ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndryshon statusi i PD, pėrshtatet me Kodin e ri Zgjedhor

Shko poshtė

16122009

Mesazh 

Ndryshon statusi i PD, pėrshtatet me Kodin e ri Zgjedhor Empty Ndryshon statusi i PD, pėrshtatet me Kodin e ri Zgjedhor




Delegatėt miratojnė statusin e ri tė PD, shkrihen nėndegėt, krijohen strukturat e reja nė 12 qarqe

Nė Kuvendin Kombėtar tė Partisė Demokratike tė mbajtur dje nė Pallatin e Kongreseve, pėrveē votimit pėr kryetarin dhe Kėshillin Kombėtar, 1260 delegatėt e tė gjitha rretheve, kanė miratuar dhe mbėshtetur unanimisht disa ndryshime nė statusin e PD, tė cilat konsistojnė nė mėnyrėn e riorganizimit tė kėsaj force. Ndryshimi mė i rėndėsishėm nė kėtė paketė ka tė bėjė me pėrshtatjen e organizimit tė PD nė bazė tė Kodit tė ri Zgjedhor, pra nė bazė qarku.

Sekretari i Pėrgjithshėm Ridvan Bode, i cili mbajti fjalėn nė Kuvend nė lidhje me ndryshimet e statutit tė partisė, u shpreh se nė kėtė dokument janė pasqyruar prioritetet e PD nė gjendjen aktuale tė vendit, pra plani i Shqipėrisė Evropiane. Sekretari pėr Ndryshimet Statusore Bode shtoi se ndryshimet nė statut e kanė kthyer PD-nė nė njė forcė politike tė hapur pėr tė gjithė pėr shkak se janė pranuar dhe miratuar propozime tė rėndėsishme nė lidhje me pėrfaqėsimin nė tė gjitha strukturat dhe instancat e partisė. Ndryshimet nė statutin e partisė mė tė madhe tė opozitės parashikonin njė organizimit tė ri nė shkallė qarku, nė bazė tė kodit tė ri zgjedhor. Kjo parashikon shkrirjen e nėndegėve dhe krijimin e njė strukture tė re drejtuese nė 12 qarqet. Ndryshimi prek dhe logon e partisė si dhe pėrcaktimin e statusit tė anėtarit, militantit dhe simpatizantit. Sipas prezantuesit tė ndryshimeve, Ridvan Bode, ky statut i ri konsiston nė pėrshtatjen e sistemit tė zgjedhjeve brenda selisė blu me ato tė pėrgjithshme. “Duke qenė forca mė e madhe politike nė vend, nė statutin e ri pėrfaqėsimi merr nė konsideratė edhe mbėshtetjen e madhe nga anėtarėsia e PD-sė, por edhe mėnyrėn e re tė formėsimit dhe pėrfaqėsimit tė anėtarėve nė tė gjitha organet”, ka sqaruar Bode. Sipas tij, pėrveē pėrfaqėsimit me votė, bėhet fjalė pėr njė pėrfaqėsim qė e bėn Partinė Demokratike mė tė hapur dhe mė tė ndjeshme ndaj shqetėsimeve tė qytetarėve. “Ėshtė njė pėrshtatje pėr ta bėrė sa mė fleksibėl dhe mė tė pėrshtatshėm pėr organet drejtuese vendore dhe qendrore tė partisė. Parimi njė anėtar njė votė ėshtė pjesė e Partisė Demokratike”, u shpreh Bode.

Bode
Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, Ridvan Bode, propozime tė tjera pėr ndryshimin e statutit veē atyre qė u miratuan, ėshtė prehur se gjatė hartimit nga grupi i punės nuk ka pasur ndonjė kėrkesė zyrtare, sidomos pėr ndarjen e posteve qeveritare nga ato partiake. Sipas funksionarit Bode qė kontrollon sekretariatin e PD-sė, ėshtė Kuvendi kombėtar ai qė vendos pėr ēėshtje tė tilla dhe jo deklaratat e individėve. Megjithatė njė propozim tė tillė e kanė hedhur njė muaj mė parė deputetėt demokratė Fatos Beja, Jemin Gjana, Aleksandėr Biberaj, Besnik Mustafaj dhe Edi Paloka. Madje ndarja e posteve qeveritare nga ato partiake e ka ndarė nė dy kampe PD. Disa prej tyre mendonin se PD duhet tė vazhdojė tė funksionojė nė tė njėjtėn mėnyrė siē ka funksionuar deri tani. Ndėsa tė lartpėrmendurit kėmbėngulėn pėr mos pėrfshirjen nė postet drejtuese tė partisė, deputetėt qė kanė poste ekzekutive.

Ndarja e posteve
Ideja e ndarjes sė posteve ministrore nga ato partiake ka filluar tė qarkullojė nė Partinė Demokratike fill pas zgjedhjeve lokale tė vitit 2007. Deputetė tė ndryshėm tė PD-sė deklaruan se shkak pėr humbjen nė zgjedhje ishte mungesa e njė organizimi tė mirė tė partisė. Sipas tyre, shkak pėr kėtė u bė fakti qė sekretarėt e partisė ishin angazhuar mė shumė me postin ministror, sesa me funksionin partiak. Deputetė tė ndryshėm hodhėn idenė e ndarjes sė posteve ministrore nga ato partiake me qėllimin e funksionimit tė partisė edhe gjatė viteve kur partia ėshtė nė maxhorancė dhe drejton vendin.

Adriatik Doēi



sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi