ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Zevendesimi i deputeteve, qe tani"

Shko poshtė

03112009

Mesazh 

"Zevendesimi i deputeteve, qe tani" Empty "Zevendesimi i deputeteve, qe tani"




Mandati i deputeteve socialiste mund te hiqet qe ne momentin e pare qe te kerkohet ne menyre institucionale dhe kete nuk e pengon as Kodi Zgjedhor dhe as Kushtetuta e vendit. Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, deklaroi dje per televizionin kombetar "Klan", se Kuvendit i lind e drejta qe sot t'i kerkoje KQZ-se, te nise procedurat per zevendesimin e deputeteve, te cilet nuk kane bere betimin pas mandatit te fituar ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Duke iu referuar Kushtetutes, Kume shpjegon se afati 6-mujor i djegies se mandatit te deputetit, per shkak te mosparaqitjes ne Kuvend eshte efektiv vetem ne rastet kur ky i fundit, pasi i eshte nenshtruar verifikimit nga Komisioni i posacem i Verifikimit te Mandateve, ka bere gjithashtu dhe betimin ne Parlament. "Ne qofte se deputeti nuk ben betimin, ai efektivisht nuk eshte deputet. Nese do te respektojme ligjin, per te mos e mbajtur vendimin, menjehere mund te fillojne procedurat per zevendesimin e radhes", deklaroi Kume. Sipas tij, qe te iniciohen keto procedura, duhet qe Kuvendi i Shqiperise, t'i beje me dije KQZ-se qe "X" deputet qe i keni dhene mandatin, nuk ploteson detyrimin ligjor per ta kthyer ne aktiv kete mandat. Me pas, vijon ish-kreu i KQZ, eshte institucioni i administrimit te zgjedhjeve, i cili sipas kushtezimit ligjor perkates, merr vendimin per t'ia kaluar kandidatit te radhes, mandatin perkates. Ai theksoi se nese 5-10 deputete, qe nuk pranojne te betohen, nuk pranojne procedura te drejten per te pasur kete mandat, ne rast se edhe te tjeret nuk do te pranojne ta bejne betimin, Parlamenti do te kete 64 vende manget. "Teorikisht qeverisja vazhdon, pasi mazhoranca i ka numrat per te qeverisur. Por natyrisht kjo eshte nje qeverisje jashtezakonisht problematike pas kesaj, sepse eshte qeverisje e cila nuk realizon dot reformat, te cilat jane te domosdoshme per t'u bere", u shpreh Kume. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe ky ngerc i krijuar te zgjidhet, jo per hir te interesave te nje pale apo nje tjetre, por zgjidhje ne nevoje te interesave te ketij vendi. Ne nje situate kur deputetet socialiste ende s'e kane bere betimin ne Parlament, kryeparlamentarja Topalli deklaroi pak dite me pare se do t'i drejtohet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne respekt te plote te Kushtetutes dhe rregullores se Kuvendit per t'i dhene zgjidhje ketij handikapi qe mban jashte dyerve te legjislativit, deputetet e kryesuar nga Edi Rama. Dhe duke ju referuar Aktit Themeltar te Shtetit ne nenin 71 te tij, vete kreu i KQZ-se, Arben Ristani, ka sqaruar se Kuvendi, jo me vone se 30 dite, njofton KQZ-ne per krijimin e vakances dhe mandati i nderprere i kalon kandidatit vijues te listes se te njejtes parti politike, ne zonen zgjedhore perkatese. Nese kandidati i radhes nuk paraqitet ne Kuvend brenda 30 diteve nga njoftimi, pa shkaqe te perligjura, mandati i kalon kandidatit vijues te listes, e njejta procedure vazhdon deri ne shterimin e listes se kandidateve te se njejtes parti politike, e me pas deri tek kandidatet e partive te koalicionit.



Ish-kreu i KQZ: Kur humb mandati i deputetit

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, sqaroi dje per televizionin kombetar Klan se ne Kushtetuten e Shqiperise parashikohen rastet se kur deputeti humbet mandatin dhe nje deputet i cili ka marre mandatin nga KQZ, arrin ta beje efektiv kete mandat vetem nese fillojne procedurat parlamentare per te. "Qe do te thote, paraqitet ne Parlament, komisioni parlamentar "ad-hoc" verteton ligjshmerine e ketij mandati dhe pasi ai bie dakord me ligjshmerine, deputeti ben betimin", deklaroi ai. Sipas tij, vetem pasi ka bere kete procedure, ai eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise. "Ne qofte se deputeti nuk ben betimin, ai efektivisht nuk eshte deputet dhe nese do te respektojme ligjin, menjehere mund te fillojne procedurat per zevendesimin e tij", u shpreh Kume. Per te cilin procedura te tille duhet te fillojne menjehere dhe per deputetet socialistet, te cilet pavaresisht se kane kaluar disa muaj, nuk kane hyre ende ne Kuvend.



Lista e kandidateve te PS



QARKU BERAT

1. Erion Brace

2. Fidel Ylli

3. Ermonela Velaj

4. Marko Bello

5. Eduart Bejko

6. Selman Hodaj

7. Anila Agalliu

8. Valbona Zylyftari



QARKU DIBER

1. Sadri Abazi

2. Qemal Minxhozi

3. Ylli Mmanjani

4. Ulsi Manja

5. Hamide Beqiri

6. Adelina Farrici



QARKU DURRES

1. Blendi Klosi

2. Rudina Seseri

3. Hazir Gashi

4. Gazmir Bizhga

5. Klodiana Spahiu

6. Gjon Bardhi

7. Edison Konomi

8. Ali Dobroshi

9. Ismail Dani

10. Gazmend Kabashi

11. Rolant Xhelilaj

12. Ledion Lako

13. Gezim Agasi



QARKU ELBASAN

1. Valentina Leskaj

2. Ilir Bejtja

3. Shegush Ligori

4. Taulant Balla

5. Damian Gjiknuri

6. Agim Leka

7. Skender Hasa

8. Kastriot Belshi

9. Arben Kamani

10. Isa Qatja

11. Astrit Halili

12. Bukurosh Maci

13. Ndricim Hysa

14. Luljeta Dollani



QARKU FIER

1. Gramoz Ruci

2. Ermelinda Meksi

3. Albert Caci

4. Fatos Tushe

5. Armando Subashi

6. Bashkim Fino

7. Ervin Koci

8. Arben Cuko

9. Piro Lutaj

10. Arion Mucaj

11. Anduel Xhindi

12. Bujar Cela

13. Alma Bejtaj

14. Gentian Nushi

15. Pajtim Isufaj

16. Fredi Kokoneshi



QARKU GJIROKASTER

1. Arta Dde

2. Vangjel Tavo

3. Ethem Ruka

4. Elvira Shapllo

5. Kristaq Kristani



QARKU KORCE

1. Ben Blushi

2. Pandeli Majko

3. Mimi Kodheli

4. Alfred Dalipi

5. Arben Ahmetaj

6. Olta Xhacka

7. Irena Kallco

8. Arben Rroko

9. Demir Agastra

10. Bashkim Hazisllari

11. Tatiana Selenica

12. Ilir Xhakolli



QARKU KUKES

1. Asllan Dogjani

2. Fatmir Hoxhaj

3. Rexhep Ukperaj

4. Tatiana Kerxhaliu



QARKU LEZHE

1. Gjok Jaku

2. Gjovalin Kadeli

3. Armando Prenga

4. Ndrec Deda

5. Dave Gjoka

6. Manushaqe Kuli

7. Fran Marku



QARKU SHKODER

1. Ilir Beqja

2. Tom Doshi

3. Ndue Kola

4. Astrit Beci

5. Paulina Hoxha

6. Helidon Bele

7. Nikolin Dedvukaj

8. Falma Fshazi

9. Agim Shimaj

10. Luan Heta

11. Arta Gjonaj



QARKU TIRANE

1. Vasilika Hysi

2. Besnik Baraj

3. Kastriot Islami

4. Saimir Tahiri

5. Fatmir Xhafaj

6. Andis Harasani

7. Ditmir Bushati

8. Eglantina Gjermeni

9. Namik Hamza Dokle

10. Enkelejda Shkreli

11. Eduard Shalsi

12. Xhemal Qefalia

13. Dashamir Peza

14. Ilir Gjoni

15. Artan Gaci

16. Auron Tare

17. Elisa Spiropali

18. Artan Lame

19. Sefer Dervishi

20. Bledar Cuci

21. Ibrahim Kalemi

22. Shpetim Cami

23. Naim Asllani

24. Mehmet Hasalami

25. Diana Ndrenika

26. Sokol Kraja

27. Sule Cara

28. Gerta Lubonja

29. Ilirjan Mihali

30. Bledar Doracaj

31. Gert Janaqi

32. Abdyl Sarja



QARKU VLORE

1. Arben Isaraj

2. Luiza Xhuvani

3. Arben Malaj

4. Shpetim Idrizi

5. Eltar Deda

6. Fatmir Toci

7. Kosta Barjaba

8. Mira Shehu

9. Gezim Tushi

10. Rajmonda Gjoni

11. Edmond Leka

12. Valbona Derhemi


koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Zevendesimi i deputeteve, qe tani" :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Tue Nov 03, 2009 7:36 pm nga nardlushnja

Mendimi im ashtu si edhe i shumices se shqiptareve eshte se ky parlament duhet te shkrihet ose te plotesoje kerkesen e opozites.Te hapen ato kuti te pergojuara.
Ne qofte se nuk plotesohet ky kusht atehere le te hiqet edhe mandati i ketyre deputeteve dhe perseri nuk do te dale gje ne drite.
Drita e vertete do te duket kur te kete me te vertete zgjedhje demokratike dhe te jomanipuluara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Nov 03, 2009 9:06 pm nga emigranti

Mos ja fut kot nard.. Ktu nuk ka ven per hapje kutish vetem pse nuk i doli plani rames. Per mu te zevendesohen deputetet e ti jepet fund precedentit te braktidjes te parlamentit nga deputetet sa here qe u cenohen aferat politikaneve apo partive poltike. Te zbatohet kushtetuta. U bom nam. Vetem ne shqipri ngjo kshu historish. Sa here qe nji parti hum zgjedhjet nuk shko ne parlament. Lan kokrren nomit...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Nov 03, 2009 10:06 pm nga ILIRI

Besoj se duhet zbatuar ligji.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Nov 04, 2009 12:10 pm nga lidabica

e pse t'u hapkan kutite se shef endra ai psikopat i Ps-se????
po mos ta zgjasin me keta hajdute-ndertusa-deputetet te PS-se se kan per ta humb fare edhe kete "shans" qe ju dha kapoja i tyre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Nov 04, 2009 7:25 pm nga nardlushnja

Emigranti une shpreha mendimin tim.
qe u zgjat kaq shume besoj se ka faj edhe qeveria.Le te hapeshin ato kuti qe ne fillim dhe do te dukej sheshit se kush ka fituar.
Pse u dashka te qeverise Berisha????Ndofta ne ato kuti fshihet e kunderta.
Mua nuk me vjen mire per te gjitha keto,por e parashikoj qe ky parlament nuk e ka jeten te gjate(fatkeqsisht per shqiperine evropiane)

Pse kane frike te hapen ato kuti???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Nov 12, 2009 3:23 am nga tefenexha

pse te hapen kutite? Nuk e di si mund ta degjoje elektorati psikopatin e bashkise.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi