ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lobe antishqiptare duan tė bllokojnė integrimin e Shqipėrisė nė BE

Shko poshtė

13112009

Mesazh 

Lobe antishqiptare duan tė bllokojnė integrimin e Shqipėrisė nė BE Empty Lobe antishqiptare duan tė bllokojnė integrimin e Shqipėrisė nė BE




Deklaron kryeministri Sali Berisha nga sall e Kuvendit

Kryeministri i vendit Sali Berisha akuzon grupe tė caktuara politike nė vend se duan tė bllokojnė integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Gjatė fjalės nė seancėn plenare tė Kuvendit, kreu i qeverisė i apeloi opozitės qė tė thyejė bojkotin dhe tė bėhet pjesė e sfidave tė rėndėsishme tė vendit. Duke kritikuar opozitarizmin e papėrgjegjshėm tė Edi Ramės me Spartak Ngjelėn, kryeministri tha se gjėrat intime qė ndajnė ata tė dy nuk duhet tė ngatėrrohen me politikėn, pasi kjo e fundit ėshtė publike.

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje nė sallėn e Kuvendit se lobe dhe grupe tė caktuara ushqejnė sofizma antishqiptare nė tė gjitha format, pėr tė bllokuar perspektivėn evropiane tė Shqipėrisė. Por, pėrpos kėtyre tentativave, kryeministri garantoi se, qeveria shqiptare ėshtė e angazhuar tu japė pėrgjigjen e menjėhershme, duke vazhduar rrugėn e reformave dhe tė progresit demokratik. Berisha shprehu zotimin nėn drejtimin e tij vendit do tė realizojnė tė gjitha detyrimet e ndėrkombėtarėve, ndėrsa do tė injorojė ēdo tentativė sabotuese nga qarqet dashakeqe.
“Lobe tė caktuara dhe grupe tė caktuara ushqejnė sofizma antishqiptare nė tė gjitha format, por ne mbetemi tė vendosur qė procesin e anėtarėsimit nė BE, ta kemi njė proces tė bazuar nė performancėn tonė. Ēka do tė thotė se ne do tė pėrmbushim tė gjitha reformat, tė gjitha ligjet, pėr tė merituar vendimin e statusit tė vendit kandidat, vendimit tė marrėveshjes sė pranimit dhe tė gjitha marrėveshjet me radhė”, u shpreh kryeministri.
Nga salla e kuvendit, kryeministri Berisha i bėri sėrish thirrje kreut tė PS-sė Rama tė mos pengojė procesin e integrimit tė Shqipėrisė dhe heqjen e vizave por tė lejojė deputetėt e PS-sė tė hyjnė nė Kuvend nė kėto momenti historike pėr vendin. Pėrpos progresit tė gjerė tė vendit, tha kryeministri, nė kontrast me kėtė gjendje karriget e parlamentit rrinė bosh, rinė bosh pa asnjė fakt tė vetėm.
“Nė qoftė se vendi ka njohur nė historinė e tij njė pretendim si nė materia ėshtė pretendimi i zotit Rama pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Dy fjalė doja ti thosha kėtij zotėrie ėshtė nė drejtėn tėnde tė bėsh politikė, tė zgjedhėsh rrugėt, tė bėsh opozitė parlamentare dhe ekstra parlamentare dhe nė mėnyrė absolute as nuk kam menduar dhe as nuk do tė ndikoi nė vendimet qė ti merr. Por dua ti them shqiptarėve se nė 20 vite qė e njoh dy herė kam ndjerė keq ardhje tė madhe pėr tė. As kur ka ikur nga ne as nuk mė vjen keq fare pėr kėtė, por njė herė e meritonte keqardhjen se ajo i njihet ēdo njeriu nė rast tė atillė, dhe jam gėzuar si gjithė tė tjerėt qė e kapėrceu me sukses. Herėn tjetėr ka ndodhur para ca ditėsh, e shoh pasi ishte zhvilluar njė debat televiziv shkon tek njė gazetar nė njė emision dhe nuk po i besoja as veshėve as syve. E hoqi kokėn e vuri nė tavolinė tek gazetarit i thotė atij: po ti, thotė, mė thuaj duhet tė hapen kutitė apo jo, a je i bindur qė duhet tė hapen kutitė...? Gazetari nuk i besoi vetes, e pa kokėn e politikanit nė tepsi dhe ky vazhdonte i thoshte: mu pėrgjigj je pėr hapjen e kutive apo jo? Je apo s’je? Gazetari i tha nė kėtė moment do tė adoptoj auto censurėn, dhe nuk i dha as kėnaqėsinė mė tė vogėl t’i thoshte jam. Gati po bėja t’i ēoja njė SMS megjithėse nuk ēoj SMS kurrė, qė, thuaj jam dhe tė shpėtonte prej tij”, u shpreh kryeministri.
Megjithatė, Berisha i apeloi edhe pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, pėr tė hetuar pretendimet e tij nė lidhje me zgjedhjet. Por, pėr ta realizuar kėtė tha kryeministri, duhet tė ulet mė parė nė karriget e parlamentit.
Kryeministri shtoi se vendi ėshtė pėrballė proceseve historike dhe pėrjashtimi i opozitės nga kėto evenimente tė rėndėsishme ka pasoja negative.
“Unė uroj tė dalėsh nga spirali qė ke futur PS-sė, se tė gjitha kėto procese janė historike pėr tė gjithė zgjedhėsit shqiptarė. Nuk mund ta pėrjashtosh forcėn kryesore tė opozitės nga kėto procese”, tha kryeministri.
Pėr sa i takon opozitarizmit qė po luan Spartak Ngjela, duke bashkėpunuar me Ramėn, Berisha tha se politika ėshtė publike dhe nuk ka lidhje me gjėrat intime qė kanė ndarė ata tė dy.
“Nuk ndėrtohet opozita nė kėtė mėnyrė me Spaktak Ngjelėn. Tė dyve u kam patur unė ju nėn ombrellėn time ikėt vetė ėshtė zgjidhja juaj, absolutisht se nuk kam as xhelozinė mė tė vogėl. Jam i vetėdijshėm se keni ndarė gjėra intime me njeri tjetrin, por politika nuk ėshtė privatizim, politika ėshtė publike dhe nuk mund tė jetė kurrė privatizim”, shtoi Berisha.
Kreu i qeverisė ironizoi dhe deklaratėn e Ngjelės tė bėrė nė disa mitingje rrugėsh se pėr 7 ditė po tė pėrmbysim Berishėn liberalizojmė vizat.
“Tė dalėsh skenė mė skenė dhe t’u thuash shqiptarėve se pėr 7 ditė po pėrmbysėm Sali Berishėn ju jap vizat. Ja urdhėro po shkoj unė diku jashtė shtetit pėr 7 ditė, jepja vizat shqiptarėve... Dikur thuhej do ju japim lugėn e floririt, por nuk i thuhej pėr 7 ditė. Kurse ti del nė ēdo skenė dhe thua qė pėr 7 ditė po rrėzuam Berishėn tė japim vizat, gjė mė tė papėrgjegjshme pėr njė opozitė nuk ka. Do tė mbetet historinė e kėtij vendi pranvera e vitit 1995 kur pėrfaqėsuesi i partisė socialiste nė Kėshillin Evropės u thotė delegacionit nė Tiranė se molla nuk ėshtė pjekur pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė. I njėjti person sot do t’i vėrsulej zonjės Pack pėr faktin e thjeshtė se do t’i thoshte deputetėve socialistė se kthehuni nė Kuvend. Nuk ka diskutim qė mungesa e opozitės nė parlament pėrbėn njė vendim pėr parlamentin, por tė jesh i sigurt qė me kėtė bojkot qė bėn nuk mund tė pengosh as edhe njė proces tė vetėm tė integrimit tė kėtij vendi nė BE dhe heqjen e vizave”, theksoi mė tej kryeministri.
Duke iu referuar punės sė qeverisė pėr afrimin e mėtejshėm tė vendit me BE, kryeministri tha se, “nė asnjė rast, nuk mund tė kemi koncept tjetėr, veēse ne po kėrkojmė tė bėhemi si ata”.
“Ndaj dhe ne duhet tė adaptojmė me seriozitetin mė tė madh, standardet e tyre, ato standarde janė faktuar, janė provuar si mė tė mirat qė qytetarėt e kėtyre vendeve tė zhvilluara kanė pėrjetuar nė historinė e vendeve tė tyre. Asnjėherė, francezė, gjermanė, britanikė, italianė nuk kanė qenė mė tė sigurt, mė tė pasur, se ē’janė tani nė hapėsirėn e Bashkimin Evropian. Pėr mua, pėr ju, nuk ka qenė dhe nuk do tė kemi ndonjėherė njė bulevard me lule nė luftėn me pėrpjekje tona, por ne jemi tė vendosur me njė seriozitet, me vendosmėri, tė kapėrcejmė ēdo lloj pengese nė kėtė rrugė, dhe tė shndėrrojmė nė realitet, ėndrrėn mė tė bukur shqiptare qė nga rilindja kombėtare, deri sot, ėndrrėn e tyre, Shqipėria zonjė nė Evropė, Shqipėria anėtare e BE”, deklaroi mė tej kryeministri.

55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi