ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajza nga Shqipėria, prostituta nė Kosovė. Policia: Vijnė me dėshirė

Shko poshtė

06112009

Mesazh 

Vajza nga Shqipėria, prostituta nė Kosovė. Policia: Vijnė me dėshirė Empty Vajza nga Shqipėria, prostituta nė Kosovė. Policia: Vijnė me dėshirė




Bashkim Shala

Vajza nga Shqipėria, prostituta nė Kosovė. Policia: Vijnė me dėshirė ProstituteUNP0512_468x312Gjuha e njėjtė, lehtėsirat e kalimit nė kufi, si dhe prania e madhe ndėrkombėtare, kryesisht e meshkujve nė Kosovė ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo tė ushtrimit tė prostitucionit tė vajzave e grave shqiptare nė Kosovė. Sipas njė raporti tė policisė sė Kosoves, Shqipėria renditet e treta pėr nga numri i femrave shqiptare qė ushtrojnė prostitucion nė Kosovė, por me njė pėrqindje tė vogėl, krahasuar me dy vendet e para qė i mbajnė Moldavia e Bullgaria, ku Shqipėria zė 5-10 % tė numrit tė grave e vajzave qė ushtrojnė aktivitet prostitucioni nė kete vend .
Nderkohė qė drejtoria e policisė nė Qarkun e Kukesit, pikėrisht zyra e Trafiqeve nė kėtė drejtori, thotė se nuk janė regjistruar raste tė shumta tė trafikut tė grave e vajzave nga Shqipėria nė Kosovė. Dritan Musa, inspektor nė sektorin e trafikut tė qenieve njerėzore nė sektorin e krimit tė organizuar thotė se rasti i vetėm nga kjo drejtori ėshtė regjistruar vitin e kaluar nė Tropojė, ku njė femėr qė kishte ushtruar prostitucion nė Kosovė denoncoi dy tutorėt e saj qė ishin nga Shkodra e Korēa. " Dy tutorėt qė kishin trafikuar vajzėn nga Tropoja janė arrestuar dhe mė pas janė liruar nga gjykata, por serish janė shpallur nė kėrkim", thotė Musa.
Nderkohė qė pėr numrin e femrave shqiptare qė ushtrojnė aktivitet prostitucioni nė Kosovė, Musa thotė se ky problem ėshtė i policisė sė Kosovės. Shefi I sektorit tė luftės kunder krimit tė Organizuar nė drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Kukesit Petrit Axhami pranon faktin se shumė femra nga Shqipėria ushtrojnė prostitucion nėpėr klubet dhe motelet e Kosovės, nderkohė qė policia ėshtė vėnė nė veshtirėsi pėr venien e tyre para pėrgjegjėsisė pasi ato kalojnė nė Kosovė me dokumentacion tė rregullt, nderkohė qė personin apo personat qė i shoqėrojnė i prezantojnė si tė afėrmit e tyre, ku policia nuk ka asnjė mundesi pėr t'i ndaluar.

Por edhe policia e Kosovės ka hasur nė veshtirėsi pėr t'i kapur femrat nga Shqipėria qė ushtrojnė prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo kengetare nė motelet ku ato sherbejnė. Sipas shefit tė sektorit tė luftes kunder krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Policisė sė Kukesit, policia e Kosovės nė operacionet e saj policiore disa herė ka arritur tė identifikojė vajza nga Shqipėria dhe nga vendet e Evropes lindore qė ushtrojnė prostitucion nė Kosovė. Kėtė ajo e ka arritur duke pėrdorė metoda moderne dhe punė tė mirėfilltė operative nė zbulimin e rasteve.
Psikologia e drejtorisė policisė qarkut tė Kukesit Irena Laknori thotė se kontigjenti i vajzave dhe grave tė dyshuara pėr ushtrim prostitucioni nė Kosovė, kryesisht janė kontigjent i vajzave tė ashtuquajtura rebele nga fshati, gra tė divorcura, vajza qė vijnė nga familje me probleme ekonomike e sociale. Por sipas Laknorit e veēanta e ketyre vajzave qė dyshohen se ushtrojnė veprimtarinė e prostitucionit nė Kosovė janė ato vajza apo gra qė kanė qenė njė herė apo mė shumė nė qendren e rehabilitimit tė viktimave tė trafikut nė Tiranė.

Sipas psikologes Laknori, shumica e kėtyre femrave qė kanė kaluar pwrmes qendrws sw rehabilitmit, sapo kanė dalė qė andej serish i janė kthyer zanatit tė mėparshem, madje ato janė tė vendosuara nė "profesionin" e tyre. Femrat qė kapen nė Kosovė si tė dyshuara pėr trafik prostitucioni, kryesisht deportohen nė Shqipėri, pėrveē atyre rasteve kur ato kapen nė flagrancė. Femrat e deportuara merren nė pyetje nga policia nė praninė e psikologes. Sipas psikoges, femrat e deportuara janė nga tė gjitha kategoritė, si vajza adoleshente, vajza tė rrituara, gra etj. Shumica e tyre e kanė zgjedhur kėtė rrugė si mėnyre jetese, nderkohė qė ka prej tyre se shkojnė nė Kosovė me shpresė pėr t'u martuar, apo pėr tė krijuar familje.

Nderkohė qė nė mesin e tė dyshuarave pėr viktima tė trafikut ka edhe vajza nga fshati qė kanw qenė tė mbyllura dhe njė ditė janė "rebeluar" karshi izolimit tė bėrė nga ana e prinderve duke u larguar nga shtepia pa dijeninė e tyre. Madje sipas psikologes, policia e Kosoves ka deportuar edhe njė ēift minorenesh 13-14 vjeē nga Tirana qė ishin larguar nga shtėpia pa dijeninė e prinderve dhe kishin shkuar nė Kosovė dhe e kishin shpallur veten tė martuar.

Megjithatė, sipas shefit tė antitrafikut Dritan Musa, numri i tė arrestuarve kėto vitet e fundit pėr trafik prostitucioni ėshtė i vogėl, pasi i vogėl ėshtė edhe numri i denoncimeve. Ndryshe ka ndodhur gjatė viteve 2005-2007, ku numri i tė arrestuarve si dhe numri i femrave qė kanė denoncuar tutorėt ka qenė i madh. Nė prill tė vitit 2005 njė vajzė nga Vlora qė ishte kapur duke ushtruar prostitucion nga policia e Kosovės nė Strellc tė Deēanit, kishte denonuar tutorin e saj njė djalė nga Fieri i cili i kishte premtuar martesė, por mė pas e kishte trafikuar nė Kosovė, duke e shitur me njė vlerė prej 2 mijė eurosh. Vajza vlonjate e trafikuar kishte punuar prej 7 muajsh si kamariere nė njė motel nė Strellc tė Deēanit, kundrejt njė pagese prej 10 euro nė ditė. Ndėrkohė qė pas orarit tė punės kishte ushtruar edhe profesionin e prostitutės kundrejt njė pagese prej 30 euro pėr njė orė pėr partner.

Tė njėjtin veprim ka bėrė edhe njė vajzė 17-vjeēare nga njė fshat k Kukėsit e cila ka denoncuar dy tutoret e saj, njeri prej tė cilėve ishte djali i xhaxhait. Nė maj tė vitit 2005, policia kufitare nė Morin ndaloi njė 22 vjeēare nga Fushė-Kruja dhe dy tutorėt e saj, njeri prej tė cileve kishte njė local me qera nė qytetin e Prizrenit. Nė gusht tė vitit kaluar policia e Kosovės deportoi pėr nė Shqipėri dy vajza 21 vjeēe V.Ē nga Burreli dhe E.N.LL nga Rresheni. Tė dyja vajzat kanė qenė tė denoncuara si tė zhdukura nga familjarėt, madje vajza nga Burreli ka qenė e deklaruar si e vrarė. Dhjetė ditė mė parė policia kufitare nė Morin ka ndaluar 29 vjeēaren Irma Haku nga qyteti I Durresit.Ajo ishte zhdukur para mė shumė se njė muaji dhe ishte denoncuar nga familjarėt e saj nė policinė e Durresit.Irma Haku, nėnė e dy fėmijėve nga Durresi e divorcuar nga I shoqi bishte nisur pėr nė Kosovė, ku policia dyshonte se qėllimi I udhetimit pėr nė Kosovė ishte ushtrimi I prostitucionit nė kėtė vend.

Nderkohė nė ndonjė rast vajzat qė kanė ushtruar prostitucion kanė rezultuar te kenė qenė fatlume, duke pėrfunduar tė martuara. I tillė ėshtė rasti i njė vajze 19 vjeēare nga Laēi e cila ėshtė martuar me njė nga pjestarėt e orkestrės nė motelin ku ajo ushtronte prostitucion. Por ka raste kur vajzat qė kanė tentuar tė dalin nga rrejti I prostitucionit e kanė pesuar edhe me jetėn e tyre. I tillė ėshtė edhe rasti I 18 vjeēares Valentina Barameta nga fshati Shengjun I rrethit tė Matit.Valentina Barameta ėshtė vrarė me 22 gusht tė vitit 2006 nė shtėpinė e saj nė fshatin Shėngjun tė Burrelit.Viktima ishte deportuar nė Shqipėri nga policia e Kosoves Mungesa e dokumentacionit ėshtė paraqitur si arėsye nga policia e Kosovės pėr tė riatdhesuar 18 vjeēaren, megjithatė motivi ka qenė krejt tjetėr, ai I ushtrimit tė prostitucionit, por policia e Kosovės nuk ka hetuar nė kėtė drejtim, pėr vetė faktin e moshės minorene tė viktimės. Njė bashkėfshatare e Barametės M.R 30 vjeēe e martuar me njė kosovar nė qytetin e Gjilanit e kishte mashtruar vajzėn 18 vjeēare duke I premtuar asaj martesė nė Kosovė. Por edhe pas riatdhesimit, tutori I saj I ka kerkuar vajzės qė tė kthehej serish nė Kosovė, por ajo ka refuzuar.

Por dy muaj pas riatdhesimit Valentina Barameta , nėnė e nje fėmije 14 muajsh ėshtė ekzekutuar nė sytė e prindėrve tė saj nga bashkėfshatari I saj Urim Jahja qė ishte tutori I saj.Pas vrasjes autori ėshtė larguar menjėherė nga vendngjarja dhe ėshtė gjendur I vrarė pas dy ditėsh. Nderkohė qė vajza nga Shqipėria qė ushtrojnė prostitucion nė Kosovė kanė rėnė edhe viktimė e sulmeve me tritol nė lokalet ku ato sherbejnė pėr efekt tė konkurencės. Vitin e kaluar pas njė sulmi me tritol tė njė lokali nė Prizren u plagosen 13 persona, midis tyre njė femėr nga Shqipėria. Nga trembėdhjetė tė plagosurit, gjashtė persona ishin meshkuj apo klientė tė lokalit. Nderkaq policia e Kosovės ka identifikuar edhe raste tė trafikimit tė grave nga Shqipėria tė cilat janė martuar me burra tė moshuar nė Kosovė.

Vitin e kaluar policia e Kosovės ka arrestuar njė 73 vjeēar nga Obiliqi nėn dyshimin e kryerjes sė vepres penale tė trafikut tė qenieve njerėzore, pikėrisht tė njė 40 vjeēareje nga Durrėsi qė e kishte "martuar" pesė herė nė persona tė ndryshėm. Viktima A.I nga qyteti I Durrėsit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herė radhazi dhe atė tek disa persona tė ndryshėm, tė cilėt gjoja ishin martuar me viktimėn. Pėr martesėn provizore, secili kishte paguar shuma tė hollash pėr shkesin qė nė rastin konkret ishte 73 vjeēari nga Obiliqi I arrestuar nga policia.Nė prill tė kėtij viti pas njė operacioni tė koduar "Rrufeja", poliica e Kosovės ka kapur duke ushtruar prostitucion tre femra nga Shqipėria, pikėrisht F. L, 20 vjeēe, Nj.H,43 vjeēe, dhe A.H , 18 vjeēe. vjeēe.

-Vajzat nga Shqipėria punonin si kamariere nė njė lokal dhe me pelqimin e pronarit pas punės ushtronin prostitucion nė njė motel tė Prizrenit.Zyrtarė tė policisė sė Kukesit pohojnė se viktimat e trafikut tė qenieve njerėzore qė ushtrjnė aktivitet kryesisht nė Kosovė janė nga qytetet e Laēit, Rreshenit, Lezhės, Shkodres, Pukes, por edhe nga Tirana e Durresi.

Ndėrsa ato qė ushtrojnė kėtė lloj " zanati" nė Maqedoni janė kryesisht nga rajonet kufi me kėtė shtet dhe pikėrisht nga Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e Korēa Ky lloj trafiku ėshtė njė problem i madh pėr Kosovėn e Maqedoninė ku ushtrojnė aktivitetin e tyre femrat e trafikuara, por edhe per Europėn. Viktimat e kėtij trafiku janė kryesisht nga vendet e Ballkanit, ku varfėria e kėtyre vendeve u krijon kushte lehtėsuese trafikantėve me veprimtarinė e tyre kriminale.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vajza nga Shqipėria, prostituta nė Kosovė. Policia: Vijnė me dėshirė :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Dec 25, 2010 1:04 pm nga danndreka

Jan dy arsye qė ndikojn nė kėte fenomen, qė ėshtė njė plagė shum infeksioze e shoqėrės.Duke lexuar shkrimin e mė sipėr,tė vjen shum keq qė nė gjirin e shoqėris tonė ka edhe kėshtu,por duhet kuptuar se ky fenomen vjen sė pari nga tė keq kuptuarit e propogandės lidhur me tė drejtat e njeriut,qė mendoj se e ardhmja do t'a rregulloj kėte defekt. propoganda negative se ēdo njeri ka tė drejtat e tij,ėshtė shum anti anti shoqrore.Njė demel qė nuk punon ,paska tė drejt tė vjedhi pėrtė jetuar?Sikurisht qė jo! po njė femer demele qė nuk don tė punoj por tė rroj duke shitur trupin e saj ,ai lejohet kjo? Sigurisht qė jo! po njė demel grua apo burr qoftė qė don tė jet i pasur dhe ushtron krimin e drogėn ,a i lejohet kjo? Sigurisht jo ! Kėshtu shoqėrisė i del pėr detyr tė ndryshoj mėnyrėn e tė propoganduarit dhe tė thonė tė gjithė njerzit kan tė drejta tė atilla qė ēojn pėrpara forcimin e marolit dhe tė ndėrgjegjes shoqėrore vetėm pozitive.Anet negative duhen ndėshkuar jo vetėm nga ligji por edhe nga shoqėria.
E dyta ėshtė se edhe nė edukimin shkollor ka shum humnera qė i tėrheqin tė rijt.Njė shembull negativė para nxėnsve japin disa mėsonjėse e mėsuesė.qė jo rrall para nxėnsve japin njė shembull shum negative,duke bėrer gjeste pornografike,menjė fjalė duke induktuar degjenerimin.Lėnda e mardhanieve seksuale jepet nė shumicėn e rasteve nga pėrsona a moral dhe e paraqesin ate si parajsėn e kėsaj bote.Edhe feja nuk poluan rolin si duhet ,edhe ajo nuk e paraqet kete temė si njė problem tė shpartallimit jo vetėm tė moralit,por edhe tė shendetit.Kėshtu dua tė them se akoma nuk kemi krijuar njė front tė pėrbashkėt tė gjithė hallkave tė shoqėrisė qė ta luftojn kėte fenomen,por ja kemi lėnė ta luftoj policia.Policia ka rolin e vet,nė raste tė veēanta tė pėrcaktuara me ligj,sepse pėr bukuri prostituta i thot policit ,kjo ėsht prona ime dhe mund ta pėrdori si to dua unė!Po me ate pronė qė ka ajo ,u jep tjerve SIDĖN,GONOREN,SIFILIZIN,dhe mbi tridhjet sėmundje tjera shum tė rėnda,prandaj kjo pronė nuk lejohet tė punohet jashtė rregullave tė shoqėrisė sė pėrparuar.Le ta kuptojm tė gjithė se ndėrgjegjėja forcohet dhe ecė pėrpara shum ngadal ,njė pakicė njerzish tė kulturuar bėhen pararoja e zhvillimit tė shoqėris.Nė gjirin e shoqėris kėto gjėra jan bashkudhėtare por lufta duhet tė jetė gjithnjė e mė e fortė qė kėto fenomene ti luftojm tė gjithė ,jo vetėm organet shterore.
Dr Ramadan Ndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi