ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria rrit pensionet deri nė 15 pėr qind

Shko poshtė

06102009

Mesazh 

Qeveria rrit pensionet deri nė 15 pėr qind Empty Qeveria rrit pensionet deri nė 15 pėr qind




Pensionet do te kene nje rritje te forte vitin e ardhshem, por dhe ne vitet ne vijimi, per te gjithe ate kategori te moshuarish qe kane te ardhura mesatare dhe te uleta. Nje mesazh te tille ka dhene ministri i ri i Punes, Spiro Ksera, teksa ka informuar Komisionin parlamentar te Punes dhe Ceshtjeve Sociale ne lidhje me nivelin e rritjes se pensioneve, pagave por dhe prioriteteve te punes qe do te kete ky dikaster ne kater vitet e ardhshme. Ksera tha se pensionet e qytetit gjate vitit te ardhshem do te rriten me 7 per qind, ndersa ato te fshatit me 15 %. "Do te realizohen permiresime ne projektbuxhetin afatmesem dhe ne projektbuxhetin e vitit 2010, per te mbeshtetur financiarisht objektivin e qeverise qe pensionet e qytetit te rriten 10% cdo vit, ndersa pensionet e fshatit te rriten 15% ne vit. Nderkohe qe, mbeshtetur edhe ne parashikimet e projekt buxhetit afatmesem 2010-2012, rritja e pensioneve per vitin 2010 eshte parashikuar ne masen 7% per qytetin dhe 15% per fshatin. Rritjet e pensioneve per vitet ne vazhdim 2011, 2012 e 2013 jane parashikuar te jene ne masen 6% per qytetin dhe 15% per fshatin", ka qene deklarata e djeshme e ministrit Ksera ne komisionin parlamentar. Njeheresh, ministri i Punes ka bere me dije se do te vazhdoje rritja e diferencuar e mases se pensioneve per qytetin dhe fshatin, duke realizuar objektivin per perafrimin e skemes se pensioneve te qytetit me ate te fshatit. Gjithashtu, megjithese kontributet e fermereve do vazhdojne te rriten, njekohesisht do te vazhdoje edhe subvencioni nga buxheti i shtetit, per kontributet qe paguajne fermeret, me synimin se per ata qe do te dalin ne pension ne vitin 2013, do te kene kushte te njejta me pensionistet e qytetit.

Emigrantet

Ministri i Punes, Spiro Ksera ka bere me dije dhe procesin e koordinimit te skemave te sigurimeve shoqerore me vendet e tjera. Keshtu, nder objektivat e qeverise ne kete fushe jane vazhdimi i negociatave per realizimin e marreveshjeve bilaterale, kryesisht me shtetet fqinje, si Greqia e Italia, ku eshte edhe numri me i madh i emigranteve shqiptare. Perfundimi i diskutimeve mes eksperteve deri ne zbatimin e plote te Marreveshjes me Turqine ne fushen e mbrojtjes shoqerore. Gjithashtu do te vazhdojne procedurat per nenshkrimin e marreveshjeve me Hungarine, Rumanine, Bullgarine dhe vendet e tjera. Kjo do ta bente te plote skemen e sigurimeve shoqerore per te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht se ku jetojne dhe punojne, ne menyre qe edhe emigrantet te mos ndjehen te penalizuar nga ky proces. Njeheresh Ksera ka bere me dije se do te behet dhe pergatitja e akteve ligjore dhe nenligjore per rritjen e perfitimeve, per rritjen e pensioneve te pleqerise, invaliditetit dhe familjare, ne qytet me 10% ne vit, per rritjen e pensioneve te pleqerise, invaliditetit dhe familjare, ne fshat me 15%, ne vit dhe per perfitimet nga trajtime te vecanta me rreth 10% ne vit.

Qendrueshmeria

Nje nder prioritetet baze do te jete dhe rritja e metejshme e qendrueshmerise financiare te skemes se sigurimeve shoqerore. Keshtu, politikat e rritjes se pensioneve, si element i rendesishem dhe i pazevendesueshem i mbrojtjes sociale, do te vazhdojne me nje ritem mesatar rritje prej 10%. Eshte parashikuar gjithashtu qe ne vitin 2012 e ne vazhdim, do te kete nje rritje te numrit te pensionisteve me rreth 4 mije persona ne vit, qe lidhet me perfundimin e reformes se rritjes graduale te moshes se daljes ne pension. Te ardhurat kontributive parashikohet te rriten mesatarisht me 12-15% ne vit, duke arritur qe ne vitin 2013, krahasuar me vitin 2009, te jene rreth 50% me te larta. Shpenzimet parashikohen te rriten mesatarisht 10%, duke arritur ne vitin 2013, te jene 35% me te larta se ne vitin 2009. Ne kete menyre rritet aftesia vetembajtese e skemes se sigurimeve shoqerore, duke ulur subvencionin e buxhetit te shtetit. J.Marena

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Qeveria rrit pensionet deri nė 15 pėr qind :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Tue Oct 06, 2009 2:43 pm nga bulqizaku

mejr e bo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

durrsake

Mesazh Wed Oct 07, 2009 8:42 pm nga durrsake

Me njė dorė jep, me tjetrėn merr! Vetėm njė muaj mė parė, qeveria premtoi se do tė ulte masėn e kontributit tė sigurimeve shoqėrore me 5 pėr qind pėr tė gjithė tė punėsuarit, si ndihmesė nė kohė krize. Qė nga 1 maji, sigurimet e detyrueshme shoqėrore dhe shėndetėsore, u ulėn nga 32.9 pėr qind, nė 27.6 pėr qind. Gati gjysma e tė punėsuarve dhe tė vetėpunėsuarve nė sektorin privat jobujqėsor, ku pėrfshihen industria, fabrikat e kėpucėve apo bizneset e vogla, duhej tė pėrfitonin nga kjo ulje taksash. Por dy ditė mė parė, ndėrsa vendi ėshtė nėn ethet e fushatės elektorale, qeveria miratoi njė vendim tjetėr, me tė cilin, qeveria tėrhoqi mbrapsht mė shumė se gjysmėn e uljes qė pati bėrė, pasi rriti pagėn minimale dhe maksimale pėr efekt tė sigurimeve me 8.7 pėr qind. Vendimi i intereson disa qindra mijėra shqiptarėve qė kanė paga tė ulėta si dhe atyre pak shqiptarėve qė kanė paga tė larta. Kėshtu, shqiptarėt me paga tė ulėta paguanin vitin e kaluar 32.9 pėr qind tė 14830 lekėve ose 4880 lekė pėr fondin e pensioneve dhe atė tė kujdesit shėndetėsor. Me vendimin e ri, do tė paguajnė 27.6 pėr qind tė 16120 lekėve ose 4500 lekė, me njė ulje prej mė pak se 400 lekė. Nėse vendimi i dy ditėve mė parė nuk do tė merrej, atėherė ulja e kontributit tė sigurimeve shoqėrore do tė ishte 741 lekė. Pėr ata qė kanė paga mbi 80600 lekė, ulja e sigurimeve shoqėrore u tkurr nga 4 mijė lekė, sa ishte premtuar nė maj, nė vetėm 2 mijė lekė.
Tė vetėpunėsuarit
Me vendimin e ri, qeveria ka ulur nė mėnyrė teorike pagesėn e sigurimeve shoqėrore pėr tė vetėpunėsuarit nė profesione tė ndryshme, si hidraulikė, ustallarė etj. me 100 lekė. Janė rreth 100 mijė vetė qė zotėrojnė njė aktivitet ekonomik familjar dhe klasifikohen si tė vetėpunėsuar. Kjo kategori nuk preket nga vendimi i djeshėm pėr shkak se paguan sigurime mbi pagat referencė.
Sigurimet, vetėm rritje
Ndonėse teorikisht kontributi pėr sigurime shoqėrore ėshtė ulur ndjeshėm gjatė qeverisė sė sotme, nė praktikė, tė punėsuarve u ėshtė kėrkuar gjithnjė e mė shumė taksa. Kėshtu, ēdo masė e qeverisė pėr uljen nė pėrqindje tė kontributit, ėshtė shoqėruar me praktika tė taksimit afrofe tė tė njėjtit numėr tė punėsuarish. Tė ardhurat e sigurimeve shoqėrore janė rritur ndjeshėm me mbi 10 pėr qind nga viti nė vit, por numri i tė punėsuarve qė paguajnė sigurime shoqėrore ka njohur njė rritje tė papėrfillshme. Tė vetėpunėsuarit kanė edhe njė problem tjetėr. Ata detyrohen tė vijojnė tė paguajnė sigurime shoqėrore edhe nėse e kanė mbushur moshėn e pensionit, pra nuk u njihet statusi i pensionistit qė ka njė aktivitet tė vogėl tregtar apo prodhues.
Njė investim me humbje
Sigurimet shoqėrore nė Shqipėri, edhe nė kushtet kur paguhen mbi pagėn minimale, janė njė investim me humbje pėr kontribuuesin. Sigurimet pėr pension nuk konsiderohen taksė nė asnjė vend tė botės, por konsiderohen kursim i detyrueshėm. Pensioni i premtuar nuk mbulon as gjysmėn e kontributeve dhe interesave qė do tė pėrfitoheshin nė kushte normale. Kėshtu, nėse paguan sigurim pensional minimal prej 3482 lekėsh pėr 35 vjet dhe me normė interesi minimal prej 5 pėrqindėsh, kur tė dalėsh nė pension do tė kesh dhėnė nė total 7.4 milionė lekė, nė njė kohė qė pensioni i premtuar pėr sigurime minimale prej 112 mijė lekėsh dhe qė pėrfitohet pėr mesatarisht dhjetė vjet, nuk tė kthen mbrapsht as gjysmėn e kontributit.
Por ata qė sigurohen pėr pagė maksimale, nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse paguajnė pensionet e dy-tre njerėzve, ndėrsa u premtohet se do tė tėrheqin njė shumė minimale tė asaj qė kanė kontribuar kur tė dalin nė pension.
Alternativė nė kompanitė private
Shumė kompani nė Shqipėri, veēanėrisht banka, kanė ngritur skema paralele kursimi pleqėrie pėr tė punėsuarit e tyre, qė premtojnė pėrfitime shumė mė joshėse sesa ajo e shtetit. Kompanitė me njė numėr tė konsiderueshėm punonjėsish, kanė mundėsinė tė mbledhin njė kursim mujor prej tyre, zakonisht 5 apo 10 mijė lekė, dhe t‘i investojnė tė gjitha nė bono thesari dhe obligacione tė qeverisė. Punonjėsit qė marrin pjesė nė kėto skema, kanė tė drejtė t‘i tėrheqin kursimet e tyre plus interesat pas njė periudhe tė caktuar, ose tė gjitha sė bashku, ose me kėste deri sa tė pėrfundojnė. Skema tė tilla ofrojnė 20 mijė lekė nė muaj pėr shtatėmbėdhjetė vjet pas njė kontributi tė rregullt prej 5 mijė lekėsh nė muaj pėr 15 vjet. Baza e kėsaj skeme konsiston nė investimin e kursimeve pėrkundrejt njė interesi 4-6 pėr qind. Por edhe nė kėtė rast, rreziqet nuk eliminohen. Pjesėmarrėsit nė skema tė tilla rrezikojnė tė humbasin kursimet nė rast se leku shqiptar zhvlerėsohet nga ndonjė krizė financiare. Megjithatė, ky ėshtė njė rrezik i njėjtė edhe pėr kontribuuesit nė skemėn shtetėrore.(Shqip)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi