ILIRIADA PORTAL

Sondazhi, PD fiton dhe ne Fier

Shko poshtė

12062009

Mesazh 

Sondazhi, PD fiton dhe ne Fier




Rozeta Rapushi
Partia Demokratike do te arrije te fitoje zgjedhjet edhe ne Qarkun e Fierit, i njohur si bastion i se majtes. Sipas sondazhit te kryer nga fondacioni "Gani Bobi", i bere publik dje ne televizionin "Klan", per te cilin jane anketuar rreth 2000 persona ne te gjithe qarkun. Nga rezultati i ketij sondazhi, i cili eshte zhvilluar ne ditet e fundit te muajit maj dhe javen e pare te qershorit, del se nese zgjedhjet do te ishin zhvilluar kete te diel PD do te fitonte me 37.2% te votave, ndersa PS me 36.6%. Edhe pse fituese, mazhoranca e djathte, ne kete qark ka nje diference shume te vogel ne krahasim me seline roze, vetem 0.6%. Per pasoje, rezultati i fitores behet i lekundshem ne momentin kur te pavendosurit ne kete qark jane 8.9% dhe ata qe u jane pergjigjur se ende nuk e dine se per ke do te votojne 2%. Nderkohe qe ne Fier, Levizja Socialiste per Integrim del parti e trete politike me 4.7% te votave. Sipas sondazhit, radha vijon me partine G99, e cila ka marre 2.6% te votave, PDI me 1%, PBDNJ 0.5% dhe PAD 0.2 % e pasuar nga PSD me 0.1%. Ndersa te pyetur per voten e deklaruar, te anketuarit ne Qarkun e Fierit, jane shprehur se 44% do te votonin per Partine Demokratike, 43.2% per PS, 5.7% per LSI dhe 2.9 per G99. Edhe ne kete rast, ndonese kryeson listen PD ka nje rezultat shume te ngushte me Partine Socialiste. Te anketuarit ne Qarkun e Fierit, jane pyetur edhe se si e vleresojne ata punen e Sali Berishes si kryeminister ne keto kater vite. Te ndare politikisht ne PD dhe PS, 7.7% e te pyeturve demokrate mendojne se kryeministri ka qene i pasuksesshem, ndersa 76.24% po te deklaruar demokrate, mendojne se Sali Berisha ka qene i suksesshem ne keto kater vite. Ndersa socialistet, 69.8% e tyre jane shprehur se kryeministri Sali Berisha ka qene i pasuksesshem dhe 4.7% e tyre deklaruan se kryeministri ka qene i suksesshem ne keto kater vite. Ashtu-ashtu, e vleresuan punen e kryeministrit 15.3% e te pyeturve demokrate dhe 23.9 te anketuarit socialiste. Per realizimin e sondazhit ne Qarkun e Fierit, drejtori i qendres se studimeve humanistike "Gani Bobi", Shkelzen Maliqi, u shpreh se jane anketuar 2000 persona. Sondazhi eshte kryer ne qytet por edhe ne te gjitha komunat qe e perbejne kete qark. Brenda sondazhit eshte perfshire edhe Lushnja, ku sipas Maliqit jane realizuar 1/3 e anketave. "Anketimi eshte kryer ne baze te numrit te banoreve. Eshte shtrire ne te gjithe zonen. 1/3 e anketave eshte bere ne Lushnje dhe marzhi i gabimit eshte 2-2.5%", u shpreh Maliqi. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve, jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme.

Rezultatet

Sondazhet e kryera nga "Gani Bobi" kane nxjerr deri me sot fituese Partine Demokratike jo vetem ne Tirane, por edhe ne Qarkun e Elbasanit dhe diten e djeshme ne Qarkun e Fierit.



Sondazhi i "Gani Bobit" ne Qarkun e Fierit



Ndarja e votes ne Qarkun e Fierit

PD 37.2%

PS 36.6%

LSI 4.7%

G99 2.6%

PDI 1%

PDBNJ 0.5%

PAD 0.2%

PSD 0.1%

Asnje 4.1%

Te pavendosur 8.9%

Nuk di 2%



Vota e deklaruar ne Qarkun e Fierit

PD 44%

PS 43.2%

LSI 5.7%

G99 2.9%

PDI 1.1%

Te tjera 2.4%



Nese do t'iu jepej rasti, a keni plane qe te largoheni nga Shqiperia per te punuar dhe jetuar ne ndonje vend tjeter?

49% Jo nuk kam plane te largohem

5.7% Kam menduar por jam ende i pavendosur

37.7% Nese me jepet rasti do te largohesha

5.2% Gjithsesi do te largohem

1% Nuk e di

1.2% Pa pergjigje



Si po shkojne gjerat ne Fier sipas elektoratit te qarkut, qytetit dhe rrethit?



Sipas Qarkut

51.3% Ne drejtimin e duhur

23.8% Ne drejtimin e gabuar

20.4% Nuk e di

Sipas Qytetit

50.5% Ne drejtimin e duhur

24.9% Ne drejtimin e gabuar

21.4% Nuk e di

Sipas Rrethit

51.6% Ne drejtimin e duhur

23.4% Ne drejtimin e gabuar

20.1% Nuk e di



Si vleresohet puna e Sali Berishes si kryeminister, sipas elektoratit te PD dhe PS?

7.7% I pa suksesshem PD

69.8% I pa suksesshem PS

15.3% Ashtu-ashtu PD

23.9% Ashtu-ashtu PS

76.4% I suksesshem PD

4.7% I suksesshem PS



Vleresimi i standardit jetesor ne periudhen 2005-2009, sipas elektorateve te partive?

PD

64.6% Eshte me i mire

19.2% Eshte i njejte

15.1% Eshte me i keq

PS

17.8% Eshte me i mire

28.6% Eshte i njejte

52.3% Eshte me i keq

LSI

19.5% Eshte me i mire

37.8% Eshte i njejte

42.7 Eshte me i keq

Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 23773
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Sondazhi, PD fiton dhe ne Fier :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Jun 12, 2009 7:23 pm nga nardlushnja

Keta qe bejne sondazhet nga paguhen????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Jun 12, 2009 8:23 pm nga ilda

normal qe do fitoj PD pasi kjo opozite s' ia vlen per asgje veē ahengut ( muzikes )

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Jun 12, 2009 10:37 pm nga lidabica

ilda shkruajti:normal qe do fitoj PD pasi kjo opozite s' ia vlen per asgje veē ahengut ( muzikes )
e bukur kjo ilda Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi