ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Me urdhėr tė Nanos,Moisiu e hiqte Metėn nga delegacionet, udhėtimet me avionin e familjes”

Shko poshtė

06112009

Mesazh 

“Me urdhėr tė Nanos,Moisiu e hiqte Metėn nga delegacionet, udhėtimet me avionin e familjes” Empty “Me urdhėr tė Nanos,Moisiu e hiqte Metėn nga delegacionet, udhėtimet me avionin e familjes”




Iris Halili*

Zbulimi i anės sė padukshme tė njė ish-presidenti, njė veprimtari e tėrė shtrirė nė katėr vite e parė me sy kritik dhe kryesisht realist, krahasuar me zhvillimet politike tė kohės, ky ishte informacioni qė pėrcillte nė numrin e djeshėm autorja Iris Halili, ish-shefja e kabinetit tė ish-presidentit, Alfred Moisiu. Duke sqaruar lexuesin se shkrimi vinte i provokuar nga botimi i librit me kujtime Moisiut me titull “Mes Nanos dhe Berishės”, njė rindėrtim i ngjarjeve mė kryesore tė viteve tė tij si President, autorja qė nė fillim pohon se nė shumė raste autori ka devijuar nga e vėrteta, sidomos pėr sa i pėrket rrėfimit tė marrėdhėnieve tė tij me ish-kryeministrin Fatos Nano. Autorja pėrmes njė analize tė hollė nė fillim tė shkrimit pėrmend tė gjitha veprimet pozitive tė Moisiut nė krye tė shtetit, por mė tej e njėjta rreshton edhe tė gjitha pakėnaqėsitė e saj, lojėn e Moisiut me kėshilltarėt, pėrzgjedhjen e tyre sipas shijes sė Kryeministrit Nano, zėvendėsimet e shpeshta, bindjen e verbėr ndaj Kryeministrit kundrejt ndereve qė ai i bėnte tarafit tė Moisiut e tė tjera.

Nė fillim tė vitit 2003 lėvizjet e Presidentit tė asaj kohe kishin filluar tė merrnin drejtime tė dukshme jo nė favor tė opozitės. Nuk di por sa herė kam menduar pėr degradimin e Moisiut, Presidentit ish, nė mendje mė kanė ardhur vargjet e poetit rus Jevtushenko “Edhe para Galileut e dinin qė bota rrotullohej, por kishin familje”. Nė fakt kėto janė vargje qė njė burrė shteti duhet t’i lexojė, jo pėr tė justifikuar veprimet, por pėr tė kuptuar misionin e tij. Pėrfshirjen totale tė Moisiut pėrkrah Nanos po e jap edhe me njė fakt qė unė e vlerėsoj sinjifikativ. Me kabinetin e zotit Meta, Presidenca kishte raportet mė korrekte… deri ditėn kur Nano vendosi tė vėrė veton edhe nė raportet Meta-Moisiu. Ishte qershor i vitit 2003 kur nė Selanik do tė zhvillohej njė konferencė ndėrkombėtare. Moisiu, Presidenti ish, pėrmend nė libėr vetėm faktin qė Meta i kėrkoi tė vendosej nė delegacion nėpėrmjet njė takimi qė pati me tė, por nė fund, nė Konferencė nė vend tė Ilir Metės u vendos Sokol Nako. Gjithēka u vendos pas “urdhrit” qė Nano i dha Moisiut. Por Moisiu i shmanget sqarimit tė kėtij konflikti, duke bėrė njė kapėrcim “artistik” nė muajin korrik, tek dorėheqja e Metės dhe si gjithmonė tek Berisha qė kėrkoi dorėheqjen e Nanos qė iu larguan dy ministra. Ėshtė krejt pasionante qė Moisiu, Presidenti ish, edhe nė kohėn kur qeveria Nano kalon krizėn e saj mė tė madhe… merret me Berishėn. Ndėrsa vetė nuk pati guximin as tė fuste Ministrin e Jashtėm nė njė delegacion, pėrbėrjen e tė cilit e vendoste vetė. Si tani mė kujtohet qė, me njė letėr tė Metės nė dorė tė ardhur zyrtarisht nė presidencė, i hyj Moisiut nė zyrė dhe, pasi i tregoj pėrmbajtjen e letrės, e cila kishte tė bėnte me kėrkesėn e Metės pėr tė marrė pjesė nė konferencė, i theksoj se organizatorėt e kanė tė padiskutuar pjesėmarrjen e Ministrit tė Jashtėm, gjė qė ma kanė komunikuar hapur nėpėrmjet faksimileve. Nuk mu pėrgjigj me fjalė, por me akte. Tė nesėrmen isha hequr edhe unė nga delegacioni. Nė tė njėjtėn pozitė Moisiu u vu edhe nė njė rast tė mėparshėm, pėrpara vizitės sė ish-sekretarit amerikan tė Shtetit, Colin Powell, ndėrsa nuk guxonte tė firmoste axhendėn e vizitave, ku figuronte emri i Ilir Metės. Haptazi Fatos Nano realizonte ēdo kėrkesė tė Moisiut dhe ky i fundit bėnte ēfarė donte Nano. Njė rezonancė qė, edhe kur ėshtė tronditur ndopak, ka qenė vetėm pėr kapriēo apo presion nė arritje tė interesave tė ndėrsjellta. Institucioni i Presidencės ka pasur nė kohėn e Nanos buxhetin mė tė lartė qė ka njohur nė historinė e tij, buxhet qė i jepte dorė Moisiut tė bėnte ēdo vit nga njė rikonstruksion, me njė tė vetėm ndėrtues, Muharrem Bregu. Nuk ėshtė rastėsi qė tė gjitha mjediset e pushimit qė ka aktualisht Mosiu, Presidenti ish, janė nė ndėrtime tė zotit Bregu.

Skandali me paradėn dhe helikopterin
Nė fund tė vitit 2003 tabloja e raporteve mes Moisiut, Nanos dhe Berishės, ishte e qartė dhe krejtėsisht e pėrfunduar. Ngjarjet e mėvonshme treguan se asgjė nuk ndryshoi nė thelb. Pra, sado tė pėrpiqet Presidenti ish, tė bėjė ndarje kalendarike nė kujtimet e tij, vlerėsoj se raportet e tij si me Nanon dhe Berishėn ishin vulosur pėrfundimisht qė nė vitin 2003. Ato janė tė njėjta edhe sot e gjithė ditėn. Ishin vitet kur familja legale dhe ajo jo legale, po shijonte maksimalisht tė mirat e kolltukut tė Presidentit qė e majmte “bujaria” e Nanos. Pak nėnqeshje apo poshtėrim i bėhej “hallall” kėtij tė fundit, edhe nė raste flagrante si ai i nėntorit 2004. Pikėrisht mė 29 nėntor tė vitit 2004, ditėn e Paradės ushtarake, Zoti Nano e shpalli publikisht qėndrimin e tij pėr Presidentin, Komandantin e Forcave tė Armatosura, duke e lėnė atė ta presė pėrpara gjithė kamerave, personaliteteve mė tė larta tė vendit dhe trupit diplomatik dhe duke bėrė kėshtu nisjen e ceremonisė me gati 35 minuta vonesė. Tė nesėrmen nga zyra e Moisiut, Presidentit ish, doli vetėm njė shkresė rakitike ku i hiqej vėrejtje shefit tė shtabit, Pėllumb Qazimit, a thua se ky i fundit komandonte korrektėsinė e Kryeministrit. Kėshtu e kėshilloi grupi i kėshilltarėve tė afėrt. Kėshtu donte Presidenti. Kryeministrit nuk mund t’i dilte pėrballė. Dhe Fatos Nano, teksa i kishte mėsuar huqet dhe i hidhte nga njė kockė, tallej haptazi me Moisiun. Kėshtu nė disa raste, ndėrsa ishin planifikuar ditė mė parė vizita tė Presidentit dhe ishte prenotuar helikopteri i vetėm qė dispononte shteti pėr udhėtime qeveritare, njė natė mė parė vinte urdhri i Kryeministrit pėr t’i vėnė nė dispozicion helikopterin, duke lėnė nė tokė Moisiun qė detyrohej tė anulonte programin ose tė priste me orė tė tėra derisa Nano tė mbaronte punėt e veta.
Ėshtė vėrtet pėr tė vėnė duart nė kokė, kur Moisiu, Presidenti ish, shkruan qė nė rreshtat e parė tė librit pėr pėrfitimin qė politikanėt shqiptarė i kanė bėrė dhe po i bėjnė politikės, pėr pasurim personal. Nuk di ku e fut veten Moisiu, Presidenti ish, por deri mė sot nė Presidencėn shqiptare, nuk ėshtė ulur asnjė kryetar shteti qė tė ketė pėrfituar, shfrytėzuar, shtrydhur deri nė fund karrigen e presidentit vetėm nė realizim tė interesave tė familjes. Mes qindra fakteve tė shėnuara nė ditarin tim, po u sjell lexuesve njė fakt konkret.

Udhėtimet me avionin e familjes
Vetėm disa muaj para zgjedhjeve pata me Moisiun nė zyrėn e tij nė bisedė e sipėr njė debat se kush mund t’i fitojė zgjedhjet. Nuk di por atėherė e pata tė vėshtirė tė deshifroja nėse ishte ndonjė sinjalizim qė ai kishte apo diēka tjetėr, pasi ai shprehu hapur bindjen e tij absolute qė Berisha nuk rivjen nė pushtet. Dola nga zyra pak me dilemė. Por instinkti nuk mė gėnjeu. Moisiu nuk kishte dhe s’kishte se nga, asnjė informacion qė Berisha nuk vinte nė pushtet. Moisiu, Presidenti ish, bėnte autosugjestion tek thoshte kėtė, thjesht dhe vetėm se qerja e tij e interesave familjare ishte kapur pas asaj tė Nanos. Dhe kjo mu vėrtetua disa javė mė vonė, kur bėra edhe debatin e fundit me Moisiun. Ishte njė ndėr aktivitetet rutinė dhe mė shumė honorifikė tė Presidentit, njė udhėtim nė Izrael me rastin e pėrurimit tė Muzeut tė Holokaustit. Nga Sekretari i Pėrgjithshėm dėgjova se udhėtimi mund tė bėhej edhe me ēarterin e kompanisė qė sapo kishte nisur fluturimet, “Albatros”. I hyj Presidentit nė zyrė dhe i them shkoqur se ne nuk mund tė udhėtojmė me ēarterėt e “Albatros”-it, pėr aq kohė sa vajza e tij e madhe dhe nipi i tij ishin aksionarėt kryesorė dhe madje tė vetėm. Deri atė ēast ne nuk kishim kryer asnjė fluturim me “Albatros”. “S’ka asnjė tė keqe tė udhėtojmė me to”- ishte pėrgjigjja e tij... Unė u nisa pėr nė Paris me njė ftesė qė kisha nga UNESCO nė njė aktivitet qė organizohej me rastin e 8 Marsit. Ndėrkohė, kisha lėnė tė pėrfunduara tė gjitha praktikat pėr vizitėn e pėrmendur tė Presidentit. Udhėtimi, siē e kisha programuar unė do tė bėhej me linjė normale pasagjerėsh. Kur kthehem nga Parisi, informohem se delegacioni prej vetėm pesė vetėsh, ishte nisur me ēarter tė kompanisė “Albatros” me njė kapacitet 100 vendesh. Njė skandal i tillė do tė bėnte tė largohej nga detyra ēdo funksionar publik nė cilindo vend demokratik. Pas dy javėsh unė u largova nga Presidenca, ndėrsa tė gjitha udhėtimet e mėpasshme tė Presidentit rezultojnė tė jenė kryer vetėm me “Albatros”, deri nė ditėn kur ky zog i famshėm i familjes Moisiu shpalli mosfluturimin.
Moisiu, Presidenti ish, nuk ka asnjė dallim nga pjesa dėrrmuese e politikanėve qė pushtojnė ēdo ditė ekranet e televizioneve. Ai mbetet po aq i zhytur nė korrupsion dhe nepotizėm. Vetėm se, me njė mjeshtėri prej Donx Buruje, tė gjitha interesat e tij pėr tė mira personale, ia ka servirur shqiptarėve nė emėr tė parimeve tė ndėrtimit tė shtetit ligjor ose pėrplasjeve institucionale. Nė shėnimet e mia regjistrohen me qindra fakte, tė cilat do tė botohen nė vazhdim dhe pėr aq kohė sa do tė shikojmė qė blasfemuesit po hiqen mė katolikė se papa.

Axhenda pa firmė nga frika e Nanos
Mė kujtohet kur Shqipėrinė do ta vizitonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell. Deri nė ēastet e fundit, Protokolli i Shtetit nuk arrinte dot t’i dorėzonte palės amerikane axhendėn e takimeve, pasi nga pala amerikane ishte kėrkuar qė Sekretarin amerikan do ta shoqėronte nė tė gjitha takimet homologu i tij i jashtėm shqiptar, Ilir Meta. Por kjo gjė nuk i shkonte pėr shtat Fatos Nanos, i cili nė atė kohė ishte nė kulmin e debateve me Metėn. Vetė Moisiu, megjithėse ishte informuar pėr kėrkesėn amerikane, si dhe e njihte anėn protokollare, deri nė orėt e vona tė natės nuk arriti dot tė marrė njė vendim, pasi Protokolli i Shtetit varej direkt nga Moisiu. Mbeteshin vetėm disa orė nga vizita e Sekretarit Powell. Pamundėsia e Presidentit pėr tė marrė njė vendim nė kundėrshtim me vullnetin e zotit Nano, u bė problem pėr Ambasadėn Amerikane, duke e detyruar kėtė tė fundit qė tė hartojė vetė axhendėn dhe ta sjellė nė Presidencė pėr firmė rreth orės 22.00 tė mbrėmjes. Njė pozitė vėrtet qesharake pėr shtetin shqiptar dhe pėr kryetarin e tij.

Iliescu pėr arumunėt, Moisiu pėr kaēkavallin
Njė nga vizitat e rėndėsishme tė nivelit tė lartė ishte ajo e nė Republikėn e Rumanisė, vend i cili nė vjeshtėn e vitit 2004 kishte bėrė gati “letrat” pėr tė hyrė nė Bashkimin Europian. Nė takimin bilateral mes dy presidentėve, Presidenti i Rumanisė, Ion Iliescu, kėrkoi mes tė tjerave qė Shqipėria duhet tė tregojė kujdes pėr minoritetet dhe nė mėnyrė tė veēantė kėrkoi pėrkujdesje pėr komunitetin arumun nė Shqipėri. I befasuar nga ndėrhyrja e homologut, Moisiu u shpreh i habitur se ky minoritet ka pasur tė drejta tė plota. Nė vijim tė pjesės sė vet folklorike, Moisiu tha se ai vetė ishte martuar me arumune bile shtoi se rumunėt janė tė famshėm... pėr prodhimin e djathit kaēkavall.

*) Ish-shefe e Kabinetit pranė ish-presidentit Moisiu

panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

“Me urdhėr tė Nanos,Moisiu e hiqte Metėn nga delegacionet, udhėtimet me avionin e familjes” :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Fri Nov 06, 2009 11:11 pm nga nardlushnja

pse kjo shefe e kabinetit presidencial hedh balte mbi ish presidentin(dhe nuk shkruhet presidenti ish)??????
Mos iu cenua ndonje gje kesaj????
Apo i kane hedhur ndonje cope kocke?????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi