ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė hap larg kolonizimit

Shko poshtė

19112009

Mesazh 

Njė hap larg kolonizimit Empty Njė hap larg kolonizimit




Pėr pjesėn mė tė madhe tė publikut shqiptar ėshtė padyshim ngazėllyes lajmi qė Shqipėrisė iu dha drita jeshile nė procesin e aplikimit pėr tė marrė statusin e vendit kandidat pėr anėtar. Gjithashtu akoma mė entuziazmues ėshtė edhe prespektiva shumė e afėrt e mundėsimit tė udhėtimit pa viza nė vendet e zonės shengen tė Bashkimit Evropian duke rrėzuar atė mur tė madh prej vizash qė zėvendėsoi pėr shqiptarėt murin e Berlinit. Ndryshimi qė ka pėr tė sjellė udhėtimi pa viza ka pėr tė qenė radikal pėr shqiptarėt tė cilėt kanė hequr picire tė pakrahasueshme pėr tė udhėtuar drejt perėndimit duke kapėrcyer malet nė kėmbė e detin me gomone.
Mirėpo pėr disa aspekte ekziston njė perceptim publik masiv relativisht i gabuar lidhur me ēėshtjen e liberalizimit tė vizave mes shqiptarėve. Ky proces ka pėr tė mundėsuar udhėtimin por jo qėndrimin e lirė tė bashkėqytetarėve tanė nė vendet e zhvilluara evropiane. I ashtuquajturi koncept i Lėvizjes sė Lirė ka pėr t'u pėrmbushur me anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE kohė kur njė shtetas yni do lejohet tė vendoset, jetojė e punėsohet nė njė vend tjetėr anėtar si tė ishte shtetas vendas e jo i ardhur. Njė tjetėr perceptim i gabuar ėshtė bindja se me lėvizjen e lirė ēdo shqiptari kanė pėr t'i ecur punėt fjollė ndėrkohė qė nuk kuptohet se kur tė vihet nė jetė ai realitet, ne jo vetėm do eksportojmė krahė pune, por sipas tė gjitha gjasave kemi pėr tė importuar krah pune. Pra nuk ka pėr tė patur thjeshtė shqiptarė qė do lėvizin tė lirė drejt perėndimit por edhe vetė tregu ynė i brendshėm i punės ka pėr t'u konkurruar ashpėr nga prurjet qė mund tė vijnė nga jashtė.
Pikėsėpari duhet vėnė nė dukje fakti qė kostoja e krahut tė punės nė vendin tonė nuk ėshtė dhe aq e ulėt, dhe sidomos kur bėhet fjalė pėr punė tė kualifikuar tė ardhurat janė relativisht tė larta. Madje hera herės mund tė konkurrojnė edhe me vende tė BE-sė perėndimore e jo mė me vende anėtare tė lindjes. Kėshtu pėr shembull nė universitetet private njė lektor me njė diplomė master paguhet diku tek 25 euro neto pėr orė mėsimi dhe duke patur parasysh qė norma e zakonshme ėshtė pak a shumė 12 orė mėsim nė javė i bie qė tė marrė 1200 euro nė muaj qė ėshtė njė rrogė e ngjashme me atė tė pedagogėve shumė herė mė tė kualifikuar tė universiteteve tė Italisė dhe Spanjės. Po tė shikohen tė dhėnat e njė studimi tė kryer nga Observatori i Karrierės Akademike i Institutit Universitar Evropian dallohet se nė Itali njė koleg asistent pedagog merr bruto 1500 euro rrogė mujore ndėrsa nė Spanjė 1584 euro mirėpo po tė merren parasysh taksat shumė tė rėnda qė kėto vende kanė duket qartė qė kėta lektorė tė rinj me tituj apo proces doktorature pa tė cilin smund tė japin mėsim andej ēojnė nė shtėpi njė rrogė neto mė tė vogėl se njė asistent pedagog shqiptar qė lejohet tė japi mėsim vetėm me titullin master. Konkretisht sipas OECD-sė rrogave bruto italiane iu merren mesatarisht 45.2% nė taksa kurse nė Spanjė 39.1%. Duhet vėnė nė dukje se nė konsideratė pėr tė dhėnė mėsim zakonisht merren ata qė kanė diploma universitare tė huaja. Kuptohet qė po qe se pedagogu shqiptar ėshtė me titullin doktor i shkencave dhe ka njė farė reputacioni, ose nėse pedagogu jep mėsim nė disa universitete private njeherazi, atėhere tė ardhurat janė shumė mė tė majme. Nė Poloni pastaj, sipas tė njėjtit burim, nė vitin akademk 2006-2007 njė pedagog universitar me pėrvoje nė mėsimdhenie dhe me titullin profesor asociuar e ka pasur rrogėn bruto 586 euro nė muaj, qė ėshtė njė rrogė mė e ulėt se e njė akademiku me titull profesor i asociuar qė jep mėsim nė njė universitet publik shqiptar, e jo mė po tė bėhet krahasim me ata qė japin mėsim nė universitete private. Ukraina mandej e ka rrogėn bruto tė njė profesori tė asociuar 200 euro ndėrkohė qė njė asistent pedagog nė njė universitet publik shqiptar e ka rrogėn neto afėrsisht 400 euro.
ėshtė folur vetėm duke bėrė krahasime sasiore dhe duke marrė tė mirėqenė qė titujt janė ekuivalent pa vėnė nė dyshim cilėsinė apo rigorozitetin e dhėnies sė titujve. ėshtė marrė enkas pėr krahasim profesioni i profesorit meqėnėse pėrfaqėson mė sė miri idenė e njė punonjėsi shumė tė kualifikuar. Ky shembull vlen pėr tė treguar se kėrkesa pėr njerėz tė kualifikuar nė Shqipėri ėshtė relativisht e lartė, sepse ne i kemi tė pakėt, e pėr rrjedhojė pagat pėr kėta lloj individėsh janė goxha tė larta dhe konkurruese nė nivel evropian. Krahasime tė ngjashme kuptohet qė janė tė shumta edhe jashtė sektorit akademik.
Kėshtu po tė shikohen pėrfaqėsitė e investitorėve kryesorė tė huaj nė Shqipėri vėshtirė se shikon qė nė krye tė kėtyre pėrfaqėsive emra shqiptarė, kryesisht janė grek, italianė ose tė vendeve tė tjera fqinje. Por edhe nė listėn e bizneseve vip apo tė bizneseve shqiptare nė pėrgjithėsi vihen dendur re emra drejtuesish tė huaj. Kjo gjė tregon se shtimi masiv i shkollave dhe studentėve nė Shqipėri nė vitet e fundit nuk ka sjellė rritjen e cilėsisė sė produktit shkollor dhe kapjen e standardeve ndėrkombėtare duke i bėrė tė diplomuarit tanė qė tė konkurrojnė nė nivel ndėrkombėtar. Rritja e kėrkesave pėr profesionistė mė tė kualifikuar thjesht ka sjellė nė Shqipėri mė shumė tė huaj. Padyshim qė kjo rritje e kėrkesės e pėr rrjedhojė e pagesės pėr persona tė kualifikuar ka edhe efektin pozitiv tė rikthimit tė trurit ( brain gain) po me sa duket diaspora jonė nuk ka kultivuar detyrimisht shumė njerėz shumė mirė tė shkolluar qė tė pėrmbush kėto nevoja.
ėshtė interesant fakti qė edhe ato sektorė qė janė zhvilluar nė mėnyrė tė veēantė nė vitet e fundit nuk kanė shkaktuar ndonjė rritje thelbėsore tė cilėsisė sė krahut tė punės. Kėshtu pėr shembull media elektronike ka spikatur nė mėnyrė tė veēantė si njė sektor ku janė nivestuar fonde tė mėdha e megjithatė shpesh kompanive mediatike iu duhet qė nė mungesė tė shqiptarėve tė kualifikuar tė pajtojnė ekspertė tė huaj si regjizorė, skenaristė, skenografė etj. Kuptohet kjo ndodh nė rastet kur televizionet nuk i kanė marrė tė gatshme modelet duke plagjiaruar krejtėsisht deri nė detaj emisionet e transmetuarė na perėndim. Madje spotet kryesore publicitare dhe klipet kryesore muzikore qė transmetohen nė Shqipėri prodhohen nė Maqedoni pasi ne ende nuk kemi ekspertė tė niveleve tė larta paēka se paraja ėshtė hedhur lumė nė atė fushė. Edhe nė ndėrtim vihen re shėnja tė tilla kur fasadat e rrokaqiejve luksoz tė Tiranės janė montuar nga punonjės kinez apo kurdė ndėrėkohė qė janė tė panumėrt punėtorėt shqiptarė tė ndėrtimit qė presin mė kotė pėr punė tek ushtari i panjohur. Edhe po tė shohėsh kompanitė e marketingut apo marrėdhėnieve me publike nė Tiranė nuk ėshė ēudi qė tė gjesh nė krye tė listės kompanitė qė janė degė tė vendeve fqinje si Maqedonia apo Greqia. Kjo situatė ėshtė akoma mė pikante nė kontekstin shqiptar, nė kushtet kur ekonomia jonė ka kaluar nė postmodernizėm, pa u modernizuar fillimisht. Pra nė kushtet kur kemi njė sektor tė madh shėrbimi e njė sektor prodhimi nė miniaturė. I pari kėrkon burime njerėzore tė kualifikuara, i dyti kėrkon forcė punėtore masive. Pėr ta bėrė akoma mė tė zymtė prespektivėn e burimeve njerėzore shqiptare duhet tė mos harroet tė pėrmendet edhe etika profesionale dhe rendimenti. Si njė trashėgimi e keqe e komunizmit por ca edhe lidhur me tė qenurit mesdhetar neve na ėshtė mbrujtur njė stil pune jo dhe aq konkurrues nė nivel ndėrkombėtar. Jo mė kot fabrikės sė madhe tė ēimentos nė Fushė Krujė i ka leverdisur mė shumė qė tė sjellė nga hemisfera tjetėr e mbaj nė punė qindra punėtorė kinezė qė kanė pretendime modeste, janė tė palodhur e kokėulur sesa tė marrė me rroga mė tė larta punėtorė shqiptarė tė cilėt vėshtirė se punojnė rregullisht pa u ndalur tė pijnė nga dhjetė cigare, tė shkėmbejnė nja pesė thashetheme, tė pijnė dy-tre kafe nė ditė e ta zgjasin dy orė vaktin e drekės.
Me pak fjalė lėvizja e lirė do ketė njė impakt qė nuk ėshtė menduar shumė seriozisht nė Shqipėri e qė lidhet me nėnshtrimin e burimeve njerėzore mediokre tona ndaj njė tregu tė madh dhe agresiv ndėrkombėtar. Nėqoftėse ne deri mė sot kemi eksportuar burime njerėzore, se shpejti mund tė bėhemi tėrheqės pėr burime njerėzore tė huaja e tė importojmė pėr tė mbushur pozicione kyēe pėr tė cilat nuk ka konkurrentė shqiptar. Mbase anglezėt, gjermanėt apo hollandezėt nuk do joshen nga tregu ynė e sdo vijnė nė Shqipėri, por padyshim tregu ynė ka pėr tė qenė shumė joshės pėr profesionistė tė rinj tė kualifikuar mirė tė vendeve fqinj si Maqedonia, Serbia, Bullgaria tė cilėt do tėrhiqen tė vijnė nė Shqipėri jo vetėm nga rrogat qė do mund tė sigurojnė nė Shqipėri qė shpesh janė mė tė majme se tė vendit tė tyre, jo vetėm nga afėrsia gjeografike e nga fakti qė me pėrmirėsimin e mėtejshėm tė rrugėve duke punuar nė Tiranė do jenė vetėm 4-5 orė larg vendlindjes ku mund tė kthehen rehat me makinė ēdo fundjave, por edhe sepse tek ne ata nuk do gjejnė konkurrencė tė fortė.
Por ajo qė e bėn akoma mė tė sterrosur situatėn ėshtė fakti qė importimi i burimeve njerėzore ėshtė veēanėrisht i lehtė pėr fusha qė kanė tė bėjnė me shkencat ekzakte apo tė aplikuara apo teknologjinė e lartė. Kjo pasi pėr tė tillė krah pune sikurse janė inxhinierėt apo informaticienėt ėshtė shumė mė e lehtė transferimi nė Shqipėri sepse njohja e gjuhės shqipe, traditave apo konteksti kulturor ėshtė pothuaj e panevojshmė pėr ta nė ushtrimin e profesionit tė tyre ne vendin tonė. Pėr mė tepėr qė nevojat pėr profesionist tė kėtyre fushave ka pėr tė ardhur nė rritje e shkollat tona nuk janė tė gatshme qė tė pėrgatisin kuadro pėr tė pėrballur kėtė kėrkesė kėshtu qė sipas tė gjitha gjasave do e kompensojmė me importin. Fatkeqėsisht tė gjitha shkollat sikurse edhe maturantėt i janė vėrsulur degėve tė shkencave sociale, si jurisprudenca, ekonomia, shkencat politike dhe gazetaria ndėrkohė qė numri i inxhinirėve ėshtė i papėrfillshėm. Kėtu deri diku bėjnė pėrjashtim inxhinierėt e ndėrtimit tė cilėt me ketė krizė qė po kalon ndėrtimi do jenė tė padobishėm pėr disa vite radhė. Me dhimbje duhet vėnė nė dukje se edhe pjesa dėrmuese e studentėve shqiptarė qė studiojnė nė perėndim duke marrė njė arsim mė cilėsorė kanė ndjekur studimet pėr shkenca sociale apo humanitete.
Situata qė pret tė na vijė do jetė deri diku e ngjashme me atė tė ish-kolonive britanike, ku pėrveē tė bardhėve anglez qė ishin kolonizatorėt e drejtpėrdrejtė, supremaci tė madhe kanė indianėt. Kėta tė fundit duke patur arsim tė mirė, shpirt sipėrmarrje dhe zell punėtorėsh ata kanė lėvizur nga gadishulli indian nė koloni tė tjera britanike dhe janė shndėrruar nė vende si Afrika e Jugut apo Fiji si njė lloj i ri kolonizatorėsh. Falė epėrsisė qė kanė nė konkurrimin me popullsisė vendase ata kanė mundėsuar tė shtien nė dorė njė pjesė tė mirė tė biznesit, politikės, medias si dhe shoqėrisė civile. Nėse teprohet pak dhe bėhet njė paralelizėm nė vija tė trasha shqiptarėt ballafaqohen me njė rrezik nė njė far mase tė ngjashme, sepse brenda njė “perandorie” tė re me metropol nė Bruksel, tek ne kanė pėr tė ardhur pėr tė na konkurruar jo qytetarėt e metropolit, por tė tjerė pėrfaqėsues tė periferisė, sikurse janė fqinjėt tanė pėr ne, e sikurse janė indianėt pėr afrikanėt. Pra nėse vijohet me kėtė ritėm, brenda Bashkimit Evropianė, falė lėvizjes sė lirė tek ne do dynden bullgarėt, serbėt apo rumunėt e kualifikuar mirė qė do zėnė poste menaxheriale, drejtuese apo inxhinierike, ndėrkohė qė shqiptarėt do jenė tė aftė tė mbushin kryesisht postet e “hyzmeqarėve”.
Kjo analizė padyshim qė nuk bėn thirrje pėr masa proteksioniste. Kėto masa nuk zgjidhin gjė pėrveēse dėmtojnė mė tej cilėsinė e shėrbimeve apo produkteve qė marrin konsumatorėt, inflacionojnė mė tepėr tregun e tė kualifikuarve shqiptarė duke i bėrė gjithashtu ata qė nė tė njėjtėn kohė tė mos avancojnė sepse imunizohen nga trysnia e konkurrencės sė jashtme. Kjo analizė nė fakt synon qė tė tėrheqė vėmendjen nga retorika populiste dhe e zbrazėt e kėrpudhizimit tė arsimi tė lartė si dhe nga entuziazmi i tepruar pėr faktin qė do mund tė vizitojmė tė afėrmit dhe monumentet e perėndimit pa patur nevojėn e vizave, drejt disa implikimeve akoma me serioze qė sė shpejti kanė pėr tė nxjerre hapur nė pah paaftėsinė e shkollave tona dhe burimeve njerėzore shqiptare.
Adri Nurellari

gazeta Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi