ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trustet e “persekutuara”, nė demonstrim

Shko poshtė

09122009

Mesazh 

Trustet e “persekutuara”, nė demonstrim Empty Trustet e “persekutuara”, nė demonstrim




Nga Besi BEKTESHI
Nuk e kam numėruar dot se sa herė ėshtė pėrsėritur dje nga goja e politikanėve majtas por edhe analistėve kundėr Berishės fraza....pse nuk ka vepruar dje....!? Praktikisht kanė tė drejtė. Berisha toleron dhe shumė... dhe vepron vetėm kur fuqia agresive e atyre qė me qė kanė financa rritet nė mėnyrė eksponenciale nė politikė duke u kthyer nė njė sistem ose “TRUST” anti Berishė. Sepse ligji thuhet se ėshtė i barabartė pėr tė gjithė. Dje, Baze

deklaronte se...qeveria nuk mund tė ketė inspektoriat ndėrtimor....me njė fjalė tė tilla fadroma mund tė kishte vetėm pushteti lokal. Eeeee...praktikisht nė tė gjitha drejtimet pikon, sepse “Inspektoriati i Lartė”...ėshtė organizim qeveritar. Mirėpo nuk mund tė ketė pamje mė fillestare pėr demokracinė, kur deputetė socialistė dalin nė “mbrojtje tė pronės” nga sulmi Berishian. Nuk mund tė ketė pamje mė anti demokraci kur dy polici ndėrsehen kundra njėra tjetrės, dhe nga turmat ato marrin emrat e policive tė Ramės dhe Berishės. Kur nė fakt ato kanė detyra tė ndara dhe patjetėr qė kur vepron njėra, tjetra qėndron larg, sepse nuk jemi nė kohė tė “pushtetit deviat” ku pritet “grusht shteti”. Deputetė qė mbrojnė me “trupin e tyre” pronėn e njė biznesmeni qė ėshtė kunat, i njė prej deputetėve....!?? Tė njė prone qė ka vite qė kontestohet. Nga pronarė, shtetas, dhe qytetarė, dhe qė ka bėrė bujė nė Tiranė pėr tipin e abuzimit. Nė fakt ka njė zakon tė keq nė zbatim tė ligjit nė Shqipėri. Ato qė duhet tė zbatojnė dhe duhet ta ruajnė lejojnė, qė “m..ti” tė bėhet mullar, pastaj tentojnė ta largojnė. Lejojnė qė ligji tė shkelet nė ēdo anė dhe pastaj fillon aksioni masiv...sepse me aksione jemi mėsuar gjithmonė....me sa duket.
Ligji ėshtė shkelur nė ndėrtime nė ēdo anė, dhe patjetėr edhe nė shumė raste kur sot Berisha i demonstron....por ėshtė e rėndėsishme se politika i merr problemet shtruar...dhe nė kėtė rast, ėshtė i vonuar aksioni, megjithėse sipas tė gjitha tė dhėnave ėshtė plotėsisht i drejtė. Nė shtetin antimafie....krahėt e saj duhen prerė, pa filluar mirė rritja e tyre. Pa arritur ajo tė forcohet politikisht. Pa u kthyer njė pjesė e deputetėve nė “Gravroshė” dhe “tė persekutuar politikė” sikundėr kėrkojnė tė kthehen tė pasurit, e PS-sė.
Sa herė dhe me sa dokumente nė kėtė gazetė janė denoncuar veprime antiligjore dhe me pasojė transformim prone qė kanė bėrė “muuuu” nė Tiranė? Nė sa pika qyteti dikur mė i bukur i Tiranės...ėshtė sot mė i shėmtuar se kurrė, nė saj tė ndėrtimeve politike dhe tė njė “aleance” financiare, e cila pastaj kėrkon pushtetin. Sa ėshtė toleruar... qė kjo aleancė tė ketė pushtete tė zmadhuara dhe akses nė zaptime dhe blerje dhe kontrolle pronash dhe tokash nė Tiranė, dhe Shqipėri? Tanimė kjo aleancė kėrkon largimin e jo vetėm Berishės nga pushteti, por kėrkon nė fakt hegjemoninė politike dhe ekonomike, pėr tė pasur rikthimin e “aristokracisė” komuniste nė Shqipėri. Tė gjitha ligjet duhen zbatuar dhe patjetėr zbatimi i tyre nuk mund tė bėhet kur “vjen veza pėr tė dalė”....ose mė mirė atėherė, kur tentojnė tė tė rrėzojnė nga pushteti. Ky ėshtė nė fakt edhe momenti i “kutive” nė Shqipėri. Kutitė nė fakt si institucion ėshtė “hipoteka” e Ramės....dhe bllofi i madh i radhės, nė saj tė pėrdorimit tė demokracisė. Po luftohet pėr milionat e eurove dhe po tregohet se “kjo ėshtė lufta pėr demokraci dhe votėn e lirė”. Jemi tė fundit nė Ballkan thotė Rama ...nė lidhje me integrimin dhe harron tė thotė se ėshtė e fundit edhe PS-ja nė PSE....si integrim. Ėėėė se mos ka gjė, ndonjė lidhje kėtu!?? Nejse...ka shkuar puna edhe njė herė te paret....por nė qoftė se dikur Berishės i ndėrtuan “piramidat” pėr ta hedhur nė kolaps...sot po i ēojnė turmat e porositura pėr financat e “trusteve” majtas, qė nuk mund tė durojnė qė disa koncepte djathtas, tė kenė pushtetin politik. Tė tilla truste, kanė shumė nevojė...nevojė jetike tani kur vjen koha tė jemi nė Europė...tė kenė pushtetin politik.
Sepse patjetėr pastaj do ta kenė shumė tė vėshtirė...megjithėse mos mbajtja gjithmonė e premtimeve tė Berishės...i ka pasuruar deri sa nuk dinė as vetė, se sa kanė. Megjithatė tė japėsh jetėn dhe tė prishėsh gjumin apo tė nervozohesh....e pėr mė tepėr tė apasionohesh mbas kauzave tė financave dhe fitimeve tė individėve qė synojnė pushtetin nė tė gjitha drejtimet, ėshtė njė idiotizėm personal dhe kolektiv. Trustet...nuk e kanė pėr asgjė, tė ēojnė edhe njė herė vendin nė kolaps dhe arsyen e e gjejnė.....Berisha...thonė!!!
Nė fund tė historisė....ato vazhdojnė tė transformohen dhe lindin truste dhe emra tė rinj, por qė gjithmonė kanė edhe politikanė tė vjetėr qė orkestrojnė turmat....pėr ti hedhur nė zjarr. Berisha vjen sėrish nė pushtet, dhe sėrish, toleron tė pasurit ish komunistė dhe tė aristokracisė sė tillė, qė kur mėrziten...megjithėse i ka lejuar tė pasurohen, kėrkojnė sėrish ta heqin nga pushteti. E kėshtu procesi fillon nga e para. Po nga a para....pėr tė na lėnė gjithmonė tė varfėr. Tė pasigurtė, tė mekur dhe me sytė e shkėlqyer ose mė mirė ēapėlyer nga pasioni, se si mund tė pasurohet njė dorė maskarenjsh dhe pecentėsh dikur, qė sot janė tė pasur....por tė pasur nė saj tė ligjit qė nė Shqipėri...i cili nuk ka shtėpi, as tapi dhe as liri e pavarėsi. Nė kėtė kohė kemi filmin e ri tė radhės qė titullohet “TRUSTET e persekutuara nė demonstrim” dhe do tė presim betejėn e ligjit dhe pse jo qeverisė me to...nė zbatim, apo mos zbatim, por nė kujtim tė ligjit, i cili aty ka qenė...vetėm se askush nuk e ka apeluar...askush.



sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi