ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Berisha, mos e co ndermend bashkepunimin

Shko poshtė

18112009

Mesazh 

Rama: Berisha, mos e co ndermend bashkepunimin Empty Rama: Berisha, mos e co ndermend bashkepunimin




Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne pergjigje te deklaratave te Kryeministrit Berisha te bera gjate mbledhjes se Qeverise, deklaroi se nuk mund te kete bashkepunim nese nuk respektohet ligji. "As mos te coje ndermend nje bashkepunim me nje qeveri qe eshte e para qe nuk respekton ligjin", theksoi Rama. Sipas tij, eshte alibi qesharake qe hapja e kutive eshte e paligjshme. Ai thote se socialistet nuk po ankimojne ligjin e gjykates. Me tej, lideri socialist tha se "votat e popullit nuk jane sekret shteteror edhe as letra nen hetim". Ne do ta nxjerrim te verteten jo per zgjedhjet e te shkuares, por per te ardhmen, qe te mos kete me komsionere qe firmosin procesverbale false. Ketu nuk ka lidhje as me gjykaten dhe as me reformen e Kodit Zgjedhor". Duke folur per kerkesen e riperseritur te socialisteve, lideri i opozites riperseriti se ata s'kane probleme me Kodin, ashtu sikunder ata nuk kane me ligjin, edhe as me sistemin e drejtesise ne vendin tone. Ai kerkon hapjen e kutive qe zgjedhjet ne vendin te mos jene me nje maskarade. "Ne kerkojme qe gjithe kesaj historie qe ka arritur ne fakt nje pike qe nuk e shihte te mundshme para 28 qershorit, t'i jepet fund", drejtoi thirrjen kryesocialisti. Sipas tij, sot jemi ne dyert e provimit dhe pas nesh eshte Serbia, per te cilin ka nje kushtezim politik deri ne dorezimin e nje krimineli fatkeq te luftes dhe Bosnja. "Te festojme me Sali Berishen ne ditet kur duhet t'i kerkonte falje popullit shqiptar qe Shqiperia u klasifikua jo sipas opozites, as sipas nje populli te tere qe nuk po e duron dot me kete qeveri te korrupsionit, por sipas organizimit me prestigjioz nderkombetar ne vendin e fundit per antikorrupsionin", u shpreh kreu i PS, duke iu referuar raportit te TIA. Rama shprehu sigurine qe do t'i marrim edhe ne nje dite vizat, por kjo s'do te thote, sipas tij, qe ne te jemi te lumtur se kemi Sali Berishen, sepse nuk eshte Sali Berisha qe do te na heqe vizat, ai eshte arsyeja qe shqiptaret jane sot te fundit. "Cfare ka sot per te festuar? Ne rast se Evropa shume bujarisht e hapi deren per ta futur Shqiperine ne provim, e beri kete jo per Sali Berishen, por e beri kete sepse eshte koha e fundme per nje vend te tere, per nje popull te tere, qe duhet te ishte ne krye te proceseve te integrimit ne te gjithe Ballkanin, qe duhet te ishte sot perpara se gjithash ne Ballkan, jo thjesht per ate cka permenda", vleresoi kreu i opozites.

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi