ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Eshtrat e Nene Terezes, veshtire te kthehen

Shko poshtė

20102009

Mesazh 

Berisha: Eshtrat e Nene Terezes, veshtire te kthehen Empty Berisha: Eshtrat e Nene Terezes, veshtire te kthehen




Ne Diten e Lumturimit te Nene Terezes, Kryeministri Berisha, ka pranuar se kerkesa e tij per sjelljen e eshtrave te bamireses shqiptare eshte vetem nje deshrie e tij, por e veshtire qe te realizohet per nje sere arsyesh madje duke theksuar se Gonxhe Bojaxhi, "meriton me shume se cdo gje tjeter te quhet Nene Tereza e Kalkutes".

Pohimin, Berisha e beri dje, kur se bashku me bashkeshorten, vizitoi misionin e motrave te Urdhrit te Nene Terezes ne Tirane, ne shenje nderimi dhe mirenjohjeje per kete figure te madhe te kombit shqiptar dhe te mbare njerezimit, por edhe te vazhdimit te perpjekjeve dhe te perkushtimit njerezor te Urdhrit te saj ne ndihme te njerezve ne nevoje.

"Gonxhe Bojaxhi u be Nene Tereza ne Kalkuta te Indise dhe ajo meriton me shume se cdo gje tjeter te quhet Nene Tereza e Kalkutes. Nga ky qytet dhe nga ky vend i madh ajo u shnderrua ne nje shenjtore te gjalle te mbare njerezimit dhe nuk ka diskutim qe i perket Indise, i perket Kalkutes, qe e ben ate Nene te njerezimit", - deklaroi z.Berisha.

Ai sqaroi ketu, se "kerkesa ime eshte thjesht njerezore, sepse kam bindjen se, ne fund te fundit, cdo njeri, cdo vajze do te deshironte, po ta kishte te mundur te prehej prane eshtrave te nenes dhe motres se saj". Ndersa shtoi: "Nuk mund te them se do te kete nje vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky eshte nje vendim i veshtire, por ajo qe mund te them eshte se kjo eshte nje teme dialogu dhe dua te theksoj se nje simbol kaq i madh dhe i cmuar qe bashkon dy kombet tona nuk mund te jete gje tjeter vecse i tille, nuk mund te shnderrohet ne nje kundershti midis dy kombeve dhe dy vendeve tona".

***

Ne viziten e tij tek misioni i motrave te Urdhrit te Nene Terezes ne Tirane, Berisha e vleresoi 19 tetorin si nje dite e shenuar per mbare njerezimin. "Kjo eshte dita e Lumturimit te Nene Tereze, dita ne te cilen nisi shenjterimi i saj, e cila jetoi si nje shenjtore e gjalle, Dite krenarie e njeriut, e shqiptareve, por e mbare qytetareve te botes", - tha Berisha.

Kryeministri ka pranuar se niveli i varferise ne vend eshte problematik dhe premtoi se "qeveria eshte e vendosur ne luften e saj kunder varferise dhe ne kete qellim, do te vendose nje bashkepunim jo vetem me Urdhrin e Nene Terezes, por edhe me organizata te tjera ne menyre qe ne Shqiperi te mos kete familje qe jeton ne mjerim".



Misioni i motrave te Nene Terezes ne Tirane

Ne misionin e motrave te Urdhrit te Nene Terezes ne Tirane strehohen 50 persona ne nevoje apo me aftesi te kufizuara, te moshuara, gra dhe femije. Gjithashtu, misioni u vjen ne ndihme edhe 100 familjeve shqiptare ne nevoje. Kryeministri Berisha, pasi u pershendet me banoret e kesaj strehe, vizitoi ambientet e saj, u interesua per problemet dhe nevojat e tyre. Kryeministri, duke i shprehur Motrave te Urdhrit te Nene Terezes mirenjohjen per dashurine me te cilen ato kujdesen dhe lehtesojne dhimbjen e njerezve ne nevoje, i garantoi per mbeshtetjen e qeverise ne permbushjen e misionit te tyre human. Ne ndihme te punes se tyre, ketij misioni iu dhuruan ndihma ushqimore dhe ne veshmbathje nga Kryeministri dhe nga Fondacioni "Femijet shqiptare".

"Erdha t'i siguroj motrat e Urdhrit ne Nene Terezes se qeveria do te bashkepunoje me to, ne lehtesimin e dhimbjes dhe vuajtjeve te qytetareve shqiptare. Ne bisede, motra me informoi se jane 100 familje shqiptare, te cilat marrin ushqimin nga Urdhri i Nene Terezes dhe ne jemi te interesuar ne identifikimin e tyre, se, faktikisht, keto bejne ate pune qe, per fat te keq, strukturat shteterore nuk e kane aq te plote, por qe duhet te frymezohen nga perkushtimi dhe puna e tyre," u shpreh Kryeministri Berisha.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi