ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albanologėt: Maqedonia trillon pėr shqiptarėt

Shko poshtė

21092009

Mesazh 

Albanologėt: Maqedonia trillon pėr shqiptarėt Empty Albanologėt: Maqedonia trillon pėr shqiptarėt




TIRANE(UPDATE)- Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė ka kundėrshtuar fuqimisht shpifjet dhe trillimet e botuara nė Enciklopedinė e Akademikėve tė Maqedonisė pėr kombet e tjera, si nė rastin mė konkret, shqiptarėt. Nė njė reagim tė fortė, albanologėt i janė pėrgjigjur tezės sė maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dėshmojnė se "e shohin demokracinė si njė rrezik dhe jo si njė projekt zhvillimi dhe lirie qytetėruese".
"Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja nė Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymėzim nacionalist, tė cilat minojnė urat e miqėsisė dhe tė solidaritetit ndėretnik qė shtetet tona po pėrpiqen tė ndėrtojmė", shprehet nė njė deklaratė pėr shtyp Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė.
Nė tė shpjegohet se liria akademike ėshtė gjithēka tjetėr, pėrpos liri pėr tė mashtruar. "Shkenca shpeshherė mund tė jetė e ashpėr nė afirmimin e sė vėrtetės, por ajo nuk mund tė jetė shkencė kur merr pėrsipėr tė fabrikojė fiksion dhe tė prodhojė urrejtje". Studiuesit shqiptarė shpjegojnė se gjuha shqipe ėshtė prova e qartė qė tregon vjetėrsine e popullit tonė. "Zhvillimi historik i gjuhės shqipe dėshmon qartė pėr praninė e pandėrprerė tė faktorit shqiptar nė trevat ku shqiptarėt banojnė sot. E faktojnė kėtė sidomos marrėdhėniet gjuhėsore tė shqipes me greqishten e vjetėr, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhėt sllave",- thuhet nė deklaratėn e albanologėve
Sipas tyre, shkencat historike e arkeologjike kanė provuar me kohė se Maqedonia e sotme nuk ka tė bėjė me Maqedoninė antike, popullsia e sė cilės ishte heterogjene dhe pėrbėhej nga helenė, trakė e ilirė. Ndaj sipas tyre, rimarrja, sė fundi, nga studiues maqedonas e tezės sė vjetėr tė njė "ekspansioni tė dhunshėm demografik" tė shqiptarėve, pa sjellė kurrfarė argumenti tė qenėsishėm, tingėllon mjaft arkaike nė kushtet e sotme. Sipas albanologėve me trillimet dėshmohet qartė se "Ėshtė e kuptueshme qė kombi i ri maqedon, qė e fitoi tė drejtėn shtetformuese mbas shembjes sė Murit tė Berlinit, ndodhet ende nė fazėn e ndėrtimit tė identitetit tė vet". "Pėr fat tė keq, botimi akademik i "Enciklopedisė maqedonase", nė vend qė tė ndėrtojė njė identitet tė ri dhe tė qėndrueshėm maqedon pėr tė gjithė, padit njė krizė tė fortė identiteti".
Albanologėt shprehen se pėr fat tė keq studiuesit maqedonas duket se nuk kanė nxjerrė mėsime nga e kaluara e hidhur e afėrt, kur dokumente tė ngjashme pseudoshkencore tė Akademikėve serbė, sipas albanologėve u pėrdorėn prej ultranacionalistėve shovinistė pėr tė pėrgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik nė ish-Jugosllavi, duke frymėzuar ndėr tė tjera genocidin kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe revoltat e armatosura tė shqiptarėve tė Maqedonisė.
"Akademikėt maqedonas po dėshmojnė se e shohin demokracinė si njė rrezik dhe jo si njė projekt zhvillimi dhe lirie qytetėruese", citohet nė deklaratėn e djeshme pėr shtyp. Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve tė tjerė nuk i shėrbehet integrimit dhe prosperitetit tė popujve ballkanikė. Nė kėtė pikė albanologėt bėjnė thirrje se pjesa e dhunshme e historisė sė copėtuar tė Ballkanit, duhet thjesht tė mbetet nė histori. Reagimi i albanologeve shqiptare vijne pasi Akademia e Maqedonisė publikoi njė enciklopedi para pak ditėsh ku nė pjesėn pėr shqiptarėt pėrdor termat "arbanasi", "arnautė", "shiptari" me interpretimin se shqiptarėt janė njerėz tė ardhur nga malet. Mė tej thuhet se shqiptarėt nė Maqedoni janė dyndur nė shekullin e 16-tė dhe 18-tė e deri pas luftės sė Dytė Botėrore duke e ngushtuar popullatėn maqedonase, duke e terrorizuar atė dhe dėbuar nga vatrat e tyre.


[b]Akademikėt [/b]
[b]Gjuha shqipe dėshmi e vjetėrsisė[/b]
"Zhvillimi historik i gjuhės shqipe dėshmon qartė pėr praninė e pandėrprerė tė faktorit shqiptar nė trevat ku shqiptarėt banojnė sot. E faktojnė kėtė sidomos marrėdhėniet gjuhėsore tė shqipes me greqishten e vjetėr, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhėt sllave. Veēanėrisht marrėdhėniet gjuhėsore me rumanishten, tė cilat shtrihen nė elementin autokton tė kėtyre dy gjuhėve dhe nė evolucionin e njėjtė qė kanė ndjekur huazimet e hershme latine, dėshmojnė se kėta dy popuj kanė qenė nė kontakt me njėri-tjetrin nė periudhėn e antikitetit dhe tė mesjetės sė hershme dhe se vetėm dyndjet sllave e ndanė botėn shqiptaro-rumune nė dy pjesė. Bashkėjetesa e kėtyre dy popujve nė njė periudhė tė hershme parasllave ėshtė dėshmi e qartė e pranisė sė pandėrprerė tė elementit shqiptar nė trevat ku kėta banojnė sot, sidomos nė pjesėn kontinentale nė perėndim tė Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetėr, tė dhėnat e toponomastikės antike e mesjetare, disa prej tė cilave i pėrkasin shtresės ilire, kurse disa tė tjera janė me origjinė latine, nė formėn e tyre dhe nė zhvillimet qė kanė pėsuar nė gojė tė shqiptarėve dėshmojnė pėr praninė e pandėrprerė tė elementit shqiptar nė trevat ballkanike. Ndėrkaq, toponimet qė kanė hyrė mė vonė nga gjuhėt sllave dėshmojnė pėr njė shtresė mė tė re, duke vėrtetuar se popullsitė sllave kanė ardhur e janė ngulur nė trevat e banuara nga shqiptarėt nė njė epokė mė tė vonė, e njohur si epoka e dyndjeve tė mėdha".


[b]Dokumentet[/b]
Dokumentet mesjetare tė kancelarive tė kohės, si dhe udhėtarė e misionarė perėndimorė gjatė shekujve XI-XIV, kanė pėrmendur ekzistencėn nė viset e banuara sot nga shqiptarėt tė njė popullsie qė fliste njė gjuhė origjinale dhe krejt tė ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kėshtu, nė shekullin XV regjistruesit e popullsisė dhe kronistėt osmanė i pėrcaktojnė shqiptarėt si njė nga elementet etnikė pėrbėrės nė territorin e Maqedonisė aktuale. Ky realitet historik ėshtė i pranuar nga qarqet shkencore ndėrkombėtare qysh nė shekullin XIX.


[b]Shtrembėrimi i historisė [/b]
Akademikėt maqedonas po dėshmojnė se e shohin demokracinė si njė rrezik dhe jo si njė projekt zhvillimi dhe lirie qytetėruese. Pritej qė me idetė e tyre ata ta ēonin pėrpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikėn e tyre tė re, kurse nė fakt i lejuan vetes qė tė tėrhiqen prapa nga forca tė sė shkuarės, duke iu rikthyer politikave pėrjashtuese e diskriminuese raciste, tė frymėzuara nga pseudo-akademizimi i perėnduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve tė tjerė nuk i shėrbehet integrimit dhe prosperitetit tė popujve ballkanikė. Shtrembėrimi i historisė, fyerja ndaj identitetit tė shqiptarėve tė Maqedonisė e tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, jo vetėm qė nuk i sjellin asnjė dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnė nė mėnyrė artificiale tensione ndėretnike nė vend, duke vėnė nė vėshtirėsi perspektivat euro-atlantike rajonale.

[b]Kosova[/b]
[b]"Enciklopedia maqedonase, skandal i pashembullt"[/b]
Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės ka reaguar dje ndaj njė botimi tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, ku pėrdoren referenca pėrēmuese dhe fyese pėr shqiptarėt si dhe fakte tė padėshmuara historike. Akademia e Kosovės thotė se shpėrdorimi i Enciklopedisė pėr llogari tė paragjykimeve etnike mund tė jetė vetėm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisė sė Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės shkruan se kishte besuar se qėndrimet antishqiptare tė njė pjese tė Akademisė Maqedonase kishin marrė fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit tė saj qė kishte kėrkuar ndarjen e vendit dhe shpėrngulje tė popullatave.
"Gafat elementare nė paraqitjen e historisė,vlerėsimet primitive shoviniste tė popullit tjetėr tė kujtojnė kohė tė kaluara e tė errėta", thonė mė tej akademikėt e Kosovės, tė cilėt shtojnė se ky skandal i pashembullt pėr nivelet akademike shtyn tė mendohet me tėrė seriozitetin pėr pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni. Akademia e Maqedonisė publikoi njė enciklopedi para pak ditėsh ku nė pjesėn pėr shqiptarėt pėrdor termat "arbanasi", "arnautė", "shiptari" me interpretimin se shqiptarėt janė njerėz tė ardhur nga malet. Mė tej thuhet se shqiptarėt nė Maqedoni janė dyndur nė shekullin e 16-tė dhe 18-tė e deri pas luftės sė Dytė Botėrore duke e ngushtuar popullatėn maqedonase, duke e terrorizuar atė dhe dėbuar nga vatrat e tyre.


dt 20 shtator
[b]Enciklopedia maqedonase, goditje e rėndė pėr shqiptarėt [/b]
UPDATE [u][b]Akademikėt, studiuesit dhe historianėt shqiptarė dėnojnė veprėn e turpshme dhe kėrkojnė heqjen e saj nga qarkullimi
[/b][/u]



"Njė provokacion politik maqedonas ndaj shqiptarėve dhe historisė sė tyre". Kėshtu e kanė cilėsuar studiuesit shqiptarė pėrmbajtjen e Enciklopedisė sė realizuar nga Akademia e Shkencave tė Shkupit, ku shtrembėrohen faktet historike pėr shqiptarėt dhe ata goditen rėndė nė identitetin e tyre kombėtar.

Zv/kryetari i Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, Myzafer Konkurti, deklaroi dje pėr median se shkrimet janė shtrembėrime tė historisė dhe se shqiptarėt janė autoktonė nė Maqedoni dhe se kėto shtrembėrime kanė qėllime "politike". Studiuesit shqiptarė e cilėsojnė njė minim pėr bashkėjetesėn mes dy komuniteteve Enciklopedinė Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk ėshtė njė botim rastėsor, por njė provokacion politik. Historiani Pėllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi, nė 2001-shin botoi njė promemorie qė hidhte idenė e ndarjes sė Maqedonisė dhe e cilėson kėtė enciklopedi si shpirt tė keq intolerant, qė nuk sheh mundėsi bashkėjetese mes sllavėve dhe shqiptarėve. Studiuesi Dritan Egro, e cilėson kėtė njė dėshtim tė radhės tė Maqedonisė dhe argumenton se shqiptarėt janė njė nga popujt mė tė vjetėr nė Ballkan. "Mė duket e pavend sot, kur dokumentacioni historik, Maqedoninė, nga shekulli i 15-tė nuk e pėrmend fare. Ky shtet u krijua pėr tė kėnaqur fuqitė e mėdha", - u shpreh Egro. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, nė reagimin e tij thotė se enciklopedia ėshtė njė goditje e rėndė pėr shqiptarėt dhe me kėtė "minohet pėrpjekja pėr bashkėjetesė nė Maqedoni, mes shqiptarėve e maqedonasve",- duke e cilėsuar enciklopedinė njė botim me nėntekst nxitjen e maqedonasve. Godo kėrkon qė tė hiqet nga qarkullimi ky botim dhe Qeveria Maqedonase tė reagojė.

Enciklopedia u promovua tė mėrkurėn nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė. Nė tė, akademikėt maqedonas i paraqesin shqiptarėt si tė ardhur nga Shqipėria, dhe uzurpues tė shtėpive maqedonase. Akademikėt maqedonas thonė se shqiptarėt njihen si "arbanasė", "arnautė" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqėrohet me shpjegimin pėrkatės (njerėz mali). Nė kėtė enciklopedi, tė financuar nga Qeveria e Maqedonisė, shkruhet se "prejardhja e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė nga Veriu i Shqipėrisė, fisi i gegėve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nėpėr qytetet si Tetovė e Gostivar, tė cilėt me ndihmėn e bandave tė kaēakėve terrorizuan popullsinė maqedonase duke i detyruar tė shpėrngulen, pėr rrjedhojė, vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarė. Deri nė fillimet e shekullit tė 20-tė, shqiptarėt numėronin 20 mijė banorė". Sipas akademikėve maqedonas, rritja e numrit tė popullsisė shqiptare nė Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartė dhe migrimet nga Kosova.

Shoqata e Veteranėve tė UĒK-sė "Kalaja" ka reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualėve shqiptarė pėr botimin e "Enciklopedisė maqedonase", qė sipas kėsaj shoqate ėshtė shumė poshtėruese pėr shqiptarėt. Sipas kėsaj shoqate, kėsaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundėrvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar njė enciklopedi tė mirėfilltė qė mbron vlerat shqiptare nė Maqedoni. "Apelojmė qė sa mė shpejtė Shoqata e Historianėve Shqiptarė tė punojė nė hartimin e njė `Enciklopedie Shqiptare` tė kėtyre trevave tona", - thuhet nė thirrjen e shoqatės sė veteranėve "Kalaja", duke reaguar pėr praninė e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Presidentit Gjorgje Ivanov nė takime tė tilla, qė, siē thuhet, "kanė tendenca fashizoide".



[b]Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpėr ndaj enciklopedisė maqedonase

"Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmė se do tė digjeni"
[/b]


Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpėr ndaj enciklopedisė maqedonase, e cila poshtėron popullin dhe kombin. Anėtari i Kryesisė Qendrore tė PDSH-sė, Imer Aliu, nė njė konferencė pėr shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmė 15 muaj proklamon nacionalizėm primitiv me pėrmasa shqetėsuese. "Paralajmėrimet e PDSH-sė, tashmė 15 muaj pėr nacionalizėm primitiv qė proklamohet nga ana e kėsaj Qeverie, veēmė po merr pėrmasa shqetėsuese duke bėrė falsifikim tė historisė dhe duke fyer jo vetėm shqiptarėt, por edhe amerikanėt dhe britanikėt. E gjithė kjo ėshtė pasojė e servilizmit tė puthadorėve tė BDI-sė dhe Alisė nė kėtė Qeveri", - theksoi Imer Aliu. PDSH-ja, publikisht kėrkon tė sqarohet roli i anėtarėve shqiptarė tė kėsaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe tė njėjtit tė japin dorėheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulėn e Akademisė maqedonase, anėtarė tė sė cilės janė edhe kėta shqiptarė. "Akademikėt maqedonas, Gruevski dhe Alia tentojnė tė gėrryejnė historinė e shqiptarėve. I pėrkujtojmė kėta se ne shqiptarėt jemi njė popull i lashtė qė na njeh gjithė bota dhe nuk kontestohemi nga askush. Nga selia e PDSH-sė ua dėrgojmė njė porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmė se do tė digjeni", - theksoi Aliu.


[b]
Deputeti i BDI-sė, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpėr ndaj enciklopedisė maqedonase

Do tė padisim Akademinė maqedonase [/b]

Deputeti i BDI-sė, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpėr ndaj enciklopedisė maqedonase, e promovuar ditė mė parė nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetėror maqedonas. "Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim si parti, do tė padisin ASHAM-in pėr insinuatat dhe gėnjeshtrat e prezantuara nė Enciklopedi. Padia do tė jetė jo vetėm pėr shpifjet pėr kryetarin Ahmeti pėr gjoja krime lufte, por edhe pėr gėnjeshtrat dhe pasaktėsitė qė pėrmban enciklopedia pėr origjinėn dhe autoktoninė e shqiptarėve", - theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA. Ademi thotė se nė enciklopedia ka aq shumė pasaktėsi, budallallėqe dhe aq shumė idiotizėm e shovinizėm, saqė njeriu duhet patjetėr tė mendohet thellė se pse ndodh kjo..."Ēfarė porosie dėshiron tė pėrcjellė ASHAM-i me kėtė? Tė vihet sot nė pikėpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarėve, kėtė mund ta bėjnė vetėm njerėz, tė cilėt nuk marrin erė nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanė as germėn h", - thotė Ademi. Nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim thonė se nuk do tė rrinė duarkryq dhe indiferentė ndaj kėtij sulmi primitiv tė akademikėve maqedonas, por do t'i ndėrmarrin tė gjitha masat qė tė korrigjohen gabimet, gėnjeshtrat, shtrembėrimet dhe budallallėqet e kėtij publikimi tė shtypur me paratė e popullit.




[b]Kishte pohime pėr trajnimin e UĒK-sė nga oficerėt anglo-amerikanė

ShBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase ėshtė false
[/b]

Ambasada e ShBA-ve nė Shkup dhe ajo e Britanisė i kanė hedhur si tė pavėrteta shkrimet nė enciklopedinė e promovuar nga Akademia e Shkencave tė Maqedonisė. Nga kjo ambasadė thonė se janė tė zhgėnjyer nga ky institucion, i cili e ka vėnė emrin e vet mbi njė pohim tė pabazė. Nga Ambasada e ShBA-ve vlerėsojnė se ky institucion duhet tė mendojė se ēfarė do tė ndėrmarrė pėr tė pėrmirėsuar kredibilitetin e saj. "Pohimet se oficerė amerikanė kanė trajnuar ish-ushtarė tė UĒK-sė janė tė pabaza dhe 'tė turpshme'. Do tė jemi nė kontakt me Akademinė pėr kėtė gjė, dhe jemi tė dėshpėruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi njė pohim tė pabazė", - thuhet nė reagimin e Ambasadės Amerikane. Edhe nga Ambasada e Britanisė sė Madhe ka pohuar se "Britania nuk ka bėrė asnjė trajnim tė UĒK-sė, dhe se pohimet e tilla janė false.



dt. 19 shtator

[b]Enciklopedia minon bashkėjetesėn
[/b]

TIRANĖ- Studiuesit shqiptare e cilėsojnė njė minim pėr bashkėjetesėn mes dy komuniteteve Enciklopedinė Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk ėshtė njė botim rastėsor, por njė provokacion politik.
Historiani Pėllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi nė 2001 botoi promemorie qė hidhte idenė e ndarjes sė Maqedonisė dhe e cilėson kėtė enciklopedi si shpirt tė keq intolerant, qė nuk sheh mundėsi bashkėjetese mes sllavėve dhe shqiptarėve.
Ndėrkohė, historiani Sabri Godo pohon se njė botim i tillė duhet tė hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet tė mbajė njė reagim zyrtar pėr kėtė dokument.

Nė vijim tė reagimeve pėr skandalin e krijuar pas publikimit tė Enciklopedisė Maqedonase, qė i cilėson shqiptarėt ardhacakė dhe njerėz mali, kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet tė hiqet nga qarkullimi dhe tė pezullohet kėshilli miratues i kėtij dokumenti.
"Pres qė akademikė tė komunitetit maqedonas tė reagojnė mbi kėto dokumente dhe tė rishikojnė kėtė dokument pėrēarės dhe luftėnxitės mes komunitetit shqiptar e maqedonas"- tha ai.
Nė tė njėjtėn linjė ėshtė edhe Xhevat Ademi, anėtar i kryesisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, sipas tė cilit "Enciklopedia e re e Maqedonisė ėshtė me pėrmbajtje tendencioze, qė nuk e reflekton realitetin e tė gjithė popujve, qė jetojnė nė Maqedoni, e veēanėrisht tė popullit shqiptar".



[b]Reagojnė veteranėt e UĒK: Tė hartohet 'Enciklopedia shqiptare'[/b]
Shoqata e Veteranėve tė UĒK-sė "Kalaja" kanė reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualėve shqiptarė pėr botimin e "Enciklopedisė maqedonase", qė sipas kėsaj shoqate ėshtė shumė poshtėruese pėr shqiptarėt.
Sipas kėsaj shoqate, kėsaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundėrvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar njė enciklopedi tė mirėfilltė qė mbron vlerat shqiptare nė Maqedoni.
"Apelojmė qė sa mė shpejtė Shoqata e Historianėve Shqiptarė tė punojė nė hartimin e njė `Enciklopedie Shqiptare` tė kėtyre trevave tona", thuhet nė thirrjen e shoqatės sė veteranėve "Kalaja", duke reaguar pėr praninė e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov nė takime tė tilla qė siē thuhet "kanė tendenca fashizoide".
(INA)



[b]Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemėrim: 'Shqiptarėt, njerėz mali'[/b]
Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni shprehen jashtėzakonisht tė fyer me pėrmbajtjen skandaloze tė Enciklopedisė sė parė tė Maqedonisė, tė promovuar ditė mė parė nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė., nė tė cilėn akademikėt maqedonas paraqesin shqiptarėt si tė ardhur nga Shqipėria, dhe uzurpues tė shtėpive maqedonase. Reagon ashpėr shoqėria civile.
Nė kėtė enciklopedi tė financuar nga Qeveria e Maqedonisė, akademikėt maqedonas thonė se shqiptarėt njihen si "arbanasė", "arnautė" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqėrohet me shpjegimin pėrkatės (njerėz mali).
Nė kėtė enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė nga Veriu i Shqipėrisė, fisi i gegėve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nėpėr qytetet si Tetovė e Gostivar, tė cilėt me ndihmėn e bandave tė kaēakėve terrorizuan popullsinė maqedonase duke i detyruar tė shpėrngulen, pėr rrjedhojė vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarė. Deri nė fillimet e shekullit tė XIX-tė shqiptarėt numėronin 20 mijė banorė".
Sipas akademikėve maqedonas, rritja e numrit tė popullsisė shqiptare nė Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartė dhe migrimet nga Kosova

Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane nė Shkup, kanė mohuar kategorikisht ēdo lloj njoftimi qė sygjeron ky botim, se ushtritė e dy vendeve kanė stėrvitur Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare.
Shekulli Online
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi