ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Kutitė nuk hapen, na e ndalon Kodi qė firmosi Rama

Shko poshtė

06122009

Mesazh 

Berisha: Kutitė nuk hapen, na e ndalon Kodi qė firmosi Rama Empty Berisha: Kutitė nuk hapen, na e ndalon Kodi qė firmosi Rama




Kryeministri i rikujton kreut tė opozitės se zgjedhjet plotėsuan standardet

Maxhoranca qeverisėse pėrsėrit vendosmėrinė e saj pėr respektimin e votės sė shqiptarėve, duke mos plotėsuar interesin personal qė kryetari i Partisė Socialiste parashtron nėpėrmjet kėrkesės pėr hapjen e kutive. Kryeministri Berisha shprehu bindjen e plotė tė tij se nuk mund tė shkel mbi vendimet e gjykatės, pėr tė plotėsuar kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive tė votimit dhe rileximin e votės. Gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė Parlamentit Rinor Evropian

dhe tė Forumit Rinor tė Partisė Demokratike, kryeministri Berisha u ndal tek situata aktuale politike nė vend dhe komentoi kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive tė votimit. Duke theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin procesi mė transparent qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė nė Shqipėri, kryeministri u shpreh se kjo gjė u faktua njėzėri nga monitoruesit ndėrkombėtarė qė shkruan nė raportet e tyre se nuk kishte asnjė provė pėr manipulim tė rezultatit, apo numėrim tė parregullt. “Zgjedhjet plotėsuan standardet kryesore tė OSBE-sė. Ai nuk e pranon rezultatin. Ai po mė kėrkon tė hapė kutitė pėr rinumėrim, ka njė vendim gjykate, ai shkoi nė gjyq, dhe gjyqi vendosi, nuk mund tė ketė rinumėrim, pa kontestim. E thotė ligji qė ka shkruar vetė. Pėrsa kohė qė nuk ke asnjė kontestim, nuk mund tė ketė rinumėrim. Ky ėshtė totalisht njė interes personal dhe interesa tė tjera tė errėta. Unė ju siguroj se jam shumė i vendosur, shumė i angazhuar pėr votėn e lirė, si zemrėn e vėrtetė tė demokracisė. Unė jam shumė i vendosur tė pėr tė respektuar votėn e shqiptarėve”, u shpreh Berisha gjatė fjalės sė tij nė takimin me tė rinjtė. Ndėrkaq, ai u ndal edhe nė akuzat qė kryesocialisti Rama ka bėrė nė emėr tė komisionerėve socialistė, pėr mungesė integriteti, ku veēoi se kjo ėshtė hera e parė nė jetėn e tij qė dėgjonte njė akuzė kolektive nga komisionarėve.
Ne votuam tė gjitha amendamentet e Ramės
Duke folur nė distancė pėr kryetarin e PS-sė, kryeministri Berisha theksoi se Rama ka njė qėndrim tė veēantė ndaj votės. Ai pėrmendi momentin e krijimit tė Kodit Elektoral ku u ndal edhe nė zgjedhjet lokale tė vitit 2007. “Si rezultat, unė nxora njė mėsim nga ai, pasi pashė se ai ishte gati qė tė bėnte ēdo gjė qė tė mos merrte pjesė nė zgjedhje, duke me vėnė kushte pėr zgjedhjet. Unė i thashė atij, dėgjo Zotėri, ne duhet tė bėjmė Kodin Elektoral dhe tė tjera e tė tjera, merr lapsin dhe shkruaj ēdo gjė, unė do tė votoj, mos provo gjėra qė bien ndesh me parimet ndėrkombėtare. Dhe kėshtu bėmė, ai i solli amendamentet dhe ne i votuam tė gjitha amendamentet, pasi ai kėshtu ishte gati tė hynte nė zgjedhje”, u shpreh kryeministri. Nė kėtė drejtim ai shtoi se qeveria shqiptare mė pas nisi tė pajisė shqiptarėt me dokumentet mė tė mira tė identiteti, pasaportat biometrike, por kreu socialist nisi t’i sulmonte ato. “Unė bėra lėshime graduale, por sapo i bėja ato, ai paraqiste njė listė me kėrkesa tė tjera qė tė mos merrte pjesė nė zgjedhje. Nė fund ai hyri nė zgjedhje, ai kėrkoi qė ēdo votė tė numėrohej, tė fotografohej, tė filmohej, tė paraqitej ne ekran, dhe nė kohė reale tė shihej edhe nė Komisionin Zgjedhor. Dhe unė pranova”, vijoi Berisha, duke shtuar se nė zgjedhjet e 28 qershorit ėshtė pėrdorur teknologjia mė e mirė e numėrimit tė votave. Gjithashtu kreu i qeverisė u shpreh se pėr herė tė parė nė histori, 20 mijė komisionerė te opozitės nėnshkruan ēdo dokument pa asnjė vėrejtje. “Dhe kjo sepse ishte procesi mė transparent qė ishte zhvilluar ndonjėherė. Media, e gjitha ishte shumė pozitive, ashtu si edhe monitoruesit ndėrkombėtar, tė cilėt shkruan nė raportet e tyre qė nuk kishte patuar asnjė prove pėr manipulim tė rezultatit, apo numėrim i parregullt”, vlerėsoi ai.

Berisha, takim me tė rinjtė e Forumit Rinor tė partive popullore
Rrugėtimi i Shqipėrisė nga diktatura nė Bashkimin Evropian dhe roli i rinisė nė pėrafrimin me Brukselin, kanė qenė nė fokus tė takimit qė kryeministri Berisha zhvilloi me pėrfaqėsues tė forumeve rinore tė partive popullore evropiane, nė Konferencėn vjetore ndėrkombėtare me temė “Zgjerimi i Bashkimit Evropian”. Si pjesė e reformave qė duhet tė pėrmbushen pėr tė arritur kėtė objektiv, kreu i qeverisė ka pėrmendur luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe mafies. I pyetur nga studentėt pjesėmarrės nė kėtė forum ndėrkombėtar, pėr rolin qė kanė tė rinjtė pėr tė sjellė njė politikė tė ndryshme pėr tė bėrė tė mundur shembjen e pengesave qė ndajnė popujt, kryeministri shqiptar ka rrėfyer mbi kontributin qė kanė luajtur tė rinjtė shqiptarė nė shembjen e komunizmit. Nga ana tjetėr, duke u ndalur te integrimi evropian, kreu i Qeverisė u shpreh se 96 pėr qind e popullit shqiptar pėrkrah integrimin, duke theksuar se kjo pėrbėn njė forcė tė jashtėzakonshme pėr qeverinė pėr tė proceduar nė rrugėn e integrimit evropian. Forumi Rinor i Partive Popullore Evropiane do tė mbahet pėr 3 ditė nė Tiranė.

Blerina Gjevori



sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34326
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Kutitė nuk hapen, na e ndalon Kodi qė firmosi Rama :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Sun Dec 06, 2009 4:22 pm nga bulqizaku

na e kemi marr vesh se ato shapen po ramjes nuk i ka hi hala nvesht ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi