare do te dergoje nje delegacion me 20 anetare, per te vezhguar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.





Kongresi Amerikan: Edi Rama te mos synoje bojkotin

Komiteti i Helsinkit ne Kongresin Amerikan ka diskutuar gjate per zhvillimet ne Shqiperi ne nje bisede me teme "Zgjedhjet dhe sfida e tranzicionit demokratik". Paneli drejtohej nga kryetari i ketij komiteti, Kongresmeni Alcee Hasting. Te ftuar per te folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: Kongresmeni demokrat Eliot Engel, Kongresmeni Robert Aderhold, Drejtori Rajonal per Evropen dhe Azine i Zerit te Amerikes, Elez Biberaj, Drejtori per Evropen Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin, si dhe Drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqeria e Hapur, Jonas Rolett.

Kongresmeni Eliot Engel tha se nje nga gjerat qe ai ishte i shqetesuar lidhet me debatin mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste ne lidhje me kartat e identitetit. "Edi Rama nga PS ka kercenuar me bojkot te zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur nje here dhe ndjesia ime me thote, natyrisht nese nje parti e ndjen se do te humbe, deshiron te bojkotoje zgjedhjet, per te dale me konkluzionet pse ka bojkotuar, duke u justifikuar se gjerat nuk jane te drejta", - evidentoi Engel. "Keshtu qe shpresoj te mos kete bojkot", - theksoi ai, duke shtuar: "Shpresoj se zgjedhjet do te jene te ndershme". Engel pohoi se ne cdo proces zgjedhor, gjithmone do te kete veshtiresi te cilat duhet te zgjidhen. Por shtoi se "nga ajo qe une shikoj, nga ajo cfare ambasada ka raportuar dhe nga ajo cfare monitoruesit thone, keto zgjedhje duket se do te jene te lira dhe te ndershme".

Raporti i Departamentit te Shtetit raporton se nuk ka informacione qe kartat po shperndahen ne zona sipas preferencave politike. Lidhur me kete, Engel tha se "kjo eshte nje gje shume e rendesishme, sepse ne nuk do te donim te kishte qindra ose mijera pa karta ne diten e votimit". "Une mendoj, - vijoi Engel, se njerezit te cilet duan te marrin kartat e identitetit kane mundesi t'i marrin ato. Duke inkurajuar te dyja partite t'i bejne thirrje mbeshtetesve t'i marrin kartat, Engel evidentoi se jane bere 1.2 milione aplikime. Kurse detajoi se 20 mije karta po prodhohen cdo dite". Me kete ritem, konstatoi ai, - nuk ka barriera fizike per te marre 300 mije karta, nese qytetaret aplikojne".
Koha Jone
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30208
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Jun 09, 2009 12:39 pm nga lidabica

Po dihet tashme se keta opozitare duan te gjejne "gjemb per kembe",thote populli.Dhe pastaj nxjerrin ca budalliqe te neveriteshme kur t'i degjon veshi....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi