ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fituesi formon qeverine, pa koalicione

Shko poshtė

24062009

Mesazh 

Fituesi formon qeverine, pa koalicione Empty Fituesi formon qeverine, pa koalicione




Fituesi formon qeverine, pa koalicione 20090624022215_artikullINTERVISTA/ Flet analisti Blendi Fevziu. Konstaton se fushata parazgjedhore ne Shqiperi, deri tani, ka qene kryesisht e qete. Kurse vlereson se "pas zgjedhjeve, forca politike qe do te fitoje, do te kete mundesine te formoje shumicen pa koalicione". Ndiqni intervisten qe gazetari i njohur dha dje per radion Evropa e Lire



Cili eshte parashikimi juaj mbi atmosferen qe do te shoqeroje keto zgjedhje, duke pasur parasysh se tashme ne fushate jane shenuar te pakten dy incidente, qe nuk kane kaluar pa u perdorur politikisht prej partive? Kujtoj rastin e Qeretit me vrasjen e nje militanti te Partise Demokratike apo ate te Malesise se Madhe, ku u vra kryetari i Partise Demokristiane...

Pavaresisht se incidenti i pare i Qeretit ka nje shkak te mirefillte politik, ndersa i dyti eshte ende me shume pikepyetje dhe nuk duket, per mendimin tim, se ka lidhje me zgjedhjet - incidentet kane qene minimale. Jane incidente qe ne cdo vend te botes ndodhin ne fushate elektorale, pavaresisht rastit tragjik te Qeretit. Fushata per mua, krahasuar me te gjitha te meparshmet e ketyre 18 viteve te fundit, eshte shume e qete. Nuk ka tensionime te permasave te medha, sic ka ndodhur rendom ne fushatat e tjera, nuk flitet per dhune, presion, etj. Me sa duket, po ndikon dhe sistemi i ri elektoral, ne te cilin nuk ka konfrontime direkte, por konfrontime te listave te partive, gje qe e shperndan pergjegjesine dhe tensionin dhe nuk e grumbullon te personat konkrete.

Megjithate, kjo nxiti le te themi nje reagim dhe thirrje per qetesi te perfaqesive nderkombetare - kujtoj ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes apo edhe ate ceke, ne emer te presidences se Bashkimit Evropian...

Jane krejt normale thirrjet e tilla. Po t'i vini re, ato jane fare minimaliste, krahasuar me thirrjet e zgjedhjeve te shkuara, te viteve te meparshme, kur keto kane qene shume here me te shumefishuara. Mjafton te kujtoj edhe zgjedhjet e 2007-es. Por, dua te them qe Shqiperia ka vendosur nje standard ne zgjedhjet, duke u nisur qe nga 2005-a dhe ky standard besoj se do te respektohet ne keto zgjedhje.

Ceshtja e kartave te identitetit ka perbere dhe piken me te forte te perplasjes mes opozites dhe qeverise. A jane kartat, nje ceshtje, mbi bazen e se ciles mund te ngrihet edhe kontesti i ardhshem zgjedhor te them, ne rastin e kundershtimit te rezultatit?

Kartat ishin ne dy javet e para te fushates, ne dy javet e dyta nuk ekziston me si problem. Do ta keni vene re qe edhe opozita vete nuk po e ngre me zerin per kete ceshtje.

Ka nje besim, nisur dhe nga sondazhet, qe forca e pare politike, e dale nga keto zgjedhje, do ta kete te veshtire qe e vetme te formoje qeverine. Mendoni dhe ju keshtu?

Une nuk e di se kush mund t'i fitoje zgjedhjet. Une di te them qe parashikimet tona qe njera force politike nuk do te ndertoje dot mazhorancen, nuk do te qendrojne, dhe njera prej forcave, pra forca e pare qe do te dale, do te kete mundesi thjeshtesisht ta krijoje mazhorancen. Po nisem nga analiza e Spanjes, i cili eshte nje vend nga i cili ne kemi marre sistemin elektoral dhe Spanja, ka prodhuar mazhoranca stabele dhe asnjehere nuk ka qene e varur nga koalicionet.

Megjithate, a nuk mendoni se per dy partite e medha do te jene problem dy koalicionet e formuara rishtazi - Poli i Lirise ne krahun e djathte dhe koalicioni i drejtuar nga Levizja Socialiste per Integrim, qe mund te zbehin deri diku, peshen e Partise Demokratike apo te Partise Socialiste?

Ekzistojne dy koalicione te medha qe konkurrojne per te fituar zgjedhjet, te vetme. Ekziston LSI-ja, e cila do te jete nje faktor i rendesishem, sic ka qene dhe ne zgjedhjet e meparshme. Ky koalicioni tjeter i se djathtes, i Polit te Lirise, praktikisht nuk ekziston, nuk ka asnje sondazh qe e nxjerr fitues. Duhet te kemi parasysh edhe eksperiencen tjeter, qe me 2005-n, LZHK-ja (Levizja per Zhvillim Kombetar), qe ishte shume me e fuqishme, qe e kishte nisur shume kohe me pare fushaten, doli pa asnje deputet ne parlament. Keshtu qe mund te krijoje probleme per mazhorancen, per PD-ne, duke i hequr nje pjese te votave, por jo duke futur deputete.

Si e shikoni levizjen me te fundit te Levizjes Socialiste per Integrim per te bashkuar te majten?

E konsideroj taktike politike, nuk ka lidhje me me fushaten, sepse nuk mund te bashkohesh 7 dite para zgjedhjeve. E konsideroj nje mundesi te Metes per t'u takuar me Nanon me fytyren e paster, qe do te thote nje mundesi per te kapitalizuar votat e Nanos ne drejtim te tij. Por duke e bere kete, jo ne nje takim te drejtperdrejte me Nanon, por me nje takim qe ai e konsideroi si te te gjithe te majtes, i bindur se nga e majta, do te vinte vetem Nano.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Fituesi formon qeverine, pa koalicione :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jun 24, 2009 3:50 pm nga lidabica

QEVERIA E PAS-ZGJEDHJEVE DO TE VAZHDOJE TE JETE PATJETER E DJATHTE cheers

PARTIA DEMOKRATIKE DO TE QEVERISE NE 4-VITET E ARDHESHEM cheers cheers cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Wed Jun 24, 2009 8:56 pm nga gerrard

Mendoj se nuk do te jete e lehte te krijohet nje qeveri nese Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet bindeshem. Nuk besoj se LSI do te formoje kualicion me PD-ne, eshte me e lehte qe t'a formoje me PS-ne. Mendoj se rolin kryesor ne formimin e qeverise se ardhshme do t'a kete pikerisht LSI sipas sondazheve, dhe gjithmone sipas sondazheve PS-LSI sot kane maxhorancen e votave. E vetmja menyre qe PD-ja te krijoje qeveri sipas sondazheve te sotme do te ishte nje kualicion me LSI-ne duke pare se ka prishur mardheniet edhe me Partine Demokristiane, por nese PD-ja formon nje kualicion me LSI-ne(qe une nuk dua t'a besoj) do te ishte poshtersia me e madhe qe politika shqiptare ka ofruar ne keto 17 vjet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jun 24, 2009 11:50 pm nga lidabica

por nese PD-ja formon nje kualicion me LSI-ne(qe une nuk dua
t'a besoj) do te ishte poshtersia me e madhe qe politika shqiptare ka
ofruar ne keto 17 vjet.

S'ma do mendja kurre ,qe PD-ja te beje koalicion me LSI-ne.S'ka lidhje fare me te.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi