ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Velaj: Ju tregoj per Shinasi Ramen

Shko poshtė

14122009

Mesazh 

Velaj: Ju tregoj per Shinasi Ramen Empty Velaj: Ju tregoj per Shinasi Ramen




Luke Velaj tregon historine e tij per te njohur Shinasi Ramen qe sipas tij njihet si "dhjetorist" por qe per Velajn, eshte "spiuni i Sigurimit te Shtetit qe me coi 12 vjet ne burg"

"Ne dhjetor te vitit 1990, kur nisem protestat dhe serish ne shkurt 1991 kur menduam vetemohimin, te gjithe beme ne vetvete nje betim, qe te mbajme idealet e kesaj levizjeje gjalle dhe te pastra. Ne kerkuam nje Shqiperi si e gjithe Europa dhe jemi shume. Kerkuam nje Shqiperi ne NATO dhe ky eshte realitet tani dhe kerkuam nje Shqiperi demokratike dhe Europa sapo na pranoi statusin e vendit kandidat per ne BE.

Eshte e vertete qe demokracia i ka dhene te drejten e fjales cdo individi ne Shqiperi dhe kjo e drejte mbrohet me ligj nga Kushtetuta e vendit. Megjithate, mendoj se kur flasim per ngjarje te medha si ato qe ndodhen ne dhjetor te vitit 1990, morali dhe integriteti i njerezve duhet te jete ne nivelin e atij ideali per te cilin ne te gjithe se bashku luftuam. Cdo gje nisi ne 8 dhjetor dhe studentet te mbeshtetur masivisht nga gjithe shqiptaret arriten ta shnderronin levizjen studentore ne nje levizje te gjere masive per pluralizem. Kjo levizje u kurorezua me krijimin e te pares parti opozitare ne Shqiperi, Partise Demokratike.

Diktatura nuk ishte shkaterruar ende, por krijimi i PD-se jepte shpresen qe lufta te spostohej ne nje nivel me te larte. Populli opozitar kishte perfaqesuesen e vet politike. Nuk ishte e thjeshte se menjehere disa njerez, te cilet me kohe dhe me nje qellim ishin infiltruar nga Sigurimi i Shtetit ne levizje e me pas, brenda radheve te PD-se, ku nisen luften e ashper. Nje prej tyre ka qene edhe Shinasi Rama, i cili vetem per nje gje eshte per t'u pergezuar, besnikerine ndaj Alise dhe bashkepunetoreve te tij ne PS. Ky person ka te drejte te flase, thjesht sepse ne Shqiperi ka liri te fjales, por moralisht ai duhet te heshte dhe ka 1000 arsye per kete. Ai duhet te heshte deri kur t'i tregoje shqiptareve me prova se nuk ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, pasi cfare shqiptaret dine per te aktualisht, eshte se ai ka qene agjent dhe vete viktima e tij, nje qytetar nga Shkodra, z.Luke Velaj e ka akuzuar Shinasi Ramen publikisht.

Ne daljen publike te z.Velaj thuhet: "Pashe keto dite ne gazete nje material te shkruar nga njefare Shinasi Rama lidhur me politiken e Tiranes e me rolin e tyne ne jeten e shqiptareve. Interesante, e kishte nenshkruar si "Instruktor" tamam si dikur instruktoret e KQRPSH! Ky bandill priti njehere qe shefi i tij Ramiz Alia te thoshte nje fjale e pastaj me te marre udhezimet nisi zbatimin ne jete te ideve te tij te "ndritura".

Ky Shinasiu ka nje histori te pasur sigurimse e komuniste si pak kush ne moshen e tij, gje qe e ben kete "trim" kampion madje! Ai pat, nje kohe ne Shkoder, nje reputacion jo te mire, pat lene shkollen e Oficereve dhe nisi te endej rrugeve duke u futur ne shume grupe te rinjsh e me gjithkend, e njerezit e thjeshte kujtonin se eshte si ata, por ne fakt ai kishte pas misionin, te endej ashtu dhe te shoqerohej me sa me shume vete. Kete e provon dalja deshmitar ne gjyqin tim, personit me emer Luke Velaj, nga Shkodra. Me ka dale deshmitar duke shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Une hengra nja 12 vjet burg prej tij e Shinasiu per shperblim u dergua ne shkollen e Gjuheve te Huaja, pasi e kreu detyren mire. Aty edhe u gjend ne dhjetorin e studenteve ne vitin 1990 e qe nisi te beje karriere ne PD. Pasi ia tregova Sali Berishes te verteten rreth Shinasi Rames, PD ia tregoi kete Shinasise e ai u largua nga vendi per t'u vendosur perfundimisht ne USA, ku me kane thene se shume shitet si figure kombetare!? Kulmi!

Kam vetem kaq per t'i thene ketij djali, se nese nuk ndihesh fajtor per sigurimslleqet tuaja te pakten hesht e mos na jep leksione se na e ka shpifur shtypin ky emri yt. Le te flasin ata qe jane te paster, se te pakten kane shembull per te dhene e jo juve shoku Shinasi Rama, sepse ju jeni djegur, ja keni shitur shpirtin djallit te kuq sigurims. Ma mire tani rri ne heshtje e lepi kocken qe te ka rene per hise.

Megjithate, agjenti Rama nuk e ka degjuar kete keshille, por vazhdon te jape leksion, jo vetem duke injoruar idene e moralit, por duke ofenduar dhe fshikulluar gjithe ata qe kane vuajtur ne burgjet e komunizmit. Kane qene te pabese si Shinasi Rama qe kane futur neper burgje qindra mijera shqiptare ne kohen e diktatures dhe ne rastin e Rames eshte shume e keqe, sepse ai e ka bere thjesht per nje te drejte studimi. Kuptohet qe ai nuk mundet tashme te dale nga loja qe ka nisur, pasi padroni i tij Ramiz Alia, qe ka nje urrejtje te thelle per PD-ne, e ka thirrur serish ushtarin Rama t'i sherbeje si dikur ne vitin 1991 shkaterrimit te se vetmes parti te madhe demokratike.

Pra, Shinasiu nis universitetin ne moshe te madhe dhe levizjet studentore e gjejne ate student. Ne fillim ai ishte konstruktiv ne fjalimet e tij, pasi thjesht misioni ishte te ngjitej sa me lart, pra te infiltronte ne kryesine e PD-se e mundesisht te merrte frenat e PD-se. Kur ai pa se figura te medha te PD-se, si Berisha, Hajdari, Meksi, Pashko etj. u evidentuan shume shpejt dhe, qe ne fillim, siguruan nje mbeshtetje te madhe, Shinasiu nisi planin "B", duke dale neper tribuna e duke permendur gjakun ne cdo fjalim te tij. Ai nuk kerkonte pluralizem, por ai kerkonte thjesht shkaterrim te pluralizmit, ai kerkonte anarshi totale dhe deshtim te perpjekjeve te shqiptareve per demokraci. Ne kete rast nderkombetaret do te vertetonin tezen e Alise se eshte shume e veshtire te mbash nje popull si shqiptaret ne nje sistem te lirise. Askush nuk ra ne gracken e ketyre tezave. Si per ironi te fatit, ne te njejten kohe Edi Rama bertiste nga tribuna e Stadiumit "Qemal Stafa" per varje te komunisteve ne deget e rrapeve dhe kjo i pelqente edhe Rames tjeter nga Qyteti "Studenti".

Ne, studentet, u ngritem per pluralizem e demokraci, ne kerkuam qe ta bejme Shqiperine si e gjithe Europa e jo ta katandisnim ne nje katraure te tipit Somali. Me pas Shinasiu, kur e pa qe ishte e veshtire te caje mes dragojve, mori planin "C" nga Ramiz Alia. Ai vendosi qe te krijonte shoqaten "Fan Noli" dhe duke perdorur kete emer te gjithe u mblodhen, pasi menduan se ishte nje shoqate letrare, por jo, ai paraqiti nje program krejtesisht politik me idene qe t'i kundervihej partise se pare opozitare ne vend, Partise Demokratike. Ne ate kohe PD ishte ende e impenjuar me rrezimin e diktatures se Ramiz Alise, nderkohe qe Shinasi Rama fuste shkopinj nen rrota. Keto shkopinj nuk ishin nen rrotat e Berishes, por ai po i vinte nen rrotat e te gjithe shqiptareve qe kerkonin te cliroheshin nga diktatura qe po mundohej te mbijetonte. Kur te pranishmit degjuan programin politik te individit Rama nuk e mbeshteten dhe ky ishte fundi i perpjekjeve, pasi Shinasi Rama jep direkt doreheqjen nga kryesia e PD-se. Ne ditarin e Azem Hajdarit per nje nga mbledhjet e para te kryesise se PD, citohen disa fjale te simbolit te levizjes studentore, ku ai shprehet se ishte shume mire qe Shinasiu dha doreheqjen pasi ne Shkoder ai nuk kishte punuar mire. Me kete shprehje Azemi po kerkonte t'i vinte kapakun bemave te sigurimsit Rama.

E verteta te jep lirine

Hapja e dosjeve kurre nuk duhet politizuar, por thjesht duhet bere, per shkak se agjentet e Sigurimit thjesht kerkojne anarshi dhe nje Shqiperi te destabilizuar, pasi vetem keshtu mund te mbijetojne. Nga ana tjeter, ne nje Shqiperi qe nuk i hap dosjet e komunizmit, kushdo qe ka kryer krimin e spiunimit ndaj nje te pafajshmi, apo rolin e agjentit te Sigurimit, mund te dale hapur apo te deklaroje e te kerkoje ndjese publikisht. Ne kete rast, ai person eshte i lire shpirterisht.

Une kerkova largimin e Shinasi Rames nga PD

Duke qene djali i njerit prej 200 petritave te themelimit te PKSH-se, ushtarakut Ali Rama, Shinasiu nuk kish nga shkon "molla bie nen molle"-thone!

U be edhe ai sigurims pse kjo pune shkon me gjak, por fatkeqesisht ndryshe nga sigurimsat klasike, Shinasiu pat nje kohe reputacionin e rrugacit ne Shkoder, pat lane shkollen e oficerave e endej rrugeve me gjithkend e njerezit e thjeshte duke e pare ashtu kujtuan se eshte ashtu si ata, por ne fakt ai kish pase mision me ndejte ashtu. Kete e provon dalja e tij deshmitar ne gjyqin tim, personit me emer Luke Velaj nga Shkodra me ka dale deshmitar duke shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Une hengra nja 12 vjet burg prej tij e Shinasiu per shperblim u dergua ne shkolle te gjuheve te huaja se kreu detyren me se miri!

Aty edhe u gjend ne dhjetorin e studenteve 1990 e qe duke ba karriere ne PD po te mos i thosha une Sali Berishes se ne rast se nuk perzeni nga PD persekutorin tim une do iu kundervihem boterisht. PD ia tregoi kete Shinasise e ai ia mbathi ne USA ku me kane thene se si shume shitet per figure kombetare!? Kulmi! Kam vetem kaq me i thane ketij djalit, nese nuk ndihesh fajtor per sigurimlleqet tuaja te pakten hesht mos na jep leksione se na shpif shtypin emri yt, le te flasin ata qe jane te paster se te pakten kane shembull me dhane! Jo juve shoku Shenasi Rama ju jeni djegur, ia keni shite shpirtin djallit te kuq sigurims! Ma mire tash rri ne heshtje e lepij kocken qe te ka rene ne hise".

koha jona
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Velaj: Ju tregoj per Shinasi Ramen :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Dec 15, 2009 3:21 pm nga lidabica

Plehre fare ky dhe na bene der e ver nga USA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Dec 15, 2009 3:30 pm nga emigranti

Se mos vetem ky ishte apo eshte sigurims ne PD. Sigurimsat po e ēojn rrotull at ven. I gje kudo te perhapun si fara e hithres.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi