ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama merr kompetencat e Prefektit, emėron Zyhdi Dajtin nė krye tė policisė Bashkiake

Shko poshtė

12112009

Mesazh 

Rama merr kompetencat e Prefektit, emėron Zyhdi Dajtin nė krye tė policisė Bashkiake Empty Rama merr kompetencat e Prefektit, emėron Zyhdi Dajtin nė krye tė policisė Bashkiake




Zgjedhja e Kryeinspektorit tė Policisė Bashkiake, e paligjshme
Bashkia e Tiranės nuk njeh ligje dhe rregulla brenda mureve tė saj. Kėtė e ka vėrtetuar edhe nė emėrimin e ri tė Kryeinspektorit tė Policisė Bashkiake. Zgjedhja e Kryeinspektorit tė Policisė Bashkiake Tiranė, Zyhdi Dajti, ėshtė antiligjore, pasi procedura e ndjekur pėr zgjedhjen e tij nga ana e Bashkisė sė Tiranės bie nė kundėrshti me ligjin 8224. Zyhdi Dajti ėshtė emėruar nė datė 5 tetor nė postin e Kryeinspektorit tė Policisė Bashkiake tė Tiranės nga ana e kryebashkiakut Rama.

Sipas burimeve tė gazetės “SOT”, Bashkia e Tiranės, nuk ka ndjekur asnjė procedurė ligjore nė zgjedhjen e kreut tė ri tė Policisė Bashkiake. Zgjedhja e kryeinspektorit ėshtė nė kompetencėn e Prefektit dhe jo nė kompetencėn e kryetarit tė Bashkisė Edi Rama. Mbas dorėheqjes sė Ndrec Dedajt, nga posti i kryeinspektorit tė Policisė Bashkiake, kryetari i Bashkisė sė qytetit ka emėruar nė vend tė tij, Zyhdi Dajtin dhe mė pas i ka dėrguar prefektit njoftimin pėr zėvendėsimin e bėrė. Por sipas ligjit 8224 dhe ligjit tė ndryshuar 8335, kreu i bashkisė ka tė drejtėn qė ti propozojė Prefektit emrin e kryeinspektorit tė ri, Prefekti e dėrgon tek Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Qarkut, ky i fundit jep pėlqimin ose jo dhe e rikthen sėrish kėrkesėn tek Prefekti dhe ėshtė ky i fundit i cili vendos ose jo emėrimin e kryeinspektorit tė Policisė Bashkiake. Kjo procedurė ligjore nuk ėshtė ndjekur nga ana e Bashkisė sė Tiranės, e cila sė fundmi ka vendosur qė tė gjitha emėrimet dhe pushimet nga puna ti bėjė personalisht kryetari i saj, pavarėsisht se kjo bie nė kundėrshti me ligjin. Duhet pėrmendur fakti se nė zgjedhjen e Ndrec Dedajt, nė krye tė Policisė Bashkiake nė vitin 2001, ėshtė ndjekur kjo rrugė ligjore, ndėrsa nė zgjedhjen e Zyhdi Dajtit kjo zgjedhje ėshtė cilėsuar e panevojshme pėr tu ndjekur sipas procedurave qė parashikon ligji. Neni 3 i ligjit 8335 thekson se kryeinspektori i policisė Bashkiake emėrohet dhe shkarkohet nga detyra vetėm nga Prefekti, duke e bėrė tė paligjshėm zgjedhjen e Dajtit, pasi ai ėshtė emėruar nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės. Gjithashtu nė deklaratėn e dėrguar Prefektit, kreu i bashkisė sė Tiranės thekson se pėr emėrimin e kreut tė ri tė Policisė Bashkiake, ėshtė bazuar tek Vendimi i Kėshillit tė Ministrave numėr 313 datė 01.07.2002 i ndryshuar, i cili i lejon bashkive dhe komunave tė caktojnė numrin e strukturės sė punonjėsve tė policisė dhe pagat e tyre, por nė asnjė pikė tė kėtij ligji nuk pėrmendet fakti se bashkia apo komuna kanė tė drejtėn e emėrimit dhe tė pushimit nga posti tė kreut tė policisė. Gjithashtu edhe nė Urdhrin e pėrbashkėt tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe Ministrisė sė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, pėr rregulloren e brendshme “TIP” “Tė Policisė Bashkiake dhe tė Komunės”, i nėnshkruar nė prill tė vitit 2003, nuk pėrmendet nė asnjė pikė qė kryetari i bashkisė apo i komunės, ka tė drejtėn e emėrimit apo tė pushimit nga puna tė Kryeinspektorit tė Policisė bashkiake apo tė komunės. Nė kėtė Urdhėr i jepet e drejta bashkisė dhe komunės, qė tė pėrzgjedhin kandidatėt, por jo ti miratojnė ata. Sipas kėsaj rregullore vetėm inspektorėt dhe policėt e bashkisė dhe komunės emėrohen drejtpėrdrejtė nga kreu i bashkisė apo i komunės. Megjithatė duhet theksuar se pėrveē procedurės ligjore tė ndjekur qė ishte e rregullt, zgjedhja e Ndrec Dedajt nė vitin 2002 ka qenė e gabuar pasi atij i ėshtė dhėnė titulli Kryeinspektor, nė njė moment qė numri i punonjėsve tė policisė nė Bashkinė e Tiranės, ka qenė 100, ku sipas vendimit 313 tė Kėshillit tė Ministrave datė 01.07.2002, tė gjitha bashkitė tė cilat do tė kishin mė pak se 100 punonjės, nuk mund tė emėronin Kryeinspektor. Ndėrkohė qė nė datė 10.09.2001 kreu i Bashkisė sė Tiranės, nxjerr njė vendim nė tė cilin propozon Nrec Dedajn, nė postin e Kryeinspektorit tė Policisė bashkiake. Me sa duket tė gjitha procedurat dhe ligjet pėr sektorin e Policisė Bashkiake, janė shkelur nga ana kreut tė Bashkisė sė kryeqytetit, Edi Rama.



SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34326
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi