ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiro Dede: Ramiz Alia e Xhelil Gjoni, si e bindėn Nanon tė pranonte kreun e PS

Shko poshtė

25112009

Mesazh 

Spiro Dede: Ramiz Alia e Xhelil Gjoni, si e bindėn Nanon tė pranonte kreun e PS Empty Spiro Dede: Ramiz Alia e Xhelil Gjoni, si e bindėn Nanon tė pranonte kreun e PS




Spiro Dede, ish-sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės dhe njėkohėsisht ish-nėnkryetar i Partisė Socialiste, ka sqaruar dje pėr Panorama rolin e Ramiz Alisė, Nexhmije Hoxhės si dhe momentet se si u zgjodh Fatos Nano Kryetar i PS-sė. Dede ėshtė shprehur se intervistėn e botuar nė librin e gazetares sė njohur, Luljeta Progni, e ka dhėnė pėr temė diplome dhe jo pėr botim.Zoti Spiro, pėr ē’arsye keni shprehur shqetėsim e mosmiratim pėr njė intervistė nė emrin tuaj, tė pėrfshirė nė librin e gazetares Progni, pjesėn e parė tė sė cilės nė numrin e sotėm e ka botuar edhe “Panorama”?
Gjithēka ėshtė nxjerrė nga njė bisedė e lirė, e rastėsishme, shoqėrorė qė gazetarja Progni ma kėrkoi nė janar tė kėtij viti, nė ndihmė tė hartimit prej saj tė njė teme diplome. Rashė dakord ta ndihmoja me sa dija e sa mė kujtoheshin, duke i theksuar se gjithēka e bėja nė ndihmė tė temės sė saj, por asnjė citim, nga biseda e lirė, nuk e quaja tė arsyeshme pėr publikim nė emrin tim. Tė njėjtėn gjė do tė thosha edhe pėr ato media qė po rendin kush e kush tė ribotojė mė parė, jo vetė temėn ose pjesė tė saj, por shtojcėn, - “dėshmitė e protagonistėve”, madje tė kėrkojnė e tė realizojnė prej njėrit apo tjetrit edhe intervista tė reja, fresco… Mė janė drejtuar edhe mua dhe miqėsisht u kam thėnė: “Ē’paska ndodhur kėto ditė nė PS pėr tėrė kėtė abandonatė intervistash, prononcimesh, etiketimesh qė u referohen ngjarjeve e gjysmė ngjarjeve, tė vėrtetave e gjysmė tė vėrtetave tė afro 20 vjetėve mė parė? Vallė ky qenka problemi qė shqetėsoka aktualisht PS, apo shoqėrinė shqiptare?!”. Shkurt nėnvizoj: personalisht nuk e gjykoj as nė kohė, as nė hapėsirė, as nė favor tė preokupimeve e problemeve aktuale tė PS, as tė halleve e problemeve aktuale tė shoqėrisė shqiptare, njė rendje tė tillė pas intervistash e intervistuesish, pėr ngjarje tė 20 e mė shumė viteve tė shkuara..
Si mendoni ju, se nuk duhet shkruar e folur pėr ngjarje, kohė e personazhe tė tillė, qoftė edhe tė sė kaluarės?! Mos, sipas jush, duhen lėnė ato nė harresė, ose atje ku po i mbulon tisi i kohės?
Jo, aspak nuk mendoj kėshtu. Ėshtė detyrė e studiuesve, historianėve, etj, qė tė angazhohen sa mė seriozisht me probleme te tilla, tė 20 apo 50 viteve, mė tė hershme a mė tė afėrta. Nė kėtė aspekt edhe angazhimi i njė studenteje, me njė temė diplome tė tillė si e L.Prognit, ėshtė pėr t’u lavdėruar. Pikėrisht pėr kėtė pranova tė bisedoj e ta ndihmoj sa tė mundja. Por e gjitha, duhet bėrė mbi baza sa mė shkencore, me njohje sa mė tė thellė, studim e argumentim tė saktė e rigoroz tė sė vėrtetave, me verifikim e ballafaqim tė gjėrave, sidomos tė burimeve. Veēanėrisht, kur burimet janė gojore, ēėshtje memorjeje, emocionesh, prirjesh e ndikimesh personale, etj, kujdesi duhet shumė mė i madh dhe respektimi i rregullave tė lojės, i rregullave e kritereve tė shkencės, duhet tė jetesa mė rigoroz nga fillimi nė fund. Ca mė tepėr kur me kėto punė angazhohen bashkėkohės, njohės nga afėr a nga larg tė ngjarjeve, figurave historike, etj. Ndėr kėta pėr problemin nė fjalė, hyj edhe unė. Veē kujtesės edhe ne kemi tė domosdoshėm parapėrgatitjen, referimin e konsultimin me fakte e dokumente tė kohės. Pa njė pėrgatitje e freskim tė tė vėrtetave, mund tė kalohet pa dashur, nė hedhje pluhuri mbi to, nė keqinterpretime ose shtrembėrime tė tė vėrtetave historike... Dikush, i prirė nga emocioni a shkalla e njohjes sė gjėrave, i vesh vetes a tjetrit cilėsi e merita tė paqena, ashtu si dikujt tjetri i vesh akuza e kualifikime tė pamerituara; dikush mund tė rendė pas protoganizmit, i duket vetja se ka bėrė ligjin, solli ndryshimin e madh…. etj. Pikėrisht pėr kėto them se angazhime tė tilla janė e duhet tė jenė punė sa mė serioze nga fillimi nė fund.
Ju jeni shprehur se si Ramiz Alia kishte dy qėndrime pėrballė ndryshimeve qė po ndodhnin. Sipas jush, ai nė mėnyrė tė dukshme i pėrkrahte ato, ndėrsa nė rrethe mė tė ngushta kėshillonte qė tė mos cėnohej roli udhėheqės i Partisė sė Punės. Si ėshtė e vėrteta?
Nė atė intervistė nuk ėshtė as mendimi, as vizioni im i saktė e i plotė pėr njė figurė tė tillė si Ramiz Alia, qoftė edhe pėr rolin e tij nė proceset demokratike. Pėr pluralizmin, lejimin apo jo, Ramizi si tė gjithė, kishte rezerva, hezitime, kufizime tė vetat, qė u shfaqėn edhe nė takimin me inteligjencėn, edhe nė muajt para e pas atij takimi, madje gjer nė momentin e ligjėrimit tė pluralizmit. Deri nga fundi i vjeshtės 1989, vizioni dhe qėndrimi i tij pėr pluralizmin ishte si i gjithė tė tjerėve. Tė hezitosh, tė pėrpėlitesh nė kėrkim tė asaj qė ėshtė mė e drejta dhe mė e sakta, t’i kthehesh, rikthehesh njė ēėshtjeje tė mprehtė, sidomos kur kishte tė bėnte me njė thyerje e pėrmbysje tė madhe, pėr pluralizmin qoftė apo pėr ēdo problem tjetėr, nuk ėshtė njėlloj me cilėsimin “ta pranosh ditėn dhe ta prishėsh natėn”. Ramiz Alia nuk bėnte lojė tė dyfishtė. Ishte nė kėrkim tė asaj qė mendonte se do tė ishte mė e mira pėr vendin, situatat, shoqėrinė shqiptare, “grindej” me veten e me tė tjerėt, pastaj vendoste dhe hapte udhė. Shpejt a vonė, me hezitim a pa hezitim, me pishman a pa pishman, por nė fund tė fundit, ai hapte, nuk mbyllte udhė. Por e thashė, tė flasėsh pėr ēėshtje, kualifikime e pėrcaktime tė tilla, ėshtė njė punė mjaft serioze. Ato as trajtohen, as ezaurohen dhe as vulosen me biseda tė rastit, tė lira, pa pėrgatitjen e refklektimin e duhur, si pėr thelbin e ngjarjeve, ashtu edhe pėr mėnyrėn si do tė shprehen. Pėr kėtė unė jam krejt i pakėnaqur nga mėnyra si u reflektua nė temėn e diplomės biseda e lirė me gazetaren.
E tillė ėshtė, pėr shembull, edhe pėrzgjedhja, nga tėrė ato orė bisede, e ēėshtjes se Ramiz Alia nuk ishte i dorės sė ashpėr, nuk ishte natyrė diktatori. Qė kur u ngrit ai nė krye tė Partisė sė Punės, dhe kjo edhe pėrpara 13 Prillit 1985, nuk pati mė grupe armiqėsore. Ramiz Alia nuk qe i prirė tė kėrkonte armikun te shoku, te bashkėpunėtori. Ai mund tė shikonte e tė gjykonte tė zotin ose tė pazotin, organizatorin ose tė ēoroditurin a konfuzin, por jo tė kėrkonte apo “zbulonte “tek ata “armikun”, “agjentin”, “sabotatorin..” Edhe pse situatat e 1997-1990 ishin shumė tė rėnda, ekonomia nė kolaps tė plotė, madje nė prag katastrofe, edhe pse askush nuk na dėgjonte e nuk na ndihmonte, pėrkundrazi ishim nėn presion nga brenda e jashtė, pėrsėri Ramiz Alia nuk nxori shpatėn nė asnjė rast e ndaj askujt. Si e pse, ka arsyet e veta, komplekse, tė cilat nuk shpjegohen e argumentohen objektivisht, as me njė intervistė, ca mė pak me njė bisedė tė rastit... Sepse vėrtet R. Alia nuk kishte dorė e dok diktatori, por nuk duhet harruar se po ky Ramiz Ali, nga vitet ’60 e kėtej ishte ndėr 2-3 figurat kryesore mė tė fuqishme nė vendimmarrjen e udhėheqjes sė lartė tė PPSH.. Pikėrisht nė kėtė fazė “u zbuluan” nga Byroja Politike, u dėnuan ashpėr e u batėrdisėn njė vargan i tėrė grupesh armiqėsore, “puēiste”, “agjenturore”. Nuk them se R. Alia ishte nismėtar a ideator i “zbulimeve agjenturore”, por ishte ideologu i Partisė. Ishte totalisht i angazhuar nė tė gjitha ato ē’ndodhėn e si ndodhėn, veēanėrisht, nė sektorin e tij, nė “zbulimin, argumentimin dhe demaskimin e bazave teorike e ideologjike”, qoftė tė grupeve armiqėsore, qoftė tė vendimeve, masave e kuturisjeve tė tjera tė atyre viteve.
Nė njė tjetėr moment jeni shprehur se Nexhmije Hoxha ishte kundėr goditjes sė figurės sė Stalinit, pasi kishte frikė se kjo do tė dėmtonte Enverin. A i qėndroni kėtij definicioni?
Pėrsėri ju doni tė mė ktheni tek ajo qė pėrbėn thelbin e mosmiratimit e pakėnaqėsisė sime pėr intervistėn e botuar... Nga vetė mėnyra e koha si e kur u krye biseda, u thanė e rithanė shumė gjėra. Fjala nxjerr fjalėn, sidomos kur nisesh nga mendimi i sinqertė pėr tė ndihmuar e qartėsuar njė studente tė viteve dymijė e ca, pėr ngjarje e personazhe qė u takonin viteve kur ajo ishte a s’ishte 7 a 8 vjeē... Mes tė tjerave i fola edhe pėr diskutimet qė bėnte njė komision ideologjik, i pėrkohshėm, nė ndihmė tė Byrosė Politike, ngritur aty nga viti 1988. Nė kėtė komision kishte diskutime tė lira, flitej pa dorashka pėr ēdo gjė, pa pasur frikė se do tė merreshin pėr kapital e se do tė kishte pasoja. Nė njė nga takimet diskutohej pėr qėndrimin ndaj Stalinit. U tha se e gjithė bota ka mendim ndryshe, vetėm ne vazhdojmė ta vlerėsojmė e mbrojmė figurėn e emrin e tij. Pėr kėtė problem na kishin tėrhequr vėmendjen edhe figura tė njohura publike nė Kosovė, qė nė vitin 1979, kur isha atje bashkė mė poetin Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Nazmi Rrahmani, Ali Aliu e disa tė tjerė na thoshin: “Ē’tė mirė ju ka bėrė Stalini? Pėrse e mbani si idhull?”. Pra nė diskutim tė lirė u tha se jo vetėm duhen hequr monumenti i Stalinit tek Akademia e Shkencave dhe ai te Kombinati i Tekstileve, nė lagjen Kombinat, por edhe tė flitet me kujdes nė Parti e nė popull, se, pavarėsisht tė mirave, rolit e kontributit nė Luftėn e Dytė Botėrore, etj, etj, Stalini kishte pasur edhe shumė gabime, etj, etj. Nuk ka as njerėz, as udhėheqės tė pagabueshėm, sepse edhe udhėheqėsit njerėz janė...,ishte njė nga argumentet. Nė kėtė moment Nexhmije Hoxha, pjesėtare aktive nė atė komision, reagoi duke thėnė: “Nuk mund tė flasim kėshtu...Ka edhe udhėheqės tė pagabueshėm”. Kaq. Nuk pėrmendi as Enver, as Marks, as kundėrshtoi pėr ē’u diskutua. Kjo ka qenė e vėrteta, pėr kėtė pjesė tė bisedės. Nuk ėshtė ndonjė fakt a tregues qė tė meritojė as vend nė njė intervistė, as tituj e nėntituj nė gazeta. Nė se do ishte vėrtet njė intervistė nuk do t’i kushtoja as njė vend. Por edhe korrektimi e saktėsimi mund tė qe bėrė fare lehtė, nė se tė paktėn teksti do tė mė qe dhėnė paraprakisht... Si pėr kėtė rast, ashtu edhe pėr pasaktėsi tė tjera...
Po e vėrteta, sipas jush, e ndėrhyrjes sė ish-zv/ministrit tė Brendshėm, Zylyftar Ramizi, nė shpalljen e pluralizmit, si qėndron?
Ėshtė pėrsėri nė vazhdėn e keqthėnies sė tė vėrtetave. Ka ardhur ose nga mosnjohja prej autores tė hollėsive, ose e keqkuptimit a keqinterpretimit tė atyre qė shtjelluam nė atė bisedė tė gjatė... Ėshtė njė episod fare periferik, i pėrmendur prej meje pėr kolorit... Shpallja e pluralizmit a ligjėrimi i tij ėshtė bėrė nė mbledhjen e Plenumit tė Komitetit Qendror dhe jo nė Byronė Politike. Madje ato momente Byroja Politike nuk mblidhej, nuk funksiononte si organ i rregullt. Ishte njė ditė pas takimit tė parė tė Ramiz Alisė me studentėt e dhjetorit... Nė plenum u fol gjatė se zhvillimi i ngjarjeve, koha, etj, etj, diktonin domosdoshmėrinė e pluralizmit politik, se, pas vendimit tė sotėm, do tė lindin e veprojnė edhe parti tė tjera, opozitare me PP; se kėtej e tutje Partia e Punės do tė jetė njė parti si gjithė tė tjerat, se do tė veprojė nė kushtet e shtetit ligjor, tė ekonomisė sė tregut, etj. Asnjė kundėrshtim nuk pati pėr ndryshimin e madh, si nė diskutimet, edhe nė votim..., aty nga fundi i diskutimeve u ngrit Zylyftar Ramizi, nė cilėsinė e anėtarit tė KQ dhe tha se ne po flasim me terma “tė buta”, jo shtet i sė drejtės, jo shtet ligjor, jo ekonomi tregu, sikur duam tė mbulojmė njė tė vėrtetė. “Ta themi troē, PPSH-ja kėtej e tutje do tė jetė njė parti qė vepron nė kushtet e njė rendi borgjez-kapitalist. Domethėnė, nė se populli do na japė votėn tė drejtojmė, duhet ta kemi tė qartė se do drejtojmė ndėrtimin e kapitalizmit nė Shqipėri...”. Kjo ishte batuta e Zylyftar Ramizit. Pra, ai thjesht hoqi nga fjalori eufemizmin. Nuk ėshtė se pas kėsaj u thye akulli e u miratua pluralizmi. Gjithēka ishte vendosur paraprakisht..
Zoti Dede, a mund ta na rrėfeni saktėsisht rrethanat se si u zgjodh Fatos Nano Kryetari i parė i Partisė Socialiste?
Kėtė pjesė kolegia juaj e ka pasqyruar me saktėsi nė libėr. Ishte kongresi i fundit i Partisė sė Punės dhe i Themelimit tė Partisė Socialiste... Radha e zgjedhjes sė kryetarit ishte pasi u zgjodh Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues i Partisė Socialiste. Fatos Nano ishte kandidatura e Ramiz Alisė. Por Fatosi nuk donte tė punonte nė linjė partie. Me sa di synonte e i ishte premtuar portofoli i Ministrit tė Tregtisė sė Jashtme nė qeverinė e Ylli Bufit. Menjėherė pas kėtij refuzimi, ai u thirr nė njė bisedė private nga Ramiz Alia. Ishte nė atė takim edhe Xhelil Gjoni. Kur erdhėn, pas afėrsisht njė ore, Fatos Nano tha se kishte pranuar tė ishte Kryetar i Partisė Socialiste, por kishte vendosur si kusht qė, Ismail Lleshi, Servet Pėllumbi dhe unė (Spiro Dede), tė ishim nėnkryetarė. Kėshtu edhe u vendos nga Kongresi.
panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi