ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti, deputetet e PS nisin thyerjen e bojkotit

Shko poshtė

23122009

Mesazh 

Parlamenti, deputetet e PS nisin thyerjen e bojkotit Empty Parlamenti, deputetet e PS nisin thyerjen e bojkotit




Parlamenti, deputetet e PS nisin thyerjen e bojkotit 20091222211330_artikullDenis Dedej
Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, njeheresh themelues i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne seline roze, lajmeroi dje thyerjen e bojkotit parlamentar ne fillim te vitit te ardhshem. Ne nje interviste televizive, zyrtari socialist tha se personalisht do te kthehet ne Kuvend dhe gjithashtu, shpreson qe te njejten gje te beje i gjithe Grupi parlamentar Socialist. "Pa diskutim. Shpresoj te jem sebashku me koleget e mi. Nuk dua te ndodhe te kemi nje histeri kolektive. Shpresoj qe PS te gjeje arsyen per t'u kthyer ne Parlament. Une personalisht do te kthehem ne Parlament",-tha Bello, i pyetur mbi mundesine e kthimit te Kuvend, ne fillim te vitit 2010. Ai theksoi se nuk do qe te ndodhe ajo qe ka parashikuar shume bukur Hasheku tek libri i tij i famshem "Ushtari i mire Shvejk" i cili thoshte dikur "mire qe u cmenden te gjithe gjeneralet e perandorise, por pse u cmenden njekohesisht?". I pyetur per aksionin politik te opozites, deputeti socialisti e vleresoi ate si nje histeri kolektive qe demton interesat e vendit. "Nuk ka nje dokument zyrtar, perfshi dhe Kushtetuten e vendit qe eshte ligji mbi ligjet, te parashikoje bojkotin. Bojkoti eshte nje forme e perkohshme, i cili synon nje qellim te caktuar", komentoi qendrimin e Partise Socialiste, deputeti i dale nga Qarku i Beratit, Marko Bello. Sipas tij, bojkoti eshte perdorur edhe me perpara nga selia roze, ne kushte krejt te tjera, ne kushte te justifikuara. Duke vijuar me tej, ai tha se bojkoti eshte perdorur gjithashtu edhe nga Partia Demokratike, ne kushte te ekzagjeruara. "Gjithsesi ka ardhur koha t'i jepet fund bojkotit. Nuk eshte rruga qe na con atje ku duam te arrijme. Bojkoti per fat te keq te jep per momentin nje lloj mbeshtetje te militanteve, elektrizon perkohesisht nje pjese te qytetareve", vijoi zyrtari i lart socialist. Nder te tjera, ai tha se ka degjuar zera ne Partine Socialiste se eshte baza, ajo qe kerkon qe Grupi parlamentar Socialist te ngelet jashte Parlamentit. "Por une do te pyesja: Po roli i elitave dhe udheheqjes ku eshte? Nese ne duam te themi se keshtu na kerkohet dhe ne nuk jemi ne gjendje t'i sqarojme, t'u shpjegojme njerezve pse bojkoti eshte i demshem, pa diskutim qe njerezit do te inkurajonin bojkotin", shtroi pyetjen deputeti i selise roze. Sipas tij, eshte e lehte te besh te zemeruarin, eshte e lehte te besh qejfmbeturin dhe te braktisesh institucionet, por nuk fiton asgje. "Atehere duhet kthyer ne Parlament. Une e kam thene dhe e perseris qe nuk kam ndermend te djeg mandatin, te cilin ma kane dhene qytetaret shqiptare", perfundoi fjalen e tij deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello. Partia me e madhe ne opozite prej fillimit te sesionit te ri parlamentar, ka bojkotuar Parlamentin duke e kushtezuar hyrjen ne Kuvend me hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

THYERJA

"Pa diskutim, do te hyj ne Kuvend ne fillim te vitit 2010. Shpresoj te jem sebashku me koleget e mi. Nuk dua te ndodhe te kemi nje histeri kolektive. Shpresoj qe PS te gjeje arsyen per t'u kthyer ne Parlament. Une personalisht do te kthehem ne Parlament",-tha Bello.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi