ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė”

Shko poshtė

20122009

Mesazh 

Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė” Empty Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė”




Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė” 1232807557-Ciljeta-dobsuarBrezi i dytė i nomenklaturės sė Enverit dhe Ramizit ka trashėguar tek partia e Ramės dhe mediat e tij konceptet estetike se gratė duhet tė jenė si burra e se politikanėt burra janė tė detyruar tė kryejnė edhe politikat e grave. Dje ata sulmuan pėrzgjedhjen e Ēiljeta Xhilagės, pasi ajo s’u ngjante prurjeve tė reja politike nė PS, Besnik Bare e Dashamir Peza, apo roleve tė politikės burrėrore qė po kėrkojnė tė luajnė Ledi Shamku apo Valentina Leskaj

Pėrpjekjet e djeshme tė tė gjithė establishmentit mediatik tė Edvinit pėr tė identifikuar listėn e Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike me tė zgjedhurėn e re, Ēiljeta Xhilaga s’ka mundur tė regjistrojė rezultatin e pritur. Ulja e nivelit tė debatit, bile pėrpjekja pėr ridikulizim tė procesit zgjedhor, veē sa ka demaskuar karakterin krejt komunist e politikisht impotent tė tezave tė Edi Ramės. Njėsia matėse e establishmentit stalinist tė socialistėve ishte njėsia stakhanoviste e Komitetit Qendror, ai versioni i dalėboje i Lenka Ēukove me shoqe. Kėrkimi i Edvinistėve endej tek kėrkimi i kandidateve gra, por qė ngjajnė si burra, i kandidatėve qė e kanė gjoksin si burrat, i kandidateve qė s’guxojnė tė bėzajnė para tė madhit, pale mė tė kėndojnė...
Ēiljeta Xhilaga, kjo vajzė qė ka krijuar profilin e vet tė suksesit jo veē nė muzikė - ku ka karrierėn kryesore dhe fansat e panumėrt – por edhe nė shkencat politike, ku ajo tashmė ka me diplomėn, edhe ēertifikimin e punės e tė dijeve tė saj, u ndodh dje nė epiqendėr tė sulmit mė tė pėrbindshėm qė mund tė bėjė raca e bolshevikėve. Ishte njė kombimin sintetik i disa forcave, qė i bashkonte mllefi qė u pėrēohet prej fabulės “Dhelpra dhe rrushtė”. Hipokrizia ka qenė njėsia matėse me tė cilėn socialistėt (lexo – komunistėt) kanė vlerėsuar angazhimin e femrės nė politikės. Ka qenė njė hipokrizi jo veē nė kėrkimin e kontributeve tė femrės nė politikė, por edhe nė shpėrdorimin e saj, nė shndėrrimin nė njė nėnfish gati mishtor tė pranisė femėrore aty. S’flasim pėr Zonjėn e Zezė tė Enverit e tė Ramizit - pasi roli i saj ishte pėrtej rolit tė femrės e pėrtej rolit tė mashkullit, ishte thjesht njė rol shėrbimi ndaj tė tretėve - por pėr simbolikėn e Lenka Ēukos e tė stakhanovisteve tė tjera qė paraqiteshin para publikut me pėrpjekje tė stėrmundimshme pėr t’u burrėruar, pasi veē ashtu mund t’ua hidhnin sytė e t’i kishin nė konsideratė.
E ē’mund tė presėsh reagim tjetėr nga brezi i dytė i nomenklaturės, tė cilėt kanė pėrpunuar kritere zėri e estetike edhe mė tė kėqija se tė Ramiz Alisė, e bash pėr kėtė edhe i turren pėrzgjedhjes sqimatare e ambicioze tė Ēiljeta Xhilagės nė Kėshillin Kombėtar tė PD-sė, prej zilisė se nė politikė po vjen njė femėr, sė cilės natyra i ka falur gjenerozitetin estetik dhe tingullin zanor. Dhe imagjinoni sa i fortė ėshtė mllefi, po ta pėrballėsh estetikisht anėtaren mė tė re tė KK-sė sė PD-sė me shapkat tulemekura qė ka zgjedhur brezi i dytė i nomenklaturės enveriste e ramiziste.
Sulmi reflekton qartė impotencėn politike tė partisė sė Edi Ramės, sa herė vjen puna pėr tė pėrballuar ēėshtjet e femrave, marrėdhėniet me to, apo inkurajimin e integrimit tė tyre nė strukturat drejtuesve tė partive apo tė institucioneve shtetėrore. Nomenklatura qė ngjizėn Enveri e Ramizi dhe qė po rrit shtat tek partia e Edi Ramės, ka pasur gjithmonė probleme nė ndarjen e roleve, e specifikisht nė caktimin e njė roli tė veēantė pėr gruan. Dhe kėtė tollovi nuk e ka sqaruar as thirrja mėshirėplotė e Edit pėr tė pėrfshirė nė politikė Dashamir Pezėn e Besnik Baren, apo pėr t’i dhėnė njė rol tė ri si femėr nė politikė, Valentina Leskajt pėrshembull. Sulmet ndaj pėrzgjedhjes sė kėngėtares sė muzikės sė kultivuar nė Kėshillin Kombėtar tė PD-sė patėn si llogore tė parė mediat, duke konfirmuar faktin se sulmet tregojnė njė mbivendosje tė maskilizmit nė krejt skakierėn e Edvinit. Ėshtė politika e tij androgjine, e cila si njė virus kėrkon tė helmojė gjithēka me praninė e vet, tė marrė pėrsipėr si hermafrodit tė gjitha rolet e tė shkatėrrojė ēfarėdolloj vlere a pėrzgjedhjeje qė prodhon vlerė. Prej kėsaj kurbe androgjine merr kuptim edhe irritimi i Edi Ramės dhe i veglave tė tij nė industrinė e shpifjes mediatike ndaj prurjeve tė reja qė shfaqen nė listėn e re tė Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, ndaj faktit se 30 pėrqind tė anėtarėsisė janė femra si dhe pėr konfirmimin historik, se pėr herė tė parė, partisė mė tė madhe nė mazhorancė nuk iu desh t’u referoheshin kuotave tė veēanta, pasi kandidatet si Ēiljeta morėn votėbesimin e Kuvendit, pa pasur nevojė pėr bonusin e kuotave.
Prej llurbės sė industrialistėve tė shpifjes nė mediat e Edvinit ēfarė s’dėgjuam dje kundėr anėtares sė re tė Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, por qė tė gjithė, si matrioshkat, reflektonin impotencėn politike e jo vetėm tė kryetarit tė shpifjes. Ishte njė mishėrim i mjerė i impotencės sė dhelprės, e cila plasi ta shante si tė papjekur rrushin e pjergullės, veē se s’e arrinte dot. Dhe krejt mediat e Edvinit dje rrėfyen se janė tė pushtuar fund e krye nga inati i jevgės, njė inat prej tė cilit vjen veē plasja (politike a mediatike) e subjektit e asgjė tjetėr. Ēiljeta e PD-sė ėshtė shumė larg pėr t’u shqetėsuar nga llurba e era qė vjen prej politikės sė poshtme...

55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė” :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Dec 20, 2009 5:00 pm nga neni 55

Te sulmosh ēiljeten qe ne fund tfundit ja lejon arti ekstravagancen dhe tpranosh si lider apo tshitesh te ky njeri, ti sherbesh me perulje dhe ta vesh krejt makinerin mediatike per tshperla llumin qe e ka mbulu kete personin ktu Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė” 50184edi_rama_lakuriq_3 esht padyshim nje nga mijra qendrimet me amorale te mediave pran ktij njeriut pa brek.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Mon Dec 21, 2009 11:56 am nga lidabica

ēiljeta rrjedh nga 1 familje e persekutuar.
Ēiljeta nepermjet punes se saj (kenges),ka arritur te kete fansa te panumert,dhe pse nje dite kur te mbaroje edhe shkollen ,te mos t'i kete ata fansa edhe ne ngritjen e saj ne politike.Po pse nga na dolen keta politikane..qe ju vret syte Ēiljeta Sulmi ndaj Ēiljetės, pėrsėritje e fabulės “dhelpra dhe rrushtė” Icon_eek ,ai Pandeliu kishte mbaru me 5-sa dhe na u be kryeminister p[a firmosur 1 here ne bordero dhe tani na flet per "hallet" e popullit......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Mon Dec 21, 2009 7:58 pm nga nardlushnja

Bravo Ciljeta.
Sa me shume qe ju sulmojne aq me e forte duhet te beheni.
Keni rastin me te bukur te jetes tuaj ,qe me punen tuaj ne politike t'i thyeni hundet te gjithe atyre qe ju sulmojne.
Uroj qe te jeni gjak i ri ne politike dhe te mos e lejoni veten tuaj thjesht nje mekanizem vote(thjesht te ngrini doren pro),por te na sillni idete tuja te fresketa ashtu sic jane edhe kenget tuaja
Urime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi